Integrimi në BE ka bërë që mazhoranca dhe opozita të bashkohen për herë të parë pas kaq shumë kohësh në një komisioni parlamentar. Në paraprirje të rekomandimit të Komisionit Europian për statusin palët kanë iniciuar së bashku në Komisionin e Integrimit hartimin e një ligji të ri për monitorimin e procesit të integrimit nga Kuvendi, pasi ligji aktual daton në 2004 dhe neni i tij i parë është synimi i nënshkrimit të MSA-së.

“Në korrik ligji i vjetër bën 10 vjet dhe një ligj i tillë tregon që nuk ka gjetur zbatim. Që në nenin 1 të tij kuptohet se ai ka pushuar se funksionuari, sepse flet për procesin e MSA, në një kohë kur të gjithë shpresojmë që në fund të muajit Shqipëria do të jetë me status kandidat”, deklaroi nënkryetari i komisionit, Taulant Balla.

“Me marrjen e statusit, që është i vonuar sepse për ne është një vendim i kryer e që duhej marrë me kohë, Shqipëria do kalojë procese të tjera skrutinimi e monitorimi, që do të thotë se kur të vijë koha e tyre Kuvendi duhet të jetë më i përgatitur se sot. Prandaj, le ta mbështesim këtë ligj”, tha nga ana tjetër kryetarja e komisionit, Majlinda Bregu.

Ligji i ri, për të cilin është ftuar shoqëria civile të marrë pjesë në dhënien e mendimit, synohet të miratohet brenda këtij sesioni. Mesazhi i bashkëpunimit të palëve nga komisioni i integrimit i paraprin takimit të tretë të nivelit të lartë Shqipëri-BE, i cili do të zhvillohet paraditen e së mërkurës.

Në këtë takim, komisioneri Fyle në Tiranë do të lexojë edhe pjesë nga raporti që do t’u dërgohet vendeve anëtare për t’i orientuar në vendimin e tyre për statusin e Shqipërisë më 23 qershor.

 

10 Komente

Dmth partite shqiptare vetem Janulla dhe BE i bashkon lol

edhe ndryshimi i emrit te liqenasit ne pustec u be me 120 vota.

smiley Shulet 

Ska shtet te ne jane te gjithe te shit edhe ky qe kishim pak shprese ju perul janulles . I vetmi politikan jo i shit ne trojet shqiptare mbetet albin kurti.

Edhe Albin Kurti ka per te dale i shit patjeter, s'ka nga shkon, "Si gjithe te tjeret", film Kinostudjo Shqiperia e Re.

Kurti i ka dhene shenjat si i shitur tek Arabia Saudite sepse kerkon te mbyllen arkapijat, plus i shitur tek norvegjezet, dhender ne Norvegji, ka marre per grua kusheriren e dyte te Per Gyntit.

 

Pse s' thua ! Dhe " shpresa e fundit " qenka mollukrepsur me kusheriren e dyte ...te atij Guntit ?
Po ca flitet keshtu ore njerez, nje pesh pupel kontrapedal, e beni drerin e shpreses ? Nuk ka me te shitur e te pashitur! Vendet e vogla, ne keto rrjedha vasale, do dirogjohen prej ....matrioshkash !
Albinleshi. ...,

Grave normal qe do jemi vasale te dikujt se jemi pak.... po jo vasale te greqerve dhe serbeve. qe kane 100 vjet qe duan te na shfarosin, po ja bej hallall te ishim vasale te amerikes ose gjermanise, problemi eshte qe kto mostrat serbo greke nuk na duan as per vasal thjesht na duan te vdekur. Dhe me ka ardhr ne maje te hundes me peruljen qe bejm ndaj ktyre injoranteve qe nuk kane as çerekun e kultures tone (e di qe eshte e veshtire ta besosh) po i kam vizitu te dy vendet. Ne shqiptaret nuk ja dime vlerat vetes kemi te kqia boll por kur vjen puna per te qene tolerante ndaj fese dhe minoriteteve jemi me mijra km larg ktyre mostrave dhe jam shum i zhgenjy nga komuniteti ortodoks shqiptar qe vazhdon dhe pranon te kete si udheheqes shpirteror ate gjarper qe fton edhe djaj serb ne kishen e nolit.

Ja mathi per Berlin ,shoku.Pune shume, thone,s'kishte faj.
Ne progresraport,nder te tjera,nihej progresi i bame ne luften kunder krimit te organizum.Heu! T'a kete ba dhe kte ky karteli yne i droges. smiley

“Guvernë s’kemi; parlament s’kemi; gjyqe s’kemi; arka është e zbrazur; miq s’na kanë mbetur; armiqtë përgjojnë. Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer çandat ministeriale janë të kënaqur.”

-Konica, 1924.

 ... Rrofte Ripjellja rrofte, dhe Shqiperia perparofte.

Kujdes! Edhe mbas gerdecit u bene bashke... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).