17 vende anëtare të Bashkimit Europian nga 28 që ka gjithësej, kanë firmosur një letër në të cilën shprehin mbështetjen e tyre për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Nisma është ndërmarrë nga ministria e Jashtme e Austrisë dhe i është dërguar Baroneshës Catherine Ashton dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, si kryesues i presidencës së BE-së. Në letër theksohet përparimi i Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të vendosura , veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Duke u nisur nga angazhimi dhe progresi i Shqipërisë, ashtu si u nënvizua në raportin e qershorit të 2014-s, qartësisht meriton që vendet anëtare të Bashkimit Europian t’i njohin statusin e vendit kandidat. Shqipëria bindshëm ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE”, thuhet në letër.

Vendet anëtare që kanë firmosur letrën janë: Austria, Italia, Greqia, Suedia, Irlanda, Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Malta. Vendimi për Shqipërinë do të merret më 23 qershor nga krerët e shteteve anëtare dhe duke marrë për bazë letrën e firmosur nga 17 vende, është e qartë se Shqipëria ka mbështetjen e shumicës brenda BE-së. Megjithatë, në letër mungojnë aktorët e mëdhenj të unionit si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Hollanda dhe Danimarka, të cilat bllokuan në dhjetor statusin për Shqipërinë.

20 Komente

smiley

 filluan letrat nga baza per ne komitetin qendror

Megjithatë, në letër mungojnë aktorët e mëdhenj të unionit si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Hollanda dhe Danimarka, të cilat bllokuan në dhjetor statusin për Shqipërinë.

Me pak fjale, kemi 12 shtete kunder nga te cilet the Big One qe s'na mbeshtesin hapur

Megjithatë, në letër mungojnë aktorët e mëdhenj të unionit si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Hollanda dhe Danimarka, të cilat bllokuan në dhjetor statusin për Shqipërinë.

-hehehe, hiç po Habili, i thone kesaj. 

po ja, te keto vende duhet synuar lobimi, se ata qe votuan pro  6-muaj me pare, prape pro do votojne..  dhe eshte nje vend qe mund ti bindi keta: SHBA!

Austrija. Falemnderit Doktorr qi ja dhe llotarine plus 50 perqin te biznesit osterishve.

Mqrfjala a ju anullu liqenca ktynve?

 

Se harrova.

Mirditani dhe poshte qeverija i her!

ai ja dha austriakut prej inotit qi zvicerri na e kaloi ne renditje

Shqiperia ka bere progres madheshtor ne luften kunder korrupsionit .Psh sapo zbuluan se qendra e korrupsionit ne shqiperi ishte prishja e disa karakatinave te ushtrise 60 mije $ gjithe gjithe(me pak se ditelindja e kokelopes ne lalez) ne kucove .per kete arrestuan gjeneral syrja gjoken me buje te madhe a thu se ai ishte strumbullari i gjithe prapesirave ne shqiperi .ndersa gjyqtarin gjin gjoni i cili ende nuk ka dhene prova se si ka grumbulluar 2 milione euro me nje rroge 1000 ne muaj ende nuk ka gjykates qe pranon ta shkarkoje le me ta arrestoje.

Austria na e ka borxh te kujdeset se na krijoi, dhe ne akoma minorene jemi. 

Na krijuan dhe duke pare krijesen e tyre po thone":what have we done "smiley

si thote ajo fjala e urte kineze, Tirona: ''ai qe te shpeton jeten, eshte pergjegjes per jeten tende me pas''. keshtu edhe Austria.smiley

Ca te bejne me te shkretet, Nanjen e mbajten, me llotarine na rruajne, vec t'i hapin dhe ndonje ekspozite Piktorit ka mbet.smiley 

Mos harro qe nje nga keshilltaret e KM ka jetuar ne Austri per shume kohe, madje ka dhe "connections" atje.

Thone qe do krijojne nje aneks muzeu, trimeria shqiptare ne shekuj, ku ngjitur me armet e Skenderbeut do shtojne dhe nje stende mbi nje shkulje historike veshi. Po mundohen te sigurojne dhe veshin e shkulur origjinal ... 

donte dhe xhaxhi vani te bijen e drejtorit per nipin dhe c'nuk beri qe t'ia arrinte qellimit.

Hiq Suedine keta te tjerat qenkan merre me long se mishi u mbaru.

Të pesta vendet evropiane, hierarkët e të cilëve ishin në Tiranë më 1 Qershor, janë që të pesta nënshkruese. Kët dhuratë, para statusit, e keni nga Anastasi.

 

Anastasin e kemi dhurate nga Sali Berisha smiley

Pse kjo qeshje mosbesuese dhe mosmirenjohese? smiley  

Janulla do ta hedhe tuc dhe Cekine, per Shqiperine...ke per ta pare kur se bashku me Irinej ta vene ne mes Fylen dhe ta fryjne sa ta bejne daulle, per Shqiperine.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).