Pse turizmi ynë nuk konkurron me vendet fqinje? “Është si të pyesësh pse nuk bien kambanat në fshatin ku nuk ka kambanë”, do të thoshte një pronar i një agjencie të madhe turistike në Tiranë, që këmbëngul dhe merret prej 20 vitesh me biznesin e sjelljes së turistëve të huaj në Shqipëri. Këtë vit, ai ka marrë nga shumë partnerë në Perëndim përgjigjen: “No, thanks!”. “Pyetja e parë që bëjnë të huajt është, me cilën linjë do të mbërrijnë në Tiranë. Janë linja të shtrenjta. Madje, edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë për pushime po përdorin gjithnjë e më tepër aeroportet dhe portet e vendeve fqinje”, thotë Besnik Vathi, pronar i një agjencie turistike. Për shembull, këtë vit turistët shqiptarë që shkojnë në Korfuz, përdorin linjën me autobusë deri në Igumenicë dhe më pas marrin tragetet greke për në ishull. Kjo bëhet për të shmangur koston e biletës së tragetit, e cila është katërfish më e lartë kur nisesh nga Saranda.

Transporti ajror

Aeroporti i Tiranës është e vetmja portë hyrëse në Shqipëri dhe deri më sot ka pasur shumë pak fluturime “charter pritës” krahasuar edhe me aeroporte të vogla si Tivati në Malin e Zi apo Ohri në Maqedoni. “Vitin e kaluar, në aeroportin ‘Nënë Tereza’ u ulën vetëm pesë avionë çarter me turistë. Por në Ohër, mesatarja vjetore e fluturimeve është 200 avionë çarter”, thotë Besnik Vathi. Pse ndodh kjo? Aeroporti i Rinasit ka shërbimet më të shtrenjta në rajon, ka taksat aeroportuale më të larta krahasuar me vendet fqinje. “Këto, argumenton Besnik Vathi, – reflektohen në biletën e udhëtarit. Pra, qysh në hapin e parë, operatorët turistikë shqiptarë janë jashtë konkurrencës. Sikur të mos mjaftonin këto, sapo udhëtari i huaj vë këmbën në aeroport paguan një taksë 10 euro për kalimin e kufirit. Edhe këtë taksë e ka vetëm Shqipëria në të gjitha vendet e Ballkanit.” Ndërkaq, vendet e rajonit aplikojnë politika nxitëse përmes subvencionimit të sektorëve të ndryshëm të turizmit. Kështu, “Montenegro Airlines” është me humbje, por financohet dhe mbahet nga shteti. Ndërsa në Shqipëri, politika e taksave të larta i ka falimentuar kompanitë “low cost”, ku e fundit ishte “Belle Air” dhe e para ka qenë flamurmbajtësja jonë “Albanian Airlines”.

Informaliteti

“Ne kemi taksën e lartë TVSH 20 për qind, më e larta në rajon, por edhe sikur qeveria ta bënte zero, nuk do të kishte asnjë efekt te turizmi, sepse informaliteti në hotele është në shkallën më të lartë se në çdo sektor tjetër”, thotë Vathi. Lidhur me këtë fenomen, pronari i një agjencie online, që ka një database të hoteleve në Shqipëri, thotë se informaliteti në turizëm është në nivele ku nuk të shkon mendja. “Kjo ka çuar në situatën kur paratë derdhen në llogaritë personale të pronarëve të hoteleve ose të huajt vijnë me para cash dhe paguajnë në dorë.”

Promocioni

Sipas Besnik Vathit, nuk mjafton reklama në televizionet ndërkombëtare, por duhen gjetur mënyra nxitëse promocionale të paktën në nivelin e vendeve fqinje. “Kështu, qeveria maqedonase, krahason Vathi me shtetin fqinj, paguan 65 euro agjencitë e huaja turistike për çdo turist që çojnë në këtë vend, sidomos në periudhat para dhe pas pikut të sezonit veror. Ndërkaq, tri kompani të huaja ajrore nuk paguajnë asnjë taksë aeroportuale në Maqedoni, sepse mbështetet industria turistike”.

Taksat kundër turizmit

Pjesa më e madhe e turistëve, tregon Besnik Vathi, na vjen nga kufiri tokësor ose e përcjellim përmes kësaj rruge. “Dalëngadalë po kthehemi nga një vend pritës në vend transit për turistët që vijnë për një ose dy net përmes paketave rajonale”, deklaron Vathi.

Kohëzgjatja e sezonit turistik

Shteti duhet t’i subvencionojë operatorët në periudha të ndryshme të vitit, që të zgjerohet kohëzgjatja e sezoneve turistike. Nëse një hotel ka punë vetëm 45 ditë në vit, atëherë për të mbijetuar do të mbajë çmime të larta. Besnik Vathi, i cili është një nga përfaqësuesit e operatorëve turistikë, thotë se duhet një paketë për turizmin ashtu siç u veprua me fasonët. Sipas tij, “paketa e fasonëve” nuk sjell punësim dhe të ardhura më tepër sa turizmi, i cili zhvillon edhe degë të tjera si shërbimet, agrobiznesin, transportin, madje edhe zejtarinë.

Paketat turistike rajonale

Tendenca e zgjedhur nga operatorët turistikë të Ballkanit për këtë vit është bashkëpunimi në paketa që përfshin disa vende. Aktualisht, operatorët turistikë ofrojnë paketa në Shqipëri, Maqedoni, Greqi 745 euro, Shqipëri – Ohër 675 euro, kur turi klasik shqiptar tetëditor e ka mesataren 677.33 euro. Paketa rajonale njëjavore më e shtrenjtë është ajo Korfuz-Shqipëri që varion nga 650 euro në 1250 euro. Kuptohet edhe nga ky krahasim i çmimeve rajonale se e kemi humbur garën e konkurrencës dhe i jemi dorëzuar turizmit mes vetes, presim emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës të vijojnë dhe të mbushin bregdetin. Me këto shifra do të dalë dhe do të bëjë bilancin qeveria, ndërkohë që pretendon me reklamën ndërkombëtare të ofrojë turizëm elitar nga Perëndimi.

Paketa turistike shqiptare, nga 260 deri në 920 euro

Paketat turistike negociohen sipas rastit, sipas personave, sipas vendeve nga vijnë, vendndodhjes së hotelit, shërbimeve që kërkohen. Klienti negocion dhe bën zgjedhjen mes shërbimit dhe çmimit. Pra ka fleksibilitet. Ne u interesuam dhe morëm çmimet mesatare që ofrohen këtë sezon për turistët në Shqipëri. Janë me të vërtetë të kripura. Për shtatë ditë dhe gjashtë net çmimet nisin nga 260 euro për person kur ndahet një dhomë dopio nga gjashtë pjesëmarrës, 310 euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe nga katër pjesëmarrës, 415 euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe, dy pjesëmarrës dhe 475 euro kur dhoma frekuentohet nga vetëm një person. Kjo paketë përfshin akomodim në hotel me tre yje, transferimin nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas, transportin sipas itinerarit të programit që përfshin Tiranën, Shkodrën, Krujën, Lezhën, Apoloninë, Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën; guidën në gjuhën angleze, mëngjesin, një shishe ujë; përjashton biletat e fluturimit, drekën, darkën, pagesat në hyrje në kufi, shpenzimet personale si pije etj.

Paketat turistike ofrojnë edhe ture të tjera të përafërta që përfshijnë në guidë më tepër qytete, por me një javë qëndrimi, me çmime nga 530 euro deri në 920 euro. Taksat që duhet të paguajë turisti dhe biletat e muzeve e monumenteve të kulturës përgjithësisht nuk përfshihen në çmim dhe shkojnë rreth 25 euro.

Fqinjët, sa i kushton turistit Maqedonia

Nuk do të thoshim gjë të re nëse do të pohonim se Ohri pret shumë më tepër turistë se Pogradeci. Çmimet janë të parat që vendosin, por edhe kushtet e tjera që plotëson ky rajon turistik i Maqedonisë. Nëse akomodohesh në hotel me katër yje, me të gjitha të përfshira për tetë ditë e shtatë net paguan në këtë sezon rreth 560 euro, por nëse negocion mund ta gjesh shumë më ulët këtë paketë, maqedonasit ofrojnë ture klasike tetëditore 500 euro me karakter kulturor ose 11-ditor nëpër Maqedoni me 780 euro. Por Maqedonia ofron pafund ture tre dhe pesëditore të tipit “aventurë” apo me udhëtime malore me biçikletë ose njëditore në Shkup dhe Mavrovë. Në Malin e Zi, paketat ofrojnë çmime akoma më të lira.

Mali i zi

Mesatarja ditore e një pakete në Malin e Zi shkon në 30 euro dhe më interesantja është një paketë shtatëditore që përfshin udhëtime në disa qytete me vetëm 470 euro. Fqinjët tanë janë më dorëlëshuar edhe me ushqimin, duke ofruar në paketa mëngjesin dhe drekën ose mëngjesin dhe darkën.

75 Komente

Ne shqipetaret - me te drejt - nuk e duam shqiperin. Ne shqipetaret - pa te drejt - e kemi shkaterruar shqiperin. Dhe ne shqipetaret, un ti ai ajo dhe qeveria, nuk e duam shqiperin, dhe pse nga friga qe po na degjon greku ja fusin nga nje "pround to be albanian" (per ndryshe do e themi shqip)

Keshtu qe nje vend qe pordhunohet nga venalit, si mund te duhet nga te huajt. Ne vend ku me zhurm ben nje orraplan i prishur sesa britmat e grave qe vriten per hir te "nderit"

Ne vend ku me zhurm ben nje orraplan i prishur sesa britmat e grave qe vriten per hir te "nderit"

E bukura eshte se keta qe mbrojne "orraplanat" e prishur kane qene edhe ata qe conin motrat e tyre per prostituim ne Angli, France, Itali, Bergjike etj... Prandaj ben dhe duhet te beje me shume zhurme orroplani i prishur...

me problem eshte pushkatimi sesa supozimi qe nje rrot e prishur ka lidhje me trafikim 

nuk thash qe sduhet te flitet per avjonin por me shume duhet te flitet per ato gjera qe po e shkaterrojne kombin tone

shkurt muhabeti, vetem ushqimi eshte i lire ne Shqiperi. sherbimet  e tjera pastaj: hoteleri, akomodime, ture turistike etj, jane  dobet.. mungese e dukshme  profesionizmi  ne kete sektor.

 

p.s  Nano ka bere nje krim te rende me kontraten qe ka bere me partneret qe drejtojne aeroportin Nene Tereza.  menxhauesit e ketij aeroporti, te vetem,  kane te drejten e monopolit  tashme dhe  ushtrojne kete te drejte me gjithe forcen e tyre... eshte gjynah  dhe krim qe vetem shqiptaret, apo turiste e udhetare  qe vijne ne Shqiperi duhet te paguajne  bileta kaq  te shtrenjta!  habitem  qe qeveria/te  nuk e shikon  te arsyeshme te rinegociojne kontraten  me kompanine qe zoteron  aeroportin.. qofte edhe sikur ti pagujne nje gjobe  te arsyeshme  kesaj kompanie, por ne makro ka per te rezultuar efikase edhe per shtetin sepse patjeter do te rritet numri i kompanive ajrore dhe i udhetarve qe do vijne ne Shqiperi.

po ky Nano ne mer te se mires se pergjithse ka vepruar, Beluli. dhe tek e fundit eshte i legjitimuar sepse ka perfaqesuar popullin.

kur populli te mesoje, ne nje fare mase, se zgjidhja nuk vjen nga qeveriu (qe krijon monopole te tilla, gjithnje per te miren publike) por nga privati dhe liria per te vepruar pa patur koburen e shtetit dhe brutalitetin e burrokratit qe ruan monopolin, atehere do kemi konkurrence dhe si pasoje zhvillim...

pra, me nje fjale, nuk shkon ky lloj arsyetimi, ka njefare dopjo standardi. Qe Shteti edhe e menderos, edhe pastaj "habitem[i] qe qeveria/te nuk e shikojne te arsyeshme"...

kam nigju qi gegt e perdorin fort aeroportin e shkjaut ne podgoric, se Ryanair te co atje per 100 paund vajtje-ardhje

Po dhe jo vetem Ryanair. Shumica e fluturimeve jane me lire (sa gjysma) ne Podgorice. Njoh shume veta nga Shkodra qe e bejne ate rruge.

eee...e lexova ne nje artikull per turizmin ne malin e zi, ne zonen e liqenit. permendte dhe pak per anen tjeter si dhe shkruhej qe aeroporti perdoret shume dhe nga shkodranet.

na plasi trapi nese nuk vijne .

prap te izoluem ? 

Pa fat mor burre , po pse tani qe fitoi Rilindja e gjeten mos me ardhe keta ? smiley

Kshu thuaj pa fat, spaska pat faj vetem komunizmi! Prap te izolueme ngelna! Kush e ka fajin ? 

Mendoj qe fajin e ka menyra e shembjes se ndertimeve pa leje ne Bregdet , duhet te ishin shembur me me dashuri .

Pse jo menyra e ndertimeve ? se faji eshte shume kompleks,ka nje fillim deri sa te vijme tek shembjet! smiley

Pse jo menyra e ndertimeve ?

Po flasim per kete sezon turistik qe kemi perpara , keto ndertime kane qene edhe ne sezonet paraardhese dhe turisteve nuk ju paskan prish pune sic duket , ja po te tregoj nje te vogel , ca miq te mi Gjermane cdo vit bejne plazh nga 1  deri me 18 Gusht ne Ksamil , nuk jane pak bohen nja 17 vete gjithsej , mirepo une kete vit ne kete periudhe kur vijne keta Gjermont nuk jam ne Shqiperi , pse nuk je me pyeten ? Po ja i thashe , nga shperthimet per shembjen e objekteve pa leje kane mbetur shume predha pa plasur dhe kam fryke i thashe , ok me thane ata dhe ne po e bojme diku tjeter plazhin me thane , dhe une ketu dola ne konkluzionin qe shembja e objekteve pa leje me tritol ka sjelle frike tek turistet e huaj smiley

ashtu dojcash qi bojn shurren ne det ska ci dum

Vitin tjeter do te jete me mire, e kane do te kete hapsira normale dhe ndertime me kriter ne baze te ligjit.  Duhet pak tritol se u bo Vlora dhe Saranda, si Berati! smileyQyteti i 1001 dritareve!

Pse s` thu ti Brado, qe ju ke futur tartakutin. 

ore po si i behet qe sa hyn ne shqiperi duhet te paguash asigurazion tjeter per makinen.

jemi vetem ne edhe maroku qe nuk i njohin asigurazionet e evropes

ne klase presori: hajde o filan (jo une personalisht) ne mesim.

filani: jo faleminderit.

Turizmi ne Shqiperi eshte ne nivel shume te ulet.

ket vit # Rilindja do bej qe nr i turisteve per here te pare ne 10 vite te ulet

Po po numri I shqiptareve jashte atdheut te ulet

sukses tjeter i Tahirit besoj

Not really! Thjesht shqiptaret  e diaspores kane fillu me eksploru dhe vende te tjera te botes. I kane thirr trurit qe nuk shkohet cdo vit atje. Te pakten me afer realitetit kshu. Jo po numri i turisteve eshte 10fishuar ja bente Sala atehere. Sa pathetik qe eshte! Sa ishe ti turist kur ishe n' Paris aq ishte 10fishu. 

Mire ne qe na kane zene rrota bishtin e na duhet te vemi atje se kemi familje po ti c'do qe kerkon belane me parate e tua smiley

 para qershorit 13 ka qene shume i larte, tani eshte ne nivel te ulet. eshte prish. smiley

Po as per hashish nuk vijne keta turistat mer?

rinasi eshte monopol pra, nuk hapet dot linje ajrore tjeter : Divjaka Airlines doli e deshtuar

Osht koh kampionati botnor... Luni nai skedine....turizmi bahet nBrazil.

Maksimumi vijne per kuriozitet, kryesisht moshe e trete. Turizem hajdari ari ari ari .....

Po e shkruaj kete koment nga Saranda pas nje tjri tre ditor, Vlore-Dhermi-himare-sarande.nuk po pelcisite nga njerezit por me siguri kishte me shume ose te pakten po aq te huaj sa shqiptare. Sigurisht kemi 100 probleme, por p.sh infrastruktura rrugore e te gjithe bregut eshte shume e mire , ka me teper hotele, shtepia e konkurrence ka ushqim shume te mire krejt lire.

sigurisht te gjitha problemet qendrojme , por mendoj se ka nje ndergjejgesim me rritje se turizmi nuk eshte vetem menyre per ti thene turisteve te huaj se nuk kemi bisht por nje sektor real qe mund te prodhoje para.

per mendimin tim , prioriteti 1 duhe te jete kontrolli i territorit urgjent me cdo kosto, pasi demet e metejshme ketu jane afatgjata e te parikuperueshme. Te tjerat te gjitha do te rregullohen pak nga pak.

 

ne shqiperi nuk ka njerez qe dine te sjellin turiste ketu. me organizu nje tur me eshte dashte me ba bashke nje seri gjerash sepse asnje kompani nuk e merr persiper. kete duhet ti thoni keture operatoreve qe thjeshte presin bileta; qe duhet te mesohen te paguajne edhe ndonje fleterpalosje ose ndonje broshure

ja me poshte nje pershkrim i turizmit ne prag sezoni:

huffington post 

il mondo in tasca 

nuk e kane akoma ate kulture te berit turizem. Me marr nje makine ne dite me qera ne jug ishte 50 euro, kur ne greqi e merr me 20-30 euro. ne al, sic edhe e the te presin bileten dhe aq, nuk bejne one-stop-shop me te zene hotel, a do te besh ndonje tour ditor, si ta kalosh diten etj. dmth nuk dite te ta marrin lekun me lezet. akoma presin nga shteti. po shikoje para nje jave nje emision per marokun dhe me beri pershtypje qe kishin organizuar tour me shku me pa si behet vaji i ullirit ne nje fshat. e tu ulen turistet tu ngrene buke me vaj e djath. keto jane gjera qe ne i kemi ne mesdhe dhe jane pjese e turizmit kulturor.

akoma presin nga shteti

Pikerisht! Por ama as taksa nuk duan te paguajne.

po shikoje para nje jave nje emision per marokun dhe me beri pershtypje qe kishin organizuar tour me shku me pa si behet vaji i ullirit ne nje fshat.

po keshtu eshte dhe ne Greqi,  e kudo...  p.sh  ne Korfuz, nder te tjera, te cojne ne nje shtepi  fshati ku grate e shtepise  benin  qilima e rrugica me tezgjah..   shtepi tipike fshati  me mure guri, hardhi etj, nga ato qe ka me mijera ne Shqiperi.. 

mirepo ne Shqiperi turizmi i beharit kuptohet si:  nje hotel  per te fjetur dhe plazhi per tu lare e  nxire, kaq!

Belulo,ke harru dhe xhiron me gomar ne Lindossmiley

perveç kesaj kam degjuar shume italiane te kenaqen,me ushqimin dhe natyren,nganjehere me duket se kane shume me pak pretendime se ne,mgjt kjo besoj se nuk eshte e pergjithshmja.

po, edhe xhiro me gomare qe te con ne maje te kodres te akropoli i Lindos..smiley   kur isha ne Rodos kam vizituar edhe Lindon,  kemi shkuar me anije te vogel turistike atje..smiley

 

ndersa ne Itali te cojne ne ferma te vogla ku shikon si behet mozarela,  apo pasta etj..

ne itali ka shume per te pare;ate xhiron e gomereve ne Lindos e kemi bere ne kembe,ishin edhe ato nenat ulur buze rruges qe shisnin qendizmat dhe çentrot me grepsmiley,kur harritem ne maje atje te akròpoli,pamja qe shpalosej ishte mahnitese,e kemi fiksuar ate çast ne nje kornize se shyqyr atehere me rrullino çoç kemi ndonje foto ne shtepi,po nashi te gjitha ne PCsmiley

gomeret me 4 kembe jane zhdukur ne shqiperi se fshataret kane blere benza.kane mbetur vetem ata me 2 kembe smiley

e sa me te mire jane ata me 4 kembe...te mbarojne pune e s'ju ndihet zerismiley

e di edhe kete shume mire se i kam provuar, por kur permend greqine te hidhen ne fyt ca ketu. pjesen e sherbimit, psh ne greqi, e mbulojne shqiptaret (ata qe punojne neper hotele, restorante etj). Nje pronar i zgjuar  hoteli ne shqiperi, disa prej ketyre, i ben menaxhere, sepse e dine si funksionon biznesi i perditshem. por pronaret kane me shume kohe me shit mend qe jane pronare, sesa me e menaxhu biznesit tamam. kam qene nje here ne nje hotel ne skopelos (ne dardanele me nje llaj smiley) dhe aty ku hanim mengjesin, kishin ne rafte gjithe mjalt, recel, ullinj, disa nga ingridientet qe na sherbyn per mengjes ne tavoline, qe ishin prodhime nga fshatrat e ishullit. bleva 4 kuti mjalti smiley te fundit e kam mbaru para tre muajsh. mjaft per qejf qe mbas gjithe atyre viteve, hap kuti te re, nuk u sheqeros asnjehere. minor details thote gjembi...

pikerisht, pikerisht... ketu eshte edhe qellimi, kur shikon keto produkte qe ne rastet e shumta jane bio, edhe i blen ato blen.. p.sh mjalte, djath, vaj ulliri, ndonje rrugice a qilim  te bere me tezgjah etj.. pra perfitojne te gjithe...smiley

 

pastaj, kur shikon kshu shtepi dhe ambjente tradicionale te hipen nje kenaqesi dhe thua:  ketu qenka si nje vegim lashtesie.. jane ca kenaqesi qe (ne ne perendim)  qyteterimi na i ka privuar padrejtesisht..smiley

Exactly. Eagle Tours te quhet. Te kene ca autobusa me 2 kate, verore lart me u flladit mbasditeve e me shiju perendimin e diellit kur vozisin pergjate jugut, nje mikrofon aty te mbajne 'speech' here pas here ( kur kalojne neper qitete historike) apo tregojne fakte o perralla me mbret, ti pajisin me maps&broshura (info). Ky eshte dhe nje biznes I mire ne fakt. Cudi si nuk u ka shku ne mend.nje bashkepunim I mire me hotelet dhe agjencite do ishte akoma me fitimprures. Eshte me copyright kjo ideja e Eagle Tours. I will sue ju! 

Tave dheu Tirana ne menu anglisht-Dust Pan smiley  Ne fakt duhet Mud Pot, po hajde e kane perkthyer nga guguli! 

Dust Pan = Kaci per plerat.

Clay Pan or Clay Pot, dast pan...hahahahaha

 

Kshu do te ishte bukur do te vinin me shume turist, udhetim me kal.! 

çmimet nisin nga 260 euro për person kur ndahet një dhomë dopio nga gjashtë pjesëmarrës

smiley

Dhe ushqim ne gavete.smiley

Tamam. Dhe banja e perbashket eshte ne katin e pare ose ne oborr. E kane fjalen per hostel me duket.

Banja ne natyre, mbrapa ferrave. 

ne kete menyre ndihmon edhe ne rritjen e prodhimeve biosmiley

Paskemi zheni turizmi ketu. smiley Kot nuk filloni nje Peshku tour. Vec shetitjeve turistet te hyjne dhe tek peshku per pak sherr bio albanez. smiley  

te bejne ate guiden e famshme me Lonely planet "Guide to travel to Albania" sesa japin qindra mijera euro per publicet te kripur. Fillojne vete turistet e kerkojne, me co ketu e atje. kur ja ve syrin nje vendi psh, gjeja e pare qe bej, blej guiden, zgjedh pikat ku dua te shkoj, pastaj filloj google kush jane agjencite qe ofrojne udhetimet. ja nje focus group ke peshku e kane keta mendjendriturit e turizmit. 

love it!!! duhet te paguaje/kerkojne qe kur ben google search te dalin tek tre kerkimet kryesore jo ke faqja e peste. ka pas nje case me netflix per house of cards i ngjashem. nice one. 

Mund te behet nje deal me tregetaret e mallit dhe pimpat verdalle Evropit. U falen taksat po bene icik reklame, sidomos nga ai lloji qe nuk e refuzon dot. 

the word of mouth eshte reklama me e mire.nese 1000 turiste vijne e mbeten te kenaqur ata kthehen dhe ia rekamndojne secili 10 miqve. vitin tjeter vijne 5-6 mije turiste..

Pjeri duhet te marre dekorate per kete sherbim te vyer qe ben per Shqiperine.

Nuk mund te flitet per turizem ne shqiperi. Shqiperia e sotme ta shpif,eshte vendi i fundit ne evrope qe dikush mund te kete deshire te vizitoj sot.Nuk ke ku ta kapesh, i vetmi ishull ne ate shkretetire e qe ja vlen eshte Butrinti,duke ardhur nga Korfuzi..3-4 ore aty pa hyre ne dyqane e hotele e ciao pastaj.Vend i mbushur me matrapaz qe kerkojne pa pike turpi e ne menyre te trashe te te zhvasin ne c'do moment e menyre. p.s. makina 30 euro eshte me qira, gjerat qe kerkojne te huajt jane shenjat e kohes se komunizmit,si ne aspektin politik,arkektonik,kultural e social..shenja te cilat jane zhdukur e po zhduken me shpejtesi,e tashme mund te thuhet me plot gojen qe me zhdukjen e ketyre shenjave mer fund edhe turizmi elitar e perendimor ne shqiperi.

Nuk behet turizmi me hotele qe menaxhohen familjarisht

Prandaj bregdeti duhet ndare ne lote , te zonohet sipas tipit te resorteve.pastaj te ftohen operatore nderkombetare turizmi, developers serioze jo rronxhot e bonxhot qe kthejne ne beton parate e kokaines.

Ca lesh turizmi! Thuj rrofshin kosovaret, qe kane fillu me zbrit deri ne Dhermi e Sarande, pa per te huajt qe vijne ketu, edhe ushqimin e marrin me vete. Nje pjese e madhe e te huajve qe vijne ne jug rrine ne cadrat e veta.

Gjoja me e squte qe do bonte Shqipnia per pune turizmi, do ishte t'i harronte agleze dhe gjermone dhe ti mshonte rusve! 

 

Vi gavarit pa ruski?

Tsk

Ne fakt ka filluar nje interesim te te huajve ndaj Albanies, shihet qe vijne gjithnje e me shume, por akomoditimi i tyre i eshte lene rastesise. 

S'kam dyshim qe nje nga faktoret kryesore te rritjes se interesit je ti, Pjer. Se ti i ke bere reklame kur takon pecogroset, apo jo?

cfare duhet bere ne kte drejtim Pjer? a mendon se i duhet lene ne dore sektorit privat sikurse eshte bere deri tani apo duhet ndjere dora rregulluse e shtetit? qeveria ka dhene disa sinjale pozitive me pastrimin e plazheve. Edhe kministri deklaroi solemnisht se asnji shqiptar nuk do paguaje per reren dhe detin.
Si do i behet ksaj, do i veme ndonje shenje ne balle te huajve qe do paguajne?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).