Edhe pse ka patur dhe vijon të ketë një numër të madh programesh, në një numër të madh ekranesh televizivë në Shqipëri, shpesh e gjej veten me ndjesinë se nuk ka asgjë për të parë në televizor. E megjithatë, ato pak gjëra të mira që ndodhin në botën televizive, i marr vesh sepse në mos unë, të tjerë po shohin, sepse televizioni ende i magjeps shqiptarët, dhe ajo që është e bukur dhe veçantë, e re dhe krijuese, del në pah. Dhe, realisht, ka dy mënyra për ta parë këtë, nga ana pozitive, ka disa prodhime televizive cilësore në Shqipëri, të cilët (nga ana negative) qëndrojnë në kontrast me shumicën e prodhimtarisë televizive vendase, e cila mbetet e keqfinancuar, e varfër në prodhimtari dhe e kufizuar në mendim e dëshirë. Për arsye të krizës ekonomike dhe një padëshire për të provuar gjëra të tjera, a për të ndryshuar status quo-në, televizioni në Shqipëri ka rënë në një stanjacion të ndjeshëm, duke u bërë një medium i madh vetëpërsëritës, të cilin një miku im, e konsideron kështu: “Televizioni në Shqipëri, në vend që të jetë një dritare mbi botën, është një pasqyrë për vetveten”. 

Shqipëria, me një popullsi që kolovitet rrotull 3 milionëve ka një zhvillim teknik dhe teknologjik mbresëlënës në fushën e Televizionit, me më shumë ekrane nga ç’do të ishte ekonomikisht e justifikueshme. Por pa i hyrë arsyeve të këtyre investimeve surprizuese, mendoj se mund të them se në një aspekt, është pikërisht ky masivizim televiziv që mban të ulët cilësinë dhe prodhon një njëtrajtshmëri të bezdisshme në ekrane. Tregu i reklamës nuk justifikon kaq shumë orë transmetimi, çka do të thotë se të ardhurat në televizione janë të ulëta, çka do të thotë se gazetarët dhe profesionistët janë të keqpaguar, sidomos nëse i krahason me ekuivalentët e tyre në perëndim, dhe stafet janë të mangët, dhe organizimi i dobët. Punonjës të pakënaqur, bëjnë punë për aq sa paguhen dhe nuk janë fort të motivuar për të dhënë më të mirën. Herët apo vonë, në ambiente që nuk stimulojnë garën dhe nuk vlerësojnë domosdoshmërisht më të mirin, gazetari apo gazetarja e re ambicioze, bie në plogështi profesionale, humb interesin, ul standardin. Nga ana menaxheriale, preferohen zgjidhjet më të thjeshta, më fitimprurëset, më ekonomiket – dhe harrohet në një përqindje të lartë të herëve, se televizioni është një biznes shumë special, dhe se bashkë me pushtetin e pakrahasueshëm ndër biznese të tjerë, vjen edhe një përgjegjësi e shtuar për të mëkuar në forma dhe mënyra të ndryshme një lidhje intelektuale dhe emocionale me teleshikuesin.

Nuk duket se ndonjë televizion ka ndonjë strategji të qartë mbi mënyrën sesi dëshiron të perceptohet nga publiku. Nëse do të ishte kështu, kjo do të ndihej, në një fill të përbashkët që do të lidhte në frymë e cilësi çdo program, por jo. Në të njëjtin kanal bashkëjetojnë qetësisht programe të mrekullueshëm, me programe të pashikueshëm. Ndihet se, secili punon për hesap të tij, dhe se strukturës i mungon një vizion, një drejtim a mision, por sillet kuturu. Në kërkim të fitimeve të biznesit. Pa diskutim, logot televizive mbartin vlera në vetvete, dhe janë, shume prej tyre, ura lidhëse midis shqiptarëve, por a janë ekranet tona atdhedashëse? Janë civile, të kulturuara, udhëheqëse, intelektuale, pasionante, artdashëse, të lexuara, të udhëtuara, moderne? Apo janë ekranet tona banale, popullore, përsëritëse, anakronike, të prapambetura, tallava?

Edhe kur në televizione është hedhur para e madhe, kjo ka shkuar për të ndërtuar kapacitete më të mëdha teknike në godinat dhe studiot e televizioneve, duke krijuar më shumë hapësira dhe duke sjellë më shumë teknologji, por pa shpenzuar dhe aq për talentet, njerëzit pra dhe pa financuar idetë e tyre, pa inkurajuar aftësitë e tyre krijuese, për të dalë nga studiot, për ti kthyer kamerat nga Shqipëria.

A e keni vrarë ndonjëherë mendjen sesi ka mundësi që ka kaq pak programe që të eksplorojnë qytetet, natyrën, kuzhinën, traditat, artin, kulturën dhe historitë e Shqipërisë? A e keni pyetur ndonjëherë veten se si është e mundur që në dhjetëra kanale televizive përsëriten të njëjtat skena, me programe talk-show ku ca njerëz mblidhen për të biseduar si në kafene, pa ndonjë përgatitje, a ndonjë lidhje tepër të fortë me subjektin që trajtohet, që është sidoqoftë vulgar dhe patetik. Opinionistët e kudogjendur (mes tyre dhe unë) janë, si të thuash, heronjtë e televizionit bashkëkohor shqiptar, pasi janë ata që e mbajnë nga e hëna deri të dielën me llafe e fjalë. Pse nuk ka një program të mirë për Librin e Letërsinë ende, në gjithë këta vjet, asgjë e prirur dhe e përkushtuar ndaj letërsisë, vetëm trajtime të atykëtushme, rrjedhojë e rastësive apo rrethanave.

Sado i fortë të jetë argumenti se televizioni jashtë studiove kushton më shtrenjtë, është fakt se në televizionet shqiptare janë blerë kamera që kushtojnë sa totali i shpenzimeve për dy sezone të një programi udhëtimesh nëpër Shqipëri.

Rreziku ndaj të cilit drejtuesit e televizioneve të mëdha duhet të jenë të vëmendshëm është fakti që formatet e tyre të suksesshëm, sado fitimprurës janë bërë të mërzitshëm, dhe janë një provë ulëritëse e stanjacionit që ka kapur ekranin. Duke u rrotulluar brenda të njëjtave formula të parashikueshme e të tejpërdorura, pohon padashje se ke mbetur në vend, se nuk je rritur, përkundrazi, po zvogëlohesh.

Ideja e zvogëlimit përforcohet edhe nga prurjet e pakta në ekran. Në një formë ironike dhe domethënëse, televizionet janë kthyer në vetvete si shtëpia e Big Brother, ku shtatë apo tetë personazhe rrotullohen 24/7 në orare të ndryshme. Si e percepton publiku faktin se një gazetar bën dy apo ndonjëherë tre programe të ndryshëm njëkohësisht? A nuk shkruan nënteksti i këtij fenomeni, “Kaq i kemi mundësitë për staf – jemi të kufizuar.”?

Herët apo vonë dikush do ta kuptojë i pari se epërsia teknike vjen duke u zbehur me rritjen e cilësisë dhe përparimin teknologjik. Pasi sot një kamera HD kushton 20 herë më pak se 10 vjet më parë, dhe cilësinë dhe ndryshimin nuk mund ta bësh më vetëm me imazh, por duhet ta fitosh në përmbajtje. Në një moment të caktuar, të gjithë kapin standardin teknologjik, pastaj gara është e talenteve, e ideve më të mira, i krijuesve më prodhimtarë e mendjeve më brilante. Ndaj mendoj se ato televizione që do të kuptojnë të parat vlerën e njerëzve për suksesin, do ta arrijnë atë.

Ndërkohë, disa nga programet kryesorë talk show në vend, shfaqin edhe një tendencë për të ndryshuar, por brenda vetes, që deri diku më duket si shprehje e një paqëndrueshmërie të shkaktuar nga lodhja. Programet nuk mbajnë më një bosht tematik, të themi politik, apo letrar por hidhen nga nata në natë në tematika nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë mund të ndodhë që në netët pasuese, në të njëjtën studio të flitet për Reformën në Drejtësi e pastaj për Historinë e Hip-hopit shqiptar. Mund të ndodhë që një i ftuar që njërën natë komenton punën e Qeverisë, natën tjetër diskuton mbi Seksin jashtëmartesor, pastaj në një tjetër rast, për Mitin e Kreshnikëve. Me këto oshilacione në tema, publiku nuk di më ç’të presë nga programi. Detyrimisht, një pjesë e mirë zhgënjehet çdo natë, për shkak se tema nuk përbën asnjë interes për ta. Kjo përzjerje në një kohë kur tendenca është drejt programeve dhe ekraneve tematikë, duket jashtë kursit të përgjithshëm të industrisë televizive në botë. Imagjinoni një stacion radiofonik që luan muzikë dasmash dhe heavy rock njëherësh. Dhe pikërisht në mesin e kësaj gjendjeje të paqetë dhe mungese orientimi e mesazhi, ndodh që në një program letërsia përplaset me politikën, turizmin, sociologjinë, sportin e gjithçka tjetër që tërheq vëmendjen e autorëve përkohësisht, duke humbur shansin për të prodhuar diçka që është thelbësisht televizive, ndoshta sepse nuk kuptohet aksioma “The Medium IS the Message”.

Dilema, midis programeve popullorë, me audienca të mëdha dhe programeve të shtrenjtë, cilësorë dhe me audiencë të kufizuar është e kuptueshme, por i pajustifikueshëm është qëndrimi gjithnjë i njëjtë, që televizionet mbajnë, duke zgjedhur çdo herë opsionin e lehtë, spektakolar por të zbrazët kundër atij lloj programi, të vështirë e të kushtueshëm, që do të mbartte vlera “branding-u” për ta, dhe vlerë kulturore për publikun.

Për momentin as që mund të bëhet fjalë për prodhime telefilmash apo miniserialesh televizive në baza të qëndrueshme. Edhe disa përpjekje të deritanishme nuk kanë rezultuar në ndonjë prurje cilësore. Prodhimet artistike për televizion, janë të rrallë, cilësisht të dobët dhe nuk mbahen mend gjatë.

Në këtë sens, mburrja e vazhdueshme për standardin e lartë mediatik në Shqipëri duhet marrë me një fije skepticizëm dhe kritikë të shëndetshme. Ka investime të mëdha në media, por përgjithësisht në teknologji, jo në njerëz. Ka ekrane të shumtë, por jo cilësi. Ka njëtrajtësi, përsëritje, dhe një varësi totalisht të sëmurë nga politika.

Ritransmetimi është një tjetër dukuri që ilustron stanjacionin që mediumi televiziv vuan. Programe që zënë nga dy deri në katër orë transmetimi në ditë, për shkak të ritransmetimit të nesërmen paradite, flasin për mbetjen në vend numëro, ndërkohë që YouTube është opsioni më i preferuar, e shpeshherë i vetmi që këto programe kanë për të shkuar tek teleshikuesi. Ç’nevojë ka të ritransmetohet diçka që mund të shihet në çdo moment në YouTube? Pse nuk duhet shfrytëzuar kjo kohë për të testuar, ndryshuar dhe rigjeneruar programacionin? Këto janë pyetje të cilat asnjëherë nuk marrin përgjigje, por që ngrihen jo si një kërkesë llogarie, por si një kërkim i ndershëm për të nxitur qarkullimin e lëngjeve krijues.

Perspektiva e televizioneve shqiptare është ende e vështirë të shquhet, por megjithë zhvillimin teknologjik dhe kalimin në sistemin numerik, duket se do të jetë shumë e vështirë për këtë treg të vogël të ushqejë një industri që është zgjeruar dhe shtrirë përtej vetë mundësive të saj. Duke prodhuar një sasi gjigante orësh transmetimi, mbushur në pjesën më të madhe me biseda lehtësisht të injorueshme.

 

*Analiza është shkruar për debatin ‘Media për median’, nismë e Institutit Shqiptar të Medias.

42 Komente

jam dakort shume....megjthse jetoj usa tv shqiptare jane prezence ne shtepin time pothuaj 80% te kohes...tv shqiptare mund tejene cilesore ne disa drejtime pervec ne permbajtje jo...duke filluar qe nga lajmet,....deri tek portokallia....pothuaj ne cdo emision kam frike te kem prezence femijet apo femra, pasi papritur "explode sexi apo gjaku etj etj"....pothuaj cdo emision ne tv shqiptare duhet te kete pulle te kuqe....ka shume per te folur e shembuj per te dhene...por ne fund jam kurioz nese marrin shembulll nga tv e huaja...te pakten amerikane ku cdo emision ka kohen dhe vendin e vet....permbajtja nuk diskutohet qe eshte e specifikuar biles edhe edhe midis te nejtit lloj ka ndarje....

...megjithate cilesia e disa emisioneve qe jane te pakta eshte e mire...e sidomos skenografia....disa prej tyre vetem nga pamja duket qe nuk e justifikojne financimin e emisionit....

Nuk i sheh njeri tv amerikane ne shqiperi e as nuk njihen fare. Ketu kopjohet tv italian fije e per pe. Po qe e pranueshme ne Itali, eshte e pranueshme dhe ketu. Cilesia varion qe nga me e dobeta e deri tek me e mira, si kudo. 

televizionet shqiptare jane te te njejtit nivel me rajonin, me italine, greqine e vendet e tjera te ballkanit, e madje lene ca vende pas. nuk e di me cfare e krahason ky gazetari qe shkruan keto qe ka shkruar. Sigurisht qe ne vende me nga 100 milion banore ka me shume mundesi per te zgjedhur talente. I vetmi problem qe kane televizionet shqiptare jane lajmet e menyra se si i menaxhojne lajmet. Per te tjerat jane normal, si kudo neper bote.

Nuk e di Greqine dhe vende te tjera te Ballkanit, por Italine e njoh mjaft mire. Dhe aty ke vertet televizionet idiote te Berluskes, por ke edhe plot gjera te tjera te mira. Televizionet shqiptare, me perjashtim te ndonje programi, jane te paklasifikueshme nga ana e permbajtjes.

E njejta gje dhe ne Shqiperi. Ka gjera idiote, ka dhe gjera te mira. Si ne cdo vend tjeter te botes. Sa me lokale te jene televizionet, aq me shume shtohen budallallqet. E di qenka mediaseti keq vetem se qenka me Berluskonin ne krye, kur fundja emisionet drejtohen nga e njejta elite nejrezish qe qerkullojne sa nga rai tek mediaset?  Kesaj i thone te te erren syte e te paragjykosh vetem prej nje njeriu.

S'ka problem, ti e di me mire qe andej nga Shqiperia.

Dakordohem me nje pjese te madhe te shkrimit Blend Salaj, por se paku ju s'duheshit te ishit bere pjese e programeve bajate ne tv. Mesa di une ju keni qene moderator ne nje emision mengjesi, them keni qene pasi s'ju kam ndjekur me, me kalimin e kohes keto programe behen monotone, pa risi dhe perfundojne si emisioni i Aldon Lipes ne mengjes tek Klani ku perveç do plakave s'e ndjek njeri..

Per Finin, eshte e vertete qe nga ana e permbajtjes jane te paklasifikueshme siç shpreheni ju me siper por s'do e thoja per Digitalb ose Tring, jane vertete paketa televizive ne nje nivel te kenaqshem jo vetem per shijet e publikut shqiptar.

Dmth, po s'pate Digitalb dhe Tring (dmth po s'pagove), duhet te denohesh me regjim debilizimi ne gjuhen meme?

Jo domosdoshmërisht. Njeriu mund t'i bëjë presion Obamës, që në emër të ruajtjes së minoriteteve kulturore, të u shtojë një taksë tjetër amerikanëve dhe me ato para të blejë abonime digjitalbi për minoritarët; gjithnjë në emër të multikulturalizmit.

Nuk e mora vesh kete punen e Obames dhe te minoriteteve kulturore.

 A e keni pyetur ndonjëherë veten se si është e mundur që në dhjetëra kanale televizive përsëriten të njëjtat skena, me programe talk-show ku ca njerëz mblidhen për të biseduar si në kafene, pa ndonjë përgatitje, a ndonjë lidhje tepër të fortë me subjektin që trajtohet, që është sidoqoftë vulgar dhe patetik. Opinionistët e kudogjendur (mes tyre dhe unë) janë, si të thuash, heronjtë e televizionit bashkëkohor shqiptar, pasi janë ata që e mbajnë nga e hëna deri të dielën me llafe e fjalë.

po pra,  edhe une kete pershtypje kam.. nje grusht njerzish, te ashtuquajturit analiste apo opinioniste,  vijne verdalle nga programi ne program apo nga kanali ne kanal aq shpesh, saqe edhe riciklim nuk e quan dotsmiley,  pasi  edhe procesi i riciklimit kerkon nje afat te caktuar..smiley

habitem, sepse eshte pamundur qe cdo dite, apo nje dite po nje jo,  te  jesh perballe publikut  sepse  supozohet  ke per te thene ''gjera interesante'',  e pamundur!   bile vete keta opinionistet e famshem  duhet ta kuptojne  kete qe nje moment behesh i merzitshem per publikun.

Blendi, nese ty do te te krijonin te gjitha mundesite, ne cfare lloj programi televiziv do investoheshe?

Don't mean to put you on the spot, thjesht kurioz se cfare idesh a aspiratash ka 'klasa puntore' e medias shqiptare me aq sa degjon ti verdalle.

Po me televezionin publik u be ndonje gje? Se rilindja premtoi goxha.  

Une e paguaj taksen e TVSH rregullisht, une nuk kam faj se per njezet e ca vite me radhe ata te televizionit publik na kane vjedhur sistematikisht. Gjithashtu dua t'u kujtoj se ketij televizioni rrezikon ti merret liçenca numerike pasi siç e dime te gjithe kompania me afer qeverise Digitalb po punon fort nen rrogoz ne kurriz te gjithe shqiptareve. Eshte kjo qeveri qe premtonte para rreth nje viti por deri me tani s'ka bere asgje ne kete drejtim pasi ishte e zene me keshillin kombetar te mediave audiovizive, dmth ndoqi kryetaren dhe disa anetare per te vene te vetet. Ju e dini se nuk funksionon keshtu demokracia e dashur, por ndoshta mund t'u shkoje per shtat interesave klienteliste te partise ne pushtet..

bashkohem edhe une, programet shqiptare per nga cilesia jane si ato italiane.

ç'cilesi thua more Agroni Tr? Po ju jap nje shembull, rreth ores 15 te dites se sotme dy drejtuesit e nje emisioni ne Agon Channel pershendeten telefonuesen e radhes siç dukej me mirmengjes! U çudita por shpejt kuptova se behej fjale per ritransmetim. Shiko ku ka vajtur puna, nje tv qe pretendon se eshte ne majat e klasifikimit ka programe surrogato dhe ritransmeton ne pisk te drekes emisione mengjesi, pika edhe miliarderit qe e ka ne pronesi dhe i rrofte pagesa qe ben per Krasten, VIncin e kompani..Ka te drejte Fini, asgje e perbashket me RAI, ZDF, ORF apo TF etj etj..

mbase ka rene keto kohet e fundit, sdi cte them, cdo gje eshte bere lemsh, shume pune siperfaqsore asgje thelbesore, shkarkime pa kriter. po nuk eshte cudi qe te kete dhe gjera qe nuk perputhen sepse gjuha nuk eshte e njejte.

pk, ku bie kjo Agon Channel?

Ne tr o Pjer, eshte ne pronesi te nje italiani qe pastron parate ne vendin tone nepermjet tij. Ka mbledhur gjithe gazetaret qe pretendojne se jane me te miret dhe u ka bere kontrata me 200.000 euro ne vit por qe ka rezultuar nje fiasko sa i perket programacionit. Eshte nje tv qe s'e ndjek njeri kuptohet veç atyre qe s'kane mundesi per te pare te tjerat. Nje program ky palotelevizion e ritransmeton deri ne 4 here ne dite sido qe duket e pabesueshme..

Te pyeta per adresen pk, se e di qe eshte ne Tirane, po ku ekzakt.

smiley Mos do filloni pune si analist per ekonomine o Pjer, me duket se kane nevoje, te ra fati me ne fund..Kur te vini ne Tr, ejani rruges se vjeter nga Durresi dhe e gjen vete katundin Agon

(per Peshkun e kuq)

Nuk i njoh interesat klienteliste te partive ne pushtet; flas si qytetar/e. Eshte i turpshem niveli i kultures qe transmetohet nga kanalet publike shqiptare. 80% e programeve jane emisione guzhine dhe telenovela te frikshme. Duket sikur televizionet ekzistojne vetem per te transmetuar reklama. Lajmet jane te hartuara aq keq, saqe kur zbardhen ne tekste ne forme titrash, tingellojne shpesh qesharake, ne mos tragjike. Me kujtohet nje here, isha ne palester dhe po shikoja lajmet pa ze - dilnin vetem titujt dhe permbledhja e lajmit ne ane te ekranit. Lajmi ishte qe nje meme kish gjetur te birin te varur. Titulli ishte shkruar ne menyre te tille sa dukej sikur djalin e kishte varur e ema. Mos me pyet si e kishin shkruar, sepse nuk di te ta riprodhoj, aq e mbrapshte ishte.

P.s. Per ata qe thone qe tv shqiptar eshte si tv italian, po vendos linkun e programeve te Rai-t. Ne te majte, vertikalisht, jane stacionet e Rai-t.

Krejt dakord, sa shkruani ju per permbajtjen por duhet te dini se ne vendin tone politka eshte pjata qe serviret e para ne çdo tryeze tonen. A eshte gabim? Sigurisht qe po, por shoqeria civile siç na pelqen ta quajme pergjithsisht dhe ato nje grusht intelektualesh qe na kane ngelur laj - thaj, jane te kapur per vete pasi çdo nate po matufepsin dhe armiqsojne shqiptaret me njeri tjetrin dhe keshtu dalin perfituesit qe dime te gjithe. Eshte gjithashtu e papranueshme qe vetem tv qe transmetojne news 24 ne 24 jane ndoshta nje duzine dhe keshtu patjeter qe ne titra do japin makabritete te llojit qe ju me te drejte pershkruani me lart. 

Po, ashtu eshte, nuk po e kundershtoj ate pike: difekti i televizioneve eshte shperfaqje e nje difekti me thelbesor. 

Cilat janë kërkesat e tua për pronarët apo ideatorët e emisioneve në Tv private?
Dhe më tej, ti jep ndonjë lloj financimi për ato TV private që të paktën të mund të kesh njëfarë të drejte morale me u kërku të drejtë për çfarë transmetojnë dhe çfarë jo?

Përse nuk e hap gojën për publikun, për atë që pagon taksa? Çfarë të shtyn të llapësh për Tv private, që tek e fundit, nëse nuk do të pëlqeheshin nga publiku do të falimentonin? Mos vallë është patologjia e vjetër e intelektualeshëve me frymëzim socialist për t'u imponuar mbi shijet e masave të pagdhëndura?

rinstinkt une kam komentuar me lart ne lidhje me televizionin publik, taksen qe ne paguajme dhe sherbimin qe marrim. Publiku s'ka ku te ankohet pasi eshte enjtur tash njezet vite here djathtas e here majtas me administratoret e tvsh emeruar nga partite ne pushtet sipas radhes.. Nese interesoheni me shume do shikoni qe Digitalb do te marre pikerisht frekuencen e katert qe i takon tvsh-se dhe ta mbaje per vete dhe ta shese tek shikuesi kundrejt çmimeve teper te kripura te barabarta me sky ne Europe. Keshtu ai qe s'ka mundesi te bleje paketen do shohe detyrimisht emisionet free ne Rai psh apo mediaset. ketu sigurisht qe ka gisht klientela e ketyre qe sot jane ne pushtet..

Jam tërësisht me ty në këtë pikë. Për të u shqaruar mbi punën e frekuencave më mjaftoi fjala pak minutëshe e Adi Krastës (e pash në rrjet).
Ndjesë, pjesën tjetër duhet ta kisha adresuar më mirë. smiley

Ashtu jane televizionet ne cdo cep te botes. ekzistojne vetem per te transmetuar reklama dhe 80% e programeve s'jane sipas pelqeimit tend.Ti qenke fiksuar kunder berluskonit e harron qe mediaseti historikisht ka qene ku e ku me lart se rai.  

Une nje here e kam permendur Berluskonin, kurse ti e paske qejf te madh. 

po tvsh-ja mo...

Me fatkeqe per mua eshte mungesa e muzikes se mire ne Shqiperi. Mpirje trurit gjithandej... (yawn)

Se kuptova fare kete artikullin. Televizioni reflekton popullin; populli deshiron te shikoj telenovela dhe kafene analistesh, televizioni do tregoj telenovela dhe kafene analistesh. Ne raste se populli deshironte te shikonte nje dokumentar mbi gjirokasten apo natyren, top channeli do ti jipte nje emision medioker mbi gjirokastren  apo Dajtin.

Me falni per paditurine, si matet shikueshmeria e nje kanali televiziv apo e nje emisjoni/programi te vecante ne Shqiperi?

 

THNX. in advance

Jane hedhur software te fuqishme nga kompani private qe meren nder te tjera edhe me matjen e programeve audiovizive dhe nepermjet sistetemit te tyre behet dhe perllogaritja e shikueshmerise se tyre. Ashtu si dhe ne çdo fushe tjeter edhe ne kete rast merren kampione qe perzgjidhen rastesisht ose sipas madhesise se vendit, dendesise se popullsise, telefonateve ne familje e gjithçfare mjetesh te tjera qe jane baze per keto lloj problematikash nese do ti quajme keshtu. Shqiperia ka specifikat e saje dhe perzgjedhja behet veç Tiranes dhe qyteteve kryesore me mbi 100.000 banore krejtesisht ultesira perendimore dhe nje numer i caktuar familjesh qe jane zgjedhur, Ne vendin tone mesa une jam ne dijeni eshte nje kompani  quajtur Telemetrix por qe s'jam ne dijeni per detaje te tjera. Tung gimi, nuk e di s'paku a isha ndopak i qarte !

Faleminderit peshku i kuq. Mese i qarte.

Pse nuk ka një program të mirë për Librin e Letërsinë ende, në gjithë këta vjet, asgjë e prirur dhe e përkushtuar ndaj letërsisë, vetëm trajtime të atykëtushme, rrjedhojë e rastësive apo rrethanave.

Kudo ne bote programe te tilla behen ne televizione shteterore (Oprah mbase eshte prejashtim).  Nuk mund ti kerkohet nje televizioni privat te plotesoje boshlleqet qe ka krijuar rrenimi i RTSH. Nje televizion privat ka si baze nje racionale ekonomike, prodhon ate qe shitet. 

Problemi jone shte qe tv tona nuk funksionojne si compani fitimprurese. Jane thjesht shtojca te bizneseve qe perfitojne nga politika. Nese e sheh me kete sy, do kuptosh pse cdo tv, kerkon me patjeter te kete nje emision politik, ku perdoren si mjet joshje apo presioni per politiken emisionet copy paste nga Cim Peka e deri te Fevzo. Qellimi ky eshte, te kesh nje platforme ku mund te perkedhelesh apo sulmos ata qe kane dicka ne dore ne qeverisje. Kjo u sjell dhe fitimet. Pjesa tjeter behet kuturu, te kapim ndonje reklame, te qisim c'te qisim.

Nese tatimet do t'i falimentoin ato qe s'do ishin fitimprurese, sic duhet te bejne me cdo kompani tjeter private (qe nuk e bejne ne fakt as per keto), atehere konkurrenca do ishte me e forte, dhe per ate cik treg reklamash do kokurrohej me ide e programe qe do terhiqnin sa me shume publik.

Problem eshte edhe paqendrueshmeria. Nese ti punon ne nje ambient ku pret cdo fund muaji lemoshen qe do jape pronari, normalisht qe do te te shuhet edhe ai pak entuziazem qe nevojitet per te krijuar dicka te re.  

Nese ekzistojne statistika se sa kohe humbet duke pare TV, shqiptaret jam i sigurte qe dalin te paret!

Per veti kam 7 vite qe skam TV dhe ndjek vetem mediat e shkruara/elektronike. Tani as qe mund ta imagjinoj veten te shoh TV per ore te tera sic bejne te tjeret!

Miqve te mi ju propozoj qe t'i shamgen ekranit dhe ta perdorin kohen e tyre ndryshe, per me teper qe TV shqiptare qe perdoren si mjete propagande politike, shperlarje truri etj.

 

 

 

 

dmth ti lexon (vetem) Peshkun pa Uje?...

Mes tjerash posmiley Me teper lexoj komentet mbi tema qe me interesojne.

jo mo thash, se del bllof ne ate qe ke shkruar me siper.
po.., nese je i lumtur ti... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).