Liridona Kastrati gjate vizites ne Butrint ne kuader te shkolles se multimedias Historia Ime

Uji që përplaset vrullshëm në shkëmbin ku jam ulur, më ngjan me vrullin që marr sonte për të goditur aty ku zemra nuk po gjen qetësi. Edhe dallgët e detit sonte lëvizin bashkë me pulsin tim. Kalova gjithë ditën në plazh, duke filmuar me sy skena që i kisha anashkaluar qëmoti, bëja se s'i shihja. U ikja gjithmonë dhe bëhesha si e verbër para tyre.

Jo sot, u lodha me inatin, u lodha me ndjenjën që po më mbyt përmbrenda. Më ngulfat mungesa jote. Kam harruar ndjenjën e fundit që përjetova me ty pushimet babi. Sot, shikoja fëmijët e lumtur në krahët e prindërve, fëmijë me shumë kërkesa, të pakënaqur dhe buzëvaruar nga mospërmbushja e dëshirave milionëshe që kishin... Po unë çfarë kërkova? - Asgjë, vetëm prezencën tënde në jetën time, vetëm frymën e forcës tënde të më rrethonte, vetëm ty si shkaktar i ardhjes time në këtë botë. Ty që atëherë kur më së shumti pata nevoje më ktheve shpinën.

Po babi më mungon, si kurrë më parë madje. Ishe heroi im, vazhdova jetën pa ty dhe ia dola, mposhta gjithçka që më doli përpara, isha shumë e fuqishme para çdo gjëje. Por asnjëherë nuk arrita të mposht dhe të gjej forcë përballë ndjenjës së mungesës; këtu u mposhta në çdo luftë, si duket lufta me veten ishte më e vështira që kisha bërë ndonjëherë. U largove nga njerëzit më të dashur, nga njerëzit që vetë kishe zgjedhur të jetoje, lëndove shumë njerëz me largimin tënd pa arsye duke hequr dorë nga fëmijët që vetë zgjodhe t'i kishe. Nuk mendove asnjëherë të japësh një kujtim prej babai, nuk i dhe asnjë rast birit tënd të të njohë si baba, të krenohet me ty, të mburret para shokëve me krenari, të mos bëhet pre e ngacmimeve dhe të ulë kokën sikur nuk ka kush i del zot. Ti hoqe dorë nga obligimet prindërore pa kthyer kokën asnjëherë mbrapa. Më trego si fle natën me gjithë këto mëkate sepse unë si viktimë s'po mundem; më trego së paku ti si gjen qetësi në shpirtin tënd?!

Me mungon, tani kur më së paku e meriton të përmendesh. Shembullin që ma dhe nuk do ta ndjek asnjëherë. Më mësove të heq dorë nga ato që vetë i krijove, por unë asnjëherë nuk do ta bëj...

Liridona Kastrati. Ksamil, 2014

http://historia-ime.com/en/familja/item/...

 

 

 

2 Komente

ky shkrimi qenka si tip  ''pershendetje'' , enkas, per  ''diten e babait''  kete te djele..smiley
 

mire qe na e kujtove Belul smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).