Ky vend ka me mijëra gjëra të këqija. Por, cilat janë gjërat pozitive në këtë vend?

146 Komente

pjeshka bio dhe me cmim te lire

Ku gjenden keto pjeshkat e vendit bio me cmim te lire? 

Me mijra gjera te keqija? Mire qe nuk ke thene me miliona.

Nje vend qe ka me mijra gjera te keqija, nuk ka pike kuptimi me vazhdu me diskutu per gjerat e mira.

Rakija eshte gjeja me e mire, me nje çike gjize, me nje koke qepe te njome, muhabet, knoqesh.

 

Ka me mijera gjera negative thote. Derisa te gjejme ate gjene e mire pas 1000shes,  a eshte me e mire eshte dilema!!  Pyetje idiote. 

Ujin keni te mire. Jo ate per te pire, por ate per tu lare. smiley

Ka të mirë që 5 nga 6 temat e fundit të rubrikës pyet kë të dojë trapi, janë hapur nga ti. Gjë e mirë, mendoj.

Natyra: malet, deti...

Koha e cila kalon ngadale dhe eshte me bolleksmiley

pervec qeverise, gjithe te mirat e botes i ka

Gjuhen shqipe, Kombetaren e Futbollit, Flamurtarin e Vlores,filmat,teatri shqiptar i para 90',muzika popullore,grupet rock fillim vitet 90',dasmat,vakite,dita e veres,varezat e deshmorve e lapidaret,pallatet  e vjetrame tulla te kuqe e ato me ngjyra ne Tirane,tregun fshatar, Ismail Kadareja e Dritero Agolli.

 

Flamurtarin e Vlores

 

smiley   smiley    smiley   smiley

 

I papam  smiley  

 Ismail Kadareja e Dritero Agolli.

smiley

Pacen dhe kafen ekspres ...

Jep dy leke per kto femij, ta cofte zoti shnet ...

Ilir Meten

Ai eshte me shume i vleresuar ne nivel Ballkani dhe me gjere.

Ama eshte i yni!

Eshte i atij qe jep perqindjen me te larte. 

Duket qe ju Tiranàsit i keni shume inat Skraparllinjte. Por s'eshte tamam inat, eshte zili e kamufluar. Skrapari ka qene perhere vater e patriotizmit dhe shtet-berjes.
 

Evolucioni nuk eshte vetem teori, sot eshte, "shit-blerjes." 

qofte.

Tironen

pyetje debile

si cdo vend, ka te mira e te keqija

Kujtimet....

femijeria jone smiley

po Elba,ajo dhe vetem ajosmiley

ja sa t'vije shqupi me emrin e ri dhe te mbushi nja 3 faqe.

gjel deti me te shijshem se atje s'e gjen ne asnje vend smiley

mishi i mire

misrat

fiqte

rakia

djathi

gjalpi

vezet

qumshti

ballokumet

ajri

deti

klima

toka

cdo gje eshte e bukur

me perjashtim te milionave te keqia ( politikisht)

Jane shume te mira sikurse shume te keqija por une dua te theksoj bashkjetesen fetare qe me ben mua personalisht te krenohem si Shqiptar...Eshte nje nga rastet me unikale ne bote ku feja nuk mundit ta ndante shqiptarin sikurse beri me sllavet fqinje(Boshnjaket,Serbet,Kroatet)

Po kjo sepse jemi ndoshta i vetmi komb, etni, race gjak i ndare ne fe te ndryshme. Pra nuk eshte se kemi tolerance fetare, por jemi vellezer te nje gjaku te ndare ne disa fe prandaj nuk duhet te krahasohemi me vende qe kan fe te ndryshme si pjese e nje mozaiku racash dhe etnish.

E ke gabim se Kroatet, Boshnjaket dhe Serbet jane nje race...edhe gjuhet i kane njelloj...thjesht feja i ndau dhe ju krijoi iluzionin e kombesive te ndryshme. Te bej nje pyetje perse nuk ngeli kembe kristiani shqiptar ne Kosove por u konvertuan te gjithe?

 

Nuk e kam fare gabim, nuk jan dhe nuk kan qene asnjehere nje race...prandaj dhe u ndane ne fe te ndryshme. Po ta marrim ashtu sic thua ti pastaj meqe flasin sllavisht atehere edhe i gjith njerezimi nje race i perket. 

Serbet,Kroatet, Boshnjaket (dhe nje pjese e Serbeve te Malit te Zi) etnikisht,lingustikisht dhe nga studimet e dna jane pak a shume nje race sic jemi ne me Kosovaret smiley Kjo eshte pranuar vete dhe nga studjuesit Kroate(FA institute) dhe ata Evropjane(Cavalli SforzaTermi Boshnjak u vu ne perdorim keto 15 vjetet e fundit se nuk ka ekzistuar.

This exclusive discovery is the result of research by the prominent Croatian FA Institute in Zagreb conducted during the last nine years. This Institute, which received much international recognition in the field of genetic research, announced that their research, based on a sample response of 7320 Croatian citizens received the highest genetic correlation with the Y chromosome and haplotype of the Slavic haplotype of the Serbian people from the tenth century, writes the portal.

 

Nuk u konvertuan te gjith, u konvertuan me pak se gjysma, njesoj si ne shqiperi, me pak se gjysma, dhe u konvertuan vetem si praktike e nje administrate mbytese islamike. 

Feja e ka fajin, edhe per Kullen e Babelit feja e ka fajin qe u ndane gjuhet nga njera tjetra dhe u krjua iluzioni i kombesive te ndryshme. Edhe per ndarjen racore dhe gjakut feja e ka fajin se ndau racen hebraike si race te zgjedhur (me pas racen e zgjedhur ariane indoevropiane, ku bejme pjese edhe ne pellazget) dhe krijoi iluzionin e gjakut te ndryshem, grupi i gjakut A, B dhe C, plus gjakprishurve grupi i gjakut TVLS, qe do ta purifikojme nepermjet gjakut te Lopes se Shenjte Kozmike.

 

Ta paskan tregu paswordin e internetit  aty ne manastir? Ju a paske lodh koken vellezerve murgj   smiley 

Gjerat nuk jane krejt ashtu sic duken, per ke ka sy t'i shohe. Thjesht njerezit i therrasin gjerat me emer te ndryshem nga ai qe kane. Bashkejetesa fetare nuk eshte domosdoshmerisht harmoni. Gjithsesi eshte me mire se konflikti.

Boll ta analizosh politiken shqiptare per ta kuptuar qe gjerat kane marre nje drejtim jo fort te kendshem. Une jam i gatshem te vej bast me kedo qe, ne 30 vitet e ardhshme, nuk do te kete ndonje mysliman qe te drejtoje PS-ne, apo ndonje i krishtere PD-ne.

Organizimi i votuesve sipas profilit fetar ende nuk eshte shprehur si prirje. Por ca shenja po shfaqen, p.sh. humbja e PD-se kesaj rradhe ne Shkoder, per nje te jashtem mund te ishte cudi, por jo per ata qe njohin realitetin lokal fetar te qytetit.

Ne nivel lokal, ne menyre jo te zeshme e te bujshme, ndarja fetare ndjehet ne organizimin politik dhe ne administrimin e pushtetit.

Po kete e sheh te perforcohet si prirje edhe ne nivelin me te perditshem te marredhenieve njerezore, shume me teper sot se para 10 vjetesh.

Gjeja me  emire qe ka Shqiperia, per mua personalisht eshte LIRIA. Ne Shqiperi ka LIRI, ketej ne europe te merret fryma, te duket sikur jeton ne ndonje burg te madh... qe nga njerezit deri tek qeveria ku nuk i fusin hundet. 

gjeja e mire qe ka shqiperia eshte qe thuajse te gjithe jane te fiksuar pas qytetit, kafeneve, diskove etj dhe natyren e ke bosh ne shumicen e kohes. flas per malin dhe kodrat. merr nje hammock ose cader te lehte, nje pistolete me ajer, ca rroba dhe kepuce profesionale per natyre dhe kalo pak kohe te kendshme, pa te shqetesuar kush. mua me pelqen te shkoj neper shtepi te vecuara ne male te cilat jane te braktisura me kohe dhe mendoj qe si ka qene jeta dikur aty, mundohem te imagjinoj gjallerine qe ka patur edhe pse ne mes te maleve. pak a shume si meditim. fle aty nje apo dy nete po me pelqeu. vras ndonje zog me pistoleten me ajer sepse vine ngaqe ka peme prane shtepise, ndez nje zjarr dhe i pjek. eshte eksperience e lezecme.

Edison, e ke ne rregull por mos ju bej reklame ketyre gjerave se duhen ruajtur me fanatizem. Te njejten gje bej une ketu ne Angli vete neper fshatra ketu verdalle me miq te mij me pushke vrasim zogj e i pjekim... marrim nga nje arke me birra dhe vemi neper ferma ketej nga keto fshatrat ketej dhe vrasim minjte qe jan naa sa nje mace. Ketu ka plot arme me ajer, por nuk lejohen me tashme se ka dal ligj kunder shitjes te tyre. Si eshte ligji ne Shqiperi lejohen armet me ajer per gjueti? Dhe lejohet futja e armeve me ajer ne Shqiperi nga jashte?

Ah!! Socialistët!

shtttt se jemi mire derisa te lejohet peshkimi. se po vune ndonje ligj qe duhet ta hedhesh ne uje peshkunn po nuk pati permasa te caktuara e hengrem.

Ja ku erdhem dhe tek LIRIA qe thash une... por qe pak nga pak BE-ja do e ktheje edhe shqiptarin ne kafshe shtepiake hehehe

LIRIA sipas konceptit tend eshte qe çdonjeri prej nesh te beje si ti teket (meqe rregullat nuk respektohen). Datteri i ke neper restorante mish kaprolli po, mire qe s'kemi panda se kush e di sa do shkonte nje pjate smiley

Na hapen barkun me keto ligjet era BE. Shqiptaret kan nje histori dhe ca dobesi emocionale dhe kulturore qe duhen marr parasysh dreqi ta haj... Shqiptarit Buken, Fasulet dhe Pushken mos ja hiq.smiley

Edisoni qenka natyralist.

Po sikur te jete natyralist natyrist?

Me bere te enderroj me kete eksperiencen meditative ne malet hijerende te Shqiperise, por imazhi idillik qe krijova ne mendje u prish paksa me pjekjen e zogut. smiley 

Sigurisht! Njeriu do haje diçka por problemi eshte se mund te hasesh ne nje specie ne rrezik zhdukjeje. 

Zili te kam.... Edhe do te shkoja vetem per nje eksperience te ngjashme por nuk do ta shoqeroja me mishengrenje/ngrenje por me ninim. Nejse, paksa e frikshme/rrezikshme per nje vajze te vetme neper male. 

"Nejse, paksa e frikshme/rrezikshme per nje vajze te vetme neper male."

po ti mos shko vetem.. merr dhe Heritikun me vete..smiley. pastaj ju keni per te sqaruar shume ceshtje bashke, nen ditet e nxehta plot diell dhe netet e gjata plot yje...smiley

Nuk kam gje kunder Heretikut ( smiley ) por qellimi eshte meditimi dhe duhet te jesh i/e ushtruar mire *per ta bere me njerez ose zhurme rreth e rrotull.

* une nuk jam. 

natyra qe ti do perjetoje ne shqiperi e vetme eshte jashte apo brenda teje? smiley
 

natyra qe ti do perjetoje ne shqiperi e vetme eshte jashte apo brenda teje?

ti - i drejtohesh personit
perjetoje - perseri i drejtohet personit
e vetme - perseri personit
teje - perseri personit...

dmth, ne nje fjali me 12 fjale, 4 nga ato (pra nje e treta e atyre qe shkruhen) jane te nevojshme per te adresuar pyetjen?

kaq poshte ka rene shqipja, mer jaahuu? apo thjeshte je ti qe nuk mbush?

si te duash. zgjidh e merr. smiley

Me siguri eshte brenda meje por akoma s'e kam gjetur. 

hap i pare per se mbari. nese do doje te hidhje te dytin:

lexo peshkun por mos shkruaj gje ne te, sado te te vije per te shkruar. nese do doje te shprehje dicka ne peshk, provoje vetem me muzike dhe mundesisht muzike me sa me pak tekst.

gjithmone, nese do doje. smiley

Per cfare hapi te pare shkruan?
E bukur liria qe merr per t'i treguar tjetrit cfare i nevojitet perpos shpikjeve te gjerave qe nuk kam thene si psh qe do shkoj ne malet e Albanistanit vetem.

kush tha se do shkosh ne malet e shqiperise e vetme?

hapi i pare ishte ndergjegjesimi qe nuk e ke gjetur.

hapi i dyte do ishte fillimi i kerkimit.

liria eshte te jesh ne gjendje t'a gjesh gjithmone. cfare te pengon t'a kesh gjetur, t'a kam thene me kohe.

edhe nuk te tregova hic cfare te nevojitet. te tregova nje mundesi nese do te te nevojitej. por e shoh se nuk te nevojitet.

jardin kjo lloj eksperience te shijon only vetem. : )

Eshte vertete eksperience e vecante, sidomos ne momentin kur realizon astral projection dhe del ne ate vend te braktisur por ne nje kohe apo dimension tjeter dhe nuk gjendesh vetem me aty. E frikshme por teper e vecante dhe e pakrahasueshme me asgje tjeter. Historite e shtepijave me fantazma sjane asgje ne krahasim me kete. smiley

Sa i perket specieve ne zhdukje vetem macja e eger po rrezikon dhe nuk eshte ne listen time te ushqimeve. smiley

Historite e shtepijave me fantazma? smiley 

Pse e frikshme per ty? 

astral projection eshte i frikshem ta realizosh ne shtepi pa leje ne nje shtepi ta vecuar dhe braktisur ne mal

A do vish ne Amish country? Se spo gjej nje te me shoqeroje. Refuzojne, ehu thone. 

i found the paradise. erdha smiley
po a do te pranojne ty si llastice qe je se do kesh problem me krenarine smiley

Mire eshte te rrish ndonje jave atje. Ke kohe boll te reflektosh dhe meditosh. Besoj e bej smiley

Jam e interesuar: si arrin te besh astral projection duke qene ne siklet ne nje situate potencialisht te rrezikshme ? Psh une meditoj per te arritur ate qetesine brenda vetes por frika nga humbja e kontrollit mbi trupin me ndalon per te shkuar pertej nje meditimi siperfaqesor ne shtepi; lere pastaj ne male, ( etj.).

frika te ndihmon ne astral projection. te pakten mua personalisht. kur ke frike dmth po beson qe po ndodh dhe bind veten pak a shume. problemi eshte te mos tentosh te ngrihesh ne momentin qe ndodh paraliza e gjumit dhe villojne dridhjet. 
e ke realizuar ndonjehere?

Me te afertat e nje eksperience te ngjashme kane qene kur me ka rene te fiket ose kur kam pasur ankth...

nese te pelqen kjo fushe menyra me e thjeshte dhe me e lehte eshte te blesh nje pale syze. http://remdreamer.com/
kur hyn ne fazen e gjumit syte levizin shpejt dhe kjo ka sensor qe e dallon kete gje. ne ate moment kjo leshon drite dhe te ben te vetedishem. ka dhe nje version pro qe eshte dhe me kufje dhe te ben te vetedishem me ane te zerit.

smiley high-tech astral projection! smiley

teknologjia ka dhene ndihme te madhe ne lidhje me eksplorimin e dimensioneve te tjera. edhe tingujt binaural dhe isochronicnga teknologjia behen.

sidomos ne momentin kur realizon astral projection

Ti paske akses ne mallin me te mire te Lazaratit!

Vrisni zogj me pistolete me ajer,i piqni e i hani?? ça thuaaa?? 

Ka ndonjë gjë të keqe?

Po ka.. Do u ze ndonje bark..qe do lini nam!! Po pellumbat gjuhen akoma?

Me llastiqe i gjuanim në kohën time.
Teori më vete kërkohej të gjeje degën e ullirit nga do dilte biga, ta përpunoje afër zjarrit, të gjeje një koperton... pastaj llapa e këpucës, ahaa, për këtë nuk ishte problem se prishje edhe këpucën për çik lëkurë. smiley

Teori më vete kërkohej të gjeje degën e ullirit nga do dilte biga, ta përpunoje afër zjarrit, të gjeje një koperton

i bukur pershkrimi, por jo koperton.. komerdare.  sepse komerdarja eshte llastik.. e prisnim  me brisk ne shirita te holle me shume kujdes qe  gjate prerjes mos te benim ''cen''.smiley    shume e rendesishme kjo, sepse nje prerje e pakujdshme me  cen, bente qe llastiqet te keputeshin shpejt..smiley

 

p.s  e drejte,  druri i ullirit ishte njesh per biga..   po edhe pisha po ta piqe mire  ne zjarr ,ishte alternative e mire..smiley

Bëheshin edhe licat apo licet, për t'i lidhur... nga komerdarja.

Kam përshtypjen se vjen si shkurtim praktik i fjalës "lidhëse". Dmth lidhëse=> lidhse => lice.

Ca i lidhinin, për rezervë, rreth e rrotull bigës, e vishin të tërë. Të tjerë i varnin tek "doreza", si flokë të gjatë...

Duheshin brisqet për të prerë komerdaren. Zakonisht ata "Astra" (në mos gaboj markën).

belul ne perdornim dru thane. i mire dhe ky. i forte dhe e gjeje kollaj me formen e duhur.

Njeshi ka qene druri i thanes, ndersa ulliri ka qene dyshi.

Kurse pisha nuk perdorej fare nga anet tona. Kam pershtypjen se pisha nuk krijon bigezim me hark (krrabe), por ndoshta eshte ndonje lloj pishe e veçante qe ka perdor Beluli.

 

Tiku dhe Edison.. ne Vlore kishim shume ullinj dhe pisha/bredha.. prandaj nga keto te dyja i  benim edhe bigat..smiley

thana kishte andej nga Lumi i Vlores.  por dmth direkt nja  30-40 km me tutje..smiley    mbaj mend  populli i atyre aneve kendonte:   Sulçe Bushi nga Tirana, hengri buke me koqe thana..smiley

Belul, Pisha bente alamet bigash, por duhej lidhur mire dhe pastaj duhej percelluar njecik ne zjarr qe te mbante formen. Mbasi te mbaroje pune mire behej super-bige, ndoshta me e mira... per llastik me te miret ishin ata te topave por edhe komerdaret dhe gomat e bicikletave s'ishin keq.

a, ora.. sa mire qe ma kujtove kete detajin... pikerisht, me dege pishe behej bige shume e mire, vetem se kishte cik pune ngaqe druri i pishes eshte shume elastik prandaj i lidhnim fort, i tironim me spango.. dhe procesi i kalitjes se pishes merrte nja 3 jave derisa ishte forcuar e kishte marre ate formen paksa te lakuar.. pastaj e percellonim ne zjarr. bige e shkelqyer! vetem se te mundonte pak.smiley

Mire o Belul po i bie qe ata qe ishin 30-40km larg thanave e hanin koqen safi, pa thana, se ku ti gjenin thanat e shkreta, apo e hanin me koqe pishe apo koqe bredhi?

 

Po ci ha atij aman. Mos I vrit se jane gjynah o njeri. Vrit ndonje lepur po ta mbajti.

ka shume keshtu o mimoza. me gjynah eshte te vrasesh nje lepur sesa nje zog te tille. kam degjuar qe u shtuan aq shume saqe vepruan shtetet e ballkanit per ti eliminuar ca. se di cfare metode kane perdorur por u ul ndjeshem nr i tyre.

Pse është gjynah?

Po se me vine fjalet e zogut ne mend prandaj. Apo nuk vret 'femijet' ti, vret adults only. Lol  Pastaj, eshte kollaj ti vrasesh, dhe me 1 gur, Pam. meqe je per gjueti,  Provo ato qe mezi kapen apo jane te shpejte. Qe kerkon disipline, fokus dhe durim smiley

ca te vras me arme me ajer aman? vetem po i rash ne tru. plus qe nuk lejohet te gjuash me kaliber te vogel ne kafshe sepse e plagos dhe vuan shume.

Gatimi? Në hell, në natyrë. Po duhedhin nja ca fije shkrepse të marra që në mëngjez nga shtëpia, dhe pak kripë. Për rrjepjen dhe pastrimin kishte specialistë...

ketyre pertoj tua heq puplat por i heq komplet lekuren.

Gjuanim tërë mëngjezin për të ngrënë një këmbë zogu... Si sasi nuk ishte gjë... një përtypje, por ia vlente për shijen, për mundimn dhe afrimin me natyrën - njeriu është gjahtar. Do të gjuajë. smiley

me kujtohet nje rast kur isha i vogel. hodha ca grure poshte nje peme dhe po prisja me llastiqe te vinte ndonje zog. erdhi nje u ul aty shikoii majtas djathtas dhe sapo u bera gati ta gjuaj kur e kapi macja direkt. tu i gjujt maces nga inati pastaj.

Ka nje gjuhe ne te cilen mund te formulohen edhe pyetje bizarre si kjo me siper.

Njerezit

E mire kete punen e peshkimit dhe gjahut, nuk eshte se e gjen vec atje. Nuk hyn te te mirat e pakta qe ofron Shqiperia nder mijera te zeza.

Pse sthua Mimoze se ti qenke per ate programin"Duck Dynasty"....tani vetem njeriu ju ka ngele te gjuajne andej nga Shqiperia se edhe laraskat apo pellumbat e eger i grine....

"The greatness of a nation and its moral progress can be judged by the way its animals are treated." Ghandi

Nuk ka asnjegje te keqe nqs njeriu del per gjah dhe konsumon gjahun. Madje kjo duhet inkurajuar, eshte me mire per natyren, eshte me mire per kafshet qe njeriu te dal per gjah te ushqehet se sa te bleje pulat e prodhuara per industri masive dhe te mbushura me uje neper vende qe na shesin pordhe se respektojne te drejtat e kafsheve.  Vertet nje shoqeri dhe nje njeri vleresohet ne cfar shkalle evoluimi eshte ne marredhenien e tij me kafshet dhe me te dobtit. Por ne kete rast argumenti yt nuk eshte i vlefshem. Une psh gjuaj kafshe per te ngrene me ndergjegjie te plote por kurre nuk do te demtoja nje kafshe per qejf dhe kurr nuk do te vrisja nje kafshe qe skam ndermend ta konsumoj per ushqim.

ps. Bejne perjashtim minjte dhe dhe te tjera kafshe te demshme per njeriun

e drejte. vrasja per konsum personal eshte me se normale. cdo predator e ben kete gje. keta te te drejtave te kafsheve mos te sulmojne gjuetaret por te sulmojne industrine e mishit kryesisht ne keto "great nations". ata i torturojne kafshet.
http://www.youtube.com/watch?v=7eoF6w7R9oI

Une e kam pushken me dylbi dhe edhe minjte nuk i bej te vuajne, direkt me te paren. Te vrasesh per te ngrene mish te fresket eshte me humane se sa te blesh mish te kaluar neper 100 procese industriale perpara se te perfundoje ne raftet e supermarketeve... pulat, derrat, lopet etj vuajne jashtezakonisht shume nga kjo industri.

C'qenka ky program kshu?!! smiley

Kam 1 pyetje. A bejne me buke misri atje si njehere e nje kohe??? Qe hahej e ngrohte me djath te bardh! M ka shku mendja. Vec atje gjen. Po gjeta.

po behet.  me leng djathi lyhet dhe hahet e nxehte. mua nga keto tradicionalet me pelqen hirra. nese nuk e di eshte ai lengu qe del kur behet djathi.

Qejfin , kudo ne bote punohet 10 muaj per nje muaj qejf tek ne punohet nje muaj per te bere 11 muaj qejf smiley

t'lumt ty smiley

C'paska qene ky/kjo tirane, vetem pyetje gjithe diten smiley

Sahatin12

Dy mbesa. Maldëti. S'dalin e s'teprojnë smiley.   

E mira jone qendron ne ekuilibrin mes te mirave dhe te keqiave.

Ekuiliber ku zoteron teresisht e keqja.....sigurisht .....pa eleminuar ate te mire te vogelth deri ne jo domethenese....Ne shoqerine tone vetem ekuiliber nuk ka ...po shyqyr qe Rilindasit u ndane nga kjo bote 100 e kusur vjet me pare se kushedi cdo llafisnin per ne.

Ka aq shume gjera te mira sa nuk keni sy ti shikoni! smiley

E me mir ne jena qorra po ti di te numerosh nga 1 tek 2shiiiii

Njerezit

malet dhe lisat e gjate.

Ka dhe gjibin që bën pëjetje ? Nuku pak ?

1 tironen

2 sk tironen mbretereshen

3 tironen e re

4 tironen

5 sk tironen

6 tironen e re

7....e kshu ne infinit

USAID ka filluar dhe po shperndan dhi..E kane shendrruar Arvizun ne babagjyshin e vitit te ri smiley

o Arto, ne afrike t'pakten shperndajne tek-tuk dhe lope o vlla, jo vetem dhi

Po pra, u japin dhe copeza pasqyrash, rruaza me ngjyra, cokollata..jo vetem kete por dergojne dhe ekipe qe ti studjojne

Nuk dihet ironizuar ne se shperndajne dhi te huajt.Sepse ketu eshte duke vdekur deshira per gjene e gjalle...e cila ne jete te jeteve ka mbajtur gjalle njerezimin.

Grave cdokush mund ta shikoj nga prizmi personal kete ngjarje..ndoshta dhe simbolikisht por une e shoh si tallje mendereje per Shqiperine dhe shqiptaret. Kemi kaq vjet ne NATO dhe nuk u kujtua vellau yne i Atlantikut te dergonte ndonje armatim te perdorur helbete sic ju dergoi Gjeorgjise dikur

Dhe pse do ta bente Amerika kete gje kur nuk eshte ne interesin e saj qe shqiperia, apo ndonje vend tjeter i ballkanit, te jete i armatosur?

Tani si vend i NATO-s edhe mund ta beje.

Ja aty  e ke grekun te cilin e ngjeshi mire me arme dhe ironikisht ata jane antiamerikanet me te medhenj

Greku paguan per armet e tyre.

Nejse, amerika mendon se ne ballkan nuk duhet te kete lufte, dhe ne rast se ka kete mendim, nuk ka kuptim ti japi shqiperise apo ndonje vendi tjeter arme.

Leri se nuk po i permend ato F-16 qe i dhane dikur(rreth 70-100cope) nen kodin Peace Xenia II rreth viteve 90.... po sikur thuhet andej nga 2012 i dhuruan nja 400 cope Abram M1A1 dhe nja 700 cope M113...Sikur nja 20-30 cope te na kishin dhen neve jo me shume..kupton ti ...

Shteti jone i nderuar nuk ruajti dot kallashnikovet, per ate pune as thesarin e vet, jo me armet dhurate. 

Na ofron mishin, leshin, qumshtin, djathin  ... apo eshte delja ajo!?

Nesje edhe delet ne Shqiperi rriten keshtu qe na i bie qe edhe Shqiperia i ofron keto. Mire ato pyetjet me protesta po kete pyetje ç'ne, apo ç'e deshe?

"Na ofron mishin, leshin, qumshtin, djathin ... apo eshte delja ajo!?"

-po brirët?.smiley. pastaj, lekuren......thundrat.smiley

Byreku me gjiz smiley

Llokume me arra.lol  Po vras mendjen ca t'u sjell ketyre ketu ne pune ndonje gje te vecante prej Ollbenia, po pervec llokume spo me bie ndermend ndonje gje tjeter per qamet! 

Llokum me arra dhe...fara lol.Fara made in albania, menyra me origjinale e ngrenies se kohes.

Luledielli?? Nah ka dhe ketej. Do ble fara atje une. Mah t'me hapin valixhet pastaj ketej lol alamet femre une me fara nepe duar. Big no!! 

Moza nqs perveç ushqimit do doje ndonje souvenir,te tregu çam kam blere ca pjata qeramike qe varen ne mur jo shume te medha,sfondi pra ngjyre tulle dhe brenda rrethit pikturuar figura te ndryshme vajzash lozonjare te cilat mbajne mbi koke nga nje vel tipik verior,jane njera me e bukur se tjetra, peshqesh etnik puro smiley,ku i kam çuar jane pelqyer mjaft,.nuk e di a ka akoma

Ide e mire, por sa te medha jane se? Kam nja 10-12 veta ketu ne fakt. Pervec llokume, ca kemi ndonje embelsire apo gje te vecante? Me shkoi mendja dhe per speca me gjize tip turshie smiley . Thanks per sugjerimin. 

Eshte vendi yt. Te jep nje origjine. Nje perkatesi dmth ne kete planet smiley

te jete kungull valle?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).