Papa Françesk ka njoftuar gjatë meshës së ditës së dielës se do të vizitojë Shqipërinë në 21 shtator për të inkurajuar një vend “që ka vuajtur gjatë nga pasojat e ideologjive të kaluara”.

24 prillin e shkuar Papa Françesku priti kryeministrin Edi Rama, i cili më pas tha për mediat se e kishte ftuar Papën për një vizitë në Shqipëri, "një vend që Ati i Shenjtë e njeh dhe dashuron".

Autoritetet e Vatikanit thanë se në bisedën e Papës me kryeministrin shqiptar u diskutua për marrëdhëniet e mira mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë si dhe për kontributin e Kishës për të mirën e shoqërisë shqiptare.

Imzot Rrok Mirdita: Papa tregoi dashurinë që ka për vendin tonë

Nunciatura Apostolike, në një konferencë shtypi për vizitën e Papës Françesk në Shqipëri, deklaroi se vizita e Atit të Shenjtë vjen 21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Palit II (25 prill 1993), në agimin e një dite të re për Shqipërinë pas rënies së komunizmit.

Nunci Ramiro Ingles theksoi: “Është domethënëse që kjo është vizita e parë e Papës në një vend europian. Do të jetë udhëtimi i tij i katërt ndërkombëtar. Vizitat e tjera kanë qenë në Brazil, Tokën e Shenjtë dhe Kore.”

Ndërsa, Monsinjor Rrok Mirdita shpjegoi: “Kjo vizitë bën pjesë në atë veprimtari të Atit të Shenjtë që quhet udhëtim apostolik. Papa vjen për të takuar Kishën tonë, për t’u lutur me ne dhe për ne, për të na dhënë porositë e Ungjillit. Kur Papa viziton një Kishë gjatë një udhëtimi apostolik, i drejtohet realiteteve njerëzore të Kishës së atij vendi. Pranimi i ftesës është një shenjë e qartë e dashurisë së Papa Françeskut për vendin tonë.”

27 Komente

Welcome Papa Francesku to Albania ne token e Shenjte te Ilyrise smiley

" ....Vizitat e tjera kanë qenë në Brazil, Tokën e Shenjtë dhe Kore.” ..." 

 

Kush e tha qe Jeruzalemi eshte toke e shenjte, se sipas librave te "shenjte" na dalin disa vende te shenjta. Biles shum vende kane vendet  tyre te "shenjta", siç ka dhe Shqiperia psh, ShennaNoin afer Laçit (ne mos gaboj) dhe majen e malit te Tomorrit. Biles keto dy vende jane me te shenjta se Jeruzalemi, po te kemi parasysh sherimin dhe inspirimin qe pesojne njerzit kur shkojne aty, sidomos tek Shennanoi.  

o bo bo bo....ene zoti beso ke rilindja, s'ka si me qen nryshe smiley

me e forta eshte se kryeministri shkon ne qytetin e Durresit, ku nentoka muze qe eshte shpalluar nen mbrojtje me ligj qe vazhdon te jete ne fuqi eshte masakruar si mos o Zot, brenda muzeut arkeologjik te durresit qe ka tre vjet i mbyllur dhe nuk po e hapin dot, dhe çfare na thote???

- do vije papa....

KULMI.....

ksaj i thone me tall trapin...

a nuk kishte vend tjeter ku me fol?

trimi, ardhja e Papes eshte vertet nje ngjarje historike per vendin tone.Mendoj se eshte pare ne shum plane nga ana e politikberjes se Selise Shenjte.Sot, lufta e kulturave, parashikuar nga shum profeci, eshte evidente per Perendimin.Ky vendi jone, si ure lidhese, nuk mund te injorohet edhe me tutje,prej Vatikanit largpames, sikunder burokratet e poltikberjes evropiane kane bere gjer sot.
Pra kjo nuk ka lidhje as me Ramen si individ, as me te kaluaren e te tashmen e atyre vlerave, qe citoni ju , jo pa te drejte.Kujtoj se nuk gaboj, per arresyen e vertete te kesaj vizite !

Eh per ate do vij grava.

grava

kam pershtypjen se nuk e ke kuptuar komentin tim.

nuk kishte te bente fare me çeshtjen e papes. por nuk mundet nje kryeminister te shkoje ne nje institucion qe po i del flaka dhe te merret me te tjera tema.

kesaj i thone stambolli po digjet dhe bukuroshet po krihen.

kishte vende boll ku te behej deklerata.

pastaj, nese do te dalim tek rendesia e vizites se papes, mos harro se tek memedhembja jone, habia me e madhe tre dite zgjat. po ashtu edhe kjo vizite me te gjitha simbolikat qe ka, po aq do te mbaje, tre dite. me pas gjithçka do te harrohet, dhe ne do te vazhdojme me mbijetesen tone te perdtishme...

 

Po te vije sa here te kete qejf kush ka me i thone gjo.

Mos na e akuzon Berisha per komunist smiley

mos na e akuzon per Demokrat deshe me thone apo jo smiley

I bere paraprite muhabetit ti me vrap, ca je o burr smiley

Jam tip qe nuk le shteg per keqkuptime smiley

Keqkuptime mbi qellimet e ndershme te N.M e kishe llafin ti?smiley

Qellimet e ndershme te NM  nuk kane pasur asnjehere keqkuptime sepse kane qene shume transparente dhe te drejteperdrejta , shembuj ? 30 te vrare dhe 360 te plagosur.

Si na qenka shembull i qellimeve te ndersme Gerdeci? Mos hy ne gjynah mor burr se ata qe vdiqen ishin njerez te pafajshem, te paimplikuar.

Mos ngaterro qellimin me pakujdesine , sa per ate qe une te mos hy ne gjynah dhe qe nuk kam hyre , Gerdeci pak muaj me vone votoi 70% per Sali Berishen smiley

Ore Gerdeci te votoje edhe 100% Kjo tregon thjeshte qe jan budallenj. Edhe sikur ti kishin vrare armiqte e Berishes ata para kamerave me kallash, Gerdeci kurre nuk mund ti jepte voten nje qeverije qe lejoi ate vrasje masive njerezish sikur te ishin milingona. Hyn ne gjynah kur permend 30 njerez te vdekur si qellim i ndershem i Berishes. Mbase jo me qellim, por pak rendesi ka.

Me sa po kuptoj ti komentin tim vetem sa e paske lexuar , prape kjo shenje e mire eshte se ka qe edhe nuk i lexojne fare smiley

Ti e dhe si shembull pra jo une. 

Po kape pra i cike pse e dhashe shembullin , e dhashe qe ti te mos u lodhje shume por prape edhe komentin e shtate e bere qe e bere smiley

Po u lodha per ty mor burr jo per Berishen. Per ate pune Berisha ka 97-n me mijra te vdekur e s'e brren ndergjegjia. Me kupton? Ka mision ai, e them me gjithmend, ai njeri ka nje mision te madh ne jete. Une nuk e di a eshte per mire a per keq dhe s'kam per ta dite ndonjehere.... Puna eshte ti mblidhe vet mendjen per ate pune. Gjithsesi nuk kam ndonje dyshim qe s'ke pas nder mend te hyje ne gjynah.

Tregues sinjifikativ se " gerdecaret " jane fix 70 per qind deficente !

Me cfar po lexoj ne media thuhet qe Papa po vjen ne Shqiperi per dy arsye...

1-antikomunizmin "pretekstin kryesor te shkaterrimit te brendshem te Shqiperise post-komuniste"

2- mbeshtetjen e minoritetit katolik ne nje vend mysliman "pretekstin e shkaterrimit te Shqiperise ne opinionin e jashtem nga organet e disinformimit"

Nqs keto te dyja jan arsyet dhe vizita e tij eshte thjesht nje vazhdimesi e dores djallezore antishqiptare e cila e shfaq ne media gjithmone surratin e vertete te shemtuar atehere une si shqiptar (katolik i pagezuar dikur) i them rri atje ku je me mire duke qene pasiv. 

Rrofte populli shqiptar si nje e i pandare.

 

Eshte shume e vertet qe katoliket ne Shqiperi jane te diskriminuare.

Sa here ka ardhure Erdogani ka diskriminuare nje pjes te popullit.

Tani dhe Papa do mbroje katoliket qe jane tej mase te diskriminuare

Diskriminuar*

Gjithashtu nuk duhet harruar qendrimi i Vatikanit mbi pavaresine e Kosoves dhe fakti qe disa objekte kulti perparesojne ne rendesi krahasuar me lirite dhe te drejtat e nje grupi etnik te shtypur dhe te debuar mizorisht. 

Do te veje Papalja ne Tirane, po do ti zemerohet Rames miku i madh Erdogan i Tyrkies dhe ja nderpret ndihmat e medhaja qe Turkija po i jep Armavutistanit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).