Ne Raiffeisen Bank , Intesa SanPaolo apo edhe te tjera banka kur kam marre te dhenat e llogarise per te pranuar transferta kam pare nje liste bankash korrespondente.

Se kam shume te qarte dhe do te doja nje pergjigje nga dikush qe ka experience konkrete (te kete pranuar transferte nepermjet nje banke korrespondente.)

____
Emri I perfituesit:
Numri I llogarise
Banka e Perfituesit
Swift:
IBAN:
____

Keto jane te dhenat qe jap kur pres transferta. Supozojme qe kam nje klient gjerman dhe dua ti jap te dhenat e bankes korrespondente:

CommerzBank AG, Berlin
Account Number: 149849841
Swift code: COBADEBE

i shtojme ketyre dhe:
Emrin e perfituesit
IBAN

 

Do te thote kjo qe mund te pranoj transferta nga nje klient i huaj, i cili ploteson te dhenat e bankes CommerzBank ne kete rast, dhe transferta do kaloje ne llogarine time ne Shqiperi?

Ju falimners smiley

14 Komente

shif mos ka te beje me bankat ndermjetese, ne rrugen e transfertes, qe marrin pjese(me marreveshje paraprake) kur ajo s'mund te behet direkt nga origjina tek destinacioni.

bankat korespondente jane bankat me te cilat banka target ka llogari dhe depozita. Keshtu psh banka Intesa sanpaolo mund te kete llogari te sajat ne disa banka te tjera jashte Italise dhe ne monedha te ndryshme. Kjo gje e mundeson kete banke qe transfertat ne hyrje apo dalje te klienteve te saj ti realizoje me sukses. Te gjitha bankat kane banka korespondente sepse perndryshe nuk do te ishin ne gjendje te kryenin as edhe nje transferte parash. 

Mendoj se duhet te jene bankat qe kane marrveshje transfertash se bashku. Psh, nese une shkoj ne nje banke ketu per te depozituar para per Shqiperi, (siç vepronim me perpara kur nuk kishim dokumeta per te levizur lirshem), banka ketu me jipte adresen e bankes korospodente ne Shqiperi, qe familja ime te shkonte e ti terhiqte leket. Po keshtu edhe kur nje shqiptar atje shkon per te kryer nje transfert parash, banka e njofton klientin per banken tjeter korosponduese qe eshte jashte, pra qe ka mardhenie. 

Jane bankat jashte me te cilat operojne me nr kontoje te bankave brenda nje vendi, per transfertat.Me shpesh Bankat tona kan nr. kontosh ne D.Bank, A.Express, Suiss Bank etj

grava, sepse bankat tona (dhe, edhe ne rajon apo me tej ndoshta), jane nivel i ulet a i mesem ose ndryshe, biznes bankar i pakonsoliduar. Dy banka te medha s'kane nevoje per nje te trete (korrespondente) ne nje transferte nderkombetare.

Po duhet te varet, besoj, edhe nga faktore si avancimi i ligjit dhe ekonomise ne nje vend.

Ashtu eshte !

smiley

Drejtoret e tyne e kane bo shkollen e larte me korrespondence.

Sido qe te jene cifut jan jan ne te gjitha anet smiley

cifut mbas merkatos se vjeter.

@ juli_21 e grava: nuk ka banke te trete apo te vogla apo te dores dyte sepse perndryshe do shkonte nje transferte me shtrenjte se western union.

@bard2: pergjigja eshte PO!

Sqarimi: Banke korrespondente = bankat inter-frontaliere (inter-kufitare). Ketu behet fjale per kufi ekonomik te cilen EU  nuk e ka me por shtetet tjera si Norvegjia apo Zvicera po, pra kjo terminologji perdoret por nuk ka ndonje dmth te mathe dhe ndonje trembje se jane banka te dores dyte... bla-bla... Me fjale te tjera eshte nje "term" i thjeshte qe mund te kete sinonim fjalen "marredhenje" sikur thote dhe @Pjer Thomas (dhe personalisht nuk kuptoj pse e ke qa kaq shum kaptinën me e dite), sepse te dhenat qe ke siperpermendur nuk duhet te ja japesh bankes tane por personit qe te dergon leke dhe mjafton. Thjeshte duhet te pysesh ne banke a korespondon (bashkepunon) banka ku je me banken ku ka llogari ai jashte shtetit. Nje detyrim, je i detyruar ti maresh me kursin e bankes tende nqs i kerkon leket ne valuten shqiptare. Kurse personi jashte eshte i detyruar ti marri ne valuten e shtetit tij sepse e jona nuk ndodhet e disponueshme jashte. Pra nqs do dergosh jashte pyt per kursin para qe ti dergosh leket ne menyre egzakte. Ne shqiperi mund ti marresh dhe ne Euro por kujdes, nqs personi ti kerkon nga norvegjia apo suedia etj ndoshta banka ne shqiperi nuk mund tekete dhe prap detyrohesh ti marresh ne leke. Bankat neper bote perdorin valuta te njohura si $ dhe €.

@bard perdorimi i bankes korespondente ka kuptim neqoftese ai nga gjermania psh i dergon parate ne euro dhe llogaria jote eshte ne lek ose e do shumen ne leke. Llogarite korrespondente i perdorin bankat per transferta ku derguesi i dergon parate ne nje monedhe dhe marresi i terheq ne nje monedhe tjeter (funksionon pak a shume sic e shpjegoi kuazi, llogaria e nje banke ne nje banke tjeter). Ne rast se i merr ne euro nje transferte normale mjafton.

 

 

Jane banka qe kane shkembyer SWIFT-et. Dmth nese t'i do te celesh nje LC ne Shqiperi dhe je psh nga Afganistani, banka shqiptare nuk eshte e thene te bashkepunoje me nje bake afgane. Ne kete rast gjendet nje korresponding bank me te dyja qe mund te beje lidhjen ose banka afgane shkemben swiftet me banken shqiptare dhe nese kane besueshmeri te njeraw tjetra bashkepunojne edhe banka shqiptare behet korresponding bank me banken afgane. 

Shkurt, jane banka qe mbajne korrespondence dhe ia njohin njera tjetres aftesine per te permbushur detyrimet reciproke. 

Ceshtja eshte, sa te sigurta jane   keto,  Banka Korrespondente ? Se me sa kuptoj une bradi2 qe pyet, ka si qellim nje aktivitet biznesi dhe jo thjeshte nje transferte parashe! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).