“Ligjet e mikpritjes janë më të forta se armët”

Edith Durham

Ka shumë autorë dhe studiues të huaj, të cilët flasin mbi mikpritjen shqiptare duke e cituar si gjë të shenjtë për këtë komb të vogël, që shtrihet ne nje pjesë të Europës, e që s'ka përbërë ndonjehere interes të madh per kombet më të mëdha, por kjo është një histori tjetër.

Ne shqiptaret jemi një komb i dashur lidhur me kombet e tjera, dhe në qoftë se do t'i hynim thellë historisë do të shihnim që në marrëdheniet me to Shqipëria jonë e vogël ka bërë maksimumin që të mos prishen apo cënohen. Nëse do ta zbresim ceshtjen për të cilën po flasim në nivele më të vogla, si ato familjaret, do të kuptonim nga rrjedh kjo dashamirësi dhe bujari e këtij kombi në marrëdhëniet ndërkombëtare. U rikthehemi ditëve të sotme dhe pyesim veten: A është kjo një gjë e gabuar? A mos ndoshta kjo vlerë kombëtare po keqpërdoret nga miqtë kudo në botë? Këtë mendoj here pas here pasi shoh zyrtarë të lartë të kombeve të ndryshme që vijnë në shtëpinë tonë dhe premtojnë kontributin e tyre në progresivitetin e kombit drejt rrugës së zhvillimit, por që në fund zbulohet se qëllimi i vizitës së tyre është sepse ka patur probleme midis ndonjë kompanie monopoliste të vendeve përkatëse dhe të ashtuquajturit "përfaqësues të shtëpisë".

Pika e fundit që do trajtoja është pyetja: A mundet që kjo vlerë kombëtare e jona të harrojë historinë?

Pyetjes i përgjigjet qartë situata kaq e përfolur nga nacionalistët, e cila ndodh sot në kryeqytetin tonë. Takimi nën një cati i dy drejtuesve të lartë të fesë ortodokse, përkatësisht qytetarë të dy kombeve që afërsisht 100 vite më parë mund të ishin takuar po në të njëjtin vend në të cilin u takuan dhe sot, por të veshur me celik dhe hekur deri në dhëmbë. Dhe në qoftë se do të ecnim pak më mbrapa në histori do shohim që po këta udhëheqes religjozë janë përfshirë dirket dhe indirekt në politikën ndërkombëtare, për të mos vazhduar më tej në rreshta të cilët do na rikujtonin tmerre. Ne vazhdojmë të jemi mikpritësat që hapin dyert gjithmonë për të gjithë, shpeshherë duke harruar dhimbjet e mëdha që kemi kaluar ndër shekuj.

 

5 Komente

Virtytet jane nje pakete shum e vogel, por pasuria me e madhe e kombeve te vegjel ! Jane shkelur dhunshem tertitore te tyre prej fuqive te medhaja.I kane vrare e prerere, u kane shkeputur copa trojesh prej veseve te tyre dhunuese.Kete fat kane patyr shqiptaret ne tere historine e tyre .Por virtytet nuk ja u kane prekur dot.Mikpritja eshte njeri prej virtyteve shqiptare.Eshte i mbire ne gjak ! mbeten per aqe kohe sa eshte jeta....

Asnje gjerman nuk shkel ne Rusi qe nga 1945. Edhe ne Angli zor se pranojne ndonje dushman. Ndersa ne  France po i kapen gjermanet i varin.

"Patriotet shqiptare" nuk e hane mootin me luge si te gjithe, por me garuzhde.

Nga 1945 deri në 2014 dmth asnjë gjerman nuk ka shkelur në Rusi ë? Ça thu ti re?

Besoj se shkruesi i editorit ne kete rast e ka fjalen per rastin e cirilikut irinej. Por sidoqofte askush nuk ka besuar se ky prift, qe ka mbeshtet politikat diskriminuese serbe ndaj shqiptareve ne pergjithesi e ndaj kosovareve ne vecanti, do te vinte nje dite ne Tirane e do bente "mea culpa". Personalisht do ndihesha me keq nqs ai do te tregohej pak me i zgjuar e do thoshte dokra bashkejetese e vlazerimi. Do thosha se erdhi e na e punoi mu ketu. Kam parasysh ketu faktin qe me te interesuar per fjalet e tij kane qene nderkombetaret, pa ne e dime mire se c'mendon zoteria.

Sa per punen e mikpritjes, eshte nje nga zakonet qe na ben realisht te ndjehemi krenar, qe gjithsesi per nje mije e nje arsye po zvenitet.

Prifti cirilik eshte ekzaktesisht aty ku na intereson te jete  

eshte thjesht turp dhe per neve qe e lejme mbas dore kete ceshtje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).