Mitrovicë, ora 10, data 18 Qershor - Hiqet barrikada

Ura mbi Ibër, që ndante Mitrovicën në atë të veriut dhe të jugut është gdhirë sot pa barrikadën që u vendos aty tre vjet me parë. Barrikada që ishte vendosur aty më 2011 u hoq pas mesnatës, nga vetë serbët. Ky akt u përshëndet nga të gjitha palët dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Tashmë në të ka nisur qarkullimi i automjeteve.  S'ka pasur as tubime qytetarësh, pos kurreshtarëve të zgjuar nga zhurma e paparalajmëruar e makinave.  

Mitrovicë, ora 13:44, data 18 Qershor - Rikthehet barrikada mbi urën e Ibrit 

Një grup prej rreth 200 serbësh, pak çaste më parë, kanë sjellë një ngarkesë me copa të betonit, me të cilat kanë ribllokuar urën mbi lumin Ibër. Gazetari i Kohës Ditore atje, njofton se ata kanë vendosur këto copa betoni mu mbi urën e Ibrit, me çka është ndërprerë sërish qarkullimi i makinave nëpër të. Serbët po mbjellin pisha mbi këto vazo të betonit, ndërsa krejt kjo po bëhet me iniciativë të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Mitrovicë, ora 15:06, data 18 Qershor - Mbi "barrikadën"

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me serbët e kësaj pjese ka mbjellë pishat mbi saksitë e betonit dhe këtë po e quan “Parku i Paqes”. Ai ka thënë se këtë veprim për ribllokimin e urës po e merr në koordinim të plotë me qeverinë e Serbisë. I pranishëm gjatë gjithë aksionit ka qenë edhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën Marko Gjuriq. Ndërkohë që aksioni për bllokimin e urës po vazhdon forcat policore të pjesës veriore ashtu si ato të pjesës jugore janë duke qëndruar indiferent karshi këtij aksioni. Forca të shumta policore as nuk kanë tentuar të parandalojnë bllokimin.

Ndërkohë kryetari i pjesës veriore e ka ftuar atë të pjesës jugore Agim Bahtirin që pjesën e tjetër të urës së Ibrit ta shndërroj po ashtu në park.

2 Komente

si i bie, i ndrrohet fytyra, nga barrikade "barbare" ne barrikade "te civilizuar, europiane" ..

Qivriu Kosoves, a doni ndonje projekt ure falas? Park paqeje ene ju, e tjetren ngjit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).