Autorja best-seller e Britanisë, JK Rowling dhe krijuesja e adoleshentit magjistar Harry Potter, ka dhuruar 1 milion paund ose 1.68 milion dollarë për fushatën që kundërshton pavarësinë e Skocisë. Ajo tha se besonte se Skocia ishte më mirë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo jeton në kryeqytetin e Skocisë, Edinburg, ku shkroi dhe serinë e parë të Harry Potter në një kafe vendase. Ajo tha se ishte e shqetësuar për ndikimin ekonomik të pavarësisë. “Shpresoj me gjithë zemër që të mos kemi arsye për të kthyer kokën pas dhe për të kuptuar se bëmë një gabim historik.”

1 Komente

Ne fakt nje pjese e mire e skocezeve (nuk dihet preçiz se sa) duan te rrijne nen mbreterine e bashkuar britanike, mirpo mua sikur s'me pelqen qe mediat gjithmon i fryjne/mbeshtesin keta qe duan te rrijne nen mbreterine britanike. Pse mediat i neglizhojne keta qe duan pavarsine. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).