Një shpërthim i madh ka ndodhur në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), në Obiliq. Mediat kosovare raportojnë se 3 persona kanë vdekur dhe disa te tjerë janë plagosur. E keqja ende nuk eshte larguar sepse pritet të shpërthejë edhe Gazi Butan qe eshte ende prezent ne KEK. Tragjedia ne Obiliq rrezikon te shtyje zgjedhjet e se dieles ne Kosove.

Në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës kanë konfirmuar se nga KEK janë sjellë 13 persona të plagosur, nga të cilët 11 ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarë të kësaj Qendre thanë se janë në pritje të të plagosurve të tjerë. Lajmi për 3 viktima konfirmohet nga Izet Mustafa, kreu i sindikatës së punëtorëve në Kosovë. Mbiemrat e dy viktimave janë Mehana dhe Jashari kurse viktima e tretë e tragjedisë dyshohet shtetas i huaj.

Shpërthimi ndodhi rreth ores 11:15 minuta ne Obiliq. Zhurma e këtij shpërthimi ka qene teper e fuqishme sa është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës. Nga shpërthimi i madh që ka ndodhur janë dëmtuar madje edhe xhamat e shtëpive përreth. Dyshohet se shkak i shperthimit ne termocentral ka qenë hidrogjeni. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Dyshohet se shkak eshte bere hidrogjeni gjate perzierjes se disa kimikateve të cilat bëjnë zbutjen e ujit. E po ashtu është shumë e vështirë që ekipet emergjente të ndërhyjnë në vendin e ngjarjes të paktën për të nxjerre viktimat.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa tregon se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë konfirmimin e punëtorëve se tre prej tyre kanë humbur jetën.Mustafa shpjegoi se punëtorët e KEK-ut janë mundur t’u japin ndihmë tre viktimave derisa ka ardhur policia dhe i ka larguar edhe ata nga vendi i ngjarjes. 

“Unë isha në vendin e ngjarjes dhe punëtorët më kanë konfirmuar se bëhet fjalë për tre viktima. Pra, tre punëtorë e kanë humbur jetën në vend të punës. Me shumicën e punëtorëve që komunikova më thanë se janë tri viktima. Policia nuk na ka lejuar të ofrohemi te objekti. Derisa kanë ardhur organet e policisë iu kanë dhënë ndihmë atyre punëtorëve. Ata faktikisht më kanë konfirmuar se kanë parë tre persona të vdekur në objektin ku ka shpërthyer gazi”, ka treguar Mustafa.

Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thënë se shpërthimi ka qënë i fuqishem dhe ai ka ndodhur në pjesët ndihmëse të Kosovës A.
Zjarrfikese dhe ambulance ndodhen ende ne vendngjarje. 

5 Komente

ngjarje e rende!  paste sa me pak viktima. sherim te shpejte te plagosurve!

E degjova ne mengjes tek lajmet , kjo lloj karrakatine korporate elektroenergjetike qenka ndertuar ne nje stil te vjeter qe nuk mund te punoje me si dikur dhe duhet zevendesuar me teknollogji te re ,

te shkretet njerez qe punojne pa kushte dhe siguri

Dy prej tre personave që dyshohej se kanë humbur jetën në fatkeqësinë e KEK-ut, janë gjetur të gjallë. Sipas mediave të Kosovës, vetëm njëri prej punëtorëve, Latif Jashari, ka humbur jetën në këtë fatkeqësi. 

Ngushellime familjareve te viktimes.  

Ngushellime familjareve. Shpresoj te mbyllet me kaq e te mos kete viktima te tjera.

Ngjarja, kerkon nje inspektim shkencor, per te shmangur tragjetite e tjera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).