Cili është perceptimi juaj për ekonominë shqiptare në të ardhmen? Do të ketë përmirësim apo jo?

74 Komente

Ehe po po

ju paska data e provimeve smiley

Do ecim ne drejtimin e Greqise... borxh mbas borxhi.
Kjo se klasa e te arsimuarve eshte e padobishme shoqerisht .(dipllomat falso jane lule. Çeshtja eshte se edhe te rregulltat nuk kane vlere.)

Eshte mbyll ajo gropa e Hajdine Sejdise? Per cfare tipi ekonomie behet fjale ? smiley Rrofte Lazarati! 

Tirane, si mi paske keto pyetjet, lene mo. Pyetje zhvillimore i thoshin dikur. Ku njeriu mund te shprehet sa te doje. P.sh. une mendoj se ekonomia shqiptare do te mbaje trendin e saj te viteve te kaluara me luhatje te pjesshme, vranesira dhe kthjellime.

Sa per te te ndihmuar pak ne pyetje, ekonomia nuk ka "permiresim", ka rritje, renie ose stanjacion ekonomik. Mund te pyesesh se nga mund t'i vije rritja ekonomike Shqiperise dhe kjo mund te ishte deri diku me e sakte (por kete ka raporte qe ja kane dhene me kohe pergjigjen mjaft te shfletosh).

Shpresoj te te kem ndihmuar ne detyren e kursit smiley

Pyetja eshte per pritshmerite qe keni ju si individe dhe jo per raportet apo studimet.

Fjala permiresim eshte perdorur ne kontekstin e perceptimit individual. Ti ke ndonje pritshmeri? Apo harrova ke pritshmeri vetem per netherland-en! Suksese!

Holanden o Tirane, jo Francen. Po nejse c'beri njera c'beri tjetra. Tani, prap nuk e kape thelbin e asaj qe te thashe. Ashtu sic e ke shtruar pyetjen vetem pyetje per ekonomine qe nuk eshte. Shumica do te thone qe kjo klase politike apo qeveri qe eshte nuk do te beje asgje se jane te korruptuar e te paafte, e ca do te thone qe ne kemi shprese se qeveria e piktorit do te beje ca gjera. Pra shume-shume eshte nje pyetje me kontekst politik (dhe aspak ekonomik). Tjeter gje nese do te hapesh nje debat per ekonomine shqiptare dhe po te duash edhe ndikimin e politikes ne te.

Kaq mund te te them Tirane, se ketej sot nuk ka protesta.

Ekonomia ka ndikim nga politika, normalisht. Por une mendoj se shumica e shqiptareve kane perceptimin e tyre te pavarur nga bindjet politike, ne lidhje me ekonomine.  Prap nuk e kape thelbin mer burre! smiley

Bravo qe asnjeri nga ju nuk e kap thelbin, berthamen, sepse pikerisht ekonomia nuk ka te beje me thelbin, por me tulin dhe lekuren. Keshtu qeroni lekuren, hani tulin dhe hidhni tutje berthamen.

 

Gabim heretik! Berthama mbillet qe te na celi fruta ne te ardhmen. Nje ekonomi-qar (apo eshte niko-qir?) i zoti nuk hedh poshte asgje! Pra kape berthamen shpejt dhe vere atje ku e gjete smiley

Heretik, po ti ishe mire more djale, c`pate, c`pesove.

Varet ne ca aspekti? 

Ti mos do te pyesesh nese do te permiresohet niveli i jeteses te qytetareve? Ne kete sistem qe jemi JO, vetem po u perkeqesua, sepse nuk prodhojme, asgje, zero, 0, nul, nada, no-faking-thing !!! Si do permiresohet jeta e qytetareve ne nje sistem qe nuk prodhon? Ne nje sistem te drejtuar nga budallenj dhe analfabet? Hysmeqar do mbetemei edhe te pakten per 30- vitet e ardheshme derisa ta kuptojme se ata robshat nga Brukseli e ngado qe zbresin ne Tirane duhen pritur minimalisht me domate, dhe jo me intevista Top-channeli e budallenj alla-Klan Tv.

 

Nuk pres ndonje permiresim te ndjeshem te pakten deri nga fundi i vitit tjeter.

Derisa udheheqesit tane te dashur te kuptojne* qe ka nje food chain, dhe sa me poshte te jesh aq me ... je. Fillohet poshte se s'ke nga fillon tjeter, por me mendje dhe punera per tu ngritur. Dhe keto punera perfshijne kushtet per dollaron te ndihet ngrohte aty, si rob te kualifikuar, infrastrukture, qetesi, ligj e me the a te thashe. Dmth ca vite drite larg. Nderkohe rrofte Lazarati sh.p.k.

PS. Nejse, gje pozitive, dikush duket se ka kuptuar se boja nuk mbaron pune

* Jo s'e nuk e dine, por nuk i plas.

Ka ndonje qe te na sqaroje c'te keqe ka industria fason dhe call center.

Kane te keqen se paguhen shume pak, por prap jane me mire se hici.   

Ekuivalenti shqiptar i McJob, i keqpaguar, pa prespektive dhe ata qe punojne aty krijojne kosto sociale qe zakonisht mbahet nga pjesa tjeter e shoqerise.

Nuk ka asnje te keqe me perjashtim te faktit se konkurron me boten ne liresine e krahut te punes jo me cilesine e tij.Punerat e kualifikuara jane ato qe te nxjerrin ne selamet.

Cfare kualifikimi mund te ofroje Shqiperia?

 per momentin nuk ofron gje. por, nese do fillojne te prodhojne inxhiniera e doktora me thase, nga ata qe nuk cpohen, vijne vete kompanite, se me cheap labor s'kane ku gjejne. e s'kane nevoje te shkojne fare ne kine. krah pune pa sindikata, per nje korporate eshte parajse, tregun e europes e kane 200 km larg e s'kane nevoje me kalu oqeane. plus edhe i cik ligj e rregull mire do ishte. kshu kualifikohemi e s'ke nevoje per parat e me pikatore qe te jep statusi kandidat. 

Easier said than done.  Si do prodhohen inxhinierat e doktoret?  Dhe sikur te arrihet kjo sa kohe do duhet per te ndryshuar reputacionin e diplomave shqiptare?

po nga diku duhet filluar, sic e kane bere te gjithe, prandaj thote qeveria e tanishme duhet te rilindim (pa ironi). me universitetet eshte pune dreqi dhe shume e komplikuar. budallalleku i blerjes se diplomes eshte se nuk ka treg pune dhe jane diploma per pune shteti. ne treg privat, te kesh shtate diploma, po nuk mbushe, te heqin direkt nga puna. do mesojne edhe ne shqiperi, qe diploma e blere, nuk te hyn ne xhep per mire. 

E drejte.  Diku duhet filluar.  Per mendimin tim,  ne vend qe luftojme industrine fasone,  duhet te shikojme mundesite qe vete shqiptaret te krijojne sipermarrje te tilla.  Kjo krijon edhe nevojen e vertete per njerez te kualifikuar.  Nevoja per kualifikim i nxjer vetvetiu jashte loje unversitet UFO.  Vetem se te gjithat keto nuk behen dot ne ate balte korupsioni dhe duhet krijuar SHTET para se te pretendojme per zhvillim ekonomik.

S'perhapen dot shqiptaret ne industrine fasone sepse ka lidhje te forta me krimin e organizuar ne Itali. Eshte nje cike e komplikuar ajo puna e industrise fasone.

Jam e sigurt qe ti ke me shume informacion se une.  Po ma merr mendja qe duhet te kete edhe menyra te tjera pa u ngateruar me mafien.  Sigurisht qe duhet shume pune e perkushtim dhe fitimi nuk eshte i sigurt e as brenda dites.  Keto sikur nuk i kemi shume qef ne.

 

 

Me qarte  pnLuarasi, si eshte e komplikuar.

Me ate mendje atehere, mire jane call centers e fasonet, plus riformatot. 

Ne kete blog eshte diskutuar por edhe ne shqiperi qe ne mesin e viteve 80 u hodh ideja qe te ngriheshin shkolla teknike 2 vjecare pas gjimnazit qe te prodhonin teknike te kualifikuar .ne fillim duhet ngritur sistemi i kualifikimit nga A ne Z qe te perputhet me nevojat e manufakturimit.Gjermanet kane nje sistem te mire trajnimi ku te rinjte qe 16 vjec fillojne mesojne nje zanat te caktuar.nese ngrihen qendra te tilla mundesisht me german trainers atehere eshte me kollaj te vijne kompanite e medha te investojne ne shqiperi.per momentin edhe nese kompanite shumekombeshe vijne ne shqiperi mund te mos marrin ne pune fare shqiptaret por te vijne spanjolle italiane portugeze etj te papune me kualifikimin e nevojshem dhe per shqipot te mbeten punera si bahcevane bojaxhinj pastrues etj.

nje skenar te cili askush nuk po i shkon mendja me hyrjen ne BE rritet konkurrenca mke te huajt per punerat e kualifikuara e te mirepaguara.nese nuk permiresohet sistemi arsimor profesional shqipot run the risk te kthehen ne hyzmeqare te te huajve ne vendin e tyre.

qe ekonomia te behet do kellqe dhe strategji. pa keto, nuk kemi ca mendimi te kemi, as te vranet as me kohe me diell. duhet unifikim tregu me kosoven dhe ti jepet porti shengjinit kosovareve. ministri i ekonomise mos shkoje vetem ne konferenca me business class. israeliteve lehtesirat me te medha per te sjell teknologjine e tyre ne bujqesi, turqve hidrocentralet, sepse e kane industri shume te forte, sazanin nje kompanie turizmi (club med, marriott etj). me lart kam thene, inxhiniere me thase, shkolla profesionale per fabrika chips elektronik ose montime elektronike. 

keto duan jo bythpamuke qe shofin ekonomine nga dritarja zyrave, duke rrufitur kafe, e loz ne komjuter. 

Hasell hasell, nje pjese e mire ne mos shumica, mendimin tone e keme shprehur duke ngritur secili flamurin e tij pirat. 

Ej o quna goca te shqipnis, ju du shum, ma nigjoni i llaf.

Get the fuck out of there me vrap sa tju paraqitet rasti. 

Mbi ju po kryhen eksperimente.

Mos hap panik. lol 

Eksperimentet do ishin lule, thjesht e qarte cqt, go Lalzi party.

Ke shume te drejte. Kete gje mendoj edhe une.

kot e ke. jo vetem qe nuk ikin por po mashtrohen me rilindjen dhe ata qe jane jashte e po kthehen. i shikon ditet e para dhe duken per se mbari, me nje qeher te lezecme ne fytyre. pas ca ditesh te lodhur te helmuar te nxire ne fytyre, stres.

Nje eksperiment te vogel e keni dhe ketu. Cila eshte tema me e gjate, me e civilizuar dhe me e dobishme? 

enveri, partia, si edhe nacionalizma. smiley

kabim, provo prapsmiley

Po tema e llotarise amerikane mo pra. Qi duhet te ishte permanente ne krye te faqes.

Po shife mo vlla kryeministrin e me thuj qi skam te drejte. Ne Itali sot e neser. Pune ekspozitash. Prap e prap e prap çdo 10 dite, se 10 dite ne ate ven çmenesh nuk rrihet smiley

Serjozisht tashi. At vend te lumnuem e ka kap per fyti mafija, atehere, kythere, tjeterherë, çdohere. Esht e ditshme mor shok, leje se nuk bzan kush.

So, dil nga rrethi vella e moter, ngul nji gozhde, mberthe nji arke, si mtha njoni dje ketu . Mbathja.

Ky del edhe per te bo icik sevap, dmth te rilindi dhe ata fshataret e Evropes. Me Putin e ka icik ters, po sidoqofte eshte me i gjate.smiley 

Iu desh burrit nje vit km te kuptoje qe boja nuk mjafton.... por duhet dhe furcja. smiley 

PS. E tham pra mo, ca menje t'i japin ne. Vec te bohemi si ai prifti qe thote beni si them une, por jo si bej une. 

Interesante Pyetje ...Kristua simbolikisht ushtëqente veten dhe popullin me Bukë dhe Peshq . Përse të mos bëjmë dhe një pëjetje me mejtim të mëndjes "rrimë që rrimë " dhe " jemi që jemi "

" Cila do jetë e ardhmja e ujrave të Shqipërisë për shtimin e peshqërve "  lol Xhibole !

Peshku më duket se hyn tek zërat "e ardhme e ekonomisë " .Po qe se jo e kam kuptu ndryshe Krishtin . I nderuar Heretik  mund të më napë nje mejtim si roje e shquar e Portalit " Feja dhe  Ekonomia " .Bëj me dije i nderuar se jam me tezën " Mos i flak bërthamat " smiley

Foli dhe Shefqetit të Ekonomisë  se vetëm nuk ja del dot Kapterro .Aq mënd ke sa një kapterr deposh  që është Kureshtar të dijë   Pse nuk bëri Emveri më shumë HECE që t' ja dhiste mender qeverive të Sali Atomikut smiley

Me ket rast do ti ftoja te nderuarive admin qe te shohin mundesine e nje simboli te te nderuarit me GRUSHT ...lol Xhibole !

Një dritë e zbehtë në fund të tunelit

Kujdes se mos eshte treni duke ardhur.smiley

Treni ndaloi që kur humbi Berisha smiley

 

Atehere do jete rilindasi duke lyer tunelin, mbasi ka gjetur qe ky ishte difekti i trenit.smiley 

Treni niset ne 7 pa 5

Kjo ndodhí ndodhi në Odesë

nje sicili mafioze

Shitja e indulgjencave do te krijoje skizma, konsolidimi i te cilave do te ofroje me shume shanse per te zgjedhur secili prej nesh zotin tone. Paqja me fragmentarizimin do te jete Bota e re!

Gati 1700 dallare ka shku ticketa me shku ne Ollbenia. A thu se ku do shkojme?! Lol 

damn nese shkon me familje i bie me lire t'ia mbathesh ne karaibe apo havai.

Epo malli paguhet. Veresie s'ka! smiley 

Po dhe Dyfish ama, ne vere. smiley kush e di sa vape do jete smiley

Une nuk shkoj fare dhe i investoj ato para ne burse. smiley

Ti si me qene shoqe e ngusht me ACDC smiley ( per Pune bursash e investimesh ta kam fjalen )

Po pra, nga ai e mora kete ide.

Shumica e komenteve bazohen tek ndertimi i industrise (micro-chips in albania and other unicorns), kur ne fakt ne shqiperi nuk do kete kurre tamam industri. Oxhaket e fabrikave nuk jane te detyrueshme per nje vend te zhvillohet.

Gjithashtu, shume pak komentues shkruajten per turizmin. Ne shume menyra turizmi funksionon si industria eksportuese pasi sjelle valute te huaj brenda vendit.

Turizmi ka ama dhe disa advantazhe te tjera: ne rast se industria eshte indiferente (ose prishese) rreth natyres apo mjedisit te ndertuar, turizmi kerkon investime ne mire-mbajten e ketyre gjerave. Gjithashtu, pjese me te medhaja te shoqerise mund te behen sipermarres ne lidhje me turizmin, kurse industria eksportuese eshte fushe per peshq te medhenje e nderkombetar. Turizmi gjithashtu (if done right) kerkon e sjelle nje sofistikim te shoqerise.

 

Meqenese ama njerezit u fokusuan tek industria, dy fjale per kete ceshtje. Shqiperia nuk mund te prodhoje produkte te larta teknologjike, jo vetem fal mungeses se eksperiences dhe diturise por gjithashtu sepse nuk ka economies of scale. Nje kompani teknologjike harxhon vite duke krijuar nje produkt te ri, dhe kur e ka krijuar, e eksporton ne gjithe boten. Pra i duhen economies of scale, dhe pozicioni gjeografik ka pakez rendesi.

Pozicioni gjeografik ama ka rendesi per prodhime qe varen nga shija e konsumatorit. Per shembull, nje kompani robash preferon nje furnizues afer pasi preferon te porosisi 20,000 bluza cdo jave, dhe jo 5,000,000 bluza per dy vitet e ardhshme si kompani teknologjike. Per cdo produkt ku shija e konsumatorit ndryshon shume shpejt, shqiperia mund te kete nje advantash dhe mundesi industrie. 

Sa per detyrat e qeverise. Te zvogelohej, dhe te thjeshtesonte sa me shume proceset per hapjen e nje biznesi. Pse jo, pasi shumica e bizneseve nuk bejne para vitin e pare, te mos kete fare takse per nje biznes brenda vitet te pare. Pse jo leje biznesi nga nje zyre e vetme me safe harbors qe te mos te vi brenda vitit nje zyre tjeter per ryshfet.

Siguria politike do ndihmonte gjithashtu. Ndarja e pushtetit nga biznesi (duket e pamundur tani per pani) do ishte nje ndihme gjigante. Transparenca dhe qeveria me e vogel (qeveria e vogel do ndihmonte dhe cilesine e shkollave).

Dhe mbase gjeja me e rendesishme: te zgjidhej problemi i pronave. Dhe nje zgjidhje e padrejte por e qarte eshte me e mire se ngatresa qe kemi tani.

 

Kasys, komenti jot eshte shume i ngjashem, si ton dhe besim ne te ardhmen (megjithse si ide dhe fjale krejt i kundert), me komente intelektualesh te shquar te viteve 60-70 per perfundimin e kolektivizimit ne zonat malore dhe perfundimin e hidrocentralit te Fierzes.

Ndryshon fakti se mbas komentit rrekllehej gote e rakise, lepihej gishti i lyer me nje çike gjize dhe kafshohej koka e nje qepe te njome duke perplas llapen ne qiellez prej lezetit "aahhh" dhe duke marre fryme me hunde. Ishte rituali qe i vinte vulen muhabetit, e bente te sigurte.

Po ti si ja ben ne Amerike, pa raki, pa gjize, pa qepe te njome (qepe ka, po sa per te thene formulen e trinitetit te shenjte: raki, gjize, qepe)?

 

ti ngjan me ata te luajturit mendsh qe duan me te thone dicka, te shretet, se nuk kane me ke bejne muhabet tere dites...

ke kuptuar ndonje fjale apo fjali nga ato qe jane shkruar me siper?

Sa intelektuale jane njerezit qe besojne ne kolektivizimin qe çoi ne shkaterrim te vendit? Flas ne menyre intelektuale dhe ne njohjen e ekonomise e absolutisht jo per politike. Ata qe valevisnin intelektualitet, ndryshe nga ajo qe prisnin, e kuptuan shkaterrimin vetem mbasi ndodhi dhe jo nderkohe qe po ndodhte.

Ndryshimi me Neanderthal dhe Homo Sapiens? Neanderthali e punonte armet e gurit thjesht duke duke pare sa i madh ishte mamuthi. Neanderthal nuk ka bere asnje proces krijimi te nje produkti, vetem ka kerkuar menyra per te perlare nga natyra ushqimin.

Homo Sapiens ishte qenia e pare njerezore qe ka perdorur inteligjencen abstrakte duke i vene te njejtat gjera bashke me nje rezultat krejt te ndryshem.

Neanderthal jo vetem qe ka qene masa kritike e socializmit por edhe sot e kesaj dite mbizoteron 

Po nuk me beson mua i nderuar Heretik per shoket qe rrenjezojne problemet ..

Vene duart nen Mjekr , tretin shikimet larg , ngrysin paksa vetullat , anojne pak koken mbi shpatulla nga pesha e mejtimeve dhe pikturojne ne fytyre nje drite hyjnore anthuziazmi te lloit... Eureka smiley

Kpter Ra-miu eshte me i drejteperdrejte .Pa kureshtje . Nuk ka pse i duhet mejtimi mendjes .E ka  ai qe ben pejetsin .Ja jep me HEC turijve kujtedo qe e pengon ne xeberthimin e pejetjetjeve te pejetsit ..

..Ti qajme nenen  qeveris rama , e te rikthejme suksesorin energjitik Berisha smiley

Jane ceshite ceshite i nderuar si puna e sekteve Fetare smiley Po sidoqofte pa Shefqetin e ekonomise sikur dalin pak xbuluar ! Ku Adam Smithi idhulli i partise te te Tredhurve mendore ? Adami  sikur shkruante me Kandile e Qira ?

Ps Qira i shqiptuar nga gliuha e amel e Jozefines do me thene  Qirij

Nje sere komentesh me vlere ketu per zhvillimin e ekonomise shqiptare, por ama jane lilipute ne krahasim te figurinave te Idrizit te vendosura ne menyre strategjike ne komente.

Me kontrolloke Xhibole ...edhe kur hap Kompjuterin ? HaVall .

Kuader i teknologjise se larte  si pjesar i Partise te te Tredhurve mendor  .... ne shpjegimin e zhvillimin të ekonomise Shqiptare  Te dhjefsha mu ne BB e FMN . Rrofshin pëjetsit e pëjetjeve  me mejtim te mendjes dhe Shefqetet e Rrenjasijte !

Po mujte me me shpjegu cfare kuptimi ka kjo fjaliçkë " figurinave te Idrizit ne menyre Strategjike ne komente " smiley qI është ne konkurence me "nje sërë komentesh me vlerë " smiley

Për përsëritje ...Ti e di që unë rrallë " lë një koment aty " Unë këndellem me lloin e Lui de Filenëve  Madhështorë të PPU , që bëjnë pëjetje të çquara dhe pas tyre vijnë një varg rrënjasijsh që japin  mejtime në " një sërë komentesh me vlerë " smiley

 

Drize, trendafili qe ke vene duket sikur eshte 2 vende me shume djathtas per kete teme...mos t'a ka levizur gje Gjembi per inat?

Nuk kishe deshire te ma cqarosh ? Pse keshtu  smiley Ke marre mundimin te cqarosh nje sere komentesh me vlere  smiley dhe fut Gjembin ne mes per te me mpleksur me te .Nuk mpleksem une me Gjembin .Harroje ate ...tha Jozefina !

Gjembi eshte si eshte po nuk kontrollon komentet sa hapet faqja ime .Plus qe ka thene "jam e thjeshte dhe nuk du Poste " Zotrote po qe ke hallse te marrin Derstilen .

Apo je tallur dhe ti me Rrenjasijte e pejetjeve dhe komenteve me vlere . Se je nje ti qe...smiley

Me mire do behet !!

Industria Fason dhe Call centre vetem te keqija kan ne nje vend si Shqiperia. Kjo industri lulzon vetem ne vende te botes te trete dhe vetem per dy arsye.

1-kushtet e keqija te punes

2-paga e ulet (ne vende ku cmimet gjithashtu jan shume te lira)

Per te dyja keto arsye kjo industri jo vetem qe i ben dem ekonomise shqiptare dhe imazhit te Shqiperise, por nuk ka per te lulezuar dot ne tek shqiptaret sot.

Kete ide per here te pare e solli Meta dhe LSI-a sepse mendojne se me ane te Fasoneve mund te punesojne Rome e pakica te tjera etnike per qellime elektorale.

Ekonomia jone do te vertitet kuturu e zvarre gjrr diten kur nje qeverises te arrije te ktheje tere vemendjen ......ngaBUJQESA !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).