Për shekuj me radhë, alkimistët janë përpjekur ta kthejnë plumbin në ar. Prej kohe, kjo përpjekje është provuar si e pamundur, por një tjetër ëndërr, kthimi i ujit në karburant, duket se është i mundur. Shkencëtarët e një Laboratori të Marinës Detare amerikane e provuan këtë duke ngritur në ajër një avion të vogël, i cili në vend të karburantit të zakonshëm përdor lëndën djegëse të prodhuar nga uji i detit.

Gazi natyror dhe llojet e tjera të karburanteve të lëngshme që përdoren në të gjitha llojet e motorëve me djegie të brendshme, janë një përzierje e elementeve kimike të hidrogjenit dhe karbonit, që vijnë kryesisht nga rezervat nëntokësore. Por edhe oqeanet janë rezervuare të mëdha të hidrogjenit dhe dioksidit të karbonit, i cili shton nivelin e acidit në det. Nxjerrja e këtyre kimikateve nga oqeani dhe konvertimi i tyre në një formë karburantesh të lëngshme është mundësuar nga disa përparime teknologjike të fundit, thotë studiuesja, Heather Willauer:

"Kemi arritur të dëshmojmë se në një laborator ne mund ta shndërrojmë dioksidin e karbonit dhe hidrogjenin në lëndë djegëse të lëngshme ".

Procesi kërkon shumë energji elektrike, e cila për të qenë më ekonomike duhet të vijë nga një burim me kosto të ulët, si një central bërthamor. Natyrisht, vendi më i efektshëm për një proces të tillë do të ishte në bordin e një aeroplanmbajtëseje bërthamore. Zonja Willauer thotë se këto anije një ditë mund të prodhojnë karburant për avionët në bordin e tyre:

"Nga kjo mund të përfitojnë marina detare apo anijet komerciale sepse kur është nevoja karburanti mund të prodhohet aty ku nevojitet".

Karburanti i ri është testuar me sukses në një aeroplan me një motor. Tani për tani, prodhimi i tij kërkon dy herë më shumë energji se sa normalisht, por studiuesit shpresojnë ta ulin koston. Dr. Willauer thotë se procesi i ri nuk do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë, që ndikon në ngrohjen globale.

"Pasi ta nxjerrim nga uji, oqeani e thith atë menjëherë nga atmosfera, sepse ky proces është në ekuilibër të vazhdueshëm", - thotë zonja Willauer.

Shkencëtarët shpresojnë se një uzinë e vogël në shkallë industriale mund të fillojë kthimin e ujit të detit në karburant brenda pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme.

18 Komente

por një tjetër ëndërr, kthimi i ujit në karburant, duket se është i mundur. Shkencëtarët e një Laboratori të Marinës Detare amerikane e provuan këtë duke ngritur në ajër një avion të vogël, i cili në vend të karburantit të zakonshëm përdor lëndën djegëse të prodhuar nga uji i detit

smiley

pooooor.....

Procesi kërkon shumë energji elektrike, e cila për të qenë më ekonomike duhet të vijë nga një burim me kosto të ulët, si një central bërthamor.

smiley

 

''i lumte shokut  Xhezo!  makineria qe shpiku ai eshte me leverdi te madhe sepse do te zevendesoje punen e 20 punetoreve...  vetem se ka nje problem te vogel:  per ta vene ne pune kete makineri nevojiten 30 punetore.''.smiley         
(Qamil Buxheli).smiley

1. Nuk shnderron ujin ne karburant por shperben lidhjen h2o dhe co2( te tretur ne uje) per ti sintetizuar ne lidhjet organike C-H, duke harxhuar shume energji.

2. Energjia qe mund te perftohet kur digjet lenda djegese, eshte shume me e vogel se energjia e harxhuar per proceset e pershkruara ne piken 1.

Lajm i pavlere.

"lajme" propagandistike Obamiste, socialiste, utopiste.

Thone qe analistet albaneze kane shpikur motorin qe punon me llafe. 

Artikulli nuk lajmeron hedhjen poshte te ligjit dyte te termodinamikes dhe zbulimin e perpetum mobile duke lene pa pune alkimistet dhe Qamil Buxhelin.

Lajmi sillet si zbulim thjeshte teknik: tani mund te prodhohet karburant ne çdo pike te detit dhe oqeanit pa qene nevoja te shkohet ne Kuçove.

Sa eshte kosto e kesaj menyre prodhimi eshte gje tjeter, por asnje teknologji nuk eshte e persosur, ka nje gje me vlere, tjetren nuk e ka. Prandaj ka variacion teknologjish.

 

old nuz. Persa kohe do te shpojme pa teklif ne gjirin persik nuk do ta implementojme. Me vone...

"kërkimet vazhdojnë për të gjetur se cili nga ujrat e detrave apo oqeaneve rezulton të jetë më i pasur në hidrogjen dhe në gaz karbonik, me qëllim që të ulet kostoja e prodhimit të hidrokarbureve ujore..."

P.S: me që ra llafi, përse nuk përdorim për qëllimin e mësipërm gazin karbonik të tretur në ajër dhe që ndot dynjanë... dhe me këtë rast, të zvogëlojmë drejtpërdrejt efektin serrë?

per me se 6 muaj punova ne nje projekt per nje makineri perpetuale dhe ne fund kur kujtova se e realizova mesova se e kishin bere dhe te tjere me pare por nuk funksiononte.
Ky i eshte afruar me teper nga te gjithe.

cfare revolucioni smiley aeroplanmbajteset nuk do kete me nevoje te mbajne edhe depozita me jet fuel per avionet, sepse mini-centralet berthamore te tyre do te mund te perdoren per te prodhuar edhe jet-fuel. Nga pikpamja e bilancit te energjise, asgje e re nga fronti i perendimit, nga pikpamja e mobilitetit te flotes amerikane neper ujra nderkombetare, goxha news

Kot nje pyetje nga salla, po sikur ketyre aropllaneve t'i vinin reaktor atomik nuk do te kishin nevoje as per aropllanmbajtese? smiley

Pyetje shume e mire smiley Jo ne fakt, nuk do kishin nevoje, po do kishin probleme me madhesine, konstruksionin dhe sistemet e ftohjes deri sa te arrinin ne 30.000 feet smiley

Lesh me qime... do prodhojme energji- thote kjo-- por na duhet shume energji per ta bere te mundur.... smiley

Eshte veshtire te thyhen ligjet e termodinamikes. Gjithmone do futet me shume se do nxirret. Kjo sherben me teper per ta bere energjine portabel sepse baterite duan kohe te karikohen plus qe nuk jane dhe aq efektive. Dhe me kryesorja do kete me pak ndotje.

Energji diellore, Qymyr, Nafte, Gaz etj

"deri ne disa dite" Ky eshte koncepti i shitjes me shumice, Costco hesapi. smiley  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).