Video

Për pesë vjet janë dënuar nga gjykatat me shërbim prove 1680 të mitur në të gjithë vendin, ndërkohë që rreth 500 të tjerë raportohet se vijojnë të jenë të dënuar me kusht. 

Por, ndërsa shërbimi i provës është përfshirë në një fushatë sensibilizuese në shkolla, sikurse ky takim në qytetin e Durrësit e që synon të edukojë fëmijët për të qëndruar larg sjelljeve  kundravajtëse apo ngjarjeve kriminale, me rastin e 1 Qershorit zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zbarkuar në Institutin e të Miturve në Kavajë, burg në të cilin mbahen 31 të mitur. 

Edhe pse gjatë amnistisë burgu i Kavajës pothuajse u boshatis pasi mbi 20 të mitur fituan lirinë, sërish këto ambiente janë mbushur me të mitur që janë kapur nga policia kryesisht për vjedhje apo plagosje. 

Duke synuar riintegrimimin e këtyre fëmijëve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka lidhur një marrëveshje me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për përfshirjen e fëmijëve në burgun e Kavajës në sportin e xhudos, me instruktore kampionen Irina Elena Samoila.

Por, ndërsa të miturit, shumica e të cilëve vijnë nga familje me probleme sociale, vijojnë të jenë shqetësim për krimet e rrugës, Erjoni është një 14-vjeçar që mbahet në burgun e Kavajës për vrasjen e një bashkëmoshatari: “Këtu kam filluar shkollën. Jam në klasë të parë.”

Kreu i burgjeve Artur Zoto shprehet se për të shmangur përfshirjen e të miturve në kriminalitet dhe përsëritjen e tyre, autoritetet duhet të fukosuhen në fushatat parandaluese: “Numri më i madh i të miturve janë të dënuar për vjedhje. Duhet një iniciativë ndërinstitucionale në mënyrë që të hartohen programe konkrete.”

/ Top Channel

17 Komente

E bezdisshme vendosja e dy termave "kriminalitet" dhe "i te miturve" prane njeri tjetrit. E vertete, keta femije kane thyer ligje por duke i cilesuar si kriminele dhe duke i ndershkuar si te tille, perjashtohen nga shoqeria qe ne ate moshe; njolle qe kane per ta pasur gjithe jeten. Mbase duhet nje iniciative nderistitucionale, keshtu sa per t'i zbukuruar gjerat, por me shume se aq ka nevoje per ndryshim mentaliteti ne trajtimin e te miturve. Por nga ana tjeter, futja kot edhe kjo ne nje kohe qe behet fjale per nje shtet qe mbyll syte me kenaqesi kur ata punesohen ne miniera, ne depo armesh apo ne ndonje pune tjeter qe nevojit krah te lire.

Erjoni është një 14-vjeçar që mbahet në burgun e Kavajës për vrasjen e një bashkëmoshatari: “

Trendafille, ky Erjoni eshte i mitur apo kriminel per rastin ne fjale? 

Nuk i dime rrethanat familjare, sociale dhe psikologjike te femijes por nga ana tjeter nuk besoj se autoritetet interesohen per t'i njohur. Jo, nuk mendoj se duhet quajtur kriminel meqenese nje 14 vjeçar nuk e ka ndergjegjen te mireformuar aq sa per ta ndalur veten para instinktit per te kryer krimin. 

Ne amerike te gjykojne( ne varesi te rrethanave) si te rritur kur kryen vrasje perpara moshes 18 vjec.

Gabim e kane, vrasja mbetet vrasje si 8, 18 apo 80 vjeç, duhet te paguash. e kuptoj ate qe shkruan Trendafillja me siper por mendoj se eshte emocionale dhe çeshtjen e sheh nga pozitat delikate femerore si grua..Krimi do ndeshkim, dhe kush ben krim eshte nje kriminel pavaresisht rrethanave!

Me siguri gjitha shenjat ishin aty per te kuptuar qe pozita ime femerore e perjashtonte ndeshkimin e krimit... Ju pyes, si ta ndeshkoni dike qe nuk ka moral te percjellur nga familja dhe rrjedhimisht ndergjegje per te kuptuar problemin tek akti i bere? Nuk mendoni qe shteti (i.e. shoqeria) e ka per borxh ta edukoje dhe ta rehabilitoje nje femije te papriviligjuar dhe te humbur ne aktivitete kriminale? Nuk besoj se thashe qe duhen lene te lire dhe te pasurvejuar, por qe nevojiten terma si dhe trajtim qe ndryshon nga ai qe u jepet krimineleve mbi 18 vjeç.

Per kete jane gjykatat e te miturve (juvenile courts).Cdo rast ka specifikat e veta dhe gjykatesi vendos nese personi duhet gjykuar si i mitur apo si i rritur.Si tha nje district attorney per nje te mitur te akuzuar per vrasje:"Planifikimin dhe ekzekutimin e krimit e beri si burre si rrjedhoje konsekuencat e aktit te tij duhet ti paguaje si burre.."

Tashti une mendoj se ketu familja shqiptare ka nje handikap te madh ne miredukimin e kesaj kategorie qe nga zonat rurale e deri tek ato me te urbanizuara. Une gjithashtu mendoj se rolin kyç kryesor e ka varferia e thelle e pjeses me dermuese te familjeve ne Shqiperi, nuk eshte e lehte trendafille te lindesh ne nje tranzicion te stergjatur si ky yni. Ndeshkimi i tyre qe s'kane moral nga familja shkruani ju me siper? Pergjigja ime do ishte se shteti duhet te hape institute te posaçme riedukimi ku t'u mesohet nder te tjera dhe nje profesion per te punuar pa lene pas dore ketu edhe arsimimin e pergjithshem qe sejcili syresh duhet te kete. Une dyshoj seriozisht se ju qe atje larg e njihni mire realitetin e ketyre te miturve dhe adoloshenteve, nje i mitur shqiptar eshte identik si nje moshatar i tyre francez apo gjerman por familja franceze dhe gjermane sigurisht qe ndryshojne kryekeput me nje familje shqiptare. Nje francez ose gjerman ka se ç'ti ofroje femijes se tij pasi ne radhe te pare e kane te rrenjosur si kulture qe moti, ndersa kryefamiljari ketu ne vendin tone e nxjerr femijen e tij te lype ne rruge, te vjedhe e grabise e me keq akoma te shkoje deri ne vrasje per para. Nje fenomen tjeter eshte se ka vite qe shkollat tona po behen gjithnje e me te pasigurta, dhuna qe shume nga te miturit e adoloshentet kane hasur ne femijerine e tyre te hershme eshte kthyer nje pervoje ne memorien e tyre dhe truri i tyre eshte i pershtatur perfekt me te (dhunen). Ju e dini se ndikimi i dhunes ne femijeri eshte gati absolut dhe ndikon ne karakterin e tyre kur te rriten dhe ky karakter eshte kudo tek shumica e tyre pasi siç e dini viti i mbrapshte 1997 ishte nje arsye e madhe per kete.
Per semundjet trendafille e dashur duhet ne radhe te pare profilaksia e tyre, duhet bere hyzmeti siç thote shprehja popullore dhe ne rastet kur semundja perhapet sigurisht qe ka trajtime me medikamente e deri te operacionet dhe une mendoj se nje "operacion" kjo shoqeri e kalbur duhet ta beje vetes ne radhe te pare. Sigurisht qe tumoret pastaj duhen hequr nga rrenja dhe une mendoj se nje i mitur qe ka vrare duhet te paguaje deri ne fund per ate qe ka shkaktuar.

Ne fakt ne familjen gjermane dhe franceze (sidomos franceze) behet edhe edukate seksuale per te miturit, ne menyre qe ata te shkarkojne seksualisht instiktet e tyre kriminale te lindura dhe te imponuara me dhune nga mesjeta obskuratiste.

Kjo mungon ne familjen shqiptare, dhe per pasoje kemi gavroshe sa te duash te edukuar nga familja Thénardier dhe melejezysha e edukates seksuale Fantine.

 

shume e drejte smiley

Tani meqe Zonja Elba e ke kuptu se çfare eshte shume e drejte, kape edhe kete lider antiraciste franceze (mikeshe e Zonjes Zhardine) qe eshte shume e padrejte:

http://www.youtube.com/watch?v=oUi8O7-OyMk

... contro l’educazione Lgbt nelle scuole attraverso la cosiddetta “teoria del gender”, l’ideologia moderna per cui un bambino dovrebbe scegliere il suo genere sessuale indipendentemente dal dato naturale nel quale è nato. Mi sono resa conto che in Francia stava succedendo qualcosa di ancora più grave del razzismo, l’introduzione della teoria del gender nelle scuole, alle spalle dei genitori. L’ideologia del gender è mortifera, si tratta di un progetto mondiale il cui obiettivo è fare in modo che i bambini perdano tutti i punti di riferimento. Col pretesto ingannevole della ‘lotta per l’uguaglianza e contro l’omofobia, centinaia di scuole, dove i nostri figli sono trattati come cavie, sono già coinvolte nel progetto, che ha come scopo dichiarato quello di “decostruire gli stereotipi di genere”», ovvero omologare maschi e femmine verso il genere “neutro”. I nostri bambini sono in pericolo, lo sono gravemente in Francia, ma anche nel resto d’Europa. E’ necessario che tutte le famiglia d’Europa, tutte le mamme e tutti i papà, prendano coscienza della gravità di ciò che sta accadendo ai nostri bambini, perché li stanno distruggendo. La teoria del genere porta alla barbarie.

Me duket se sistemi juridik i Kanadase anon me teper nga Franca (Evropa), se nga Amerika. Apo e kam gabim?

 

Sigurisht qe nuk e njoh mire realitetin e ketyre femijeve por une shkruajta per nevojen e nje trajtimi te drejte qe u pershtatet nevojave te tyre si njerez por edhe si te mitur qe jane. Ndeshkimi  eshte i domosdoshem por edukimi dhe rehabilitimi i krimineleve jane masa me efikase per te parandaluar krimin ne te ardhmen.

Nje pyetje, per çfare semundjesh flsini? Pyes ngaqe nuk e kuptoj lidhjen e tyre me temen. 

Si eshte ajo shprehja..kriminel nuk lind po behesh.

“Kreu i burgjeve Artur Zoto shprehet se për të shmangur përfshirjen e të miturve në kriminalitet…….”

Kjo te bën te qeshesh edhe te qash njëkohësisht. ( fatkeqësisht te qarit do te behet kur ta pësosh vete)

Ne teorinë kriminalistike ka një teori qe “Shoqëria e paguan rregullisht taksen e krimit”, dhe fatkeqësisht “taksa e krimit” nder te mitur,  tek shoqëria jone,  meriton analize te vecante .

Kemi “te mitur te dhunuar” fizikisht ku mjeti I edukimit është dhuna fizike dhe psikologjike
Kemi te” mitur te dhunuar” për shkak te gjendjes familjare te konfliktit nene/baba  – fëmije, ku mjeti i edukimit është harresa .  
Kemi te” mitur te dhunuar “ nga vetmia , te braktisur  ku mjeti I edukimit janë dëshirat dhe ëndrrat  e te tjerëve .
Kemi te mitur te mbingarkuar ku mjeti I edukimit eshte kerkesa e llogarise ne forme te tejskashme , për te qenen nen kontroll

“Femijeria “ sot nuk është me koncepti konvencional ( fëmije)  , por është kthyer ne një klishe objekt OJQ-je( edhe me keq target menaxhimi biznesi)  .  Pra “drejtori I sapo vendosur I burgjeve “ jep mendimin se si te organizohen OJQ-te për parandalimin e krimit.

Per arsye se   fëmijët rriten ne trekëndëshin Familje- Shkolle-Shoqëri, ky sistem nuk mund te bazohet ne varfëri, dhe ne qofte se bazohet aty(ne varfëri) duhet te bazohet ne te vërtetën.  Por e vërteta është bere monopol I politikes , dhe fëmijët rriten ne politike.

Politika pranon gënjeshtrën, e pranon edhe shoqëria, e pranon edhe familja e pranon edhe Shkolla, pra ne fund te fundit , edukimi është I mbështetur mbi gënjeshtrat ( qe pasi rritemi I quajmë falsitet dhe I dënojmë si krim ) Gënjeshtra ne arsim, ne diplomim, ne pune, ne marrëdhënie kontraktore , gënjeshtra ne qëndrime dhe ne ide, dhe nëse ka te mitur te dënuar ne burgje, kjo I faturohet jetës politike ( te rriturve ) te falsifikuar ne Shqipëri. ( Me këtë desha te them Ik p.r.hu Drejtori I Burgjeve se nuk e ke ne plan qe te merresh me te miturit por me OJQ e te miturve) . 

Kriminaliteti i te miturve Shqiptar eshte taksa e falsifitetit politik Shqiptar.

Duke synuar riintegrimimin e këtyre fëmijëve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka lidhur një marrëveshje me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për përfshirjen e fëmijëve në burgun e Kavajës në sportin e xhudos,

Dmth per te riedukuar nje te mitur qe mund te jete denuar per dhune, atij po i mesojme qe te behet dhe specialist ne dhune, qe me vone, nese vazhdon rrugen e krimit, te jete ne gjendje ta mposhti viktimen edhe me kollaj? Ndonje sport tjeter nuk kishte, psh shah, apo kercim se gjati?

O gjemb nuk eshte sport per ty ky. Nuk ke çfar shpon ketu.

E para e punes xhudo tamam tamam eshte e kunderta e dhunes si filozofi, xhudo nuk eshte boksi, xhudo mesohet per te sterholluar harmonine, xhentilesen.

E dyta punes boksi ka vlere se shkarkon agresivitetin ne menyre te kontrolluar. Pra eshte tamam sporti i duhur ne kete rast.

 

"Kriminaliteti" i te rriturve duhej te shkruhej,

sepse ne fakt pergjegjsia bie diku tjeter pavarsisht se ne kemi shpirtin e vitkimes dhe fajin e te tjereve larg nesh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).