Pa bërë bujë, pa e detyruar me forcë popullin, të mbyllim fillimisht shkollat fetare që të mos munden të përgatisin kuadro të rinj, të ndalojmë shtypjen e librave e të shembim kishat e xhamitë....

Një urdhëresë me shënimin tepër sekrete, e datës 27 shkurt 1967, e nënshkruar në fund nga sekrari i parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, dëshmon se si është dirigjuar nga ai vetë gjithë lufta e dhunshme ndaj besimit dhe objekteve fetare në Shqipërinë e fundviteve ’60-të.

Dokumenti prej 9 faqesh jep direktiva të qarta se si, njerëzit e Partisë duhet të punonin në terren për të çrrënjosur çdo gjurmë besimi, si do të zhdukeshin nga faqja e dheut objektet fetare: kisha, xhami apo teqe e manastire, si do të ruheshin vetëm disa prej tyre për arsye  muzeale dhe të tjerat do të konfiskoheshin e do të ktheheshin në depo për kooperastivat.

Hoxha thekson që në fillim se thembra e Akilit është edukimi, e nëse i pritet rruga atij, pjesa që mbetet është mw e thjeshtë. Ai thotë se mbyllja e shkollave fetare do të shterojë edukimin dhe formimin e klerikëve të rinj, ndërsa ndalimi i botimeve fetare do ti presë hovin edukimit fetar në rradhët e besimtarëve.

Ndërsa jep direktiva se si duhet edukuar politikisht populli për të hequr dorë vetë nga këto besime, Hoxha futet në detajet e secilit prej besimeve. Sipas tij “Muslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmëndësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht”. Më tej Hoxha thotë se edhe ortodoksët “s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip”.

Ndërsa katolikët dhe kleri sidomos, sipas tij “është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazjdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filosofi”. Sa i takon shëmbjes së objekteve të kultit Hoxha është i vetëdijshëm se ajo do të ishte pjesa më e vështirë. “Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë pjesë të popullit që beson.

Por mjaft prej tyre janë prishur, pa ngjallur asnjë reaksion, disa të tjerë janë prishur se kanë rënë, ka nga ato që janë kthyer në depo ose kanë mbetur pa hoxhë apo pa prift dhe praktikisht nuk funksionojnë...”, thotë diktori, duke argumentuar më tej se me këto forma duhet të vijohet kjo fushatë. Sot për lexuesit do të sjellim pjesën e parë të këtij dokumenti, duke vijuar nesër me pjesën e dytë të tij, si dhe një tjetër dokument që dëshmon një ngjarje të rrallë në Finiq, ku të dërguarit e Partisë që kishin shkuar në Finiq për të bastisur kishën ishin ndeshur me reagimin e ashpër të grave të atij fshati jugor.
 
Dokumenti
 
Partia e Punës e Shqipërisë
Komiteti Qëndror
Nr. 133 prot.
 
Tepër –sekret
Tiranë, më 27.II. 1967
 
Komiteteve të Partisë së Rretheve
 
Duke marrë parasysh se kohët e fundit në  shumë rrethe është intensifikuar lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare dhe me qëllim që kjo luftë të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, u pa e nevojshme të jepen orientimet e mëposhtme:

Feja ëhstë opiumi i popujve. Këtë të vërtetë të madhe  duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo njeri, edhe ata (dhe këta nuk janë pak) që janë të helmatisur e që duhet t’i çhelmatisim. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as edhe e pamundur. Këtë luftë të madhe nuk duhet tia lëmë spontanitetit e të kënaqemi duke thënë se brezat e rinj do ta braktisin këtë opium, ose se feja dhe praktikat e saj ruajnë qënien e tyre vetëm tek plakat dhe tek pleqtë. Kjo nuk është ekzakte, këto mund të humbasin virulencën e tyre, vetëm në rast se i i luftojmë e i demaskojmë, kurse ringjallen, propagandohen e zgjerohen në rast se i nënvleftësojmë.

Sigurisht feja ka të bëjë me botkuptimet, me ndërgjegjen, por këto me shekuj, feja dhe klerikët jo vetmë i kanë kthyer në dogma filozofike, por për ta rrënjosur këtë dogmë animiste në ndërgjegjen e njerëzve, e kanë shoqëruar edhe me disiplina konkrete, me organizime të veçanta, e kanë  lidhur me ngjarjet e jetës së njeriut. Çdo gjë feja është munduar ta lidhi me ndodhitë e jetës së njeriut dhe ka bërë që ky, çdo mendim, çdo veprim të tij ta lidhi me fenë, me besimin idealist, mistik etj.

Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta drejtojmë qoftë kundër dogmës fetare vetë, kundër pikpamjeve filozofike, idealiste e mistike të saj, ashtu edhe kundër disiplinave fetare, që kanë hyrë, deri në zakonet e përditëshme të atyre që besojnë, bile edhe të atyre që nuk besojnë, por që i zbatojnë nganjëherë pa i ditur, pa bërë kujdes.

Populli ynë, në përgjithësi, nuk është fetar në atë kuptimin që janë shumë popuj të tjerë. Kjo është e vërtetë por prapë se prapë edhe ay diçka beson. Klerikët, me përjashtim të atyre katolikë, aktualisht janë injorantë dhe fenë që predikojnë e mbështesin më shumë në ruajtjen e disiplinave fetare, me anën e një liturgjie arkaike, me psoma dhe duara ose lutje të mësuar përmëndësh në rastine  hoxhallarëve, pa u kuptuar as brnedinë, pa lerë interpretimin e tyre filozofik.

Ne nuk u kemi lënë asnjë shkollë, qoftë edhe të ulët, për të nxjerrë klerikë të rinj dhe për tu dhënë këtyre një edukatë të rregulltë dhe të interpretuar të doktrinës së tyre fetare..
Kështu që klerikët e çdo besimi kanë shteruar dhe do të shterojnë edhe ca më shumë si kaudro. Kurse përsa i përket shtypit të librave, të dogmave të tyre, kjo ka vdekur me kohë për ta.
 
Muslimanët as kanë, as mudn të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht  pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmëndësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht.

Ortodoksët s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip.
Kurse katolikët dhe kleri sidomos është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazjdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filosofi.

Pra, bazën materiale dhe  propagandistike për shumëzimin e librave fetare e kemi zhdukur. Ne kemi zhdukur gjithashtu  mundësinë e nxjerrjes së kuadrove. Tash është çështja t’u prishen kishat dhe xhamitë, të vetmet mjete kryesore ku klerikët grumbullojnë besimtarët për të mbajtur gjallë besimin, qoftë edhe në forma dekadente. Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me  atë pjesë të popullit që beson.

Por mjaft prej tyre janë prishur, pa ngjallur asnjë reaksion, disa të tjerë janë prishur se kanë rënë, ka nga ato që janë kthyer në depo ose kanë mbetur pa hoxhë spo pa rpift dhe praktikisht nuk funksionojnë. Në këto forma duhet të vazhdojmë ne për deri sa  nuk funksionojnë. Në këto forma duhet të vazhdojmë ne përderisa ti rrafshojmë nga faqja e dheut tonë. Institucioneve fetare ne duhet t’u heqim, atje ku e kemi lënë diçka, të gjithë tokën, ndonjë ulli ose të ardhur tjetër që mund të kenë akoma kishat, xhamitë, etj.

Është interesante se në fshatin tonë nuk ka rezistencë për këto gjëra. Ky është si rezultat i punës ateiste që ka bërë dhe bën partia, por edhe nga mungesa e hoxhallarëve dhe e priftërinjve në fshatra, nga mungesa e librave fetarë. Në përgjithësi, në fshatra çështja e besimit në fenë, mbahet në zakonet e jetës, në interpretimin pragmatik të tyre, por që nuk është as për ta nënvleftësuar, as për ta neglizhuar, pse prapë na dëmton shumë në zhvillimin dhe përparimin e vëndit.

Për ti zhdukur praktikat fetare ne duhet ti luftojmë ato sidomos me frymën revolucionare dhe patriotike. Le të marrim çështjen e praktikave fetare muslimane. Gjatë 14 shekujve ato ruajnë karakterin e unitetit arab, të dominimit arab me anën e fesë dhe kurani është libri i këtij ligji. Çdo gjë tek ai predikon ruajtjen e kësaj ideje, propagandimin e saj, të pleksur natyrisht me dogma filosofike, idealiste, monoteiste, më racionale si të thuash se judaizmi ose kristianizmi.
 
Disiplinat fetare muslimane ruajnë të paprekur çështjen që, kur një person falet, qoftë ky arab, egjyptian, kines ose shqiptar, duhet ta kthejë fytyrën nga Meka. Kjo do të thotë ruajtje e besimit të unitetit fetar, por edhe temporal. Për ta  qendra për çdo gjë është Meka. Por disiplina e fesë myslimane kërkon që çdo mysliman, i çdo kombësie që të jetë, duhet të falet në gjuhën arabe, kuranin ta mësojë dhe ta këndojë vetëm në arabisht. Myslimanët falen kudo njëlloj, numri i të falurave çdo ditë është njëlloj, marrja avdes është njëlloj.

Njëlloj janë gjithashtu kudo deri në përcaktimin e datave të tyre agjërimi, festa e bajrameve, matemi etj. Ne duhet t’i thyejmë këto praktika dhe t’u tregojmë të gjithë atyre që besojnë, sa absurde është t’i ruash dhe të zbatosh gjëra të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me jetën tonë, jo vetëm aktualisht, por edhe në të kaluarën. T’u shpjegojmë atyre origjinën e qëllimin e tyre, t’u vërtetojmë se si, nën petkun e perëndisë, fshihej ligji i imperialistëve otomanë, i pushtuesve turq dhe i shërbëtorëve të tyre.

Asgjë pra s’na lidhte dhe as na lidh me fenë, me praktikat e saj, jo vetëm si ateistë, por edhe si patriotë shqiptarë. A mund të imagjinohet që shqiptari të vazhdojë t’u bindet ligjeve të të huajve, ligjeve të pushtuesve, qofshin këto ligje të veshura me petkun e fesë e të sheriatit? Të vazhdosh t’u bindesh këtyre ligjeve e zakoneve, do të thotë të jesh shpirtërisht me të huajt, me reaksionin më të zi të huaj. Nuk mundet nga një anë të mendosh dhe të veprosh drejt politikisht, kurse nga ana tjetër ideologjikisht të mendosh dhe të veprosh shtrembër.

Feja të bën të gabohesh rëndë politikisht dhe të frenon të ecësh përpara. Bota po përparon. Shqipëria po ndërton socializmin, kurse disa njerëz vazhdojnë akoma të besojnë ëndërrimet e një njeriu të shekullit të 6-të që kish botëkuptimet e tij mbi jetën, qëllimet e tij mbi popullin e vet dhe mbi popujt e tjerë. Ç’lidhje mund të kenë këto ëndërrime të Muhametit me realitetin tonë të shekullit të 20-të? Asnjë lidhje! Prandaj, përfundimisht dhe pa nishan, duhen këputur këto lidhje që të mbajnë të lidhura këmbë e duar dhe të poshtërojnë.

Këtë anë të shpjegimit historik të praktikave të fesë ne nuk duhet ta harrojmë, po ta përdorim dhe tok me të të ngjallim dhe të vëmë në luftë me këto praktika fetare patriotizmin e madh të masave. T’u shpjegojmë masave historikisht dhe materialisht ç’vuajtje, ç’mjerime, gjakderdhje e shtypje ka pësuar populli ynë, veçanërisht nga feja, se si ajo na përçante, vinte në luftë vëllanë kundër vëllait për të na shtypur më mirë, për të na robëruar më lehtë dhe për të na pirë gjakun në emrin e fesë.

E njëjta gjë duhet bërë kundër fesë ortodokse dhe asaj katolike, pse edhe ato kanë të njëjtin karakter, bile akoma më të theksuar reaksionar, shtypës, idealist, qoftë në zhvillimin e dogmës, në përmbajtjen e saj, qoftë në liturgjinë e ngarkuar, të rafinuar dhe pompoze, qoftë në praktikat dhe në disiplinat fetare.

Kur feja myslimane sheh te Muhameti vetëm profetin, domethënë njeriun, të cilit “Zoti” nuk i transmetoi gjoja veçse urdhrat e tij, të cilët u përmblodhën në kuran, Krishti për fenë ortodokse dhe atë katolike është perëndia i bërë njeri, i zbritur mbi tokë etj., etj.

Kur në myslimanizëm xhamia konsiderohet si një vend i thjeshtë për mbledhje, kristianizmi i konsideron kishat frone të Zotit, ku manjifikohet perëndia dhe minimizohet qenia njerëzore, skllavërohet shpirti dhe shtypet ai dhe fiziku i tij nën një liturgji të tmerrshme e pompoze, nën një luks të shfrenuar të klerit dhe të katedraleve, nën një praktikë të tmerrshme të përditshme që i është qepur besimtarit, që kur lind dhe deri sa vdes.

Besimtarit sa është gjallë, kisha jo vetëm i merr pasurinë nëpërmjet një mijë zakoneve grabitëse, praktikës frymëmbytëse dhe skllavërimit brutal ndaj asaj, klerit dhe fesë, por kisha, nëpërmjet një mijë teorive animiste, përpiqet të ruajë tek njerëzit edhe kultin, edhe praktikat “e shpirtit të të vdekurit” të katër deri gjashtë mijë vjet më parë, siç janë çuarja në varre e grurit, kuleçve e zahireve të ndryshme, të cilat, natyrisht, grumbullohen në mbrëmje nga priftërinjtë dhe ua shesin në mëngjes besimtarëve, u marrin kështu këtyre shpirtin, u rrjepin lëkurën.

Feja kristiane duhet thënë se është më e egra, më reaksionarja. Por të gjithë derrat një fytyrë kanë.
Lufta kundër feve, veçanërisht në vendin tonë, ku nuk ka mundur të zhvillohet në forma filozofike të stërholluara, për arsye të mungesës së një baze klerikësh të zhvilluar e me kulturë, duhet të bëhet me këmbëngulje në zakonet, në traditat, në mënyrën e jetesës, në interpretimin e fenomeneve, pse nëpërmjet kësaj rruge klerikët kanë mundur për shekuj me radhë te fusin helmin e fesë dhe këtë helm ta përziejmë me gëzimet, me hidhërimet dhe me shfaqjet e përditshme të jetës së njeriut.

Neve pra na bie detyra që të studiojmë me imtësi, ku dhe qysh shfaqet ky helm, në ç’forma, ç’trajta ka marrë gjatë zhvillimit, ç’praktika zbatohen, si zbatohen e si kamuflohen ato. Këto ne duhet t’i analizojmë që kur lind i vogli, i cili pagëzohet, bëhet synet etj., që kur martohet njeriu, ngjarje kjo që lidhet me shumë zakone në të cilat ka depërtuar zakoni kishtar si krimbi brenda mollës së kuqe. Duke i njohur këto, këtej duhet të fillojë lufta e studiuar sistematike ideologjike, politike, organizative, pa pushim, pa pushim.

Duke i njohur këto, duke njohur terrenet konkrete ku zhvillohen, ne duhet të ndërtojmë leksione filozofike të bazuara, reale, jo tekste të rënda filozofike që as nuk shpjegojnë gjë dhe as që i kupton njeri. Çdo gjë, për këtë çështje sidomos, ne duhet t’ia përshtatim vendit, njerëzve, zakoneve dhe kapacitetit i intelektual të vendit tonë. Të mos kopjojmë gjëra që nuk i përshtaten realitetit tonë. Të mos anticipojmë në gjëra dhe në mendime që mund të mos jenë as të nevojshme për gjendjen tonë.

Lufta me fenë është mjaft e koklavitur, prandaj kush nuk armatoset mirë kundër saj, mund të mos ketë rezultatet që dëshirojmë. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe terreni ynë paraqitet i favorshëm që këtë luftë ta kryejmë me sukses.

Një armë historike kundër fesë dhe klerikëve reaksionarë është edhe fakti se feja myslimane ka qenë ideologjia e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologjia e shovinistëve grekë që pushtonin në kohët e kaluara vendin tonë dhe feja katolike me qendër Vatikanin ka qenë ideologjia e pushtuesve italianë, e imperializmit austriak dhe e fashizmit italian.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014

77 Komente

nuk e kam lexuar shkrimin akoma, vetem titullin dhe reagimi qe me vjen eshte: pse duhej ta bente sekrete kete urdherese, nga kush do trembej sh.Enver keshtu?.smiley

p.s cna hapi pune ai Irinej (qe nga llagapi dmth Paqesori.smiley.), hajde degjo muhabete per klerin tashi..smiley

Ua aa ! Goxha dokument sekret!Sekret i madh nuk e shikoni! Ai sistem u vuri kazmane objekteve te kultit  diten per diell  keta, "xbuluesit e sekreteve ", nisen te "vrasin luanet" e meshyer sekret,   si ...Tatarini i Taraskonit 

Me mire nuk mund te behej. Feja eshte opium per popullin. Llaf me vend. 

Pranej emertimi Lazarat e ka etimologjine nga shprehja: "Çou Lazar!" (te ulet Hoxha).

 

Nga "Allahu Akbar" kaluat ne "Zgjohu Enver".

Nji nga pak gjerat e hajrit qe beri ai sistem.

Neqoftese ka qene vertet urdherese sekrete shkaku duhet kerkuar tek theatro e politikes, sepse ne fakt atebote inisiativa per te prishur objektet e kultit u paraqit sikur erdhi nga poshte, nga rinia e Durresit me duket, shkruajten nje leter si efekt farfalle, pastaj ne vazhdim te tjerat.

Sa per te bere nje supozim, ndoshta qesharak: e vetmja "frike" mund te kete qene Noli, dmth ndikimi per keq i komunitetit shqiptar ne qeverine USA, ne fakt rremuja ndodhi pak a shume mbas vdekjes se Nolit.

 

Duke i njohur këto, duke njohur terrenet konkrete ku zhvillohen, ne duhet të ndërtojmë leksione filozofike të bazuara, reale, jo tekste të rënda filozofike që as nuk shpjegojnë gjë dhe as që i kupton njeri. 

smileysmiley

Pranej me pas erdhen tekstet e foucault, lacan, derrida, barthes, deleuze etj qe i shpjegojne te gjitha aq thjeshte sa i kuptojne te gjithe, deri edhe disidentet qe vidhnin kooperativen, edhe rojet e kooperatives.

Se harrova me permend edhe disidentet e metrose se Parisit.

 

Kjo fobia jote per postmodernizmin fshen esencen tende postmoderniste, Heretik i dashur. smiley

Kurse logjika jote e kthimit mekanik ne te kunderten per çdo pozite, tregon esencen tende dhe praktiken tende seks-mashin.

 

E mira dο te ishte qe fjalet e tua te benin sens, por nga ana tjeter me mire keshtu.

Po te kishe nevoje per sens do ti kishe kuptuar çfare them, sepse flas per gjera elementare dhe fare thjeshte, prandaj i kam zet postmodernet zhgarravinjose.

Por nuk te leverdis te kuptosh, pranej. Pastaj ç'te duhet sensi ty, te prish pune, fjalet e tua bejne me teper se sens, bejne seks (mashin).

 

Ja po ia shofim tymin tek tema tjeter largpamesise se Enverit.

Mentalitet Gjembecesh ...pfffffff ! Fore vër vëri foli ! E hodhi njlë gur për rrathë smiley

Shume i sakte me Historine e besimeve fetare ky pershkrim i EH .Kush ka kundër dhe i njeh me mirë nga të gjithëditshmit e Blogut ?

Sidomos Mazllëmët me ....memorie arabe të përshtatur si papagaj në shqip  "ma ka thane baba mue" Sidomos katolicizmi artificail i nxitur si Pykë në treva të caktuara dhe VONË në kohë ...për të përgatitur programet arsimore të " koliqërisë " ! Dhe pjellat e kalit të Trojës së ortodoksisë !

Sekrete ? smiley Edhe Anila si të gjithë të tjerët do të shesë gazetën .Tituj Bombastikë ama  "iku dyqindshja e lekut " sa ta kuptojë InteliDjenca për çfarë bëhet fjalë 

smiley

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

pashe perciptas nje dokumentar per fene sot ne mgjes, per koincidence, ne nje kanal te tringut.sa t'poshter ata komunistat!hapet varri i nje shejti nga fshataret dhe gjejne kafken e nje gomari. smiley

Sikur te na linte xhaxhi enver-sheqer te degjonim ndonje teollog te mirfillte dhe jo langaraqer,mbase ishim me te lire te zgjidhnim ate apo fene, nuk e di a eshte opium,di vetem qe ne lame vatrat tona per te ardhur drejt ketyre vendeve ku njerez te mrekullushem  besimtare apo jo,çrendesi ka,na priten me ngrohtesi.

s'e mora vesh ku ishte sekreti

Nje tjeter premtim i pambajtur.

Sa me shume lexoj per kte person aq me shume me rritet respekti. Dhe mire ja ka bere. Imagjino nje fshatar ne nje humbetire si kukesi psh qe shkonte ne teqe ku hoxha i hiqte syrin e keq me nje top leshi te djegur me thonj. Ilac paska qene veri. 

koko kuksi ka pas aeroport

.... ato kanë të njëjtin karakter, bile akoma më të theksuar reaksionar, shtypës, idealist, qoftë në zhvillimin e dogmës, në përmbajtjen e saj, qoftë në liturgjinë e ngarkuar, të rafinuar dhe pompoze, qoftë në praktikat dhe në disiplinat fetare.

kete pjesen e qarkores e ka shkrujt nanji nga keto gocat e peshkut smiley

sikur te mos ishte ky aberracion i kombit shqiptar smiley

Kush ka hapje klunder diaresë ti japë një këtij patriotit kapterrr . Po ankohet përçartur !   Mos thoni Ju lutmi që LefTKopeja vërviti një tjetër Pampers smiley po Patriot kësaj rradhe smiley

O kokoleps i pjerdh nga trute me keq se Zhardina, po Enveri vetem me 1% te perversioneve qe flet lart e poshte ne blog do ta kishte marre shpirtin me kuç e me maç. Ju te beni me zor qe ta admirosh vertet, kaksuti i Enverit jeni, kaksut i shperndare neper boten demokratike perendimore.

 

Jo, jo, maksimumi do ta conte te shkolla e vagabondave. smiley

Tike vk enverit se ka vdek po pashe dje filmin 'zodiac' dhe u lliva nbrek. Film i frikshem. Dhe me ngjajti me ty. Te njejtat simptoma prej te pjerdhmi nga trut e kokes. Midispjace. Sdoja te ta thoja. 

Sekrete thone smiley  Shume mire beri..Ai ishte vendimi me gjenial qe ka bere nje lider ne historine e vendit per popullin shqiptar.

Pse je Murzit i nderuar HereTak Tuk Tik .

Për djegie ne turr zjarri si papati që digjte Xhindet smiley nuk kemi digjuar .Pse t,ja merrte shpirtin Kokos kur kishte me thes nga keta shpirt Gëlasat e katolicizmit ,mazllëmizmit e kuajt e trojës orthoksizmit , që poshtëronin , mashtronin , vidhnin dhe talleshin me popullin në shekuj ?

Ndonjë çpengim xhibolesk duke shmangur kopshtaren smiley

Ja unë psh kam qenë nja cazë te shkolla e Riedukimit ose Instituti Riedukimit siç e quan koha e Fore vër vërit , vetëm se u hiqja rrasot priftave në rrugë , nga që nuk i shihja dot pasi njëri kishte "yshtur " një 12 vjeçare djajt që i kishte gjetur BRËNDA dhe e kish lënë të fryrë nga barku , me ç,rast hëngri dhe një koqe Plumbi .

Po halli që njëriqëlloi mik i Pashkovesmiley dhe unë vajta tek shkolla e Vër Vërit me Fore pse ngacmoja priftat !

oidriso ku qendron ndryshimi mes djegies ne turr zjarri per blasfemi dhe pushkatimit pa gjyq per antikomunizem?

Ti si zakonisht lexon përgjysëm dhe nuk e vlerëson shprehjen "këtu e kanë mbaruar maturën " biles LefTKopeja ka dhe Master .Ka pas Tre , po dy i kanë rënë në beteja të ashpraduke Luftu Komunizmën e me mbrojt Klerikët !

Kur të mësosh të lexosh hajde ...këtu jam lali smiley

ne fakt ke te drejt lexoj vetem rrjeshtat e pare. gjithsesi dhe po spat lidhje pergjigju pyetjes.  smiley
shkurt a doli gozhda me gozhde?
selakum alekum zgjohu enver.

Tani më dukesh si ajo shprehja Korçare

Një vetqejfs ,  i mësum me pasë të Ndrejtë dhe rrol ndriçues , që digjon vetëm jehonën e zërit të tij ,  kur nuk ka njeri para , shkon tek paqyra dhe ja bën me Gisht mrapa kokë vetes ..me demek ...ta futa ...smiley  Je i Lirë të shprehesh pas selam-alekumit  dhe ding dongut çfarë të duash smiley

Vetëm me e kuptu paksa , një debil ose Olsi që i thonin profesor ...oooooO brinja ..ose ai me "gjashtë tël zëna e koka jashtë " që nuk ja kapje dot , mund ti bëjë tjetrit ndërhyrje " Përgjigju pyetjes " smileysmiley

Me sinqeritet je për Gjynah !

kete here ta lexova deri ne fund shkrimin dhe u pendova se nuk kishe dhen pergjigje. 
idriso mos mi devijo muhabetit. me jep pergjigje. apo po fiton kohe sepse e ke shkruar pyetjen ne ndonje forum komunistesh e po pret ti besh copy paste pergjigjes me te arsyeshme? smiley

Me sinqeritet je për Gjynah !

apo i pushtuar nga djalli?

po dhe kete e paske bere shoku enver?

Ja për ty Noçkë , si më ka dënu Enveri !

prifti prifti papa pa /

shkeli m..se  se pa

vajti në kishë me një dorë pishë /

pisha ju shua suma ju zbulua ...

Për këtë ,  më thyen notën në sjellje për ofenim të Fore vër vërave smiley dhe më përjashtuan tre ditë nga Shkolla jo e Instituteve  të vër vër me Fore !

 

Për këtë ,  më thyen notën në sjellje për ofenim të Fore vër vërave [smiley] dhe më përjashtuan tre ditë nga Shkolla jo e Instituteve  të vër vër me Fore !

 

oidriso, nuk e dija qe pakesh qene dhe ti i persekutuar..smiley    apo ishin shenjat e para te dizidences keto..smiley

Jo mer jo . Po si ka thonë babasqapi i Fore vër vërit me Institut Edukimi ..."Të gjith të vujt dhe të gjith bashkëfajtor "smiley

Të persekutum janë vetëm hebrejtë .Nuk ka në botë të tillë . Me qenë e kish thonë dhe Dylqinja e babasqapit .  Disident kam qenë .Ta mbaj këtë smiley

Zotrote ku hyn ? Ke të vujtmit apo bashkfajtorët ? Apo ke të dyja si mu ..Për priftat dhe Hoxhallarët ta kom topin e llafes ! Apo ke kjo kategori e re ,  si  ai i lampatinës 

" gjynof i shkreti " smiley

kaq shum paske vujt nga priftat kur ke qen i vogel oidriso?

Nuk doja me të pallu ty .Po ku ta di për nder ti smiley  Më duket se të ka ardhë Dita smiley ...Kot paskam vujt !

Deshtut oidriso. Un shpetova pa me pallu priftat sepse skam nevoj per 50 euro-shin e "Papa Jani-t. Kot jeni lodh . Komunistet sollen varferine te cilen po e sherojne papa janat. smiley Te kishim ec me kohen nuk do ishim te varfer idriso apo jo?
meqe ma permende korcen
http://www.forumishqiptar.com/threads/47...

Kush ishe nga këta të dy djemtë ? Mos e mba sekret .Kështu u maskua edhe anonimi që lyente kakën me vija pataj e pranoi dhe ...bëri paqe me veten .Hapu ! Paqtohu me veten !

papa jani isha. lol

Gabim e pati Dulla por nuk eshte se pati ndonje love lost ,shqiptaret nuk kane qene dhe aq te thekur pas fese .Feja thone sikur i ben njerezit me te dashur me te dhembshur me bujare.Ne keto 23 vjet qe praktikohet feja sikur rezulton e kunderta smiley

O skermitese, nuk eshte se nordhi Komiteti Qendror dhe i zuri vendin Komiteti Fetar, por eshte se nordhi K.Q. dhe vendin e zuri Diskoteka dhe LojaFatit. Plus qe mbasi nordhi Komitetit Qendror ka ndryshuar raporti i njerzimit me fene, sepse Komiteti Qendror nuk doli kot si ndonje rastesi e Miladin Popoviçit qe ja mori ne kthese Ballit. Historia e botes eshte totalisht histori fetare, edhe kur i kundervihet fese.

Perveç skermitjes tende (ne fakt skermitje e pergjithshme), eshte tregues niveli qe edhe ne Peshk (dhe pertej Peshkut) problemi fetar konsiderohet i reduktuar ne ca intriga banale me Janulle, na e futi greku mutit dhe serbi i kakes, dhe na e qiti turk kakerdhia.

Merre me mend edhe ata peshq qe mbahen si pro fese, nuk diskutojne asgje ne parim per temen, vetem lla-lla-lla qe Enveri beri gabim qe prishi kultet sepse na la peshqesh Janullen. Nuk behet fjale qe shqiptaret jane apo nuk jane te thekur pas fese (gje qe nuk eshte kollaj ta konstatosh realisht), por behet fjale se nje elite e tere (mos kujto se intelektualet e sghquar per kete teme kane mend me teper se Peshqit nuk arrin te shtroje me themel problemin, dmth mire apo keq per prishjen e kultit implikon çeshtjen ka Zot apo nuk ka Zot.

 

Heretik, kjo teme me duket mua flet per zhdukjen edhe formale te fese, dmth edhe ato pak struktura qe kishin mbetur. Vete letra e thote se feje ishte goditur me kohe, sic dhe pritej nga nje regjim i tille. Dhe ma ha mendja vete kjo leter ka dale ne gazete apo eshte prure ketu per lidhjen me Janullen. Dmth do pare pylli po keto jane tema pemesh, qe kane rendesine e vet. 

S'do mend qe tema ka ardhe per Janullen, kete po them edhe une, qe problemi fetar eshte reduktuar ne problemin Janulle, qe eshte pa pike rendesie krahasuar me çfare ka ndodh, çfare po ndodh, çfare mund te ndodhe dhe ku duhet te ishin fokusuar interesat, qofte shpirterore, qofte intelektuale.

Dhe kjo eshte nje konstante ne historine e kultures tone. Ky eshte niveli i elites (ha, ha, "elites", nga na doli kjo fjale e mbas 89-tes, me pare nuk e perdorte askush), mos kujto se gjen intelektuale qe per problemin fetar kane nivel me te larte gjykimi se shoku Enver, Kokoleps, O-bame, Spiritus, Stalker etj etj.

 

Elite se kane pi uje Selite. Si e ke ate formulen ti, te djeg bukur kur eshte b... jote. 

Psh. Nexhi i Verit u be fetare kur shkoi te veni, etj, etj.

Po thua qe ne Shqiperi s'ka keshtu, meqe ne Shqiperi s'ka Umberto Eco?

Zotin besojeni n'shpia tuja tha Jezusi. Nuk keni nevoje per mjekrra ne fytyre a ne mendje tju tregojne se si te besoni ne zot. Keto prishjet e kishave e xhamijave qekan te nevojshme nga koha ne kohe.  Nje tip cek&belens per rastet kur hierarkia fetare behet paterice e sistemeve shtypese, kur mjekrroshet e bejne udhe pedofiline, kur pengojne trajtimin mjeksor te femijeve, kur perligjin incestin, kur hoxhet te kurojne sterilitetin me faren e tyre te shenjte etj etj etj.

Jezusi historik dhe te gjith profetet duhen rrespektuar dhe kujtuar per ate qe dhane per krijim dhe ruajtjen e familjes si qeliza baze e shoqerise tone moderrne.

 

 Xhamijat bosh ne Iran. Mjekroshet, sa me teper me pushtet, aq me pak te perfillur.

ps : vendi i bukur "tek zoti"; Isfahani pastaj, te le pa fjale!

 

Gjalle qenke kthyer nga Irani mo? lol 

Feja thone sikur i ben njerezit me te dashur me te dhembshur me bujare.Ne keto 23 vjet qe praktikohet feja sikur rezulton e kunderta  [smiley]

smiley  Eshte bere keq per lek,(  treg ) konkurenca midis eksponeteve te fese dhe njerzeve te thjeshte  te le pamned ne Shqiperi!

Kur vjen puna tek leku,  biznesi, edhe prifti behet agresiv!  E harrojn zotin! 

Me ben pershtypje embelsia e hallexhive,rast i rralle ne mos hera e pare te shof shqiptare te ankohen  pa bertitur,respekt!

Bota e zhvlluar ka ditur te heqi te keqijat e fes pa prishur kisha e xhami... talebanet (jo vetem ata te Afghanistanit) nga ana tjeter "rregullojne" gjera vetem midis prishjes.

ne te njejten menyre sic "hoqem" te keqen e komunizmit

Shqiptaret paskan pasur nevoje per nje injorant diktator si Hoxha duke qene se nuk duan t'ia dijne aspak per lirite individuale sic mund te jene liria e besimit ne Zot dhe organizimi brenda nje komuniteti fetar. Pandjeshmeria ta shpif me te vertete...

nga studimet qe na kane bere te huajt kane vene re qe jemi te prirur te pranojme tiranine. nuk reagojme ndaj saj. psh kanuni, feja ekstreme, zakonet e ashpra, diktatura komuniste etj etj. veti kjo e popujve aziatike. 
por e di cfare me ben me pershtypje. qe ata te cilet e mbajne veten per intelektuale jane komuniste. komunizmi ishte ai qe pushkatoi pa gjyq intelektualet.

Nuk eshte e drejte t'i fusesh bindjet majtiste ose afinitetin me ideologjine komuniste ne te njejtin thes me mbeshtetjen e sistemeve diktatoriale.

Te pershendes Tau. Flm per videon.

Shqiptaret nuk jane individualiste?!

mendoje qe jane?

Meqe ti u pergjigje pyetjes me pyetje, une po pergjigjem: Po, ashtu mendoj.
 

pse mendon keshtu?

Edison,

Se nuk kisha kohe per t'u pergjigjur mbreme. Dakort, ne vendet lindore ka pasur me pak revolta kunder diktaturave te instaluara, por kjo ka ardhur si pasoje e mungeses se eksperiences me demokracine, jo se ka nje prirje natyrale apo kulturore specifike per t'i mbeshtetur. Pra, nuk besoj se vetem e shkuara kolektiviste (diktatoriale eshte term me i sakte) e Shqiperise ka bere qe te ndikoje ne pandjeshmerine e popullit perballe lirive dhe te drejtave te njeriut. Duhet konsideruar gjithashtu edhe fakti qe SHqiperia eshte nje shtet i ri qe nuk ka arritur akoma te vendose nje sistem demokratik me vlera morale dhe kombetare te mireformuluara me ate te te cilave qytetaret mund te identifikohen.

Persa i perket asaj qe thua mbi individualizmin dhe kolektivizmin, nuk eshte e drejte t'i ndash ne menyre aq te mprehte dhe duke perdorur shembujt me te keqinj. Demokracite me te zhvilluara sot ne bote jane vendet nordike me struktura qeverisese qe balancojne te drejtat e kolektivit me ato te individeve. Po ashtu, Kapitalizmi, flas per llojin e pergjegjshem qe dominon ne Evrope, Kanada, etj., ka arritur harmoni midis ketyre dy te kundertave.

P.S. termi “diktature” nuk ka pasur gjithmone te njejtin konotacion qe ka sot, dhe nuk do te isha aq e sigurte qe vendet perendimore nuk kane njohur regjime opresuese. 

 

mendoj qe po ngaterron dicka. kolektivistet ashtu si dhe individualistet kerkojne me te miren e mundshme dhe kjo sigurisht arrihet me nderhyrjen e shtetit si rregullator. mosperputhja e tyre eshte te ligjet ose rregullat. individualistet kerkojne ligje te barabarta per te gjithe ndersa kolektivistet kerkojne ti barazojne te gjithe me ane te ligjeve. individualistet kerkojne qe individi te jete ne plan te pare, kolektivistet kerkojne sakrifikimin e individeve per te miren e pergjithshme.

ne te kundert me shpjego perse nuk ka balance ketu te kjo harta? shiko vendet nordike. shtet social me 70% individualizem.
http://www.eupedia.com/images/content/in...

taksa te larta nuk dmth kolektivizem. usa ka taksa te larta por eshte nje nga vendet me invidialiste. te gjithe e dine qe usa ka taksa te larta dhe perseri ideatoret synojne te shkojne aty.

ne shqiperi psh eshte e kunderta. me 1 euro hap biznes. paguan dhe 400 euro ne vit taksa per te, por kur e shikon qe fiton shume vjen shteti te ve gjoba per cigare etj . pra ketu ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe por perdoret per ti barazuar te gjithe. ose me sakte per ti zeruar.

Kam pershtypjen se ka nje keqkuptim termash. Dikush po flet kolektivist vs individualist ne aspekt shoqeror, dikush po flet si aspekt politik. Nderkohe kolektivizm ( qe nga aspekti social do ishte me mire te perdorej termi komunitarizm ) dhe diktaturat eshte gjynah ti lidhesh. 

Per vendet nordike te jesh i bindur qe politikisht s'ka asnje lidhje me individualizmin. Kurse ajo harta qe ke perdorur ndonese interesante, eshte krijuar mbi teorite e lidhjeve gjenetike me individualizmin dhe ka vend per te diskuatuar mbi formulimet e percaktoreve. Keto ceshtje individualist, komunitarist, kolektivist, etj etj jane shume komplekse dhe te veshtira per tu matuar apo disktuar pa rene dakort mbi cfare bazash po flasim.

Pikerisht per kete komentin, po mendoja qe nuk duhet te nxitohesh. Nuk ka lidhje me individualistet dhe mos-mbeshtetjen e diktaturave, sepse dhe sipas kesaj hartes tende ne fakt Gjermania qe i perket nje serre individualistesh perkrahu nje diktature hitleriane.  Pra argumenti nuk qendron ne pergjithesi.

le ti perfshijme dhe shtetin dhe popullsine bashke. e bejme kete ne lidhje me pronen private. nazizmi nuk e hoqi pronen private.
po suedia e ka hequr ndonjehere pronen private pasi kam pak info. pyes meqe u fol per shtetet nordike dhe qenke nga suedia. ose norvegjia dhe danimarka
 

Vazhdoni te zbrazni zorren o zorraxhij!

 

Kamomili te ben mire per nervat Heretik. Ose perqafimet. Ja nje prej meje. smiley

Merhumi mbylli kisha e hapi burgje.....

merhumi u kujdes per pushtetin e vet e familjes se tij....ata hoxhallaret injorant nuk e bezdisen merhumin me grumbullu perkrahje popullore ene ne besimtaret e tyre. Me katoliket Dulla e kish kunj se ishte inferior por po tkish lexu skandalet e pedofilise do kish ndryshu menim. 

Fakti qe Merhumi ishte ekstrem nuk ju shfajso as ju nga ekstremizmi. Po ju PeDin e keni kthye ne strofull familjeje....a nuk asht ky ekstremiz....ca tha ABI sot, dhendri i Vicidolit per te ardhmen tuaj o dele?????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).