Shkelet ligji i Kuvendit. I jepen mbi 70 mijë m2 truall. Historia e gjyqit në arbitrazh

Qeveria i shet Pyllin e Sodës në Vlorë kompanisë koncesionare “Petrolifera”. Padrejtësia që i ishte bërë kompanisë italiane nga qeveria “Berisha”, për të cilën ka fituar gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, po shlyhet në natyrë nga qeveria “Rama”, megjithëse kjo nuk i kërkohet nga gjykata. Vetëm me një vendim qeverie, që është ekzekutuar me firmën e katër ministrave dhe të një noteri, është kapërcyer ligji i miratuar nga Parlamenti në vitin 2004. Kuvendi në atë kohë ka miratuar një marrëveshje koncesioni për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës. Por me këtë vendim, qeveria e bën praktikisht të përjetshme marrëveshjen koncesionare që ishte me afat, sepse “Petrolifera” hedh rrënjë në Gjirin e Vlorës, ku i shiten jo pak, por 70,009 m2.

Vendimi i shitjes

Arsyetimi ekonomik i veprimit të qeverisë lidhur me këtë transaksion ka si objekt zgjerimin e Terminalit dhe Infrastrukturën Portuale me një investim të lidhur me eksportin e naftës krudo që do të kushtëzohet nga një rritje e konsiderueshme e këtij eksporti, i cili sipas vendimit, do të jetë jo më pak se 10.000.000 euro. Qeveria ka rënë dakord t’i transferojë “Petroliferës” një pjesë toke (“Zona  A”  – përballë terminalit të “Petroliferës”), e cila ka një shtrirje rreth 70,009 m2, me të gjitha të drejtat përkatëse dhe të nevojshme të hyrjes me rrugë dhe hekurudhë, pa asnjë barrë, duke i kaluar pronësinë, posedimin dhe përdorimin e menjëhershëm dhe të qetë të kësaj toke, me qëllim që të ndërtojë dhe të shfrytëzojë një kapacitet depozitimi shtesë deri rreth 95,500 m3. Nuk kuptohet pse duhet ta blinte kompania këtë tokë, kur ajo e zotëronte sipërfaqen në formën e një servituti permanent në bazë të marrëveshjeve me shtetin, ku “Petrolifera” ka ndërtuar hekurudhën që lidh Terminalin me rrjetin hekurudhor kombëtar, si dhe me rrugën hyrëse kryesore me Terminalin.

Skandali që çoi shtetin në Arbitrazh 

Drejtoria e Tatimeve në qeverinë “Berisha” ngriti një konflikt artificial me “Petroliferën” për vendosjen e kasave fiskale, por qëllimi ishte paralizimi i veprimtarisë së saj dhe kalimi i aktivitetit në Durrës dhe në Shëngjin, në duar të firmave të tjera grosiste të karburanteve dhe të gazit të lëngshëm. Si pasojë, trashëguam situatën monopol në treg dhe një gjyq ndërkombëtar që dënoi shtetin në vitin 2007 të paguajë “Petroliferën”. 275.833 euro ishte shuma e dëmit nga bllokimi i aktivitetit i pretenduar. Ndërkaq, “Petrolifera” kërkonte edhe gjobat për mosshlyerjen e shumave të TVSH-së të zbritura. “Petrolifera” paraqiti në arbitrazhin ndërkombëtar një kërkesë për zbatimin e gjobave për vonesën prej 583 ditëve nga qeveria në rimbursimin e TVSH-së së kërkuar më 23 prill 2008, e cila sjell si pasojë zbatimin e një gjobe të barabartë me 3.498.000  euro, ndërkohë që rezervon të drejtën për të kërkuar gjobat për vonesat e dy rimbursimeve të tjera të TVSH-së që lidhen me fazën e ndërtimit që llogariten rreth 19.5 milionë euro.

Pagesa në natyrë

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit kishte një afat deri në 30 qershor 2014 për shlyerjen e pagesave ose zgjidhjen me pajtim. Qeveria ka bërë zgjedhjen e saj, shet tokën. Kalohet kështu nga skandali në skandal. Asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk i ka kërkuar qeverisë të shesë tokën, por bëhet fjalë për një dënim 3.5 milionë euro. Me këtë logjikë, sa herë që qeveritë administrojnë keq, duhet të paguajnë duke shitur trojet e Shqipërisë.

Konflikti me “Petroliferën” nis pasi tatimorët i bllokuan aktivitetin e Terminalit për më shumë se dy muaj, për shkak të mospranimit të kasave fiskale. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk donte të pranonte sistemin fiskal automatik të “Petroliferës” dhe, gjithashtu, dëshironte të detyronte firmën të instalonte kasat fiskale në Terminalin e saj. Terminali ka sistemin e vet matës fiskal të automatizuar, që vlerësohet nga qeveria aktuale, se është miratuar siç duhet dhe ligjërisht nga të gjitha organet kompetente, si dhe është deklaruar i aftë dhe i besueshëm për të nxjerrë të gjitha dokumentet doganore dhe fiskale. Në këto kushte, shteti (në fakt qeveria) merr përsipër t’i shesë tokën “Petroliferës” me çmimin 3.773.833 euro, dhe PIA merr përsipër të blejë tokën. Shuma quhet e paguar me heqjen dorë të “Petroliferës” nga pretendimet në arbitrazh.

Marrëveshja

“Pajtimi” çfarë fitoi qeveria

Ky është teksti i nenit të pajtimit: “Palët, tashmë të gatshme për të diskutuar dhe negociuar një marrëveshje mirëkuptimi, kanë rënë dakord bashkërisht për të shtyrë afatet e pagesave të arbitrit dhe të finalizimit të termave të referencës për arbitrazhin ndërkombëtar; dhe kjo e fundit ka vendosur një shtyrje deri më 30 prill 2014 për kryerjen e pagesave dhe deri më 30 qershor për finalizimin e termave të referencës. Gjithashtu, është vendosur pezullimi për çështjet në gjykatat e Tiranës për çështjet e Kreditimit të Pjesshëm dhe të kasave fiskale”.

Tatimet

I “falen” edhe 100 milionë lekë TVSH

Ndërkaq, vendimet e Autoriteteve Tatimore kundër “Petroliferës”, sipas vendimit të qeverisë, do të anulohen, pasi kjo Marrëveshje Mirëkuptimi të aprovohet me VKM, si dhe po ashtu do të urdhërohet në vendimin e pajtimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Në vijim të përfundimit të çështjes së Kreditimit të Pjesshëm dhe të gjobave të lidhura me to, tatimet do t’i njohin “Petroliferës” një kredi në shumën 103.371.866 lekë (shuma totale e kredisë së TVSH-së të panjohur si e zbritshme), dhe “Petrolifera” ka të drejtë të zbresë këtë kredi nga debia mujore e TVSH-së dhe e detyrimeve të tjera tatimore ndaj shtetit shqiptar që rezultojnë nga aktiviteti i saj, ndërsa gjobat në lidhje me mosmarrëveshjen e mësipërme në shumën 12.428.378 lekë do të hiqen nga Drejtoria e Tatimeve dhe nuk janë të pagueshme nga “Petrolifera”.

27 Komente

Per te bere pare shisni kryeministrine dhe pastaj atij qe do ja shisni merrjani me qera, por token e tjeter kujt mos e shisni se nuk ja u ka lene plaka a plaku.

Si mer u shiska toka keshtu?

Nano u dha nje cope toke turqve ne Durres si me lezet. Ca serbe moren si me lezet ca toke andej nga Porto Romano, ca turq bejne sikur punojne ne Pasha Liman. Greket duan det. Italianet ate qe nuk e bene dot per kaq e kaq vit e bene me kete Petron.

Mos shisni tokat mer , ej !

Tani do dale ai Bojagjiu e do na spjegoje si vajt kjo pune edhe me depozitat edhe me TEC-in.

Me thone te drejten Bojagjiu i gjeti te bome edhe petroliferen edhe TEC-in (jo ne kuptimin fizik, po kontraktual) Asnjeres nuk kishte c'ti bente, aq me shume petroliferes qe s'kishte lidhje me KESH-in fare. Nese i kane dhene toke ketyre problemi nuk eshte te berisha (perjashtimisht ne fakt) eshte te nano qe ka firmos nje kontrate si mos o Zot, njesoj si ajo e trenit elektrik qe e beri GE-ne me 20 milione dollare duke bo gallate

Bojagjiu me erdh ner men se kishte hallin e diversifikimit te energjise pranej me TEC-in. smiley

po mire e ka patur Bojaxhiu.
psh me mire te kesh nje dashnore, apo te kesh disa dashnore dhe nese nuk ta jep njera, ka njefare probability qe mund te ta japi tjetra... smiley

hajde ne koke te Lungomares tani,  u takon meqe dhe e kane pagezuar italanet!    hehehe, italanet qe dikur i hodhem ne det....... e morren detin!

 

p.s nuk jam i sigurte, por Petrolifera  sikur  e filloi  kontraten me Nanon..?  e them me rezerve  kete sepse nuk me kujtohet mire....    sidoqofte,  ku ka vene dore Nano neper kontrata,  te huajt kane perfituar  pafundesisht.. konencensione te cmendura, si aeroporti Nene Tereza e plot te tjera...

Kjo eshte e vertet Belulo, ku ka vene doren Nano, te huajt kane perfituar gjithmon ne kurriz te ekonomise dhe shoqerise shqiptare. E ke pare kazinone e Nanos, sa madheshtore duket, sapo del nga rruga e aeroportit per autostrade, ose e kunderta, sapo le autostraden per tu futur tek rruga drejt aeroportit.

Si qendron ky TEC me ndotjen e mjedisit ne Vlore?

Poshte Qeverija!

Fiqo, me fal qe po ta them, po mos hy midis te dashuruarve. 

Ka marre fund ky vend. Ku eshte opozita sot qe te denoncoje kete pajtim, ku ishte opozita dje qe ta denonconte kete maskarallek. Paska patur gjyqe pas gjyqe e askush spaska folur.
Nuk eq gjykoj dot kete qeveri sepse gjeti nje shtet te shkalafitur, ama qe kur ishte ne opozite nuk i fliste keto, kete nuk e kuptoj.
Po tek e fundit populli e ha. Po katandisemi si Somalia

shisni edhe ..........edhe rrini rehat

pastaj  e kane fajin thashethemet tona , ehu

Ne vend te promovojne burime te energjise alternative merren me petrolifera. Me ate diell qe ka shqiperia bente edhe pa cezin. Ja tu hyne pishave dore tani e te mbledhin mendjen.

Ai pyll eshte e vlonjateve nuk ka pse te shitet ashtu

Meqe paskan detyrime gjyqesore, te jepej me koncesion simbolik 1 euro nuk behej?

Keto Gomarlleqet e Gazetes Shqip ( ? ) me shitje, mbase nuk vlejne  per kaq Informacion Ura - Patriotik .

Shkurtimisht te nderuar admin me qe na ftoni " rrembeni armet se po shitet vatani smiley

a ka mundesi te na beni me dije se cfare eshte kjo ?

Po jo nga ato llojet e lajmeve te R,Cicos ..meqe Berisha etj etj , qeveria e zgjidhi ne kee menyre . Mundesisht edhe jo si lajm - zgjidhje Gjemb !

S. Guri me ate te OJuQ nenen Berisha te ZMK -ve si Altin Megafoni , kane thene ndoonje gje ? Po Nik Xheli si eshte me kryqezim krahesh mbi Gjoks ? LefTKopeja pse hesht ? Po ky qe na vjen me Protesta ketu te PPU smiley cfare mejtim te mendjes ka ? Luldashkurbani " me Shqiperia ne Proteste ku eshte " ? etj etj Faktor Patriotik qe" japin jeten si me le " gje qe Gazeta e nderuar Shqip nuk informon ! Me Irinein u be Nami biles akoma kishte dhe nje emision Revolucionar qe zbulonte Aisbergun , nga nje Gazetar ish i nderuar po qe i ishin bere syte me gjyslyke si byth kavanozi !

Thjesht vetem nje gje mbase Mundeni me sqaru ...Lejohet shitja e Truallit te Huajve ?

E cuditshme se si paska pas ngel pa u shit kjo .

si more shoke na e shiti PILLIN qeveria ... mos edhe ket pune e beri

Hetim parlamentar Kaptero .Si mund te durohet kjo ?  Kisha harru ke Faktoret Patriotoke edhe Inatin e Kapterramiut  smiley Na fal Kapterr miu !

akoma eshte ne fuqi "shqiperia nje euro"

 

Poeto si do e kishit zgjidhur juve kete problem kur kompania private fitoi gjyqin dhe babi jot e la arken bosh? Kot per kuriozitet.

te nxjerrim ne rruge nenat dhe motrat e tyre por dhe te ketyre qe jane tani se po i njejti brume jane.Popull pa shtylle kurrizore

Perfundimisht ta mbushin mendjen se shqiptaret jane ekspete te ndertimit te nje shteti PIRAT. Dmth falen 70 e ca mije m2 toke pyll ne zemer te mesdheut aq te desheruar pa ja kerkuar asnje njeri, se i ka shume te mira kaskat fiskale kompania, ndersa fakireve zarzavate-shitesit te lezhes, ju bllokohet tregu po nuk paten kaska. smiley 

*kasa

Qeveria Kasa!! Fuck common sense. Let's have a party in Venecia. 

Ti sikur ke qene rilindase. Shiko se dezertoret pushkatonen. smiley

Rrezikonin 20 milione euro gjobe cash.te pakten keshtu i japin pyllin qe rri kot atje.talebanet do ta mesojne nje dite se kur hidhet firma ne nje kontrate behet legally binding document nuk mund te fshish bythen aq kollaj me te.

ej...nuk osht aq shume 70,000 m2 eee....265m x 265m

Nuk e kuptoj se c`te keqe kish tu lihej me qira toka italianve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).