Puna e solli të isha në Prizren fundjavën që shkoi. Edhe pse nuk e kisha për herë të parë, më duhet të them që, kësohere, Prizreni më la një përshtypje të pashlyer, veçmasi kur merr dhe e sheh në një raport të caktuar. Thënë me fjalë të tjera me atë që kisha lënë pas, Shqipërinë. Prizreni është një nga qytetet më interesantë të Kosovës dhe, me gjasë, edhe të krejt Ballkanit. Me një arkitekturë osmane, ai shquhet sidomos për larminë kulturore dhe qytetërimore, ku shkojnë e ndërthurren besime e qytetërime të ndryshme: musliman, ortodoks e katolik. Mbi kryeqytetit i rri si kësulë një kala osmane, e cila, ka fort të ngjarë të jetë ngritur mbi ndonjë kështjellë më të hershme të traditës romane, serbe, por edhe të ndonjë pushtuesi tjetër.

Në kontrast me dy qytetet tona mesjetare, Gjirokastrën dhe Beratin, pjesë e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s, që po rrënohen e rrëgjohen dita me ditë në atë limontinë e tyre provinciale, Prizreni ka një gjallëri të pazakontë. Ka gjallërinë e qytetit turistik, por të atij lloj turizmi që pëlqehet aq shumë sot në botë: turizmin kulturor. Ndaj dhe duke qenë të vetëdijshëm për këtë gjë, ata kanë restauruar shtëpi e rrugë të pjesës së vjetër të qytetit, si dhe po restaurojnë hamamin e mrekullueshëm mu në qendër të qytetit, hamam që, siç thuhet, ashtu si një pjesë e mirë e objekteve të kahershme, shkon e ngrihet mbi banjot termale të romanëve të lashtë. Gjithashtu po kjo vetëdijë qytetare dhe kulturore ka bërë që qyteti të mos betonizohet dhe asfaltohet vend e pa vend; fjala vjen, një pjesë e mirë e rrugëve janë shtruar me kalldrëm, duke respektuar traditën, ashtu siç nuk të zënë sytë, kurrkundi, ngrehina monstruozisht të larta, çka nuk mungojnë në dy qytetet tona të lartpërmendura. Por në Prizren, ndryshe nga këtu te ne, mund të hash dhe një pjatë përsëmbari sipas traditës sonë të kryqëzuar kulinare me atë turke, greke, serbe, shqiptare, shkurt e shkoqur ballkanase.

Dhe, veç kësaj, mund të pish një kupë verë vendi që me keqardhje konstaton se nuk ta zënë sytë në tregun tonë, edhe sot e pas kaq vjetësh. Prizreni, ashtu si një pjesë e mirë e Kosovës, sot e gjithë ditën, është një vend ku zor se mund të të kapë syri traumat fizike e psikologjike të luftës së fundit, çka, për dreq, vjen e krijon një kontrast të fortë me këtë nahijen tonë, e cila edhe pse nuk ka pare luftë prej shtatëdhjetë vjetësh, ngjan sikur jeton në një gjendje lufte permanente. 

10 Komente

afer prizrenit eshte nje vend qe quhet vucidol.  prej aty doli djalli qe shkaterroi shqiperine.

Ne Prizren 80 % flitet gjuha Turke.

Ne Prizren i madhi Erdogan eshte lideri me i popullarizuare.

Ne Prizren Hashim Thaqi eshte idol.

Ne Prizren jetojne 10 Serbe.

Ne Prizren ka 28 xhami otomane. 

Ne Prizren ke kebab me te mire ne Balkan.

Ne Prizren Bureki eshte me i mire.

Ne Prizren ke akullore me te mire.

 

Ne Prizren i madhi Erdogan eshte lideri me i popullarizuare.

Ne Prizren Hashim Thaqi eshte idol.

smiley

Nje korigjim i vogel.  Ne  Prizren rreth 10 perqind flasin gjuhen turke ndersa ka edhe shume te tjere qe e dijne kete gjuhe. Gjithashtu pandehmat e tua ne lidhje me Erdoganin dhe Thaqin nuk jane te sakta.

Prizreni, ashtu si një pjesë e mirë e Kosovës, sot e gjithë ditën, është një vend ku zor se mund të të kapë syri traumat fizike e psikologjike të luftës së fundit, çka, për dreq, vjen e krijon një kontrast të fortë me këtë nahijen tonë, e cila edhe pse nuk ka pare luftë prej shtatëdhjetë vjetësh, ngjan sikur jeton në një gjendje lufte permanente.

 

tashi vertet nahija jone nuk ka pare lufte prej 70 vjetesh,  po ka pare nje diktature te eger  dhe nje  (vet)izolim te plote nga Evropi e Bota qe Prizreni dhe Kosova nuk e kane pare, o z.Virgilius.smiley   dhe 50 vjet nuk jane pak, pasi u rriten disa  gjenerata  ne keto kushte,  te cilat vazhdojne ti reflektojne  edhe  sot  e kesaj dite  traumat e kesaj periudhe.. 

gjithashtu, gjate ketyre 50-vjeteve kemi qene ne gjendje lufte permanente, sepse jetonim e punonim si ne rrethim!.smiley   gjithe populli ushtar, tha.    

  perfundimi,  ja ke futur si kau peles me   krahasimet qe ke bere.smiley

Ndoshta kryetaret e bashkise se Beratit e Gjirokastres duhet te takohen me ate te Prizrenit e te mesojne?

Do zoti nuk shkon ne qytet tjeter .

se funmi me eshte duk sic e pershkrun autori, megjithse ishte gjithaq nje nje qytet pa personalitet e jo autentik. ajo cka shqiperia ka me shume eshte relievi e peisazhet e larmishme.

Me një arkitekturë osmane, ai shquhet sidomos për larminë kulturore dhe qytetërimore, ku shkojnë e ndërthurren besime e qytetërime të ndryshme: musliman, ortodoks e katolik.

 

Nderthurjet e leshit, prizrenasit e sotem ne shtepi flasin gjuhen turke, çudia eshte se nese i pyet perse e bejne kete,  te pergjigjen; e kemi per kulture, medemek si ruset e carit me frengjishten nje here e nje kohe..
 
 

Bukur! smiley Me jep deshiren ta vizitoj per rruge kur te shkoj ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).