Mungesa e besimit të shqiptarëve tek politika, institucionet dhe tek shteti në përgjithësi, ka krijuar një gjendje të përgjithshme mosbesimi në shoqërinë shqiptare. Sipas perceptimit tim, ky mosbesim po forcohet gjithmonë e më shumë midis individëve, brënda sektorit privat, si dhe midis sektorit privat dhe atij publik.

Kjo gjëndje e përgjithshme mosbesimi, ka ndikim të drejtpërdrejt në ekonomi. Transaksionet financiare bazohen tek kontratat, të cilat kanë vlerë ligjore. Por mungesa e besimit tek shteti, i cili shërben si rregullator në këto raste, do të ndikojë edhe tek vijimësia normale e ekonomisë. Kjo ka prodhuar edhe mungesë besimi midis entiteteve private apo midis individëve.

Mosbesimi po ndikon edhe tek paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar klasën politike. Sot, shumica e shqiptarëve shprehen skeptikë ndaj çdo individi apo force të re që mund të përfshihet në politikë. Alibia që përdoret rëndom është se të gjithë janë njësoj. Kjo alibi është një nga ushqimet kryesore të klasës aktuale politike, që e përdor atë për të ndejtur gjallë. Kjo alibi është një nga arsyet kryesore të këtij ngërçi ,në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare.

Në ditët e sotme janë të shumtë shqiptarët, të cilët ndihen të revoltuar ndaj klasës politike dhe ndaj veprimeve të saja të përditshme. Arsyeja se pse vazhdojnë të jenë kaq apatikë është mosbesimi tek njëri-tjetri si dhe mosbesimi tek diçka e re.

Si mund të rikthehet besimi tek shqiptarët? Në kushte normale, rikthimi i besimit në një shoqëri, është detyrë e shtetit. Por ne jemi në situatën, ku shteti është shkaku kryesor i kësaj gjendje, madje, siç e shprehëm edhe më sipër, përfiton nga ajo. Mendoj se hapi më i rëndësishëm që duhet të bëjë gjithësecili prej nesh është zhveshja nga përkatësia politike, pasi në Shqipëri partitë nuk përfaqësojnë shoqërinë. Ata individë që pretendojnë se x apo y parti është më e mirë se tjetra, të mos perpiqen t'i gjejnë justifikim vetvetes për këto parti, është ajo që duan politikanët këtu në Shqipëri! Të gjitha njesoj janë! Është e kotë të haxhohen energji për njërën parti apo tjetrën. Mendoj se në Shqipëri partitë janë thjeshtë disa organizata kriminale, të cilat ndajnë pushtetitin politiko-ekonomik midis tyre, në kurriz të qytetarëve.

Mungesa e besimit që kemi krijuar midis nesh do të ishte mirë të orientohej vetëm ndaj politikës dhe parlamentit, që ka brënda përfaqësuesit më të lartë të saj. Në fund të fundit ata janë shkaktarët kryesorë të ngërçit në të cilin ndodhemi si shoqëri si dhe të mungesës së pespektivave dhe mungesës së besimit. Forcimi i këtij mosbesimi ndaj parlamentit, i cili normalisht duhet të përfaqësojë popullin, do të përkthehet në ndryshime pozitive. Si shembull i qartë është lëvizja kundër armëve kimike. Lëvizja ishte thellësisht kundër politikës, kundër partive politike shqiptare.

Forcimi i besimit tek njëri-tjetri si dhe refuzimi i klasës politike do të çojë në mënyrë të pashmangshme në krijimin e një lëvizje gjithëpërfshirëse, që do të rivendoste demokracinë dhe ekonominë e lirë në vend.

http://albaniaunderground.blogspot.com/2014/04/mungesa-e-besimit-brenda-shoqerise.html

 

80 Komente

Nje nga arsyet se pse danezet kane dale si populli me i lumtur ne vitin 2013 eshte shkalla e larte e besimit qe kane tek njeri-tjetri dhe tek njerezit ne pergjithesi.

une them ngaqe jane mbreteri.

Une them nga qe ne shqiptaret dime te kalojme nga Pejetje shume te cquta ne anale te Fellta per Boten ! Me te lumtur kane dale ai fisi qe gjujti Helikopterinmeshigjeta !

Rilindi sikur per Shqiperine ka fol smiley Xhibole po ta bastardojne Derstilen .Ruje Postin !

Ja dhe revolta ludiste.

Forcimi i besimit tek njëri-tjetri si dhe refuzimi i klasës politike do të çojë në mënyrë të pashmangshme në krijimin e një lëvizje gjithëpërfshirëse, që do të rivendoste demokracinë dhe ekonominë e lirë në vend.

 po si te besosh te idrizi qe me thote mua te ulem me kembe ne toke kur kerkoj futjen ne burg te politikaneve te korruptuar. me thote do dhe demokraci dhe e do pa korrupsion.

nejse, mendoj qe kjo menyre e te berit politike do marre fund vetem kur % e votuesve te ulet fuqishem. por kete perqindje e mbajne lart maloku sali dhe drogaxhiu pervers rama me ane te urrejtjes me teper se me programe dhe premtime.  plus qe merr lala gjoni fshatin per krahu e i thote hajde votoni se do kap tendera dhe do hani e pini sa te doni.
http://www.youtube.com/watch?v=DXaYljFyrqQ
mos te flasim pastaj per blerjen e votes etj etj si kto ndyresi te cilat nuk kane si qellim primar te fitoje njera apo tjetra parti (kete e vendos lsi, fuck your vote) por qellimi i tyre eshte % e larte votuesish.

dmth mos votosh per pare eshte me mire dhe me demokratike per vendin ?

Ti flike dhe me xhanar ne gji mer lalsmiley  .Sa te paskan trem ere . Po prit er maro Gjimnazin i here , sa ta moresh vesh qe " nuk eshte aq i zi sic ta tregojne " Vazhdo me oqelleqet e votimeve dhe me Lal Gjonin se ke per ta kuptu cer bohet.... si Profili ndeshjet smiley

na trego si e genjen veten qe korupsioni eshte ok?
mendon qe korupsioni eshte tip takse ne shtetet me ekonomi informale? prandaj e besoni ramen qe ka vetem 3000 euro ne banke dhe jeton me qera? smiley
http://image.slidesharecdn.com/eastvs-we...

Mire thua, €3000.00 ne banke e shtepine e re ne Surrel smiley

ore 1 pyetje; me leje po ndertohet shpija e KM se duket si ne truall te ri ? 

"Forcimi i besimit tek njëri-tjetri si dhe refuzimi i klasës politike do të çojë në mënyrë të pashmangshme në krijimin e një lëvizje gjithëpërfshirëse, që do të rivendoste demokracinë dhe ekonominë e lirë në vend."

Postulati i 5-te i Euklidit.

" ....Kjo gjëndje e përgjithshme mosbesimi, ka ndikim të drejtpërdrejt në ekonomi. Transaksionet financiare bazohen tek kontratat, të cilat kanë vlerë ligjore. Por mungesa e besimit tek shteti, i cili shërben si rregullator në këto raste, do të ndikojë edhe tek vijimësia normale e ekonomisë. Kjo ka prodhuar edhe mungesë besimi midis entiteteve private apo midis individëve...." 

 

Kjo eshte e vertete. 

Ky eshte thelbi i orientalizmit.
Dyshimi, mosbesimi, hilja, etj

Kontrata, marreveshja, ligji, jane terma te pabrendesuar nga orientalet.

ne orient lindi dhe shkrimi dhe feja (e atyre qe mburr ti sot se i merr per burra me kulture te madhe), o shqiptar filozofi. pij ate kafen me nge, dhe mos e vrit koken per gjera pa kuptim per ty.

Wow cfare arrogance.

Po e zhvendos biseden ne kohe. Per te demostruar sa i zgjuar je.

Kane kaluar mijera vite civilizim, dhe rezultatin e dijeve te akumuluara e shohim sot me sy.
Nje rezultat i neveritshem edhe per vete ata qe jetojne ne orient.

mos flit per gjera qe nuk kupton, ta thashe njehere. 

ps: lexo shekspirin ta marresh vesh se çfare ka thene per KONTRATEN, sesi e vlereson ate, e gjera te tjera te çmuara. neqoftese do te avancosh ne jete. ndryshe ne ekonomine liberale te tregut, ose marrdheniet e lira te cilat trumpeton ku artikull KOTI, do ta hash ne prapanice. arroganca ime ne koment do te duket lule.

me kontrata po i zbythin palestinezet, izraelitet, duke u blere token per gjithnje. po me kontraten da na qijne ne shqiptarve keta perendimoret. do na zhvesin nga pasurite e paluajtshme per gjithnje. 

Nese te duket vetja i zgjuar shko boto ndonje liber, e te aprovojne ne ndonje akademi ne perendim.
Eshte bere mode tani, qe cdo shpellar i te tregon edhe vlerat e perendimit. smiley

shpellari je ti, jo une. por aq me mire per ty. bile te kam zili, se nje shpellar ka me shume shance te jete me dinjitet, edhe po te mos kete shume kapacitet.

fatkeqsia fillon kur je shpellar dhe te duket vetja si qytetar, pra kur te rren mendja.

Ku i ke ti kapacitetet? Ca di te besh ndonje gje te vlefshme per shoqerine?

Apo jep mend?

Vetem te paaftet, injorantet qe nuk njohin vetveten, te pasigurtet per aftesite e tyre nuk i kane qejf kontratat dhe parashikueshmerine.
Por duan gjithmone mjegull, kaos dhe tym. Sepse vetem ne tym mund te ecin perpara pa meritokraci, dhe metoda meskine.
Kjo kategori njeh si superioritet vetem forcen fizike, cdo merite tjeter ka pak vlera per ta.

forca fizike eshte merite e pakundershtueshme se eshte e vetmja gje qe mund te MATET lehtesisht (plus i thyn hundet tjetrit dhe i mbyll keshtu edhe gojen). ndersa gjerat e tjera, edhe sikur te ti tregoj me prova une, ti nuk do te mund te mi njohesh, sepse duhet te kesh aftesine per diçka te tille.

sikur vete permende akademi te huaj, apo jo ?

dhe leni nashti llafet e shko lexo, tregtari i venedikut (te shekspirit), po te kesh mend dhe vertet te intereson kontrata (si kusht civilizues shoqeror).

Kur them force nenkuptoj cdo lloj pushteti.

Lere shekspirin, dhe njif veten njehere.

gjeni jam. 

Ika po nuk me rrihet pa ta thone nje si pejetje si gjeni qe je smiley

Kush eshte me i forte Elefanti apo Milingona .

Nje pejetje hapsire per "gjenij " per te vertetuar se te mungojne njesite Matese sepse shprehesh pa U mejtuar si tjetri ose pa pika referimit kur llafos me tjetrin .smiley

Kuptohet pejetje Derstile , jashte debatit tend por me qe me terhoqi vemendjen Forca Fizike ! Tani ne mujtsh me na i shkoqite edhe dallimin midis Fuqise dhe Forces smiley me qe se ke per gje teflasesh ne nje prurje edhe per Faraonin Rasmunsen!

E di si i thon ksaj Pune ???? Ne te Gjyshit i humbem zgjedhjet mbas 8 vjetesh...me vota nuk fitojme dot mo....na duhet nje levizje e re per pinjollet e mi hajdut...zot mo si nashpetoji ajo e armeve kimike....ishte tamom penallti por ne momentin egabuar.

Na myten debilat, servilat dhe hajdutat. Pa harru spiunat...shoku spiuno shokun....

shume dobet perkrahesit e Gjyshit...e lane me 2 kokrra...Epo kur dun ta bojn Gjyshin ene Mret apo Krajl?????

Dil nga korniza

Nuk kam pse. Thjesht perifrazova thelbin e prurjes. Kush jemi ne qe do refuzojme kete klase politike e do sjellim pa  vota klasen e re te munguar politike? Politikanet a rrjedhin nga ne apo jane shtrese e huazuar nga jashte lehtesisht e segmentizuar. Kush me bind qe ti do jesh me i denje se Ristani e Muli? 

Nuk eshte faji jone per mosbesimin ndaj njeri tjetrit pas deshtimit 46 vjecar te frymes kolektiviste komuniste dhe individualizmit ekstrem keto 24 vjet....

 Prurja eshte plagjarizem i ideve te Robert Putnam te cilat mbeten te kontestueshme.

perfundimi eshte sharlatanizem sepse mundohet te zevendesoje qarkullimin e elitave me katapultimin ne pushtet te shokve te facebookut te trajtuar apriori si superior. Dikur kishim Lenken e sot kemi Jozin, .... Ndryshimet nuk vine me katapultizem subjektiv por me Darwinizem.

edhe kjo eshte tamam si Levizja e 5 yjeve, apo te votes se bardhe... qe jane kunder klases politike aktuale, dhe nuk dijne se si ta zgjidhin ket pune.. Edhe ky revolucioni i bardhe qe predikon Rilindasi, aty shpie uje, tek ruajtja e statuquose. Çdo levizje apo ide, e cila nuk te tregon rruget mundeshme te zgjidhjes se problemit, eshte thjeshte nje anarrshi shoqerore dhe nje bullshit i paster.

Rrofte Lubonja me te baraslargumit e vet.!!!

A ka njeri besim nese ka para psh te ndertoje nje hotel ne korce a tropoje fjala vjen , te veje nje lajmerim ne gazeten lokale te marre ne pune nje menaxher vendali qe s'e njeh fare ai te punesoje gjithe personelin dhe ta lere ta menaxhoje pa mbikeqyrje?

@alba
po.

Si shpjegohet qe shumica e bizneseve jane familjare apo punesojne vetem te aferm e te njohur.

keshtu veprojne dhe kinezet ne france apo vende te tjera apo turqit, etj. biznesi i vogel eshte me i sigurte kur e mbeshtet tek te tute. 

anashkalon kontraten. e mbeshtet punen tek mirebesimi dhe bon sensi. patroni eshte po ashtu edhe puntor si te tjeret. etj.

asnje popull ne bote nuk ka besim tek klasa politike e vendit te tij (nuk eshte pra dukuri shqiptare, siç e paraqet problemin artikulli lart) problemi eshte se nuk ka rruge tjeter. pra gjendet ne nje rreth vicioz nga ku nuk ka si te dale.

midis te keqes zgjedh ate me pak te keqin. shqiptaret tregohen me pragmatiket kur e shesin voten. te pakten marrin diçka ne kembim, nga deputeti i tyre.

Eeh, ai popull meriton te zgjedhur qe ka zgjedhur. 

Ose ata te zgjedhur meritojne te zgjidhen Pjer. Ne democracy ti dhe une kemi nje vote, ne Monarki ky problem nuk ekziston. Do kete zgjedhje lokale ne Tirane se afermi, paraja e Kokedhimave majtas e djathtas do Iinvestohet ne kandidatet qe do kene prurje potenxialisht me te majme per ta. Pse cfare behet ketu tek une Pjer dhe grupet e interesit?

Kjo eshte e keqja e sotme TL, se me politike larte, mirren biznesmenet, nderkoh qe biznesmenet duhet te mirren me biznesin e tyre, dhe me politike duhet te mirren njerzit e ndershem qe nuk mirren me biznesin e tyre privat. 

njerzit e ndershem jane me te paaftet. dmth te ishte se ata dinin te benin diçka me vlere, do t'i kish bere vete perendia s'do na e kish neve (pra popllit) ne dore qe t'u jepnim funksione.

dmth Profilo, une qe jam i ndershem, qenkam i paafte  smiley

s'ma ha mendja te jesh i ndershem.

ne belgjike per letrat me siguri do kesh rrejt, psh. te ishe fare i ndershem do kishe vdek per buke ne ndonje cep te shqiperise. 

Sepse pasurimi ne Shqiperine e varfer lidhet me mundesite qe te jep politika, nuk ka ekonomi, nuk ka industry a bujqesi. Prandaj dhe polariteti politik eshte aq I ashper si e vetmja hapesire qe te ngre a te nxjerr ne selamet. Por kjo eshte pasoja dhe jo shkaku sic pretendon autori. Prandaj jam skeptik me te baraslarguarit qe duke pare se politika eshte e vetmja game in town per tu pasuruar kerkojne te ndryshojne rregullat e lojes qe ka plot defekte ne vetvete.

Problemi eshte, sic e thote dhe Lubonja, qe kjo puna e zgjedhjes se te keqes me te vogel dhe shitjes se votes, po prodhon deputete gjithmone e me te inkriminuar. I bi qe pas 4 vitesh te kemi parlament akoma me te inkriminuar.

te inkriminuar ne çfare ?

Qe nga vrases deri ne te korruptuar

ata vrasin me pak nga diktatori. gjithashtu te gjithe politikanet e botes jane te korruptuar, se korrupsioni lidhet me zanatin e tyre. i shkrujta njonit me lart, ne lidhje me ndershmerine, te jete i ndershem nuk behet politikan dikush, nuk merret me politike po me te tjera gjera.

te kerkosh pra politikane te pa korruptushem, eshte UTOPI, per te mos thene eshte te rikthesh edhe nje here diktaturen.

dhe kjo do te ndodhe, neqoftese korrupsioni i madh, behet demtues i zhvillimit ekonomik. pra kur te mos kete me prap buke me honger dhe kaosi te mbizotrroje, diktaturen do ta riveje direkt me qejf poplli. 

Ka imunitet super-natyror Lubonja nga te inkriminuarit sidomos mbas asociamit qe ka ai prej vitesh me tv-klan, makabritetin e pasurimit ne kurriz te popullit shqiptar duke vjedhur qofte edhe parate e brekve te ushtarakeve? Pse individe si Lubonja apo Ngjela nuk fitojne dot elektoralisht?  

Politikanet a rrjedhin nga ne apo jane shtrese e huazuar nga jashte lehtesisht e segmentizuar.

politikanet jane shtrese/klase me vete. nuk kane lidhje me popullin. dhe nuk jane as perfaqsues te popullit. perfaqesojne klasen e administrates shteterore (te te gjithe shkresazhinjve apo si quhen ndryshe te aparaçikve), ata qe paguhen nga shteti. 

ngaqe sistemi nuk eshte autoritar por demokratik, vleresimi i tyre vjen nga vota popullore dhe jo nga vete klasa qe i zgjedh apo ku marrin pjese. dmth ata thjesht duhhet te jene sa me te besueshem, sa me te shitshem, sa me te rrejshem tek populli, per te kryesuar ne ato fare pak vite qe u jep mandati i tyre demokratik.

Ne nuk I kemi politikanet per pak vite por per 24 vjet, ndonese ky fakt ndihmon argument in tend e jo timin mbi shtresezimin. Une shof partiite si klube qe terheqin lojtare nga te gjitha shtresat per tu bere te besueshem ne popull si thua ti kurse n eplanin personal pavaresisht prejardhjes individi e sheh politiken si fushe ku mund te acvancoje ambiciet apo te maksimizoje te ardhurat financiare.

ambiciet me mire i avancon kur vendin e drejton nje njeri apo nje familje e vetme.

kjo dhe shpjegon pse sistemi diktatorial i enverit prodhonte me shume intelektuale ose njerez me mend, sesa do prodhoje ky i sotmi. (po behen 30 vjet demokraci dhe akoma kemi intelektualet e enverit kudo)

imagjinoje veten robot. per drejtimin tend do ishte me mire qe komandat ti kishte nje njeri, apo nje kolegj njerzish ? nje njeri ja merr doren edhe nje makine te dobet, dhe i qit asaj maksimumin e mundshem. ndersa po ti kene komandat e saj shume duar ne te njejten kohe, do e shkaterrojne perpara se te arrijne te bejne diçka me te.

Sistemi diktatorial per mua promovoi arsimim te pergjithshem por jo krijim shtrese intrligjence. Monarkia nga krahu tjeter ka krijuar kushte per promovim intelektual, nderkohe qe fatkeqesisht edhe individet qe drejtonin monarkite nuk I shpetonin presioneve te grupeve te interesit ne ceshtje fetare, militare apo financiare. 

ismail kadareja e te gjithe ata kengetaret e operas dhe baletit qe kemi sot me emer ne europe, ishte frut i sistemit diktatorial. 

asnje person te njohur nuk kemi me, nga sistemi demokratik i sotshem. por te tille nuk ka me as bota, kjo eshte e keqja.

dhe vjen ngaqe popullin e kenaqin kenaqsi te ulta (nje shtepi, nje veture, nje grua dhe dy femije kerkon poplli te jete i lumtur) dhe sot e ka populli ne dore.

Moli me balerinat si Panajot Kanaci ishte te talentuar....gjenij...cfare te duash ti por jo intelektual, sepse diktatura e asfiksonte mendimin e lire, kishte kufizime materiale te dhimbshme, cdo gje ishte e censuruar.

Rastet e tua ngjajne ne rastin me te mire me nje reaksion ndaj apo abnormalitet ndaj represionit komunist. Kurse kategorizimi jot i demokracise nuk qendron sepse bazohesh ne nje Poliarki si Shqiperia e jo nje Demokraci te Konsoliduar. Te ulten ne periudha te caktuara historike e duam dhe e adhurojme here pas here....para ndonje prag Kolapsi.

Ismail Kadareja, e te gjithe ata kengetaret e operas dhe baletit qe kemi sot me emer ne europe, ishte frut i sistemit diktatorial i cili kishte per qellim kenaqsi po aq te ulta sa te sistemit demokratik: nje shtepi (dy dhoma nje guzhine), nje veture (televizor, lavatriçe, frigorifer), nje grua dhe dy femije.

 

enveri ishte IDEALIST, dhe nuk kish per qellim kaq gje, se e kishte me shume se kaq qe ne femijeri te tij. gjyshi im psh ka pas veture (dhe anije) qe para çlirimit.

Po qe per tja fut me gjyle sipas zakonit: edhe qeni im ne kolibe ka qene idealist.

Po flisje per nje regjim (komunist), nuk po flitet per gjyshin tend qe paska qene shofer i Hoxhajve me veture ne Sokakun e te Marreve.

Megjithse ti nuk rri pa pjerdh si pergjigje duke u kap si ku mos, fakti eshte se komunizmi ishte premtim per te mush barkun nje here, kshu na e ka pas mesuar Enveri idealisti materializmin idealist.

 

po flisja per nje sistem DIKTATORIAL. ma gjej fjalen komunist ne ato qe kam thene.

sistemi ne shqiperi ishte diktatorial e pastaj komunist. bile komunizmin nuk e arriti dot asnjehere se eshte utopi i paaritshem. me shume komunizem une gjeta ne france (qe gjoja ben kapitalizmin) se ne shqiperine komuniste te enverit.

si dhe per permbledhje, te mirat sistemi i enverit i ka prej DIKTATURES, ndersa te gjitha te keqiat prej KOMUNIZMIT. dhe ketu ngaterrohen gjindja komuniste e ketij blogu dhe me tej (vet kadareja nuk e ka kuptuar kaq gje, prandaj eshte dhe shkrimtar koti), se te mirat e sistemit te dikurshem ja vene komunizmit, ndersa te keqiat diktatures. kur eshte ne fakt krejt e kunderta.

franca prodhonte te mira, bente art te amdh, kur ishte nen DIKTATUREN e mbreterve te saj, kulmin e arriti me Napolonin, qe e shpalli PERANDORI. sot prodhon vetem lesh bythe dhe po humb çdo vlere, deri kur te plasi fare pas nja ca vitesh. do plasi si jugosllavia.

Vazhdon hedhja e gjyleve me lodra fjalesh duke u kap mbas fjalesh, dridhu perdridhu me monarki, Enver monarkun dhe Zogun Sekretar i Pare i kooperatives komuniste te Burgajetit.

Pa he na trego edhe nje here tjeter (deri tani ndoshta 100 here) qe sistemi demokratik eshte DIKTATORIAL, me ndryshim se diktatori ndrrohet nje here ne 4 vjet.

 

sistemi demokratik siç e tregon dhe vete fjala greke, dmth pushtet i popullit, ose me drejt diktature popullore.

diktature nga poshte, diktatura me e ashper, me e verber, dhe me pak produktive, se populli siç e thashe lufton dhe jeton vetem per nje çape buke.

demokracia ose diktatura popullore e vrau dhe Sokratin, mendimtarin me te madh te te gjitha kohereva. duke e cilesuar "helmues se shpirtit te rinise". 

prandaj dhe s'ka si te kete kadare, nje sistem popullor, se do e vrase. 

shife ate shurufllen poshte, nje mendim kur jep qe e telkalon te sajin, turbullohet dhe e quan pellg blogun. t'ja lesh asaj ne dore gjykimin, mua me vret pa dyshim se me konsideron helmues te enderrave te saja per boten ideale. a kupton apo dhe ti je veç trap forumesh ?

S'do mend qe jam trap forumesh perderisa diskutoj me trapa neper forume qe e mbajne veten per Sokrat dhe flasin marrezira te tilla (mbasi kan thene qe sistemi i Enverit ishte diktature, dhe jo komunizem):

sistemi demokratik siç e tregon dhe vete fjala greke, dmth pushtet i popullit, ose me drejt diktature popullore.

Kjo fraze eshte reminescence e fjalimeve qe Enveri i mbante shoferit te vet,

Bejne  "muuu" arsyetimet me paterica mes ketyre komenteve!  Ncncncn sa shume paska rene niveli i debatit ne kete pellg!

Ika tshof qept e njoma nbahce per sonte ndarke una Alidea....mkan pru nje raki me shishe cocacole qe e bo ruzin mo. Po iki pa merak se po tle tye te ngresh niveletsmiley

Tironco  ti nuk komenton me paterica shkurt nuk e kisha per ty. Po puna eshte se debati kerkon te pakten dy qe shkembejne ide, ndaj dhe nese ti je ok nese tjetri e con argumentin ne shterp nuk ke ca ban. Vetem nuk  bohet dialog.  Ika tashti dhe un te shijoj pak manhatanin smiley

e ke me mu se me dashuron gjthnje heee ? smiley

ne fjala manhatan dmth = mutin t'na hane  

Mbasi e bete edhe ju nje bajge ne pellg, duke i ngritur nivelin, shkoni te shijoni qepe manhatan, sepse pa ngrene nuk behen bajga te tjera.

 

http://www.youtube.com/watch?v=RwUGSYDKUxU

me gjithe tekst brenda. smiley

s'ka zgjidhje tjeter. ceshtja eshte vetem tek rruga si do arrihet kjo: ndergjegjesim direkt, apo do i biem gjate nga krizat per t'u ndergjegjesuar pas tyre. duke pare tere forcen e skepticizmit vetem ne kete teme, them se krizat jane me afer se c'pandehin skeptiket e kesaj zgjidhjeje.

Meqe me "frymezove" ja dhe patericat qe flasin vete (ke plot defekte te tjera ne menyren si gjykon po hajt krasita ate qe ben muu) : 

"e ke me mu se me dashuron gjthnje heee ? "

"enveri ishte IDEALIST, dhe nuk kish per qellim kaq gje, se e kishte me shume se kaq qe ne femijeri te tij. gjyshi im psh ka pas veture (dhe anije) qe para çlirimit."

"kjo dhe shpjegon pse sistemi diktatorial i enverit prodhonte me shume intelektuale ose njerez me mend, sesa do prodhoje ky i sotmi. (po behen 30 vjet demokraci dhe akoma kemi intelektualet e enverit kudo)

"ata vrasin me pak nga diktatori. gjithashtu te gjithe politikanet e botes jane te korruptuar, se korrupsioni lidhet me zanatin e tyre."

"njerzit e ndershem jane me te paaftet. dmth te ishte se ata dinin te benin diçka me vlere, do t'i kish bere vete perendia s'do na e kish neve (pra popllit) ne dore qe t'u jepnim funksione."

"forca fizike eshte merite e pakundershtueshme se eshte e vetmja gje qe mund te MATET lehtesisht"

po dhe pastaj ? 

çfare ke kundra SE-ve ti bullica ?

Tani problemi qendron ketu , ky emrin kshu e ka pas gjithmone apo e ka nderru pas 23 Qershorit .

Ja , dashje padashje u bona dhe une pjese e pellgut , jo se nuk kemi qene ....

Kshu e ka pas gjithmone

smileydhe vjen ngaqe popullin e kenaqin kenaqsi te ulta ? (nje shtepi, nje veture, nje grua dhe dy femije kerkon poplli te jete i lumtur) ... dhe sot e ka populli ne doresmiley

Ne fakt ka shume  llogje me fraza te fryra sa te duket sikur njerzit para se te flasin detyren kryesore e kane te 'fryjne bulcite "

Po kjo me siper jep nje pamje te thjeshte Reale  brendise se nje shoqerie te organizuar duke i hequr Citatet tip Lin Biao qe e mbyllin .Populli e ka ne dore ...smiley po gjithsesi profili i shkruan dhe Here Tak Tuk Tiku i pUrgjigjet smiley

Problemi eshte se kjo qe ndodh eshte Vendosja ne bazament e nje prej shtyllave me te rendesishme qe mbajne ne kembe shoqerine .

1 Zjidhja e ankeses .krahas 2 .-Trashegimise .

Te merresh pastaj me gomarlleqe si humbja e besimit  ( term  propogandistik ) e te tjera shprehje letrare si i barzlarguar Xhibist , do te thote qe s'kupton asgje se cfare e mba nje shoqeri ne kembe .Nuk ka shoqeri njerzore ne Bote qe te mos zhvillohet nepermjet ankeses dhe cfaqjeve te saj ne Teren duke filluar nga me e thjeshta Intervistat rrugeve e deri tek Protestat Paqesore apo te Dhunshme ne ekstremin e tyre me Levizje te Armatosur prej nga dalin edhe LideRRet ! 

. Tani kjo kategoria e Lopeve te barazlarguar mund te sajoje lloj lloj fantazish se germat e nje AlfaMbeti ato jane dhe kushdo qe  zotron nje AlfaMbet mund te sajoje dicka , por gjithmone duhet trajtuar si nje kategori Amorfe pa Hyrje dhe pa dalje

" .....forcimi i besimiit tek njeri tjetri ..." , mendje Rilindi pej Kelmendi..
E cile qeka fryma , shtysa qe do na rritka besimin tek njeri tjetri, o pej Kelmendi? Jezu Krishti ....Te gjitha shoqerite jane kontrsdikte me funksionaret shtetrore, te zgjedhurit neper rrugen ku zgjedhesit perjashtohen.

Une e di qe eshte nga Tirana. 

Nejse, nuk e di pse disa perqendrohen te sulmojne individin, kur nuk kane argumenta per shkrimin.

Ai ta ka bere verejtjen, diku ne fjaline e dyte.

dashuria grava, dashuria.

apo u ke thene njerezve te dashur ti: kjo eshte kushtetuta ime, ky parlamenti im dhe keto rregullat e mia?

J.Krisht" ..Armikun tend ...duaje ! " por i dashur filan, ne 2000 vjet ...e kacafiu , nuk ju arrit.Ka fitu urrejtja !

te jetoja akoma ne te shkuaren, nuk duhej te isha ketu e te shkruaja per dashurine. do vazhdojme akoma me budallallekun e te shkuares apo duhet te clirohemi prej tij dhe te perjetojme dashurine ne te ardhmen?

Ate qe nuk kupton Profili oriental, eshte Besimi te rregulli, kontrata dhe ligji.
Meqe shoqeria eshte e korruptuar dhe e inkriminuar ai qe lufton per ligjin dhe rregullin eshte budalla sipas Profilit sepse nuk fiton. Sigurisht nuk fiton kur je miop dhe mosbesues.
Miopi dhe mosbesuesi zakonisht nuk i njef te drejtat e veta, e si pasoje nuk ka guximin dhe diturine per tu perballur me ndershmeri
Per te drejtat e veta. Keshtuqe e shkelin me kembe me te fortet dhe ai te shkel me kembe nese gjen rastin te kete pushtet.
Edhe ne shqiperi sado qe duket kaos, ekziston nje minimum sistemi rregullash
Te cilat presin QYTETARIN ti vene ne perdorim. ATE QYTETAR QE BESON TE KONTRATA DHE LIGJI, e jo te Orienti i mosbesimit dhe tymit.

Centauer, a nuk te duket se edhe pss 23 viteve ne kemi i doktrinimin, militantizmin mendjepake, ksenofobine antireformashm, realisht antiperendimore, e me te forten e te gjithave mosperfilljen revolucionare ...ndaj ligjeve !Ai qytetari " qe beson tek kontrata" nuk po duket udheve tona !
Jemi tmerrsisht te determinuar nga historia e jone ...krejt e vecante ..!

Kuvendi  dominohet nga Biznesmane te fuqishem  shumica e juristeve, me part time smiley Berisha Dokle Deputet qe nga 1991!! smiley

Tema

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).