Gjykata e Tiranës vendosi “arrest shtëpie” për kreun e INUV, Florenc Hoxha dhe “detyrim paraqitje’ për kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Avokatët e secilës palë thanë se prokuroria në seancat e sotme nuk solli asnjë provë ndaj nuk qëndronte vendimi ‘arrest me burg”. Po sot Gjykata me vendim të saj pezulloi nga puna 11 inspektorë si nga radhët e INUV dhe nga radhët e INUK.

Florenc Hoxha

Gjykata e Tiranës liron Florenc Hoxhen, kreun e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Vendor pranë bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të tij, ku pritej verifikimi i masës së sigurisë, dhënë më parë. Sipas gjykatës arrestimi nuk është i mbështetur në prova dhe gjithcka pritet të verifikohet, ndërkohë që Hoxha do të jetë në ‘arrest shtëpie’. Hoxha u arrestua i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokurori i cështjes ka këmbëngulur për arrestin me burg, duke pretenduar se bëhet fjalë për një person që ka rrezik të prishe provat, por gjykata ka ndryshuar masen, duke e lene arrest shtepi, ndonese mbrojtja kërkoi hetim pa asnjë masë sigurie. 

Ndaj Florenc Hoxhës rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Burime të policisë thanë se me veprimet ose mosveprimet e tij Hoxha ka shpërdoruar detyrën duke mos prishur ndërtime te denoncuara pa leje. Sipas Prokurorisë, Florenc Hoxha ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime të tjera pa leje. Konkretisht nga dosja hetimore mësohet se Florenc Hoxha ka lejuar 20 ndërtime pa leje, ndërsa ka prishur në mënyre selektive disa ndërtime të tjera pa leje. Hetimet ndaj kreut të INUV kishin nisur tre muaj më parë. Sipas avokatit mbrojtës, prokuroria nuk dispononte asnjë provë të pakundërshtueshme që ndaj Florenc Hoxhës të jepej një masë e rëndë dënimi, si “arrest me burg”. 

“Kërkesa e prokurorisë ishte e papërshtatshme sepse ata u paraqitën pa prova e fakte. Dhe pa fakte e prova dhe të kërkosh aplikimin e masës më të rëndë, atë të arrestit me burg. kur prova nuk ka, është e patolerueshme. Masa ‘arrest shtëpie’ është e papërshtatshme derisa prokuroria të sjellë prova nëse i ka”. 

Zyhdi Dajti

Rreth pasdites Gjykata e Tiranës u shpreh sot dhe për masën e sigurisë për kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë Zyhdi Dajtin duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Dajtin.  Avokati i Zyhdi Dajtit, Eridian Salianji pas daljes nga gjykata e komentoi kështu vendimin e Gjykatës.  “Gjykata pasi dëgjoi pretendimet tona ku ne u shprehëm se nuk ekzistojnë kushtet për vendosje të masës së sigurisë me burg pasi rasti është rast administrativ dhe prokuroria nuk mund të ndërhyjë në një proces administrativ duke ndërmarrë një masë sigurie si burg pa afat. Gjykata e pa me vend që të lirohet dhe detyrim paraqitje për Zyhdi Dajtin. Akuzat? Ne nuk jemi njohur ende me faktet që prokuroria ka për Dajtin”. 

Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, përfundoi dje pas hekurave, pasi dyshohej se përmes shpërdorimit të detyrës ka penguar ndërtimin e Bulevardit të Tiranës. Gjithashtu ai dyshohet se ka penguar ndërtimin e një pallati, edhe pse kompania kishte leje të rregullt ndërtimi dhe po vepronte konform ligjit. "Më dt. 10.06.2014 është regjistruar procedimi penal për "shpërdorim detyre" në ngarkim të shtetasit Zyhdi Dajti, në bazë të kallëzimit të ardhur nga Bashkia Tiranë, për pezullimin e zbatimit të projektit "Ndërtim i Bulevardit Verior të Tiranës dhe Punimet Civile Përkatëse". 

Pas hetimit në kuadër të dy procedimeve, ka rezultuar se: Në cilësinë e Kryeinspektorit të INUK, shtetasi Zyhdi Dajti ka vepruar në kundërshtim me ligjin që rregullon funksionimin dhe veprimtarinë e INUK, në shkelje flagrante të ligjit, duke nxjerrë akte të pavlefshme dhe duke i dëmtuar paditësit të drejta dhe interesa të ligjshme. Po ashtu, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e gjykatës, të cilat e kanë urdhëruar INUK të mos bllokojë punimet në dy rastet e kallëzuesve. Por, pavarësisht vendimeve të gjykatave, duke qenë në dijeni të tyre, kryeinspektori i INUK ka vijuar me praktikat e kundërligjshme për dy rastet, objekt hetimi", - thuhet në dosjen e prokurorisë. 

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti theksoi dje se gjatë gjithë kohës që ka shërbyer si zyrtar i shtetit ka zbatuar ligjin. Por gjatë hetimit ka rezultuar se, kryeinspektori i INUK ka nxjerrë vendime pezullimi, për ndërtimin e Bulevardit si dhe një ndërtimi tjetër në rrugën e Elbasanit, duke i marrë kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV). Dajti u poaraqit dje në komisariatin e policisë së Vlorës, dhe më pas u soll në Tiranë. 

GJYKATA PEZULLON 11 INSPEKTORË TË INUV DHE INUK 

Në bazë të fakteve dhe provave që Prokuroria mblodhi gjatë hetimeve për kreun e INUV Florenc Hoxha dhe atë të INUK, Zyhdi Dajti ka vërejtur se edhe 11 inspektorë në këto dy institucione kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë tejkaluar kompetencat.  Këto prova Prokuroria i paraqitu sot para Gjykatës, e cilas pezulloi 11 inspektorë, 3 të INUV dhe 8 të INUK. Kështu janë pezulluar inspektorët e INUK, Petrit Asllani, Dorjana Ferati, Ismail Kamberi, Ermal Kaçurri, Bledar Aliaj, Elvis Xhaxho, Agim Kaloçi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).