Bëjmë sytë katër dhe ndalim. Shohim sa andej-ketej si në një qytet të panjohur për të pikasur se nga cili drejtim do të vijë ajo. Askush nuk di të thotë ku është godina e Aleancës. Të paktë janë ata që e dinë në Tiranë. Ndoshta vetëm anëtarët e saj. Xheni duket disa metra larg nesh dhe e njohim nga fiziku i saj i imët. E përshëndësim dhe shkojmë pas saj. Ajo do të na drejtojë për në qytezën e tyre “të papushtuar” nga homofobia. Mbase është i vetmi cep i kryeqytetit që s`thur libra të sharash e mallkimesh për ta, mbase ndër të paktat vende është.

Tashmë jemi brenda mureve të Aleancës kundër diskriminimit LGBT. Duket qesharake ta thuash, por duke ditur që shumë njerëz as nuk duan të kenë të bëjnë me pjesëtarë të këtij komuniteti, e dimë se jo çdokush e ka rastin të shkelë në atë ndërtesë. Për shumëkënd ai vend ka ngjallur kureshtje e ndoshta për të janë thurur histori të ndryshme, ashtu sikurse krijohen cdo ditë legjenda urbane për gay-t, lezbiket apo transgjinorët. Prandaj kemi kuriozitet ta zbulojmë atë dhe këdo që është aty. Veç Xheni Karajit, drejtueses së aleancës, na presin disa vajza të tjera dhe  ‘shoku M’. Ai na fton të ulemi në një dhomë që ngjason me dhomën e ndënjes së një shtëpie të zakontë. Veç se në mure janë të vendosura jo 4 apo 5, por me dhjetëra fotografi të personazheve të njohur homoseksualë ose jo në periudha të ndryshme kohe. Diku pas tyre dallon një slogan i vjetër: VIVA LA REVOLUTION!

Të fanitet për një moment Che Guevara, pastaj revolucionarët e Francës, pastaj komunistët.. E fill pas tyre dëgjojmë Xhenin, që teksa na tregon për fillimet e Aleancës LGBT, i kujtohet sesi anëtarët e quanin njëri-tjetrin “komunistë”, për shkak se netëve ngjisnin postera në mure dhe shkruanin slogane, siç ngjisnin dikur trakte komunistët e partisë. Papritur zbuluam dorën e fshehtë që lyen stolat me shumë ngjyra nëpër parqe, ku shkruhet se “dashuria nuk njeh kufij”. Ama sot, ndryshe nga komunistët e parë, askush nuk mund t`i ndalojë këta të rinj të thonë dhe shkruajnë atë që duan. Sot gjithkush e njeh konceptin e lirisë dhe të të drejtave. Shumë shumë, mund t`i injorosh këta zëra që po rreshtohen çdo ditë e më shumë për të proklamuar kauzën e tyre. Por t`i ndalësh, s`mundesh.

Duket sikur e kemi rrethuar Xhenin dhe shokun M nga të gjitha anët dhe do ta minojmë me pyetje. Vajzat e tjera largohen sapo nuhasin artilerinë e rëndë të armatës së gazetarëve në atë dhomë. Gjithkush do të pyesë. Duke na pasur mysafirë në shtëpinë e saj, reagimi i Xhenit është shumë dashamirës ndaj çdo pyetje kureshtare prej nesh dhe përpiqet të shpjegojë sa më shumë. E pyesim për ‘temën e ditës’, 17 majin. Për të tretin vit zhvillohet “Parada e Krenarisë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si manifestim kundër homofobisë. “Vitin e parë ishim vetëm 17, ndërsa këtë herë do të jemi me dhjetëra,” – pohon Xheni. “Duam t`i japim fund diskriminimit kundrejt çdo homoseksuali në Shqipëri, të mos jenë më objekt i paragjykimit dhe bulizmit. Vetëm këtë muaj 4 persona janë larguar të detyruar nga shtëpia sepse familjet e tyre nuk e pranojnë faktin e të qenit homoseksualë. Madje kam qenë vetë prezente kur mjekët në spitalin shtetëror nuk kanë dashur të kujdesen për një prej tyre dhe kanë thënë: “Pse nuk i lini të vdesin?”

17 maj, Parada e krenarisë

“Dolën këta!” “Ah, jane keta te lagjes 17!” “A `ç do bëhen qull sot!” “Këtë punë kanë po hë..” – dëgjojmë zërat e kalimtarëve nën çadra tek nxitojnë të kalojnë kryqëzimin pranë piramidës. Në lulishten aty pranë dallojmë Altin Haziraj. Mesa shohim, Ambasada Pink ka ngritur tenda aty rrotull dhe një podium ku dikush me rëndësi pritet të flasë. Shenja nga ‘çiklistët” e pedalimit nuk ka. Me ç`duket do të ketë dy manifestime të ndryshme nga të dyja organizatat, të cilat as 17 maji, dita ndërkombëtare kundër homofobisë s`ka mundur t`i bashkojë në një. Megjithatë, ne vazhdojmë të kërkojmë edhe të tjerët. Ora sapo ka kaluar njëmbëdhjetën dhe pedalimi duhet të ketë filluar. Çojmë sytë tej drejt Universitetit Politeknik për të dalluar ndonjë shenjë prej tyre. Me siguri që shiu nuk i ka stepur. Për pak arrijmë para pallatit të Kongreseve ku biçikletat e Ecovolis nisin rrugën. Mushamatë blu fillojnë të lëvizin njëra pas tjetrës. Ndoshta nuk janë më shumë se 30. Dallojmë Xhenin, Kristin, shokun M, ndërsa të tjerët janë fytyra të panjohura. Një grumbull gazetarësh dhe operatorësh ndjekin më kamera paradën dhe çuçurisin me njëri-tjetrin. “Mos kalo këtej nga qendra sot!”- këshillon dikë në celular një nga operatorët që ndodhen aty. Pastaj i drejtohet kolegut të vet: “Mirë i them, se do ta marrë dynjaja për ashtu!”

‘Këta’, ‘ashtu’, ‘të tillët’, dhjetëra etiketime u shtohen çdo ditë anëtarëve të komunitetit LGBT, sikur njerëzit të kishin frikë t`i` përmendnin, ashtu siç murmuritet shpesh ‘qoftëlargu’ për sëmundje apo kushedi se çfarë rreziqesh të tjera. Kaq frikë t`i kenë vallë?!

Pas më pak se 30 minutash, grupi i pedaluesve vjen sërish pranë Pallatit të Kongreseve duke mbajtur hapur flamurin shumëngjyrësh, simbolin e komunitetit LGBT. Shiu i ka munduar dhe ua ka bërë më të vështirë këtë moment që pritej të ishte më entuziast se kaq. E mbuluar nga shiu, me flamurin me ngjyra hedhur krahëve, ajo bërtet në megafon: “Kjo është fitore  e homoseksualëve!”-thotë Xheni Karaj. Pas saj, një lumë përqafimesh vërshojnë rreth nesh. Mushamatë blu lënë çadrat e ylberta dhe hidhen në shi si pas një triumfi të madh. Pak pas tyre, kalimtarët e rastit ecin krejt indiferentë dhe asnjë syresh nuk denjon të qëndrojë për të parë ç`bëhet. Të gjithë strukin kokën nën çadër dhe i largohen syve kuriozë të kamerave që presin personazhin e rradhës..

“SkaNdali që shkaktoi tërmet”

17 maji parashikoi dhe u pasua nga një valë e gjatë thashethemnaje si në media, ashtu edhe në çdo kafene ku ziejnë gjykimet dhe paragjykimet. Vetë anëtarët e aleancës njoftonin paradën e së shtunës dhe të gjithë pyësnin veten në do të kishte apo jo incidente si herët e tjera. Për fat apo falë shiut, askush nuk e mori mundimin të dilte tek “sheshi” për tu prishur festën dhe ndryshe nga vitet e kaluara, efekti i “SkaNdalit” nuk qe zhurmëmadh. Në rrjetet sociale, aty ku ngrihen heronjtë dhe ndëshkohen heretikët vloi zhurma e indinjatës nga disa, dhe e fitores nga ca të tjerë. Në njërën anë protektorët e homoseksualëve trumpetonin lirinë dhe barazinë, e në krahun tjetër fanatikët e fesë dhe frikacakët e “qoftëlargut” reaguan të prekur nga kjo “lëvizje e rrezikshme”. Ajo që duket se nuk u shqetësua fare nga gojët e liga, qe pikërisht drejtuesja e Aleancës, Xheni Karaj, e cila e shijoi më shumë se gjithkush këtë ditë manifestimi duke ia përplasur sysh botës fitoren e saj të madhe. E teksa qeshet me ‘gojët’ që fajësojnë atë për tërmetin e ditëve të fundit, ngazellen çdo gay e lezbike në këtë vend të vogël ballkanik ku çuditë as 3 ditë nuk zgjasin, duke u thënë: “U bëfshim tërmet për homofobët!”

32 Komente

Iku tema me të barazlarguar .Erdhën këta smiley  Stili mbeti po ai herë poshtë e herë lart smiley

Kesaj aleance i duhet me shume radikalizem, me shume dinamizem dhe me pak metoda stereotipike nese deshira eshte aty per te luftuar homofobine.

Asgje e veçante perveçse do acaroje ndonje enverist. smiley Biseksualizmi i tij eshte pjese e natyres njerezore dhe si informacion nuk duhet te instrumentalizohet per te ridikulizuar meqenese do te ishte argument i dobet dhe i ulet kundrejt figures se tij.

S'ka nevoje te ridikulizohet mjaftonj te thuhet qe Enveri gjysmen e jetes e kaloi si biseksual (dmth ja futen ata qe kishin pare, pasunaret), ndersa gjysmen e dyte te jetes e kaloi si monoseksual i virtutshem (dmth jua futi atyre qe ja kishin fut, mori hakun).

Perveç biseksualizmit, pjese e natyres njerzore eshte edhe animalizmi, keshtu ju femen biseksuale (tani edhe me pare) nuk duhet te instrumentalizoni me argumenta te dobet kafsherine e atyre qe vrasin gruan sepse ishte treseksuale, bente seks edhe me gomeret.

 

ne ate kohe situata ishte ndryshe dhe do i ofendonte jashte mase shqiptaret po ta zbulonin qe udhehiqeshin nga nje homoseksual. sot eshte ndryshe dhe pranaj flet keshtu. gjithsesi dhe per moralin e sotem nuk eshte ne rregull enveri pasi me sa thuhet ka qene dhe prostitut. se di ne ka ndonje shtet te emancipuar sot qe te veje ne krye nje homoseksual prostitut.

Enveri ka parashikuar te ardhmen se nese sot ne shtetet e zhvilluara perendimore udhehiqen nga homoseksuale te virtutshem, pa tjeter ne te ardhmen keto shtete do te udhehiqen nga prostituta homo. Kurse finalja e historise do te arrihet kur te udhehiqen nga te tredhur, biles akti i marrjes se kolltukut te presidences do te jete nje goditje me vare boleve te presidentit ne menyre publike. 

Problemi eshte se nuk ka kush t'i maje pishen, po s'ka gje se tani ka kohe qe eshte shpik llampa (ka ec bota perpara), keshtu ka ndryshu shprehja, eshte bere "mbaji llampen".

 

Nuk besoj se situata ndryshon dhe aq nga ajo kohe Edison...

heretik ne e kemi kaluar dhe parashikimin e hoxhes me meten.
jardin si nuk ndryshoka mos ja fut kot tani. smiley

Do kisha deshire te intervistoja nje lesbike smiley

jam kurioz se ca pytje do i rezervoje, Pjer

17 maj, Parada e krenarisë

nashi te qenurit gay nuk eshte dicka per te cilen njerezit duhet te gjykohen ofendohen apo persekutohen.por nuk eshte as dicka per te cilen praktikuesit te jene krenare e te dalin me flamur ne dore si dhendurre me kurore.smileybejeni ate palo pune vellezer e motra gay por neve mo na e tregoni.

 

Respekt per kta si xheni qe vuajne nga injoranca. 

Ps: me ckemi lexuar, sa dashnore te reja shkepte enveri ne jave kta palloshat qe shkrujn ktu si kan pas ter jeten. Inoti gjo e madhe. 

Ua kam thënë prej Kohësh që nuk keni as Këllqe as BYTHË .Vetëm llapën Jashtë . InteliDjence e Tredhur  Mendërisht që kulmi i ballafaqimit u harrin ke Libri Shtëpisë smiley

Por jo shumë për faj tuaj .Kjo është KOHA ! Një  brez Vidiosh ose produkt Show televiziv ku maximalja u përfaqëson Fevzi uturaku me Devizën

Emisionin e drejtoj Unë !

Dhe kështu me të drejtën e Autorit dhe Regullatorin e komenteve del gjithmonë Fitues Anonimi që Lyente kakën me Vija por pak profesor Ols ...smiley

Kjo ishte nga sprovat e fundit për tu Bindur që jeni Komplet Enver Dosjerësh pa përjashtuar asnjërin që i bën qejfin VETES me artikuj .." Kishe bërë një Material "

Ju du FORT sidomos InteliDjentët smiley

 

Nuk zen vend banalitetet per njerin, ... qe nuk e dime prej gojdhenave ! Se nuk njohim asnje shqise tjeter per te pare , ...pervec syve ! Ndaj edhe sharjet per ate qe nuk e duam , per armikun, duhet te jene dinjitoze.Shtypi rreth Pd, ka tre dite qe nxjerr dokumenta me dashnore te Enver Hoxhes..Ca dhe i kemi ditur, ca po i degjojme sot.Por ka nje non sens te madh mes ketyre te thenave.Te dyja bashke nuk qendrojne !

Sa bukurosh kanë qenë këta Bimblit  ....Njërin e vuri edhe zv / Ministër xhaxhi Enver .

Ssa me zell bejne " Jallan shahitin " disa ore ! Urrejtja nuk eshte keshilltare per dituri e maturi !

Me ligjin e vet xhaxhi me duket se hante ndopak burg per perdorim e ... Shtet i forte, as liderin e vet nuk e toleronte. 

Personalisht mendoj qe keto debatet a ishte apo jo Enveri homoseksual apo biseksual jane pa shume vlere. Thjesht si shoqeri "maco" (jo vec ne) e kemi ne kulture qe te qenurit homo apo bi ta perdorim si ofendim per tjetrin a tjetren. Edhe nese ka qene, si e ndryshon kjo faktin qe ishte diktator dhe krimet e tjera kundra humanizmit qe beri?

Mua s'me intereson fare cfare vegle perdorte, por sikur ishte kunder ligjit, te vet dmth. 

Ti thu te bohet Kristi dhe Xheni tip diktatoresh? 

smiley

 

Njeri Enveri e tjetri Mehmeti, ta bejne me short. smiley

nese ka qene biseksual atehere e kane perdorur kete fakt per ta detyruar te bente ca donin te medhenjte. si shantazh. imagjino sa delikate ishte figura e enverit ne ate kohe. po ta merrte vesh populli qe ishte  homo binte cdo gje.

Mire per naten e morem vesh qe ngjisin trakte si komunistet, po diten cfare bejne? Jemi shume te shqetesuar per ditet me diell! smiley

Dhe Marksi i shkrete u nis per revolucion, e perfundoi ... me fuston. smiley

Gati 30 vjet nga vdekja e diktatorit dhe soji i kapterr poet droges merret akoma me bithen e enver hoxhes. 

Dicka me thote qe sado kriminel ka qene ai qen me e keqja jone ka qene ky lloji i kapterrave qe me bythe merrej atehere me bythe merret edhe tani. Ptu pis milet

Let me guess, debati tani eshte tek te "djathtet" qe thone se enveri eshte homosekual, e te "majtet" qe thone e ku ka gje me te mire nga te te q***e Enveri... oh well

Debati, si ne çdo rast tjeter, zhvillohet midis feles (ose koqes) se majte dhe feles se djathte. Ne kete rast u zhvillua midis feles se sumes se majte te Enverit dhe feles se sumes se djathte te tij.

Ndonje me i ditur dhe me i shkolluar vjen rrotull midis dy feleve, dhe meqe ne nje vend de te bjere dhe ai (ose "do t'i bije") me ne fund, shkon sa majtas djthtas, dhe bie pikerisht ne brime. Aty ku duhet. Mbyllet perdja.

Por nuk ka akt tjeter, spektatoret duhet te ngrihen dhe te shkojne ne shtepi. Dhe kjo eshte vazhdim i pjeses, sepse keto gjera ka arti modern.

 

heretik ndoshta ka dhe te rinj qe nuk e kane prekur felen e enverit. apo mendon qe ketu jane te gjithe komuniste te moshuar?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).