A mendoni se kryeministri ishte vetëm një fryrje mediatike, por që ashtu si kryeministrat paraardhës, është kokë e këmbë mafioz?

43 Komente

Absolutisht Jo.

edhe pas tentatives per te sjelle lendet kimike akoma mendon qe jo?

Edi duhet te dale ne fushe te mejdanit e te perleshet me kriminelet e vertete Jo me adi krasten.nese s'mundet ta beje te hiqet menjane e te mos i caje bythen popullit shqiptar e te huajve me leksione mbi europen.

smiley edhe mundet, te presim edhe pak te mbushin vitin, per te dale ne nje percaktim me te sakte. 

E ke pare se c'thote o pjer :nuk i dihet statusi me kete BE.pra nuk eshte faji yne qe s'po qeverisim vendin tone mire por i BE qe na diskriminon.

Ke ndonje link per kete gje Alba2265

Fllucka e Edit u cpua qysh ne 2009. Eshte e kote te vazhdojme te diskutojme. CROKODIL!

ate adi krasten mo...s'e duroj dot fare. ca o ky televizion agon..akoma s'ka falimentu?

"Thjesht" eshte ndajfolje i/e nderuar. Shkruhet pa "ë" ne fund (jo si mbiemri "i/e thjeshtë).

Po ashtu: nje flluske sapuni, nga e cila del nje mafioz, as eshte pare e as eshte degjuar. Nuk del asgje nga nje flluske sapuni. A e hengrem sapunin per djathe, don te thuash ti.

* Fjalet jane te rendesishme, sic kemi thene.

e korrigjova smiley

Edhe dicka tjeter: shkruhet 'do' dhe jo 'don' (meqe fjalet jane te rendesishme).

smiley Dobare...

prape ti...

avokati nuk flet kot, e kemi perserit kaq here sa nuk ka nevoje per vertetim kjo. Po sillesh si E. Hoxha thote

Dmth opsionet per Ramen jane ose flluske sapuni ose mafioz, s'ka tjeter? 

Kjo pyetje quhet 'loaded question', eshte si te pyesesh: A eshte "tirane" nje nofke/njeri pd-militant qe hiqet si i baraslarguar per te fituar kredibilitet ne sulmet e tij kunder Rames, apo eshte thjesht nje fluske sapuni?  

Dmth pyetja s'i le opsione subjektit per te qene dicka tjeter perpos dy opsioneve negative te cilat i parashtron 'pyetja', pasi s'eshte pyetje mirfilli...ose sic thoshin qemoti 'e ke pyetje apo diskutim'? lol

Por, nese keto ishin patjeter dy opsionet e detyruara per te zgjedhur, tek dyshja bashkeqeverisese mafiozi eshte Meta dhe fluska eshte Rama...pothuajse njesoj si tek dyshja opozitariste e PD-se ku (akoma) kryetar-mafiozi eshte Berisha dhe kryetar-fluska Basha.

Te gjitha opsionet jane te hapura.

Nuk u ngop me pëjetje Tirana  smiley

Akoma nuk na ka thënë ku kanë mbërritë protestuesit e Universiteteve , as kur do rifillojnë Grevën e Urisë të masakruarit e aministratës , as deri ku kanë vajtë Urraganet e Protestave Rama ik me studentë ...e një vandak pëjetjesh të rëndësishme për të ardhmen e Demokracisë në Shqipëri pas artikujve me Tmerre e Frikë të babait të të barazlarguarve ..!!!

ja tani ..pa mbaruar ndeshjet në Grupe e hapi kopshtin me parashkollorë ...

Provoni kalamaja ...Pëlcasin flluckat me ujë e sapun apo janë nga lloi i ri që muk pëlcasin kur i prek smiley

Si zakonisht do provojnë ti Pëlcasin kapter Ramiu dhe  ??? ..po po na qënka fut në grupin eksperimentues edhe Alba me zamete shumë ...me pjesë të rrumbullakosura smiley

kur ishte ne opozite fajin e kishte saliu.tani e ka BE.sikur te harxhoje me pak kohe duke u bere leksione europianeve se cfare eshte BE dhe me shume duke qeverisur vendin ndoshta do te na pranojne ne BE.smiley

Ka gje ndryshime ne regulloret e PPU-se? Pra, mund te besh pyetje pa kaluar ne siten e adminit? Apo ka filluar vapa?

po pse kaq i ndjeshem o berber? kryeminister e ke, s'e ke baba

Po jo mer Br3 nuk ka lidhje fare me ndonje qejfmbetje, por me budallallekun e pyetjes. PPU-ja nuk duhet te bjere ne keto nivele te ulta diskutimi apo perceptimi. Ja, prandaj pyeta nese eshte hequr kontrolli ne berjen e pyetjeve nga adminat e PPU-se. Nejse, por sot ishte mjaft vape. 

Nese pyetja te djeg nuk do te thote qe kemi te bejme me nivel te ulet.

thote sheme kuazi berberi:

Pra, mund te besh pyetje pa kaluar ne siten e adminit

Mire qe temepruresi, nuk e thote troc"gabim qe hoqem ....qafthyerin "!
Edi Rama, praktikisht eshte nje vizion i ri i te berit politike.Mejdani shqiptare u lehtesua prej zhurmuesit !Ndaloi thellimin e metejshem te ndarjes jug veri!Beri qe politikbersit evropiane, te mos e shofin Shqiperine si vend te sherreve edhe pse sherrxhiu vazhdon avazin.
Ne kushtet e arkes bosh , lene trashegim prej nje kryekusari, mundi te rikuperoje buxhetet, per te mos rene vendi ne kurthin qe kish parapregatitur keqberesi, skenarin grek te falimentimit te shtetit.
Vuri ne hudut doganat nga ku rridhte panderprerje kontrabanda me strktura te sofistikuara te ish qeverisesave.
Eshte duke perjetuar nje hutim prej grackes djallezore te ishit, me gjoja kauzen antidroge.Synimi i te ciles eshte rritja graduale e pakenaqesise publike sepse faktikisht eshte trefishuar numuri i ceshtjeve penale, ne gjykime, per drogat, krahesuar me perjudhen e ishit. Ishi po ben sikur droga tani plasi, kur e tere perjudha e tij pati krijuar "bujqesine intensive te prodhimit drogave" angazhuar ne te pjesa me vitale e shoqerise, rinia.Eshte e vetmja shprese e ishit per ta rrezuar Edi Ramen , nga qe tere strukturat e shtetit jane angazhuar ne nje beteje reale antidroge....por qe e peson rinia, pjesa vitale e shoqerise.Kjo sjell tronditjen e familjeve, votuesave reale te Edi Rames.Rilindjes i mungon vizioni, per kunder skenarit " kauz antidroge".Ky eshte realisht problemi me i madh i sistemit.Perballja me nje treg i cili ka etjen per keto produkte dhe ligjet nga me te ashprat ne bote, ndeshkuese.Alternativa....?I mungon Edi Rames dhe pothuajse gjith botes...Por ajo eshte reale .....
Edi Rama eshte ftuar jo te beje me mire ato cka Sali Berisha i beri shum keq dhe carap, por te fuse kete vend ne normalitete,ne qetesim dhe heqje gradualevte streseve te shumta me te cilst e semuri tere shoqerine Salihu.Ne kete aspekt Edi Rama eshte nje fryme ardhur ne momentin e duhur.Kush nuk e shikon kete...nuk don te shikoje...ne vendin e halleve te shumta! Ata qe ecin me koken ne qiell e kane te veshtire te shofin ku shkelin, ndaj dhe merren me tema " flluska " si kjo !

Ndaloi thellimin e metejshem te ndarjes jug veri!Beri qe politikbersit evropiane, te mos e shofin Shqiperine si vend te sherreve edhe pse sherrxhiu vazhdon avazin..

Nashi disa nga sherret i gjeneroi vete si psh ku eshte vota ime, thjesht per te shmangur doreheqjen si kryetar i PS .Boikoti i parlamentit per muaj me rradhe nga PS nuk i sherben ekzaktesisht stabilitetit.Apo kur nderseu demonstruesit te protestonin kunder korrupsionit te Metes te cilit i kerkoi falje si i dhjere  per shqetesimin .

haaaaaa cfare ka ndodhur ne kete blog keshtu ? shtije apo blerje ? 

Edit po i behet analiza 'negative' !!!??? smiley

Personalisht do te thoja se eshte me me keq se nje flluske sapuni !

Pyetja a ishte është në kohën e shkuar, kjo u vërtetua se ishte i tillë, në sport, basketbillist nuk u bë, në pikturë, piktor nuk u bë....në politikë bleu brënda një nate kreun e PS...

A është flluskë tani?

Flluskë pa formë e mbushur me tritol, po mbush Europën me komente boshe....

Ai eshte e do jet kminister per 8 vjet ju i rruni bishtin kot. Tirons na ck me kto tema debile. 

Nuk di ca eshte Edi Rama, por me qendrimin ndaj m'''t serb dhe atij grek une e vleresoj shume dhe nuk mund t'a kalisifikoj flluske sapuni , ne shqiptaret i kemi zakon t'i perdorim fjalet e "ndyra"' pa ia ditur  "kuptimin" !!!

Eshte kendveshtrim si gjithshka! une kendej s'e kuptojsmiley

Edi Rama ka Dashnore! 

deri tani ka dale shume me lart se opsioni tjeter, sala 

te shohim

Nese ka nje kritike qe mund ti behet qeverise se tij, eshte fakti qe eshte shume i ngadalte ne cdo hap qe ndermerr, e kjo mund te kete dy shpjegime:

- Mungese programi politik real, perpara zgjedhjeve

-Cka gjeten shkonte pertej cdo parashikimi pesimist.

Por sot Shqiperia eshte padyshim nje vend me i lire e me i mire se sa ishte nje vit me pare, e kjo fal sidomos tij, sepse per shoqerite primitive si e jona, liria nuk eshte nje e mire e fituar, maksimumi mund ti provosh shijen, nese bariu ta lejon.

smiley
sa dobet propaganda. smiley

sot Shqiperia eshte padyshim nje vend me i lire e me i mire se sa ishte nje vit me pare

ate thom dhe une. mos dil nga kopeja... se merzitet xhaxhi Rama, bariu kopese.

Ca bohet mo ? E plaset Flucken apo ua plasi ne Lazarat smiley Ja paska  plase edhe PPU se ka nja njeqind e ca ger vere qe merret me

Ja ka Plase Rama Krastes apo Krasta Rames ? Ja ka plase Saliu Grave ..apo ua ka plase Rama ...

U plaste Buzen sic ua ka plasur ishalla smiley Pune te Plasurish me plasje .Hajer befshi InteliDjentet e Plasjeve !

Lol Xhibole megjithse e barazlarguar duke ua plase te gjitheve , po me duket se ke mbajte anen e e Rames qe ua ka plase kesaj Rradhe .Ku Heretiku ?

Admin, po pergatis nje app qe automatikisht ben "age recognition" te pyetesit vetem duke testuar pyetjen. Rezultatet e testimit per kete pyetje dolen qe mosha e pyetesit eshte 15 vjec. Nese jeni te interesuar mund t'jua bej available per nje cmim simbolik me kusht qe mos te lini lloj-lloj pyetjesh te dalin ne faqe te pare nese pyetesi nuk ka mbushur moshen e lejuar per te konsumuar alkool. 

jo vetem rama, por ne demokraci, te gjithe lideret (edhe ata boterore) nuk jane veçse fllucka sapuni. asnje gjurme nuk do lejne ne histori.

duhet me qene tiran, me lene gjurme si politikan. veçse nje kohe e tille ka perfunduar. vegjelia e ka marre pushtetin, ose me drejt, vota i ka dhene asaj pushtetin.

A ishte Edi Rama thjesht nje flluskë sapuni?

Po ishte tamom flusk sapuni e cila u plas tani. lol 

Fllucke sa[puni apo jo,Edi Rama do te rrije ne ate karrige sa ti doje qefi.

Pas 20 vjetesh ,nese do te kete perseri PPU,do te jemi duke diskutuar se si dolen rezultetet e votimeve per mandatin e 6 te zotit Rama.

Fakti qe e betonizoi Tiranen dhe u zgjodh 4 here kryetar bashkie tregon se si popull kemi tru aq sa ka nje peshk.

lol, ti me siguri qe do te kesh mik adminin qe ti lejon keto pyetje idiote. Nga njera pyet thua "a ishte fluske sapuni" dhe pastaj prape pyet " a eshte koke e kembe mafjoz". Ti duhet te jesh kontigjent i atij 50% qe cilesohen si analfabet funksional; pra qe dine te lexojne e te kendojne, por nuk kuptojne cfare lexojne apo se cfare lexojne/kendojne. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).