Në dhjetëvjetorin e krijimit të saj, Akademia Kult ndau çmimet e vitit për kategori të ndryshme të artit

Në një mbrëmje jubilare, Akademia e Çmimeve Kult ka ndarë dje çmimet për dhjetë kategoritë në fusha të ndryshme të artit. Ky vit shënoi dhe dhjetëvjetorin e krijimit të Akademisë Kult, një nismë, e cila ka sjellë vlerësime për artistët në fusha të ndryshme në vend. Që prej vitit 2005, Çmimet Kult janë shndërruar në një traditë dhe pikë e rëndësishme referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore dhe artistike më të arrira të vitit. Nëpërmjet vlerësimeve për krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Akademia Kult përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset. 404 është numri i artistëve të nominuar ndër vite, nga të cilët 101 janë shpallur fitues të Çmimit Kult. Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë Kult. 

Çmimet Kult 2014

Aktorja më e mirë – Eriona Kakeli

Aktori më i mirë – Arben Derhemi

Regjia teatrore më e mirë – Sesilia Plasari

Libri studimor – Dhurata Shehri

Filmi shqiptar – “Lindje-Perëndim-Lindje”, Gjergj Xhuvani

Artisti pamor – Adrian Paci

Interpretuesi lirik – Armand Likaj

Instrumentisti i vitit – Ermir Abeshi

Albumi muzikor – Dren Abazi

Libri artistik – Besnik Mustafaj

Përkthyesi i vitit – Donika Omari

Çmim special për një përkthyes që nuk është më – Guljem Deda

Çmim special – Petrit Ceku

Çmim special – Luan Starova

Çmim special – Sabri Hamiti

Çmim special – Ylber Gjini

Çmim special – Sislej Xhafa

Çmim special – Arta Dobroshi

Çmim special – Pirro Milkani

 

Akademia Kult

1 Komente

Bravo Eriona !! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).