Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka hapur sot qendrat e votimit, duke u bërë votuesja e parë e zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë. Mbi 1 milion e 782 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë sot mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. 

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 e mëngjesit  dhe do qëndrojnë deri në 19:00 të mbrëmjes. Gjithsej janë 798 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime. Kurse, numri total i personave me të drejtë vote është 1 milion e 782 mijë e 454 veta. 

PAK VOTUES NË MITROVICË, PROCESI KA NISUR PA INCIDENTE 

Në veri të Mitrovicës në përjashtim të shkollës së Mesme të Mjekësisë ku qendra e votimit është hapur me 15 minuta vonesë, në qendrat tjera ka nisur votimi në orën 07:00 të mëngjesit. Deri tani pjesëmarrja është e vogël, ndërsa vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it përreth qendrave të votimit. Në këto zgjedhje në veri të Mitrovicës po votohet në 7 qendra të votimit dhe gjithsej 33 vendvotime ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej rreth 29 mijë votues. Ndërkohë edhe në jug të Mitrovicës votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe gjithçka po zhvillohet normalisht. Interesimi i qytetarëve për votime deri tani është i vogël por pritet që numri i votuesve të rritet gjatë ditës. Në jug të Mitrovicës po votohet në 28 qendra të votimit, ndërsa të drejtën e votës e kanë rreth 73 mijë votues. (Balkanweb)

6674 sms u dërguan tek ‘Voto dhe Vëzhgo’

Deri tani numri i saktë i sms-ve, në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të dërguar nga qytetaret në numrin 500 88, është 6674. Mesazhet janë të llojeve të ndryshme mirëpo në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë raportuar më së shumti rregullsi. Luan Shllaku nga KFOS, ka thënë për Kosovapress se rreth 90 për qind të mesazheve tregojnë se gjithçka është në rregull dhe sipas tij tash është interesim me i madh i qytetareve të dërgojnë sms dhe të marrin rolin e vëzhguesit. Mesazhet sipas tij janë te natyrës së njëjtë raportohet vota familjare, blerje e votës, disa kompani të mëdha u thonë punëtorëve për kë të votojnë, parregullsi të vogla në qendrën e votimit.

Sipas Shllakut nuk është qëllimi i tyre të raportojnë dhe të shohin a janë mesazhet e vërteta apo jo. Ai thotë se të gjitha raportet ju vijnë anonime dhe qëllimi i tyre është ta kenë një qytetar të aktivizuar në mbrojtje të demokracisë së vendit. (Gazeta Express)

27 Komente

vidhen votat knej ee? 

votoni per albin kurtin,se perndryshe u erdhi colici me irinejin edhe ne prishtine!

Ka ndonje info me te re per rezultate?

Po hiqeni ate Isa Mustafen se vetem humbje ka pare nga ai LDK-ja.

Thaci nuk e ben dot qeverine, nese partite opozitare mbajne premtimin elektoral qe te mos bejne koalicion me PDK, Pacolli ngel ne klase,

 

Po normale qe do ngilte ne klase, te shoqerohesh me Ramen ne Kazakistan! 

Jo vetem qe u shoqerua, po beri dhe selfie.

P.S. Ku eshte katandisur shtypi i opozites.

ore bravo keta ne Kosove! i numuruan votat, fët e fët, brenda 1 dite..smiley   ne Shqiperi duhen nja 3-4 muaj te shpallet fituesi.smiley

Ramushi dhe te vetet "out"? 

Gjynah!

Burri me me bole qe ka Kosova. 

Normall ! Ne Kosove nuk ka PD-hi . Ka PDK

Urime Kosovareve qe prezantuan para Botes aftesite e nje shteti ne formim po Serioz.Te afte te organizojne zgjedhje te Lira e Gjithperfshirese ...pa propogande Letyrash si te Babasqap Sali Qenef Berishes ! Me kete vizion e perkushtim i Urojme edhe ne hapa te tjere !

Ne rastin konkret te mos i vleresojne Blegerimat e Vellazenve ..E hengri pacolli smiley ..si e vetmja Filosofi e mentalitetit Dhijar keto 25 Vjet ... me c'rast te kujtojne se dhe ata po vazhduan keshtu ...do gezojne nje grope Haleje Gjigande Ekonomike Foinanciare e Morale qe jane te afte te lene  si nder na .... sikaret  e Berishes .

smiley

"Askush nuk do e kuptoje qe mua me kane rene floket" - mendon Elvisi teksa shihet ne pasqyre.

Jemi shume te zhgenjyer nga vellezerit shqiptare te Kosoves sepse  i qiten rezultatet pa shume vonesa, pa vjedhje vulash, pa perveshje mengesh te ambasadorit amerikan dhe pa beteja disa javore/mujore kutish.

Epo, s'kane Sali Berishe ata.

Shkruaje te plote fjaline bre: 

Epo, ata s'kane Sali Berishe qe t'i mbaje kutite te mbyllura forcerisht duke i bere votat azmatike dhe klaustrofobike.

Urime Kosoves per zgjedhjet model!

Fituesi nuk gjykohet.

Shqiptaret e Shqiperise,mund tju duket vetja te zgjuar dhe finoke,por ngadonjehere bejne mire te shikojne matane kufirit dhe te marrin shembull se si ndertohet shtet dhe respektohen institucionet shteterore.

 

Shume keq me vjen per Albinin! Si ka mundesi dikush si Thaci tre mandate??? 

Ate pyes edhe une si ka mundesi?!

te pakten ne kosove ka nje parti atdhetare qe shprehet hapur per bashkimin kombetar ,ne nivel te konsiderueshem.  ne qe kemi 100 parti,nuk kemi asnje parti kombetariste.  partia e thacit eshte as mish as peshk,por gjithsesi me mire se partia jugosllavo-sorrosiste e mustafes eshte.  te pakten thaci ka luftuar me serbet kur ldk-ja bente protesta paqesoresmileyte barazlarguara nga tirana dhe beogradi.

le te shpresojme se edhe ne shqiperi,me largimin e kancerit nga politika,te dalin rezultatet shpejt!

Shqiptaret dhe Republika e Shqiperise duhet te marin shkolle dhe mesim nga Kosova dhe Kosovaret si organizohen zgjedhjet dhe numrohen votat.

Selam nga Kosova smiley

 

Te njejten gje i bene Fanolit, te njejten gje Konices! Nuk do i kuptoj ndonjehere shqiptaret!

eshte kulmi, te fitoje Thaci, eshte kulmi!

Nuk eshte faji i Thacit,qe Isa Mustafa,eshte nje cope mishi me dy sy dhe nuk motivon askend te votoje.

Nuk eshte faji i Thacit qe Mustafa shkone hyn i vetem ne zgjedhje.

Boll or tani se late nam Ham - Hum edhe me Kosoven .A thu se nuk keni shkrujt ndonjehere ketu si Gjembec te cqute smiley

Isa Mustafa.. thote Ky qe nuk e njohin besoj as komshijte ne shkalle apo rreth avllise !

Boll mo ! te pakten Uroni ose jo dhe Jepini drejtim Shqiperise ku u ka rene koka , apo per Januzajn psh !

Se Usa zotrie ..leshon piskamen njeri ..se Kosova zotrie..... ja pret ai qe ja rruan koken Elvisit ! Jo po mungonte dhe Kap per per ter ter Ramiu smiley , te ndricoje PUlitKen .

E pse se lan nje lak ashtuje o Zot kete kategori lehsish megallomane

Brenda dites rezultatet Kosova , nje dekade shtet nderkohe qe ne Albanistanin tone duan nje muaj te numerohen fletet... smiley

Epo, ndryshe nga Kosova, votat e Shqiperise kane shume hanging chads*, prandaj duan kohe qe te verifikohen.

*Qjo inside joke-a amerikane, per ata qe s'e dine, eshte per zgjedhjet Gore v Bush kur nr i votave shkoi maje me maje dhe ne FL gjate numerimit ishin ca vota qe ishin pothuajse te shpuara, por jo tamam (si cupat shqiptare qemoti).

LDK, AAK dhe NISMA marrëveshje: 'Haradinaj Kryeministër' Thaci del në opozitë

10 Qershor 2014 - 14:56

PRISHTINE- Burime të gazetës kosovare Express bëjnë të ditur se liderët e partive opozitare kanë arritur një marrëveshje që të mos bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa Ramush Haradinaj pritet të jetë Kryeministër i ardhshëm, sipas kësaj marrëveshje. 

“Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”, tha burim i Gazetës Express. 

Marreveshja eshte konfirmuar nepermjet nje njoftimi per media nga LDK, AAK dhe NISMA.

Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).