Në fillim të viteve 90-të shqiptarët u dergjën rrugëve për të rrëzuar me forcë një shtet të ndërtuar prej tyre; një shtet që i përdorte, një shtet që abuzonte me ta, një shtet dembel që nuk kishte qënë në gjëndje të siguronte mirëqenie e prosperitet. Të zhgënjyer nga ky shtet, shqiptarët vendosën të ndërtonin shtetin e së drejtës, mbështetur mbi një ekonomi të bazuar në rradhë të parë tek puna. Shqiptarëve i kishte ardhur në majë të hundës me "free-riders", parazitët e të paaftët.  24 vite më vonë një e katërta e forcës punëtore është e punësuar në shtet, mbahet me taksat e veta dhe vazhdon vegjeton, paraziton, sjell pengesa dhe fryhet, fryhet, fryhet.

Shqiptarët janë të zhgënjyer thellësisht nga ajo që ndertuan megjithatë nuk harrojnë të dalin në tufa e kope kur vjen fushata e rradhës. Pse? Sepse mbase me gjejnë dhe mua nje vend ne SHTET. Dhe ndërkohe shteti fryhet e fryhet sa tashmë është bere obez e mezi mban veten ne këmbë. E ka të vështirë të eci dhe i merret fryma ne çdo hap! E ndërkohë shqiptarët ankohen, nuk kanë besim tek shteti dhe kërkojne gjithçka prej tij. Kerkojnë punë, pastërti, siguri. Kërkojnë të ardhmen tek shteti.

Luftohet burokracia me më shumë burokraci. Krijohen më shumë institucione, për të kontrolluar institucione që kontrollojnë institucione. Dhe ndërkohë për të justifikuar përmasat e shtetit rritet kompleksiteti i burokracisë shtetërore, zgjatet zinxhiri i sorollatjes dhe ai që vuan është ai që paguan me taksat koston e kësaj administrate. Për të njehsuar një diplome, dokumenti duhet te kaloj tek noteri, tek Ambasada Shqiptare, tek Ministria e Jashtme, tek Ministria e Arsimit. Shkon tek posta dhe ke 10 punonjës që mbështeten tek muri dhe një që punon e mbuluar nga një kala njerëzish që kanë jo pak që presin. - Sepse nuk eshte detyra ime.

"S'ka SHTET jo"- thoshte e vazhdon të thotë berberi im. "S'ka zgjidhje" -thoshte e vazhdon të thotë. Dhe ndërkohë zgjidhja është aty, ka qënë aty dhe qëndron me e logjikshme se kurrë. Të tkurret shteti, të mos kërkojmë më prej tij gjithcka se 40 vite komunizëm e 24 vite demokraci e bën të qartë si dita me natën që modeli i shtetit të madh NUK funksionon. Një shtet i vogel do detyrohet të bëhet një shtet i shkathët, që do kerkojë më pak bukë e do të ketë më pak mundësi t'i vendosë pengesa biznesit, që në një ekonomi tregu është motorri i prosperitetit. Të pushojmë së gënjyeri veten, problemi jemi vetë ne dhe ndryshimin duhet ta kërkojmë tek vetja. Shteti nuk eshte nje entitet abstrakt por një organizatë e njerëzve të ketij vendi.

http://albaniaunderground.blogspot.com/2014/05/shteti-obez-shqiptar.html

 

9 Komente

pse vetem obez! beje te gjithe fjaline italishtsmiley

e si qenka mbipeshe shteti karagjoz shqiptar! nje shtet qe nuk permbush detyrimet kryesore kushtetuese! nje shtet pa ushtri! pa bole!  vetem me bythsmiley

I respektuar Gjino! Nje nga pasojat e renda te sistemit eshte edukimi shume i keq.Me dukurine per te patur sa me shume avokate ...dhe mjeke.Sepse dominon padrejtesia qe u behet te pafuqishmeve, me nevojen e paerballushme te tyre...per tu paraqitur gjyqeve.Tek mjeket nuk shkojne per virozat stinore, por nga pasojat e nje stresi te perditshem...Praktika ka treguar se puntoret e krahut...sherohen shume me shpejt se ... Te pasurit...!

I respektuar grava. Harrove qe kete "sistemin" e sotem e ndertuan ata qe ishin edukuar ne kohen e lavdishme te diktatures se proletariatit?

Ku i gjejne keto gazetaret mor aman! 

Në fillim të viteve 90-të shqiptarët u derdhën rrugëve për të rrëzuar me forcë një shtet të ndërtuar prej tyre; një shtet që i përdorte, një shtet që abuzonte me ta, një shtet dembel që nuk kishte qënë në gjëndje të siguronte mirëqenie e prosperitet.

Vetem frazen e pare te lexosh dhe corientohesh, dhe pyet veten -What does he  mean? Gjino "gazetari" !!! 

Ca o ky arllik shkrim?

Ik mer trap paske kuptu qe shteti nuk funksionon dhe fajin e kane njerezit . 

Nga dalin gjithe keta gazekare more aman. Njeri me trupeshk se tjetri.

dhe cili eshte argumenti yt ne kete rast?
 

Kishim nje (parti ne pushtet per te ushqyer/punesuar militantet) na u bene dy. Vendet e punes pe verteti duan kohe dhe perkushtim, keshtu qe do hapen vende pune pe gjojani n'administrate.

Luftohet burokracia me më shumë burokraci. Krijohen më shumë institucione, për të kontrolluar institucione që kontrollojnë institucione. Dhe ndërkohë për të justifikuar përmasat e shtetit rritet kompleksiteti i burokracisë shtetërore, zgjatet zinxhiri i sorollatjes dhe ai që vuan është ai që paguan me taksat koston e kësaj administrate.

Nderkohe qe ka mijera te papune, shteti 'bucko' vazhdon te zgjedhe njerez me precedente kriminale per ti punesuar ne administrate. Kjo eshte e frikshme, thote kryetari i nderuar i shoqates tone barastëpapame, Lubonja.

Kociko gjithashtu.

Levizni pak me shpejt, tha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).