Në 26 faqe, Komisioni vlerëson se gjatë kësaj periudhe qeveria shqiptare ka treguar veprim konkret dhe vullnet të vazhdueshëm politik për reformat integruese, përfshirë ligjin për shërbimin civil, që shkaktoi tension politik në vend. 

Shërbimi civil

“Që nga tetori, çështja e shkarkimeve dhe uljeve në detyrë të personelit, kryesisht për shkak të masave disiplinore dhe të ristrukturimit në institucionet publike, ka krijuar tension politik. Në këto kushte, qeveria ngriu të gjitha rekrutimet e reja deri në korrik, për të lejuar ligjin e ri të bëhet plotësisht operacional, duke siguruar në këtë mënyrë një proces të shëndoshë dhe transparent rekrutimesh. Është kyçe respektimi i plotë i ligjit të zbatueshëm dhe i vendimeve gjyqësore”. 

Institucionet e pavarura

Komisioni vlerëson masat e Kuvendit për të forcuar rolin mbikqyrës ndaj institucioneve të pavarura, megjithë kundërshtimet për proçedurat e emërimit për disa institucione të pavarura.

“Është thelbësore që legjislacioni i zbatueshëm të zbatohet plotësisht dhe profesionalizmi i institucioneve të pavarura të rritet. Procedura e zgjedhjes së drejtuesve dhe bordeve të këtyre institucioneve me mazhorancë të thjeshtë në Parlament mbetet një çështje shqetësuese dhe një rrezik për pavarësinë e tyre. Ndryshe nga legjislacioni për ILDPK, legjislacioni i ri do të përfitonte nga shqyrtimi i ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria shqipëtare ka kërkuar rishikim për të vlerësuar performancën, strukturën dhe kapacitetin e institucioneve të pavarura në mënyrë që të forcojë funksionimin dhe pavarësinë e tyre”. 

Anti-korrupsioni

Në lidhje me çështjet e ndjeshme për të cilat Këshilli i BE-së në Dhjetor mandatoi Komisionin për të raportuar, dokumenti vlerëson “një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar vendosmërisht në luftën kundër korrupsionit”, por pengesa hasen për kohën e kufizuar të hetimit, pranimin e provave para gjykatës, ndërsa hetimet vijojnë të kenë më shumë natyrë reaguese.

“Lidhur me track record (gjurmë provash), numri I rasteve të korrupsionit referuar nga prokuroria në policinë e shtetit u rrit 16% gjatë periudhës Tetor 2013-Maj 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Dënimet në Gjykatat e Qarqeve kanë rënë 8% në të njëjtën periudhë, ndërsa dënimet në Gjykatat e Apelit janë rritur me 81%...  Në përgjithësi, numri i hetimeve dhe dënimeve mbetet i ulët, sidomos në lidhje me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Një numër i madh i hetimeve për veprat penale të korrupsionit nuk rezultojnë në dënime përfundimtare, kjo thekson nevojën për të përforcuar pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit, si dhe forcimin e kapaciteteve të policisë dhe prokurorisë”.

ILDPK ka përmirësuar performancën në tremujorin e parë të 2014. Mes rasteve të pasurive të fshehura ka raportuar në prokurori për tre gjyqtarë, një prokuror, një ambasador dhe dy inspektorë. ILDPK duhet të vazhdojë në mënyrë më proaktive të fokusohet te pasuritë e pashpjegueshme me vlerësim më të mirë të rrezikut dhe verifikimit të të dhënave vetjake me deklaratat në dispozicion të pasurisë dhe deklaratat e konfliktit të interesit.

“Në përgjithësi, ka patur vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit. Reformat strukturore që janë paraqitur dëshmojnë për një qasje gjithëpërfshirëse, ku marrin pjesë një sërë institucionesh. Procesi I konsultimeve të gjera për të konturuar strategjinë antikorrupsion tregon se qeveria synon të përfshijë një numër të gjerë të interesuarish. Ka nisur puna ndërmjet agjencive për të forcuar hetimet proaktive, analizat sistematike të rrezikut dhe për të kapërcyer pengesat me qëllim përmirësimin e eficensës së hetimit. Për të përparuar më tej në rrugën e saj të vendosur drejt integrimit në BE, Shqipëria do të duhet të përqendrohet në zbatimin e legjislacionit në lidhje me deklarimet e pasurive, të shtohen hetimet pro-aktive dhe të merren masa të mëtejshme për të bërë hetime më të efektshme”. 

Krimi i organizuar 

Lufta ndaj krimit të organizuar përmbledh veprimet e kryera nga autoritetet vendase për trafikun e drogës, të qënieve njerëzore, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave. Në tërësi, vlerësohet se është rritur numri I ndjekjeve penale për trafikun e drogës gjatë kësaj periudhe, si dhe vërehet rritje në bllokimin e sasive të marijuanës (18.8 nga 13.6 t) dhe kokainës (14.5 kg v.s 1.7 kg), ndërsa heroina (25.6 kg nga 44.8 kg) rezulton në sasi më të vogël se e njëjta periudhë një vit më parë

“Në përgjithësi janë paraqitur ndryshime organizative dhe legjislacioni kyç në fusha të organizimit të policisë, trajnimit dhe kontrollit të armëve të zjarrit është përgatitur për miratim. Bashkëpunimi me gjyqësorin dhe policinë ndërkombëtare u intensifikua me zbatimin e marrveshjeve të ekstradimit. Mekanizmi referues kombëtar ndaj trafikut të qënieve njerëzore u rivitalizua përmes rritjes së bashkëpunimit mes autoriteteve zbatuese të ligjit. Hetimet kanë dhënë disa rezultate pozitive në luftën kundër drogës, trafikut të qënieve njerëzore dhe pastrimit të parave. Duhet intensifikuar lufta ndaj kultivimit të drogës. Për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE, Shqipëria nevojitet të zhvillojë track record (gjurmë provash) në luftën kundër krimit të organizuar përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet agjencive, të rrisë rendimentin për hetimet proaktive dhe për përdorimin sistematik të hetimeve financiare, të forcojë bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, përfshirë me Europol, dhe të intensifikojë përpjekjet për trajtimin e çdo forme të krimit të organizuar”. 

Reforma në sistemin e drejtësisë

Reforma e thellë në drejtësi është thelbësore për të luftuar korrupsionin, sipas komisionit, I cili vlerëson edhe në këtë fushë përpjekjet e bëra deri tani për rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve.

“Në përgjithësi, Shqipëria ka treguar angazhimin e saj për reformën në gjyqësor, duke ndërvepruar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit. Janë bërë disa përpjekje për të reduktuar rastet e mbartura dhe për të rritur transparencën e gjyqësorit. Masa janë marrë për të nxitur përgjegjshmërinë e gjyqëtarëve dhe prokurorëve përmes miratimit të procedurave që rregullojnë heqjen e imunitetit të tyre. Një numër sanksionesh janë ndërrmarrë në vijim të procedurave disiplinore. Për të përparuar me vendosmëri drejt integrimit në BE, Shqipëria nevojitet të ndjek rigorozisht reformën e gjyqësorit, përmes angazhimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimit të dispozitave thelbësore shtesë për forcimin e përgjegjshmërisë dhe pavarësisë, në përputhje me udhëzuesin për reformën e sistemit gjyqsor, si dhe përmes zbatimit të duhur të masave të miratuara”

Në këtë raport vlerësimi, Komisioni Europian vlerëson dhe reformat ekonomike që çuan në rritjen e mbledhjes së të ardhurave nga taksat dhe detyrimet doganore, si dhe shtimin e hetimeve për evazionin me TVSH-në dhe skemat e mashtrimit. Konsolidimi fiskal, i shumëkërkuar nga Brukseli, falë marrëveshjes me FMN do të mundësojë shlyerjen e pagesave të prapambetura prej 3 vjetësh dhe do të nxisë reforma thelbësore në menaxhimin e financave publike, tatime, energji dhe sistemin e pensioneve, thuhet në dokumentin e shpërndarë sot ndaj 28 vendeve anëtare të BE-së. 

106 Komente

Gjithe keto hapa cilesore qe jane hedhur normal qe do e aprovonin. 

trac record = gjurme provash smiley

E pra, po c'te besh qe tani s'ka ndonje gje tjeter si puna e rekomandimit, qe te niste aksioni me protesta masive e greva urie. Tani do rrini urte.

Tani gjith syte i kemi nga z.Basha qe po lobon ne Gjermani.

C'ne ne Gjermani Basha, apo ka shkuar Riformato me pushime aty dhe ka vajtor te organizojne ndonje komplot per te sabotuar Rilindjen prap? 

E kane te kohte; lakrorhapesi eshte ne vigjelence te plote.

Për atë paragrafin e Protestave si Uragan që do përmbysin Ramën ...Rama IK ! Pse nuk ka shkrujt gjo .Edhe Uturak  Fevziu pëjeti për Furgonat 8+1 smileydhe Hiç llaf . As për Kongresin e Përmetit ku Uturak Fevziu ndërhyri dhe tha .. Leri ato .Se unë e di Historinë shumë mirë smiley

Lufta ndaj krimit të organizuar përmbledh veprimet e kryera nga autoritetet vendase për trafikun e drogës, të qënieve njerëzore, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave.

Ç,është ky resht mo ? ...E kontrolloi rapadam rapadipi dipi dopa / qeveris i ngeli Rrota ? LefTKope një koment nga " na kem feisin e Bukit " se .....u piu Morri i Sërbit po e lexoi Tahiri para Juve ! Tek babasqapi janë var parrulla lefTKope

tak tak tak ..kush është te dera

karrocieri që mbledh Plehra ... smiley

Besoj kete radhe do na e japin, desisa e thone dhe gazetat (FT) qe i kane sensoret e forte. 

PS. Rama tha qe s'do kete fishekzjarre, po s'e kishte llafin per peshkun. smiley

Ndegjo, ja ketu kemi perte qene: nese merret statusi, saliu do organizoje bathoristet dhe do te dalin tek sheshi per te festuar me flamurin e PD-se. 

me ne fund dicka pozitive

Dhe fiks per keto paragrafe ata te PD bene cmos qe ta nxirrnin shqiperine sa me keq te ishte e mundur. S'lane gur pa levizur. Me behet qejfi qe u ka dale huq dhe qe e treguan veten se cilet jane. Tani ne fakt jane qetesuar dhe e kane qepur gojen, s'i permendin me as drogen e as avionet per te cilat thirren popullin ne proteste, me spote televizive bardhezi ku flisnin si te ishim ne prag lufte. 

Me shkoi goja mbrapa tre vjet rresht duke i thene leftit & co qe sa te jete sala ne pushtet s'ka status dhe per qamet se besonin. Iku ai, erdhi ky per te cilin vete bathoristet e pd-se thone qe shkelmoi dialogun me opoziten, droga, nepunesi civil, etj dhe bile nuk miratuan as rezoluten e komisionit para dy muajsh, dhe prapeseprape raporti eshte "Shqiperise ti jepet statusi". Lefto, keni lene litarin jashte, po vetem qeverise i beni pune me ate litar. Po nuk e hoqet ate litar, socialistet i ke ne pushtet deri ne 2060 smiley

Prit Swedo se osht akoma neckeneck ajo pune. Shif, po sot EA kishte rekomandu Gjermonin per Botnor smiley

Qenkan keput keta Fiqo, kjo eshte si me parashiku qe mbas te merkures vjen e enjtja smiley Ok, per statusin edhe ndoshta nuk e marrim, qendron, po kjo e kampionatit eshte e vulosme smiley

I paskan hedhur kum syve edhe komisionit bijte e eterve... smiley Ketyre u ulet Antonovi me droge ne mes te plazhit; komsioni thote lufte kunder krimit te organizuar, droges etj. smiley

Cdo thosh babai i madh i Fizajve?

C'o kumi Bame?

Me leje 'Bame?

Rërë, mrroklla smiley

mrroklle, kjo fjale thuhet vetem ne Vlore.  por me duket se vjen nga turqishtja.

Me duket se ka dhe vetem ne Vlore.smileyThellohu more, dmth zgjerohu, tha Pandi nga Dardanelet. 

pse ku thuhet tjeter..?  ok, mbase ne Tepelene dhe Fier, ngaqe jane afer  e kane mesuar nga ne..smiley

ja te shohim nese i del i zoti, ose do kene frike se e kane marre pa leje prej jushsmiley

qe te bejme tamam krahasimin: po 2 heret e tjera, p.sh 6 muaj me pare  qe nuk e morrem statusin e kandidatit,  cfare rekomandimi dha komisioni?

1-800-KOMSION

Komisjoni ka tre here qi thot popopsejo.

Forcat okulte ato jançjan smiley

Urime!Urime!Urime!

eshte koha te urojme njeri-tjetrin dhe jo te pergojosim dhe te hedhim thumba dashakeqese.

Shqiperia mbi partite!

+1

kshu tha fyle edhe ne dhjetor qe i plotesoni kushtet dhe rekomandoi statusin, po pastaj shkoi delegacioni jone me Bushatin ne gjermani, dhe ne hollande (me thirrjen kuptimplote "let's go dutch") dhe dihet si perfunduam, tani qe kemi nisur Bashen  si delegacion ne gjermani te shohim si do shkojne punet, mbase ky nuk ben gafa, le te shpresojme .

Mirë me që nuk doni " diçka poziitive " smiley  Le ta kuptojmë thjesht .

Shqipëria e Saliut ka qenë një Çiban ( i thatë ) në byth të Europëes . Mendo sikur ta ketë ndonjëri ? Do ta lejë pa e shtrydhur e mjekuar ? Mendoj se me prova , Vetëm LefTKopeja mund të mbajë një Sali nën vete për tërë jetën smiley

 Kjo  ka ndodhur që prej Përforcimit e Shtimit të Megafonëve nga " ishte Lojë " e domosdoshme për një Kohë të caktuar , " se diktatura zotrie " në ProgrOm jo Progarm , nga karieristët e xhahilët e tij . Përse ? Organizimi , Ngritja e Funksionimi i një sistem Informal si Regjimi  i Saliut e shndërroi Shqipërinë në një lavatriçe të Krimit e Narkotrafikut Ndërkombëtar , që po përshkallzohej deri në Rrezik edhe për Europën ! Motivi.. Familjar e Politik ...Vidhni , Grabisni , Pasurohuni , Trafikoni !

Justifikimi " na kem kulturën e mosndëshkimit " dhe para Krimit ndërkombëtar u çfaq Hapur zyrtarisht pas 21 janarit ..."na investimet Tuaja mbrojtëm zotrie " duke temtuar ti bëjë bashkëpunëtorë edhe Organizmat më serioze Politike të EU !

Shqipërinë e zhyti në një Botë Iluzore mbushur me dërdëllitës teorikë që mësojnë dhe Botën si të kalojë krizat e si të Sistemojë demokracinë smiley

Deri sa detyroj dhe përfaqësuesit e lartë të SHBA ti kujtojnë se " Nuk mbulohen Dështimet e Sotme , me fajet e të Djeshmes "

Ka akoma dhe akoma Fëndyej ( gjëlpëra me Vrimë të gjërë në Bythë që përdoren për qepje thasësh ) që do i vihen në dispozicion pafundësisht me

" o lel Gjyshi " ..." se diktatura zotrie "

sidoqoftë Kulla e Turpit ndër Shqiptarë u  Flak Përjithmonë . Mundet vetëm një ëndër e një të Marri nga ish Shën Elenës .Tani  Tahiri të bëjë Punën

tak-tak -tak ,,kush  troket te dera

jem karrocieri që mbledh PLEHRA .... smiley

Meta e kishte shtrengu fort zotin Fyle dhe i kishte fol ke veshi: Te kam ftuar ne ditlindjen tjeter smiley

Po çkeee ti, vetem bjer tasin me vete smiley

Edhe sikur Rama vete ta kishte shkruar raportin, me mire nuk do e sajonte dot. Prit tani kur te hudhet saliu dhe te thote qe kjo eshte merita jone. Po kush e ha se!!

meqe rama ne pak muaj na beri te merrnim statusin i bie qe ne 2-3 vite do hyme ne be pra. po sikur te zgjase kjo e fundit cfare do thoni valle sepse dy alternativa kane militantet. o eshte merite e partise se zëmrës per fitoren, o eshte faji i saliut per deshtimin.

Pse dyshon ti qe nuk do hyme ne BE me shpejt sesa hamendesohet? Ja ta them une, me Ramen Kryeminister ne fund te mandatit te dyte behemi vend anetar i BE-se; pra rreth mbas 6 vitesh. Dhe ki parasysh se jane vite qe ikin shpejt, jo si ato te morrit berisha qe zvarriteshin sikur te ishin breshka. 

hahahahahaah se fundmi partia e zëmrës te ben ta shikosh dhe kohen ndryshe. 

6 vite me partine e zëmrës jane sa 60 vite me saliun. that's relativity. einstein

Tani mund te filloni grevat e urise per qejf mo e pa merak.

si per çudi, u mbyll dhe ggreva e urise prej 15 ditesh, me bekimin e Fyles.....smiley

Cer greve urie o Alidems...ato ishin Greva kush thyn rekordin me honger sa me shume msheftasi. Me mire keshtu se do shkonte greva 365 dite e do u qerrebythte nga paret Lulthimi me Shqupin. 

Njerz degjenerata duke fillu nga cuni Sheqeres e deri tek Ristanat me Gridat. ku na ra te ndajme nenshtesine me plehrat e Pedit.

Si tha ai burri qe uluriti ne podium....... e kush ta jep statusin tyeee..... ik ore andej.....smileysmiley

Po prandaj osht katandis ashtu ai ven se ka pas 1sh per 8 vjet cunin e Sheqeres.....Mos harro ene Kaqin o Alidems se ene ai ishte shume i informum per prapaskenat nderkombetare njesoj si Saluku.

O i nerum Alidems ..Mos ma merr për keq po kam ca pëjetje teknike me që je me Fjamur Shqiptar dhe e sheh e njeh gjëndjen nga afër !

.Ku " ndyjnë " Grevistët ? Po për femrat që kanë dhe "ashtu ", ka çadër sanitare pranë ? Që hanë ?.dihet ajo ! Grevë urie pa hëngër nuk ka në Botë . Po këto problemet e tjera i ka pat parasysh zonja e nderuar Qafëzezkë si organizatore .

Duket si jashtë prurjes por nuk është ashtu ..siç keni vëneo oroe dhe Ju në koment smiley

Lajm i mire dhe i gezueshem per te gjithe shqiptaret!

Shanset jane te mira dhe raporti nuk i le me vend qeverive te BE per ta dredhur!

Kur ti vije vakti ne fund te muajit, le te gezojne qe te gjithe per fitimin e statusit vend kandidat per anetar i BE!

Dite me te vertete e bukur!

Ajo protesta tjeter po behet ne nje vend shume te papershtatshem. Vetem 10 me andej eshte 1 Maji e gjithe diten njerezit pijne birra e hane qofte. Nuk ka me keq se ti besh karshilluk me birra e qofte atyre qe bejne greve urie.

I poshteron te vetet AY se ja u di ADN-ne si e kane.

Nje lajm te Gezuar shoke

ne na dha partia

ne bashkimin europian

po hyn shqiperia.

 

E miromir.. Ne Permet kishin fillu familjet duke bo vizita urimi ke njona tjetra sot smiley

Medemek ministrat e korruptum ia hodhen bythes edhe kesaj rradhe.

"Statusi kanditat" eshte idiotsia e burokracise ne Bruksel per te justifikuar "punen" e tyre. Po ashtu kjo u shfrytezua egersisht nga propaganda e partive politike gjithe keto vite. Vetem nje gje te mire shoh ketu , nuk do kete me justifikime idiote si nga Brukseli dhe nga Tirana per te zhvilluar vendin. 

Ndersa per shoket dhe shoqet e gjembit jeta u be edhe me e veshtire.. dhe me e keqja eshte se askujt nuk i vjen keqe.

 

po ce do statusin mer...do bohen gjith shqiptaret pjatalares tashti

ke frik nga konkurenca ti qe flet keshtu?

jo mer...per ne mo mir osht, se dadot ne pastrueset do kushtojn mo pak

po te ishte keshtu do ishte pro qe ne fillim. mos e dridh tashi.

po ti hajde ketu se te ve une ne pune si mirembajtes te bahces ahahahaha

Nuk ka fare rendesi cfar pune ka bere qeveria apo si eshte gjendja ne Shqiperi.

Statusi i vendit kandidat eshte thjesht dhe vetem nje vendim politik. Te tjerat jan llogje per ti hedh hi syve shqiptareve sepse nuk u thone dot qe jemi racist. Prandaj Fyle sa here vjen ne Shqiperi rri si i dhjere ne breke!!!

 

gezojne shqipot se shqiperia u be kanditat per tu antaresuar ne be,nderkohe qe te tjeret behen gati per tu larguar!

te vetmit qe perfitojne nga statusi jane politikanet tanme hajdute e antikombetare,qe me statusin perpiqen te ligjerojne pozicionin e tyre te dhjeresmiley.   edhe nje dhjetvjecar vjedhje pa frike me ''avokat'' statusin!

te tjeret me nivel jetese 10 here me te larte se tonin po u vene drune politikaneve te tyre qe jane 10 here me pak te korruptuar se tanet.

poltikanet e 91-t me sa duket ne jetegjatesi do ua kalojne edhe atyre te 44-s

Daku me pelqejne shume komentet e tuaja ta them me sinqeritet.  Ne jemi komb servilash fatkeqsisht, nuk e konceptojm dot qe "udheheqja"duhet te na sherbeje ne. Ta gzojm statusin e k..., serbia vrau preu gjithe ballkanin prap du futet para nesh.

Shyqyr qe nuk shpiken ndonje status tjeter, kandidat per kandidat. 

Shume entuziazem, per nje rekomandim per ..........kandidat, qe per me teper ka ndodhur dhe me pare. Europa dhe sikur te na e jape ate status, qe ne fund te fundit nuk eshte kushedi se cfare, nuk ndryshon skepticizmin(lexo: racizmin) e saj per shqiptaret, megjithese ne mendojme qe do te identifikohemi ne te ardhmen si oksidentale.

ej...po ca shprese ka Shqiperia per tu bere vend normal pervec hyrjes ne BE? Enver Hoxhen prap? ahahahhahaha

No EU no Alabania

s'e shifni juve qe kosova dhe shqiperia jane dy vende te botes se 3-te dhe s'po dalin dot nga bataku? shif brezin e ri, analfabet, i korruptuar, me familje te varfera e te korruptuara, me natyre te *****..... njelloj si Haiti & Dominica ...njeri me mut se tjetri

Ke te drejte per te gjitha ato qe thua por ja qe bota eshte fight for survival... ashtu edhe shqiptaret mire do ishte te jetonin ne mizerjen e tyre sesa ne mizerjen e vrimes te bythes te BE-se. Shpresa eshte perforcimi i sistemit demokratik dhe bashkepunimi pa asnje lloj kompleksi me cdo shtet qe ka deshire te bashkepunoje.

mire, shpresa tek perforcimi i sistemit te demokracise eshte - po kjo ka shance shuuuume me te medha te ndodhe nen BE. sepse edhe aq demokraci sa kemi deri tashti e kemi prej BE

Ore s'jam kunder BE-s une si parim... po si tja bejme qe nuk i do bytha?

po taktika "s'dum vet" nuk funksionoi. tashti do i bojm qejfin, do e lusim, do qajme....

Rama Dklaroi se " asnjehere nuk keni per te digju qe Stausin e morem nga ne ne Pushtet " smiley

Qetsou   kapterr Rramiu se na turpërove lloin . Thuj Babasqapit se nuk ja merr njeri meritat . Po që do hajë pak burg do hajë  smiley I thati në byth të Europës dhe Shqipërisë Sali qenef Berisha do shtrydhet kaptero !

Pastaj si të jetë e shkruar .Atë që do hajë e zonja e shtëpisë që po na pret , do hanë dhe shqipot e Noçkës ,  që  duket se nuk  ka shumë pretendime ndaj Evropës smiley

U meruam me kete punen e statusit! Nese e marrim le te sherbeje si shembull politikaneve tane qe te punojne sa me shume per te ecur mw tutje.

Faleminderit Prof. Doc . Sali Berisha .

- Jeni ju pa jam une - do te te pergjigjej saliu. This iz a miracle of the freedom!!   hahahahahahahahhaaha

ne fakt mrekullia e lirise do te jete kur une ta shof ket bandit e kriminel ne kaush. Atehere me te vertete do te kete ardhur mrekullia e te qenurit te lire.

kaq shum ua kaq nxire jeten ai njeri saqe po te bente nje marrveshje me ramen e te pranonte ta arrestonte ju do ta mbanit ramen derisa te vdese dhe madje duke ju degjeneruar sic ka bere cdo udheheqes deri tani.

E pyeten sot tek agon channel , " Cfare duhet te mendoje brezi i ri per Sali Berishen " ?

Brezi i ri do kete kohe te me gjykoje ne vitet ne vazhdim si Kryeminister , u pergjigj Prof Doc Sali Berisha.

Hahahahahaha!

E paska shuntu fare Lul-zambakun. smiley

mrekullia e lirise do te jete kur une ta shof ket bandit e kriminel ne kaush.

Me Ramen nuk ndodh kjo  mrekullia qe do ti zotrote, smiley  rilindje pa drejtesi te vene ne vend nuk ka! 

it's a mirikell

it's a mirikell

Duket se Evropa foli
Si haber, Fylja e solli
Shqiperise i rritet nderi
Dora vet, komisioneri
Po per nder ketu u zune
E ke ti a e kam une
Eshte i imi, ishi tha
Tete vite ne bela
Pse jo imi tha ky tjetri
Me i riu, nga i vjetri
Dhe keshtu, po prap u zune
Nderi, sherret se ..lesh pune
E statusi, pas pas pashit
Na tundet mu si te dashit
Do ta marrim kur te vdesim
Sic na dhien, po i dhjesim
Fylja dy sahat ne kembe
Pyeti me babe e meme
Dhe per greve ...me shpirt nder dhembe
Mezi mbaheshin ne kembe
Vec selline ...kishin ngrene

Ne fakt ai i ka rruajtur trapin komunizmit. Mos jemi duke u ngaterruarar se Sala qe njoh une ishte 25 vjet anetar partie dhe mjek blloku. Ndonjehere dilte dhe xhiro me varke me cunin e Enverit. Po me duket qe po flasim per persona te ndryshem. Te me falesh nese jam gabuar. smiley

Kapterr Ramiu qenka ne forme... smiley

Pa shi shihni sec na mbiu
Vasijet kapterr Ramiu
Burre i mencur, dereziu
Duket se flet fyryfiu
Taksirat, por prej vetiu
Vec tek hunda sheh mavriu
Thote, e zeza i piu
Po u ngjall prape saliu

ej, o Qemol, paske pas te drejte plako. Kjo Gjosha e LSI doli e forte me verte. Per gjys viti boni ate qe sala nuk e boni dot per 8 vjet

Dmth kjo na futi ne europe?

nuk diskutohet! dhe per merite te Likes qe doli me tezen perpara, me shpejt. A thu ti se te gjithe po thoshin te ecim prapa ose perpara, me ngadale a ku di une...vec mendja e Likes eshe e afte per ksi motosh. Ka qene dhe NN po ka rene

Po PT?

Likja ai qafir eshte bere zen kohet e fundit a thu se ka qene shok klase me konfucin .dialoget e intervistave  te tij jane:

_njerezit flasin per vilat e tua

-patjeter qe do flasin smiley

Likja ne fakt eshte shembulli me i mire ne luften kunder korrrrupsionit, dhe se fajin e ka sistemi, dmth Saliu. Ne shoqerine e ketij te fundit ishte i korruptuar. Pastaj ne sistemin e mire te rilindjes e kuptoi gabimin dhe beri diete si dhjamore ashtu dhe korruptive. Dhe rest is history Lalzi. 

Duhet pranuar se ka marre nje hije burri shteti .sec ka nje quiet dignity if you will .ne te folur nuk del jashte comfort zone.thote gjera te pergjithshme portokollare .nuk u mban leksione ekonomie cifuteve si bente sala apo tu shpjegoje diplomateve europiane se cfare eshte europa si ben ky i tanishmi smiley

Derisa i shkon tymi drejt, pse ta bezdisi. Arriti te mbijetoje per pak fare dhe tashti i ben gjeli veze me pozicionin e king maker-it. Ata dy te tjeret kane enderra imperiale. 

Gazetaret duhet ti blere qerratai se ne gjithe shtypin nuk thote asnje gjysem llafi te keq per te .

boo ca batutash vk rama...km qe komenton ciljeten dhe reagimet e kanaleve tv. Ec mo thuj, sikur eshte veni i hajrit dhe ngeli kryeministri per t'qene. Me bast qe shoket e majte ket radhe s'do jene mo te mendimit se statusi s'ka naj domethenie e ndikim.  

Statusi nuk merret.

Inshallah nuk merret statusi se kom mbet bosh cadrat e bardha te greves se PeDit. Vetem atehere do vershoje poplli ne cadra greve e do ngrihet cuni Sheqeres ne piedestal. 

Scenari Grek, ukrAinas e Arab nuk po na dalin si duhet e duhet me shpik ndonje skenar tjeter.

thujini cunit te Sheqeres te mbushi ndonje skedine ne se do me morr aq vota sa Nick Xheli e Kristi Pinderi. Eh se harxho lekun Gita me Abin tani qe sjan pare te shtetit.

cer do bohet me cadrat e greves... Kan met bosh .... U tradhtu Saluku... E sunu Bon kurban pederat per cunin e Sheqeres.

Bravo cuni i sheqers qe nuk merret statusi.

 

asnje nga kushtet nuk eshte plotesuar .korrupsioni nuk eshte denuar .asnje gjykates ne burg deri tani.nje grup ish zyrtaresh sapo i shpetuan procedimit penal per tejkalim te afatit hetimor.viktimat e 21 jenarit duket se shkun per lesh .deri tani asnje lloj rihapje  hetimi per ate ceshtje.droga valon , krimi po.arsimi mysybet.por statusi do te merret jo per merite te qeverise por te putinit i cili rihapi luften e ftohte dhe e rikujtoi perendimin te futet ne politiken e vjeter te sferave te influences.

Alba, te gjitha keto qe ke renditur jane te saktat, nga ajo mori te keqiash qe ky sistem i ka ne simbioze, si " hurdhja mbi lisa " !
Vec nje gje duhet perceptuar mire, qe keto fenomene nuk i zhduk kurre ...sistemi qe i prodhon! Roli i individeve , krye qeverisjeve, eshte vetem zbutes !
Ndersa sa i perket rolit te Rusisi Putinit, eshte si currlja e Nastradinit, qe avazi i saj do ti degjohet nga Evropa e se nesermes.Nje Eevrope e bashkuar apo e shkerrmoqur ?Ky eshte problemi

korrupsion ka dhe kendej por te pakten perpiqen ta luftojne/pervit kredhin ne hapsane qindra kryetare bashkish senatore guvernatore shtetesh etj...

Po pra, po , zbutes, zbutes ...deri ne squlles! Por gjithenje ...virulente..

ish kryetari i bashkise se new orleansit sapo u shpall fajtor per marrje rryshfeti.rrezikon 20 vjet burg.kush ka ngrene 20 vjet burg per gjera te tilla ne shqiperi?

Tirons,E Tafuti, vetem kete llafin "Insha Allah" nuk merret nuk duhet ta thote as shqiptari qe rri pyjeve me dhi'! Duhet te gezohet gjithkush sepse ka gati cerek shekulli qe njerzit presin nje lajm shpresdhenes.Mbase kjo krahas shprses rrit dhe detyrime e pergjegjesi plot, por ne fund te fundit nuk na etiketojne si vend islamik, por ashtu sic kemi qene e jemi, evropiane e nga me te vjetrit.
Sikur vetem ne kete aspekt, diten qe ta marrim, kemi fituar shume.Te mos e truajme te miren !Duke mos e thene te miren e kesaj , le te kursejme te ligat,thene per te !

Grava Per cer imazhi flet? A ike pa byrazerat tu knu arabisht me flamurin turk e ate lokal, apo tu protestu me flamur jeshil rrugvet? Po ti ke Shkersdhenin islamik ....po PeDi a nuk ka sjellje Talibane e baze sociale islamike...

Une qesh tubohajgare se kisha shprese se mos poeti, droga Alba , tafuti e kapterri me ndonje kellef Canadaje na futet tekato cadrat se gjynof kanmbet bosh.

cuna,cuna, u desh te vije edvin kristaqi,qe prespektiva e integrimit evropian te shqiptareve te jete e sigurte.

falemnerin rama,falemnerit rilindje. 

..smiley
ironi te holle ke bre pjeter.. mu si filldispanje..smiley

"vemi te lumi, pa xathemi", thoshte gjyshi im ndjese paste..smiley. dua te them: m'pelqen ky entuziazmi, ok. po dale te presim edhe O.K e te gjithe vendeve anetare te BE ta bejme festen tamam, se provimin e Fyles e dhe Seqiuisesmiley, e kemi kaluar edhe heret e tjera.

Kaq ishte detyra jone, belulo,me tej pune e tyre,po ti vazhdon te shpresosh se "anglezet s'do na lejne ne balte,do t'i rrezojne komunistat" smileysmiley

po pra, se une doja qysh atehere te te integroja te inglizi.smiley, por ti per 50 vjet kembngule: jo, po te doje te integrohet inglizi te ne.smiley. por pas 50 e kusur vjetesh, me nje zhdervjellesi prej kaprolli, kaperceve bindjet dhe na dolle me ingliz se anglo-amerikani..smiley

shiko tashi: statusin kandidat per BE duhej ta kishim nga hera! njelloj me fqinjet tane se edhe ata, mender nje mut, i kane plotesuar apo plotesojne akoma, kushtet. mirepo si duket ne jemi me te pambrojturit ne BE dhe gjithkush e perdor veton ne demin tone por perfitime e veta te cfardollojshme.. ndryshe nuk e kuptoj veton e Hollandes e ndonje vendi tjeter 6 muaj me pare... se te kam rixha, ca pa Hollanda "gabim" qe nuk e pa Belgjika apo Danimarka e Luksemburgu qe votuan pro..?!smiley
bie llafi a kemi garanci se Greqise buk do ti kujtohet ajo puna e detit dhe do ushtroj presion me qeverise tone kesaj radhe..? "behu i mencem Pjeter, BE gelltit shume shtete te vogla me veto".smiley. behu racional si une pra..smiley

Ca te mirash I vijne memedheut nga antaresimi ne BE di gje njeri?

do t'i vije memedheut me shume era njeri , he per he nuk kuptohet , me kalimin  e kohes do te shijohet

E them me shume bindje qe Republika e Shqiperis nuk e meriton statusin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).