Deklarata e fundit e patriarkut Irinej, ka nxitur indinjatën e shqiptarëve, kësaj here edhe kundër klasës politike.

A mendoni se klasa politike shqiptare është thellësisht antikombëtare? A mendoni se vetëm urrejtja ndaj kombit shqiptar, mund të justifikojë vjedhjet pa mbarim, krimet, vrasjet, ku shkaktare është kjo klasë politike që na drejton? A mendoni se duhet një demontratë e fuqishme pranë Parlamentit, ku populli shqiptar të bëhet zot i godinës, që duhet ta përfaqësojë, por që për momentin është e mbushur me oligarkë, trafikantë dhe kriminela?

61 Komente

Klasa politike shqiptare nuk eshte antikombeatre.  Problemi eshte shume me banal se kaq: Klasa politike eshte shume e paafte.  Nuk ka as pregatitjen dhe as nivelin intelektual qe duhet per te drejtuar nje vend.

 

Popull shqiptar duhet te mendohet si te gjeje njerez me te zote per qeverisje para se te kerkoje te heqe ata qe jane sot.  Populli shqiptar duhet te kuptoje se duhet pune dhe kohe per te arritur dicka.

 

Kjo pergjigje me erdhi ne mend Ani, sapo lexova pyetjen. Klasa politike shqiptare (e skenes dhe prapaskenes) eshte vertet e paafte per te manaxhuar situaten ekonomike. E keqja eshte se ata as edhe nuk pyesin, nuk ndigjojne.

Po ky Tirona erdhi n jëherë me Parulla studentore me protesta e britma rama IK smiley .Ka tre ditë dhe nuk ka mbritë te çadrat e Qafzezës .Prap do bëjë Protesta ky ?

....pranë Parlamentit , ku populli shqiptar të bëhet zot i godinës,smiley

LefTGOPE paske heq dorë nga zgjedhjet e Lira  u qënke kthyer trimave demokratë të Mamurrasit për dash-arkivol ..  Rrëmbeni armët ! smiley

Ke dhe një gabim aty ..pranë Parlamentit , nuk nënkupton  Zot i Godinës .Më shumë ka kuptimin " të Përmjerim baçen para parlamentit "smiley

Eshte e lehte te flasesh ne kete menyre kur nuk jeton fare ne Shqiperi.

Une qe jetoj ne Shqiperi, jam kunder edhe pd, edhe ps, edhe lsi.

Ne e jetojme realitetin cdo dite, djale i mbare!

Keshtu si po shkon kjo pune, mbase ikim te gjithe ne amerike.

smiley

Tirona, po perse je kunder more djale...?? dhe te jesh kunder te gjitheve, do te thote qe te mos gjesh dot paqe me veten....

ai nuk eshte kunder te gjitheve, eshte vetem kunder politikaneve. edhe une e shume te tjere ne thelb ashtu jane. kush zagaroset pas tyre ne qafe paste veten. smiley

Vjedhje ka patur ka dhe do kete ne cdo vend. Problemi eshte kur nuk ndeshkohen dhe konfiskohen pasurite. Po te konfiskohen pasurite e atyre qe kapen lahen vjedhjet e pjeses qe nuk kapet dot dhe keshtu mendoj qe minimizohen pasojat e korrupsionit deri diku. Por me meten ne krah sikur stonon dicka. Pa llogaritur korrupsionin e rames ne bashki me pare por e zeme se rama rilindi. Po Meta? Po keta deputete te tjere qe po i blen nga PD-ja? Zymte situata.

Per sa ta kete Berisha gjykaten, s'do te ndeshkohen ndonjehere. Shpresojme te behen reformat e te hiqen njerezit e Berishes nga gjykata, se e kane kalbur e qelbur gjithe vendin tone deri ne kete pike.

e zem qe e ka berisha gjykaten/ pse nuk e denoi shpetim gjiken?

eeee, armiku i armikut tim eshte miku im..... Po ta denojne Shpetim mavrine, atehere hapet rruga edhe per te tjeret....

hehehe, ça gallate ka me ju.. dmth Shpetim Gjiken  nuk po e denon Berisha kshu, he..???  

jo joooo, se ja po dalin  pislleqet avash avash..  qeveria po  shet  pylllin e Sodes ne Vlore  pa ja ber syrri tër, sikur te ishte prona e tyre..   ndersa Gjika  qe eshte kryetar bashkie i Vlores  dhe  qe e ka detyrim te flasi e kundershtoj, nuk po ndihet...  po pse spo ndihet Gjika?   -po eshte e thjeshte sepse eshte krye i korruptuar  me dosjen gati  per tu denuar, (por se denojne) pra  e kane ne thes Gjiken..smiley

 

p.s  po qe PS dhe Ed Rama  e dinte shume mire qe Gjika ishte i korruptuar dhe i zhytur ne pislleqe, por prape e kandidoi per here te trete per kryetar bashkie te Vlores, Berisha e ka fajin mo..???

humor po ben?

Booo sa te peshtire jeni ju militantet .... Nga te duja anet.

U be pra protesta, u votua mister 7% i videos kater here me shume. 

Ky popull keta do. 

Ne qe kerkojme dicka me shume, me mire, me, me... duhet te kuptojme qe nuk kemi te drejte t'i imponohemi popllit. Me durim, do ndergjegjesohet poplli. Ishalla s'do jete shume vone. Nderkohe, une s'jam t'u e prish mo terezine.

Te rroje Shqipnia!!!....dhe po s'rrojti, do bejme si do bejme 

Tironso, sa autentike (safi popullore) ishte ajo protesta e armeve kimike, dhe cfare duhet te ndodhe qe nje grup i ngjashem mileti ta kuptojne se rrezik per ta nuk eshte vetem arma e huaj por dhe korrupsioni dhe mbrashtesia e shtetareve te tyre, mbase dhe me shume se armet e Sirise?

Tjetra, po hajt mo se s'po te ngacmoj shume ne kete pike lol ... por ama shpresoj t'i behet pak mesim miletit 'gri', dmth miletit jo-milidele (si ty e pak te tjere ketu qe s'votojne thjesht te parin e tribuse/partise) qe teoria e te keqes me te vogel eshte e gabuar, sidomos ne nje vend ku shteti funksionon me shume per krimin e organizuar (pjese e te cilit eshte) sesa per qytetaret e vet. 

Nuk ka diskutim qe Berisha duhet te ikte dhe qe mileti beri shume mire qe e perzuri (pavaresisht sa shume apo pak u blene votat, mendoj nje % e konsideruar votoi kunder tij parimisht) por ama here tjeter shpresoj qe mileti te kete me shume mend ne koke, te kete pak me shume kerkesa per ata qe i sjell ne pushtet, si dhe te jete i pergatitur qe t'i vere para pergjegjsise (hold accountable) me pas. 

"te kete pak me shume kerkesa"

Te pakten cmimi i votes te indeksohet me inflacionin, thua ti. smiley

Dua te besoj se ka mjaftueshem milet gri qe as e shet voten dhe as voton thjesht per tribalitet milideleist politik, milet i cili te pakten ne rezultate disi te ngushta zgjedhore mund te beje ndryshimin, e mbase mund te rritet si % dhe te beje ndryshimin dhe ne rezultate jo aq te ngushta.

Por qe edhe pas zgjedhjeve ka kurajon te organizohet dhe te vere pushtetaret para pergjegjesise, pavarsisht se kush i votoi ata, se tek e fundit pushtetearet kane pergjegjsi jo vetem ndaj votuesve te tyre por ndaj te gjitheve.

Ajo protesta e armeve kimike dukej vertet nje shkendije optimizmi ne kete pike, te pakten pare nga jashte/larg.

Aty po i merrte flake prapanica, prandaj. 

Gri a jeshil duan vende pune te hane. Pajk. Niks shprese per disa breza. 

PS. Mbas disa brezazh mbase sternipat e Likes te velur nga pasuria i kthehen artit.smiley 

Me duket se i nenvlereson(jme) me shume se c'duhet, sidomos te rinjte. Puna duhet padiskutim, dhe puna do pune/kohe qe te behet, por nuk ishte puna ajo qe i qiti ne proteste; ishte perceptimi i rrezikut.

Po them qe nese mileti e percepton se rrezik s'eshte vetem bomba, ka shprese...te pakten ne teori.

Dhe, s'eshte e thene te kete 1 milion njerez qe protestojne, sic pati 1 milion shuplaka kunder Berishes (sic).

Po vendet e punes te ketyre te rinjve jane me shume ne taven e votes.

E pra ka shkalle rreziku, e para eshte bumja, e dyta stomaku, jane nja 10 vende bosh pastaj vjen plazhi etj. Nga Interneti meqe hiqen ato 100 vendet e para, del dhemokrazia ne dukje.

PS. Hidhu ndonjehere ne memedhe qe mos shkeputesh nga masat.smiley   

Nuk ka shprese Xhibo. Une e Tironsi tjeter menokemi to idhio smiley  

Poplli nuk meno aq gjate. Edhe kur meno, lodhet shume e nuk protesto dot mo. PO do bojm si do bojm, mos u merzit. Look at the bright side. Mo i lodhur se kaq sa eshte sot poplli, nuk ka ku vete, keshtu qe mot me mire smiley  

Jo kunder klases poliike, por duhet protestuar dhe luftuar kunder bandes politike me kryebanditin sali. Po u asgjesua kjo bande kriminelesh, Shqiperia merr fryme lirshem. 

Cfare qenka kjo "proteste kunder klases politike"? Deri ketu kemi vetem kauzen, dmth ata qe drejtojne nuk perbushin pritshmerite e tua/mia. Ne rregull, po a majfton? Ja protestuam, dhe ja ne rastin ideal i hoqem. Po prape te duhet nje "klase politike" qe ne fakt duhet te provoje paraprakisht qe eshte atdhetare, qe nuk perkrah oligarke, trafikante dhe kriminela (referuar pyetjes) etj etj. Duke lene menjane nevojen per mobilizim (kapital njerezor, material, organizativ, mediatik, etj) se po e zeme se i ke, ku jane kandidatet per te ashtuquajturen "klase politike te re" me ndershmerine e nevojshme dhe platforma te qarta qeverisese (ekonomike, ligjore, arsimore, shendetesore etj)? Kjo eshte ndryshe nga protesta "shpresedhenese" kunder armeve kimike. Atje kishte dy alternativa, te vijne armet ose jo, dhe me vendosjen e njeres protesta mbaronte, le te themi ja arrinte qellimit sic ja arriti. Ndersa kjo tjetra ... ncuq smiley nuk mbaron atje, perkundrazi fillon atje ku "mbaron". Qe ne fund fare, ne mungese te alternativave, kjo lloj proteste eshte proces shume-vjecar, hoqem nanon, berishen, heqim ramen, tjetrin, tjetrin duke rregulluar nga pak. Nese do te protestosh, gjej nje kauze tjeter qe mund te funksionoje brenda sistemit, psh protesto qe te caktohen kritere te tjera per kandidatet per deputete (me presion eshte e mundshme te realizohet) ose protesto qe gjyqtaret dhe prokuroret te zgjidhen me vote direkt nga populli per periudha dhe zona te caktuara, ose nga e keqja protesto qe plazhi i divjakes te asfaltohet, po mos kerko proteste qe heq ca karagjoze pa eksperience dhe ve ca karagjoze profesioniste si bepe grillo

Problemi, sipas meje, eshte qe ky vend po behet gjithmone e me keq. Si pasoje do te jete shume e veshtire permiresimi gradual qe pretendon ti. Ekonomia po shkon drejt fasoneve dhe call center, universiteti po degradon gjithmone e me shume, tregtia e hashashit po shton ndikimin ne ekonomine dhe politiken shqiptare. Nese me pare Europa mund ta vinte doren ne zemer dhe ta na pranonte ne gjirin e saj, pavaresisht se ishim cop-cop si vend, sot Europa nuk besoj ta mendoje ne kete menyre.

Une mendoj se nese nuk levizin gjerat, kjo oligarki qe na drejton do te behet gjithmone e me e forte.

Qe protesta do kete, kjo dihet. Ekonomia shqiptare eshte ne rrudhje. Edhe ato borxhe qe merren, shkojne tek bizneset e politikes. Une, personalisht, dua qe keto pakenaqesi te mos gjenerojne vetem alternim midis 3 bandave: pd, ps dhe lsi. Besoj te gjithe jemi te mendimit qe duhet nje force e re politike.

Ti qenke gjib komplet!

faleminderit

ej, a mund te ma definosh se ç'do te thote... gjithmone e me keq...??? sepse te gjitha ato qe ti poshteshenon jane te gjitha perceptime... gjeja me e mateshme jane parate... kur nga viti ne vit shtohen parate dhe malli atehere nuk mendooj se qenkemi keq e mos me keq... Siç thote me siper edhe swedi, natyrisht qe pritshmeriite jane me te medha... por ama qe te gjithe qe ne flasim, jemi poshte dhe nuk dijme se si funksionon shteti.... ne jemi vetem konsumatore te thjeshte te prodhimeve te shtetit, por nuk marrim parasysh, kushtet ne te cilat nje shtet duhet te "prodhoje"... ja te sjell nje shembull... protestat ne Lezhe.... Ti, dhe shume si ti, por edhe si une, kerkojme te punojme, me djersen e ballit, dhe te gjithe ç'fitojme ti mbajme per vete dhe te mos paguajme asnje takse.... atehhere vjen shteti dhe ti merr ato qe nuk ke paguar... ja doli shhteti i "keq".... kur shhteti kerkon te forcohet, ka nje kuptim te siguroje qe populli te prodhoje sa me shume, qe te mbledhe para shhteti sa me shume, qe te shperndaje para sa me shume...ne menyre qe ne pastaj edhe ta duuamm shtetin sa me shume....A eshte ky shteti yne i mirree...??? Kjo vlen te diskutohet... POr klasa politike eshte nje e keqe e domosdoshme... PO te sjellim ketu Makiavelin i cili thote..... njeriu eshte keqberesi me i madh i rraces se vet.... ndaj duhet nje shtet, sado i poshter, apo i dobet, apo dhe i forte per te mbajtur rracen njerezore qe te mos vetshfaroset....

Xhibole ke fillu hyn dhe ti ke ..sa gjynah   Lol Xhibole .

Si nuk mësut njëherë në jet Tuj që me Sikurët e Sikarëve nuk shkohet as tek sqarimpërpjekja e Lubonjës  "me dy të këqija e me tre të mira ".

 Ti duhet të mësosh përfundimisht ta kalosh klasën e maturës pa sikursikaresh.

Jeta shoqërore në këto  sisteme udhëhiqet nga grupime që formojnë atë Klasë Politike që kërkon PUSHTET ! Mos u gënje nga emërtimeti e Berluskonit " Forca Italia " lol xhibole smiley  Kjo domethënë ...

Shtyp ose llapaqenëri kush quhesh edhe zotrote me LeftKopenë e Uturak Fevziun rast pas rasti

Pushtet ku e merr ai që fiton zgjedhjet !

Pasuri që ka brënda Korrupsion po aq sa vullnet për të ndëshkuar ( gjykata )

Ka edhe Dordolec Politik si Nishani SOT që thirren presidentë !

Dhe sa pak o sa pak Polici që duhet të marrësh leje

Dhe qershia mbi Tortë ...smiley

Llogjistë që kalojnë Kohën në Dërstila me imagjinime protestash e probleme fantastësh jashtë Realiteteve . Këtu po je e padiskutueshme si Drejtoreshë sipas parimit të dhelprës " prit se mos i bien Koqet dashit "!

Po e bën PPU-në si fole kalamajsh me këto Pëjetje fëminore pa "lënë një koment aty "smiley Dhe mos ma fshi Më smiley

 

Protestat shqiptare nuk pijne uje...le te mesojne qe kur shkojne e votojne te dine te zgjedhin e jo ta japin voten per dy kile makarona.

Fillon plazhi dhe pak , nga Shtatori fillojme me protestat  smiley

Po me duken si retorike pyetjet e bera. Nejse, te gjitha me te drejte.

Pyetje shume Soriste  smiley

Jam kurioz te di se kush Mjaft Fyle Hollandez advokatos il popoplos ka do te dali ne proteste tani  ?????????

Ti qe e paska shtruar kete pyetje te paska hip keq ne mendje per protesta. Protesto or mik protesto se dy te rrahura te bejne dem dy apo tre protesta asgje s’te bejne (pervecse mund te te bajatosin deri ne merzi dhe protesten si menyren e fundit te reagimit qytetar). Tani pyes une, ti i ke konsumuar te gjtha menyrat e tjera qe te ka ngel protesta? Dhe, a je i sigurt qe ka shume qe e mendojne si ti? Dhe, me e rendesishmja, cfare alternativash parashtron?

Bashkohem me Sweedin se ne fakt nje shoqeri nuk zhvillohet me dy dite as me dy vjet. Protesta nuk behet on-block kunder klases politike se ne fund te fundit per mire a keq ti dhe ata te tjeret qe jetojne ne Albanié i keni zgjedhur (me vote te lire madje). Duhet reaguar per shume gjera jam dakort. P.SH. Fevziu kishte beren je shkrim tek Panorama (ne pergjithesi mendoj qe eshte thjesht gazetaruci b@thlepires i rradhes, po nejse) ku me te drejte krahasonte nivelin e intelektualitetit ne parlament ne 24 vitet e fundit. Dhe gjente nje renie te vazhdueshme. Kete ja keni borxh dy strategeve lexhendare qe ti dhe te ngjashmit e tu mbeshtesni . Nese keni b@the kerkoni te ndryshoje kjo dhe sistemi elektoral i mendrosur qe arriten te instalojne.

P.S. Dhe gjithe keto lakrat qe doni te shisni, (jo po jam kunder PD, PS, LSI) nuk jua ble njeri kollaj. Ne rastin me te mire perpiqesh ti biesh ne sy ndonjerit prej ketyre te fundit se nuk do futeshe tek peshku vetem per te bere komente per thirrje per protesta, (shiko me poshte pyetjet qe shtron ose ndaje mendjen or mik se cfare do dhe per cfare do protestosh). Se sa per protesta eshte njoni qe ka zbuluar “magjine” e fcb dhe ngeli ne internet dukle thirrur per protesta.

Pyetje

A duhet protestuar kundër klasës politike në shqipëri?

Pyetje

A e mbështesni protestën studentore?

Pyetje

Çfarë do të bëni nëse nuk e marrim statusin e vendit kandidat?

 

Protesta eshte forme e reagimit. Ne nje shoqeri ku nuk respektohen ligjet, ku nuk ka drejtesi, protesta eshte forma e vetme e mbetur. Per sa i perket lakrave, keto 'lakra' i bie qe po mundohet t'i shese shumica e rinise ne Tirane!

Protesta eshte per momentin e vetmja mundesi qe ka ky vend per te ndryshuar. Rast i studenteve qe protestuan kunder masakres qe kerkon te beje qeveria Rama ndaj universiteteve eshte shembulli me i mire. Madje Rama ne kete rast po mundohet te mbaje ne kembe universitetet e ngritura nga vete Sala.

Ne rastin me te mire ti kerkon te vazhdojme te degradohemi si shoqeri nderkohe qe jep mend nga jashte!

 

Ej, mos je ti nga ata çunat e gocer e partise se Rinise se atij Dritan Brokajt...??? Se ai eshte kunder te gjitheve, sa per demagogji, se kur nuk e futi Rama ne koalicion shkoi e u bashkua me Berishen, megjithe nekrologjine qe i bene...

Te jesh kunder politikaneve shqiptare sot eshte me se racionale. Ti qeke akoma me arsyetimin qe cdo njeri eshte me nje parti! Si puna e nje gruje qe i thoshte atyre qe protestonin per korsite e bicikletave: "Po ju LSI ju ka mbledhur?" smiley

Poshte qeverija!

Rrofte Amerika!smiley

Amerika esh si shpirt

Rrofte shqirti, atehere.smiley

Nuk duhet protestuar, duhet prostituar

sapo dha fiksi grevistet e mbetur qe tregonin se ca hanin, byreke, tost, gjys pice...smiley Foli me gazetarin njeri dhe i tha gazetari se ca donte t'i sillte. Kerkoi tost. 

Tost kerkoi? Po si s'kane turp keta njerez!

P.S. Cfare eshte tost?

gjeja me e lire e mundshme ne nje fast food

 Klase poltike  ne shqiperi nuk ka sepse nuk ka as klase puntore as klase fshtarsie, per cfare klase politike behet fjale, o tiran tirana jon?! smiley

Jo. C'do popull meriton qeverine qe ka. Sipas kokes edhe festen (kapelen)..smiley

Ne rastin me te mire ti kerkon te vazhdojme te degradohemi si shoqeri nderkohe qe jep mend nga jashte!

Rujna zot, jo. Po ju (ne) te degradum jeni or mik, kush po ju thote te kunderten. Une u habisa vetem me faktin se pse gjithe ky zell i nje anetari te ri peshkut per protesta. Na paska hik per lesh shoqeria deri tani per kaq pak gje.

Personalisht sic edhe te thashe me siper, nuk jam kunder protestave, protestoni e nxirrjani zine. Dhe te them te drejten pajtohem me protestuesit per ligjin e financimit te arsimit (kjo ndodh se ato universitete e shkolla private nuk mbine thjesht si kerpudhat nga lageshtia por u hapen nga klika ne pushtet duke filluar me Argita, Like floriri, te "djathte" e "sallakas" kudo si ndodhen). Por dhe protesta ka nje qellim dhe mase or lum miku se nuk shkon vetem te protestohet, dikush duhet dhe te mendohet e te jape alternative e kjo nuk eshte domosdoshmerisht vetem qeveria e parlamenti i l@shit qe ka ne Albanié. Prandaj jo vetem protestoni por eshe mendoni ndonjehere nese nuk doni te ngeleni te degraduar.

Ja keshtu! Tani kur do jete protesta e rradhes?

E perkrah mendimin tend. Ketu tek ne ka nje mije e nje arsye per te protestuar dhe mund te japesh edhe alternativa, por problemi eshte qe nuk te lene te ngresh koken, te denigrojne, mundohen te te perfshijne brenda vorbulles se tyre.

Mua me bezdisi paragjykimi yt ndaj nje personi qe thote se eshte kunder partive qe sot bejne ligjin ne Shqiperi dhe qe e kalove muhabetin sipas retorikes banale qe behet ketu tek ne. Mendimi i sakte nuk duhet te baltoset me sulme personale!

Shqiperine ne 92-n e dorezuan pa kushte. Njesoj si ja bene osmallinjte ja bene edhe BE-istet ketij vendi. Llumi qe perfaqeson shqiptaret sot eshte llum i parapercaktuar me kujdesin me te madh! 

Kush ka ndonje pik dyshimi le te shoh sic e kam perseritur 100 here ketu qe kuvendi shqiptar me unanimitet te plote ka votuar vetem ligje anti-kombetare deri me sot!!!! Mjafton 1997-a dhe 2009-a.... te dyja here te dyja partite kryesore luajten rolin e ATYRE* per tja futur popullit shqiptar sa krahu.

 por problemi eshte qe nuk te lene te ngresh koken, te denigrojne, mundohen te te perfshijne brenda vorbulles se tyre...,.

Me që e paske kuptuar kete duhet te kuptosh edhe perse ben Pyetje fluturimpreshiste . Dhe që ta ndryshosh Çfaqu .Organizo protestën e parë Revolucionare .Dhe po nuk të dëgjuan bashkëpuno me LefTKopenë " Në nuk kini armë gjeni ...."

Pas temave me sumsa është e çuditëshme se çfaqen të  " barazlarguarit " U bënë shumë kohë me variante të ndryshme . Xhibolen e kini si xhupkuqe .Gjeni një tip "Gjinishi " afroni grupet e barazlarguara , revistën Përpjekja e kini , dhe bashkohuni e formoni Partinë e "baraz-baraz " ,  jo domosdoshmërisht të ngjashme me Partinë e të Tredhurve Mendorë me seli në kanada , që është kandidaturë për pak sa më Vonë !

Mendoje dhe njehere .Pa  ata  "Jashtë" nuk harin dot gjëkundi ..se dhe për aq sa ke zë e flet e ke nga këta "jashtë " ..lol xhibole !

Dhe meqë huazon nga të thënat e të Jashtmëve  " Protesta Qytetare është shpirt i Demokracisë " shif njëherë edhe me Gjëmbin të gjeni ndonjë Qytetar që të ketë mënd mi grykë , jo të hedhë Parrulla koti smiley

Duhet ndryshuar sistemi elektoral!!! kandidatet duhet te bejne primaries , pastaj te votohet tek e tek  ne zona per deputetet individual e jo derr ne thes per nje liste partie te caktuar nga kryetaret e tyre.dikur kishim nje njeri vete ali vete kadi qe merrte vendime per 3 milione shqiptare tani kemi 3 te tille.

Une them se PO duhet protestuar. Per nje arsye te vetme, vjedhjen e votes. Ty or mik te vidhet vota. Aty eshte zanafilla.

Juve s'keni pse na i vidhni, ne jua japim (shesim) vete - do thonte Beluli.

... , ne jua japim vete ...

Pse Beluli? Ka personazhe te tjere ne blog qe do ta thonin kete me me teper arsye se Beluli, biles e aplikojne dhenien pa ja kerkuar konkretisht, ndersa Beluli nuk ka ç'te na jape, dhe ne nuk kemi çfare t'i vjedhim ose marrim.

 

zanafilla eshte ne vjedhja e shpirtit duke e burgosur ne vote. ty or mik nuk te merret shpirti peng e te barazohet me nje vote per diktatorin e rradhes. 

nese duhet votuar, duhet votuar vetem nje nga alternativat e mundshme me te mira te zgjidhjes se nje problemi, jo njeriu apo grupi i njerezve qe duhet te zgjidhin problemet. nje njeri i vetem, apo grup i pjesshem i shoqerise nuk mund te garantoje - me gjithe deshiren e mire - horizontin e gjithe shoqerise.

per kete ia vlen te protestohet. nese eshte e lodhshme neper sheshe, mjafton te protestoni heshtur duke mos shkuar ne votime per persona.

Nuk na e mban nga bilbifryresat   smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).