Kryengritësit islamikë përparuan drejt Bagdatit pasi morën kontrollin e një territori më të gjerë vetëm 90 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Në sulme të shpejta, luftëtarët nga Shteti Islamik Musliman Suni i Irakut dhe Levantit kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut të vendit. New sulmin më të fundit ata morën qytetin Dhuluiyah.

Një zëdhënës i rebelëve që kërkojnë vendosjen e një qeverie islamike, u zotua të vazhdojnë marshimin drejt Bagdatit dhe Kerbalës. Ky është qyteti në jugperëndim të Bagdatit dhe një nga vendet më të shenjta për muslimanët shiitë.  

Ndërkohë, luftëtarët Peshmerga, forcat e sigurisë në në rajonin autonom kurd në veri, morën nën kontroll një bazë ajrore dhe objekte të tjera ushtarake të braktisura nga forcat qeveritare në qytetin e Kirkukut të pasur me naftë. 

Presidenti Barak Obama, i cili i dha fund në vitin 2011 luftës amerikane në Irak, tha se Iraku do të ketë nevojë për ndihma të tjera amerikane dhe nuk duhet përjashtuar asnjë alternativë.

_____

Iraq conflict: Sistani issues Shia call to arms (BBC)

Obama 'urgently' considering air assault on targets in Syria and Iraq (Guardian)

The Islamic State of Iraq and Greater Syria (The Economist)

Obama's Iraq dilemma: Fighting ISIL puts US and Iran on the same side (Al Jazeera)

15 Komente

Ngjarje interesante do kete ne vazhdim, US dhe Irani ne nje linje per her te pare.

Jo per here te pare , kane qene ne nji linje dhe kunder talebaneve ne 2001 biles revolutionary guards edhe navy seals kan luftu krah per krah ne ditet e para, se irani kishte kohe qe i studionte talebanet pasi i shikonte si rrezik. Ndihma e iranit ka qene shume e madhe sidomos ne fushen e inteligjences.

Edhe ne Irak me keshillat e Iranit shkuan por njerezit e kan memorien te shkurter.

Tani eshte rasti i mire qe te formohet shteti i ri i Kurdistanit. Te mos harrojme se shum lidere kurd, jane pro perendimore. 

Jan pro perendimore se kane hall , po sa te krijojne shtet do shofesh kur te rradhiten ne krah te vendeve myslimane dhe me te drejte se ashtu jane.  Gjithsesi kurdet meritojne te kene shtetin e tyre.

Politika e jashtme e Obames eshte ne dere e brendasmiley.kush i ben keq amerikes con forcat speciale apo drones dhe i asgjeson nje nga nje.Te tjeret ti dalin zot vetes.

E frikeshme, vetem diskutime bajate per neshje futbolli dhe per llotari amerikane.

 

fajin e ka amerika e sidomos bushi,po te linte aty kun ishte sadamin do shkonte me mire qdo gje.Duan te qojne democracine aty ku nuk ka vend,iraq,afganistan,kohe e humbur,por ato interesin e kane te nafta hahahah

 

obama nuk ka force per asgje,shiheni ne rastin e ukrahines,putin ben qfare don 

Nje koment me siper fajin e ka Amerika (Bushi) qe i tregoi vendin Sadamit (Irakut), nje koment me poshte, 2 minuta me pas, Obama (Amerika) nuk ka force per asgje, nuk eshte ne gjendje t'i tregoje vendin Putinit.

Kaq eshte politika, asgje me teper.

 

Mooooos!!!! Po si ja dhine vllaznise musulmane shqiptare keta? Po vllaznia peshkut zite be per koke te prinderve se keta ishin tu luftu vetem me hedh poshte bashlesh al saleshin dhe me sjelle pranveren edhe ne Siri? 

Ndoqa sa foli Toni Bler lidhur me kete problem.Ishte nje larje duarsh, per ate mish- mash qe i "siguruan " me Bushin popullit irakian.Nuk e kam fjalen pse hoqen qafe Safpdamin, sepse edhe ai mund ta kishte te shkruar fatin si te Ben Alise, por sepse realisht i dhane atij populli gjemen me te thelle e te pazgjidhshme.Eshte deshtimi me i turpshem i politikave avetiriere te dy fuqive me te medha perendimore.
Une nuk e shikoj rrezikun te krijimi i nje shteti te mirfillte islamik irakian, sepse sheriati nuk mund te funksionoje me rebele muhaxhire !Problemi eshte se kur dreqerit dalin prej thesi ....nuk ka engjej te afte ti rimbledhin.Perendimi dhe sidomos keto te dy fuqi per dite e me shume do te urrehet nga popujt e Lindjes Mesme ! " Dhurate" e nje sharlatani te pangopur me nafte, me emrin Xhorxh Bush dhe e nje tinzari, te pangopur me paret, me emrin ...Toni Bler

smiley

grava ke fole taman si duhet

 

fundi i irakut.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).