Është mbyllur në ditën e 15 të saj greva e urisë e të larguarve nga administrata, në mbështetje të rekomandimit të komisionarit Stefan Fyle për të lënë këtë nismë. 11 grevistë, përfaqësues të të larguarve nga puna dhe 5 ish punonjësit e policisë, me anë të një deklarate për shtyp konfirmuan ndërprerjen e grevës. Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga puna, Nertila Qafzezi, theksoi se ndërprerja e grevës erdhi pas deklaratës së komisionarit Fyle, i cili i ka ofruar mbështetjen e tij grevistëve. Ndërkohë, përfaqësues të grevës kanë kërkuar plotësim të pesë kërkesave nga puna, në të kundërt do kërkojnë azil politik. 

“Jemi me ju”, ky ka qenë dhe slogani i të gjithë mbështetësve të grevistëve të urisë gjatë momentit të dhënies së vendimit. Ndonëse, në kushte jo të mira shëndetësore, 16 grevistë, të cilët u vendosën për 15 ditë me çadra para piramidës, ngjitur me Kryeministrinë vendosën të heqin dorë nga greva. 

Ditën e djeshme grevistët e urisë i dërguan një letër komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fyle ku i kërkuan që një përfaqësi e grevës të takohet me të gjatë vizitës së sotme në Tiranë. Në emër të grevistëve Qafzezi i kërkon komisionerit Fyle të bëhet ndërmjetës i dialogut mes grevistëve dhe qeverisë. Fyle u përgjigj sot duke u rekomanduar personave të Shoqatës së të Larguarve nga Puna që të mos venë jetën në rrezik sepse personalisht po e shikon me përparësi dhe cështjen e tyre.

Kryetarja e shoqatës së të larguarve nga puna, Nertila Qafzezi theksoi se qeveria ka injoruar sakrificën e të larguarve nga administrata që ndodhen në grevë urie dhe nuk denjon të diskutojë me ta ndonëse vendimet e gjykatave u njohin atyre të drejtën për t’u rikthyer në punë. 

QAFZEZI: DËGJUAM FYLEN, MORËM MBËSHTETJEN E KOMISIONERIT 

Ora: 17:25-Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga puna, Nertila Qafzezi, gjatë një prononcimi për mediat deklaroi mbylljen e grevës së urisë. Sipas saj, se ndërprerja e grevës erdhi pas deklaratës së komisionarit Fyle, i cili i ka ofruar mbështetjen e tij grevistëve. 

“Kemi pritur një reagim të qeverisë shqit[are, dhe Ramës, por mungoi vullneti i qeverisë. Megjithëse greva jonë arriti të sensibilizoi opinionin. Sot u njohëm nga mediat për deklaratat e komisionerit Fyle, i cili e ndiqte me vëmendje çështjen tonë. Duke marrë parasysh të gjitha, ne vendosëm që të ndërpresim grevën.”- bëri me dije Qafzezi. 

Më tej Qafzezi falenderojë opinionin publik për mbështetjen e kauzës së tyre. “Falenderojmë opinionin publik për mbështetjen, mediat, dhe opozitën e cila ka qenë avokatja e kauzës sonë.”-përfundoj fjalën e saj Nertila Qafzezi. 

FYLE U PERGJIGJET GREVISTEVE

Ora 13:00-Eurokomisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë vuri theksin dhe tek cështja e grevës së urisë dhe thirrjes që grevistët i kanë bërë për ndihmë. Fyle u përgjigj sot duke u rekomanduar personave të Shoqatës së të Larguarve nga Puna që të mos venë jetën në rrezik sepse personalisht po e shikon me përparësi dhe cështjen e tyre. 

‘Sa i përket grevës së urisë, kam njohuri, e di dhe jam njohur rreth tyre. Dhe e shoh me shqetësim, dhe u bëj thirrje grevistëve që mos të venë jetën e tyre në rrezik dhe i siguroj se ne flasim në mënyrë të rregullt me qeverinë dhe do vijojmë ta bëjmë këtë”.

24 Komente

Edhe Rama po Fylen nigjoi m'vaktit dhe vut dialogu masanejta smiley  

Legenat, gjeten si preteks Fylen me lone greven. Po Ramen e rejti njehere ai kur trimat dhe trimereshat e tij grevonin ne bulevard. Apo i pelqen kur i rejne? Ne fakt reforma e vertete apo sic mund ta quaj dikush stuhia e largimeve akoma nuk ka filluar.

Iku dhe kjo kauze si fugonat 8+1 dhe Tahiri ka dashnore.

Po ndonje greve per narkotrafikun perse nuk bejne?

 

shum shpejt do ket greve dhe per narkotrafikun. kudo qe shkon neper lagje te tiranes degjon cuna te irrituar qe ankohen ngaqe nuk ka me hashash. dhe ate pak qe e gjejne eshte i viteve te kaluar dhe plot pesticide dhe me cmim teper te shtrenjte. per te mos folur per arrestimet.

ja ke fut kot per se koti se cmimi i pakices ka rene gjys per gjys ne krahasim me vjet e parvjet e parsivjet. Kjo ulje cmimi me ka bere dhe mua qe ta thith ndonjehere.

Edi, ja me kete me ke pelqyer! E ke thare !

(sh)Punesimet militante jane nje gje, por te pakten te mos vejne njerez me precedente kriminale neper punera. Kane vetem 8-9 muaj ne qeveri dhe kushedi sa te tille jane bere lajme publike tashme...ngelen duke legjitimuar PD-ne me denoncimet per kesi rastesh, nje jave po nje jave jo.

Cfare cantash dhe aftesish me shume ka, fjala vjen, Ristani sesa Spartak Braho (gjeniu i hapjes se peteve te lakrorit) qe Rilindja s'i verifikon dot precedentet kriminale te ketyre tipave para se t'i punesoje?

Ky Fylja pse I la te vuanin dy jave?me para tu kishte thene

Legen Fulja, Pse i la te palloheshin me byreqe e qofte e te shtonin peshe e te benin klizme ne spital si Shkejku valle????

Po me leket e Shqupit po hanin se mos me fondet e BEse

ç'paske qene ene ti tironco,plase per içik byrek e qofte pazarismiley

Po plas nga inoti...ne ate ven i mbajne grevistat me pekule partite, ketej nga ne as drurin sta japin falas. Apo qe ene qofte e byrek veqse tek Boshnjaket hahet.

Sot u njohëm nga mediat për deklaratat e komisionerit Fyle, i cili e ndiqte me vëmendje çështjen tonë. Duke marrë parasysh të gjitha, ne vendosëm që të ndërpresim grevën.”

- bëri me dije Qafzezi.

smiley paskeshin prit 15 dite frazen e Fyle "Ceshtjen e tuaj e ndjek me vemendje" smiley  

duke prit pa buk pa uj per mesian...Z. Fyle

ca kulti jon kto bre?

Jamarber Maltezi kishte shkruar ne fejsi buki qe ky Fylja rre shqiptaret, nuk e di kjo Qafzezi si e hongri kshtu, la greven ?! smiley  

 

skan koordinim kto te PD....kumandar lulushi dhe komisar saluku, kakzoza me dy koka

Bile Fyle kishte thene, jam me diete, por do ta ha nje darke per hatrin tuaj te Krokodillua. 

e di dhe Fyle qe na nga Kuci jemi me te miret

peshorja nuk genjen, kish thene Fylja, se dhe muajt e fundit i kam

Hahahahaha!!!

si i tha ai muti i vogel i ambasades atij katilit, kur u terhoq nga mobilizimi i pergjithshem i Mamurrsit dhe Bathores, qe vete e kishte shpall?

burre shteti!! 

Kshu duhet ti kishte thone edhe ky muti i gjate i Evropes ketyne njesiteve guerrile te PD-se!

 

Kete here s'i testuam koleget greke se i kishin radaret e natribanit me difekt ne dogane.

P.S. Cfare llafi eshte natribani n'inglisht meqe ne shqip snuk?

dy pako të mbështjella me natriban

Tape (clear tape).
 

smileyCer Shqiptaresh jan kta grevisht mitingashet e Pe Dit, mer Jahu. Thot Fylja do e konsideroj rastin tuj ene magjypat e PeDit mbledhnin leckat e me vrap nshpieeee? Do ken honger ndonje qingj a Vic keto dite te veshtira greve e smund me shku nbanjo kolektive ... Kan nevoje per lluksin e hales nshpi....Perparasmiley

Keta nuk e dine c'eshte greva me duket.

grevë - Ndërprerje e punës për një kohë të caktuar, që organizohet nga punëtorët ose nga punonjës të ndryshëm të një dege to ekonomisë, të një ndërmarrjeje ose të administratës shtetërore në vendet kapitaliste e revizioniste për t'i detyruar kapitalistit të përmbushin kërkesat ekonomike të tyre ose për të detyruar qeverinë e klasat shfrytëzuese të përmbushin kërkesat politike të masave punonjëse.

Imagjinoni fylen ulur kembe kryq me kete qafzezin duke diskutuar hallet e popullit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).