I hodha kujtimet

në mangallin me hi

aty padyshim do kesh qenë dhe ti

 

Pastaj fillova një këngë

një ninullë

nga zemra e nxora dhe drun'ë

 

I grisa dhe fotot

bardhë e zi

i dogja të gjitha ç'qenë vetmi

 

Ja nisa nga e para

u vesha me të bardha

në kërkim të rrugëve të arta

1 Komente

Mbare e kollaj neper rruget e arta xha tani! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).