Një 56-vjeçar ka tentuar t’i vërë flakën vetes në kushte të rënda depresive. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme pranë Postës në lagjen Nr.11 në Durrës kur Kujtim Kaziu, 56 vjeç ka tentuar të vetëdigjet. Kaziu nuk arriti ta ndezi shkrepësen për t'i vënë flakën vetes. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët ndërhynë menjëherë për t’i shpëtuar jetën 56-vjeçarit.

Policia e njoftuar për ngjarjen mbërriti menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e Kaziut. Në cilësinë e provës materiale u bllokua 0.5 litra lëndë djegëse e dyshuar si benzinë dhe një shkrepëse. “Jam i papunë. Nuk siguroj dot as bukën e gojës për vete dhe familjen time. Kam kërkuar punë por nuk kam gjetur. Doja të vrisja veten në mes të qytetit, që ta shihnin të gjithë se çfarë ndodh kur nuk ke bukë për të ngrënë”, ka thënë në polici 56-vjeçari. Policia i tha Noa.al se për shkak të varfërisë Kaziu ka rënë në gjendje depresive.

Kujtim Kaziu është një ish- i përndjekur politik, i cili edhe pak kohë më parë ka tentuar t'i japë fund jetës duke u vetëdjegur para Parlamentit. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka bërë me dije se Kaziu i ka marrë dy këste nga dëmshpërblimi.

Marre nga noa.al

6 Komente

Jepini buke ketij se gjynah. 

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka bërë me dije se Kaziu i ka marrë dy këste nga dëmshpërblimi.

Kur shteti thote fajin e ka viktima. Keshtu tha dhe saliu per ate qe dogji veten ne mos gaboj. I ka marre kestet tha.

Me thene te drejten ka kohe qe po na mbushni me tema fare te kota ju admine te blogut. te gjithe e dime se keto tema jane te ezauruara dhe kemi dhene e rrahur mendime me qindra here per to. Sigurisht qe socialja eshte mjaft e prekshme per te gjithe ne por shkrime te tilla s'perbejne me lajm, ne fund te fundit PPU s'eshte agjensi telegrafike e mori dreqi, te merr malli per vitet e shkuara, debate te zjarrta dhe komente te arrira saqe po te botoheshin ne vend te ketij shkrimi qe mban firmen e Klodiana Kotorrit, kjo e fundit s'kish per te zene me pene me dore..Me pak fjale perzgjedhja le fare per te deshiruar perveçse politikes se dites kur ka "goditje te medha" nga kampet kundershtare. Ne fund ca nga vapa qe po rritet e ca nga moskokeçarja e shumices blogu po e perfundon misionin e tij Rilindas..

Normalisht, keta qe s'kane asnje te ardhur, qe jane papune, duhet tu jepet asistence. Ne fund te fundit e permban dhe ligji. 

Pjer, ndiqe shtypin sot, meqe ra fjala per kampionatin boteror, per nje muaj ekonomia braziliane do xhironte mbi 8 miliarde euro..JU sikur ishit skeptik smiley

E ndigjova tek shtypi i mengjezit, tek T-CH, megjithse mu duk pak e ekzagjeruar. Dukej si lajm i nxjerre nga qeveria braziliane smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).