Krimi

Vrasja për nder është vrasja e një anëtari të familjes ose e një grupi social nga anëtarë të tjerë, prej besimit të autorit të krimit se viktima ka turpëruar apo çnderuar familjen apo komunitetin. Arsyet mund të jenë të shumta, që nga refuzimi për tu martuar me shkuesi, lidhjet që mund të cilësohen si zhgënjyese për të afërmit, seksi jashtëmartesor, të qenët viktimë e përdhunimit deri te veshja jo e përshtatshme apo marrëdhëniet homoseksuale. Gjinia e shënjestruar e vrasjeve për nder janë përgjithësisht femrat, por nuk përjashtohen edhe personat homoseksualë. Në shumë shtete, vrasjet e kryera për nder nuk ruhen sistematikisht dhe shumica raportohen nga familjarët si vetëvrasje dhe si të tilla regjistrohen. Pavarësisht se ato lidhen shpesh me vende të kontinentit aziatik, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore, vrasjet për nder ndodhin në të gjithë botën. Në vitin 2000, Kombet e Bashkuara vlerësuan se 5000 femra ishin viktima të vrasjeve për nder çdo vit. Sipas BBC, grupet që mbrojnë të drejtat e femrave dyshojnë se kjo shifër është 20 mijë femra në të gjithë botën.

Perceptimi i femrës

Vrasja për të ruajtur nderin është shpesh rezultat i një këndvështrimi patriarkal për femrat dhe për rolin e tyre në shoqëri. Në këto shoqëri tradicionale të dominuara nga meshkujt, femrat janë të varura fillimisht nga baballarët dhe më pas nga bashkëshortët, ndaj të cilëve pritet të binden. Femrat shiheni si pronë dhe jo si individë të pavarur. Për këtë arsye, mendohet se duhet t’i binden autoritetit të figurës mashkullore në familje. Dështimi në përmbushjen e kësaj detyre, ndiqet nga dhuna ekstreme dhe ndëshkimet. Dhuna në këtë rast shihet si një mënyrë për të siguruar bindje dhe për të parandaluar rebelimin.

Kultura

Sharif Kanaana, profesor i antropologjisë në Universitetin Birzeit thotë se vrasja për nder është një çështje e ndërlikuar që i ka rrënjët në historinë e shoqërisë arabe. Meshkujt e familjes, klanit apo fisit kërkonin ta mbanin shoqërinë në kontrollin e vijës patriarkale. Femrat konsideroheshin si një “fabrikë” për të bërë burra. Sipas tij, vrasja për nder nuk ka të bëjë me kontrollin seksual apo sjelljen. Pas saj fshihet çështja e pjellorisë apo fuqia e riprodhimit.

Një deklaratë e Amesty International shton se regjimi i nderit nuk i fal gratë, mbi të cilat ka rënë dyshimi dhe që nuk mund të mbrohen. Për këtë arsye, familjarët e tyre, të cilët nuk kanë alternativa të pranimit social, vendosin ta ruajnë nderin duke sulmuar femrën.

Edhe shkaqet ekonomike ndikojnë në këtë çështje. Femrat në shoqëritë e mëdha i kanë devijuar kulturës patriarkale dhe duke qenë të pavarura ekonomikisht nga familja nuk mund të dominohen nga meshkujt. Studimet tregojnë se dalja nga kontrolli i femrave mund të shkaktojë edhe sjellje të dhunshme për të rimarrë autoritetin.

Nderi dhe turpi

Koncepti i nderit të familjes është shumë i rëndësishëm në shumë komunitete. Familja konceptohet si burimi kryesor i nderit dhe komuniteti i vlerëson shumë lidhjet mes nderit dhe familjes. Veprimet e anëtarëve të familjes, që mund të konsiderohen si të padenja, sjellin turpërimin e familjes në sytë e komunitetit. Në këto veprime shpesh përfshihen sjellje femërore të lidhura me seksin jashtë martesës, mënyrën e veshjes, por mund të përfshijnë edhe homoseksualitetin te meshkujt. Nëse familjes i “nxihet fytyra” në komunitet dhe tallet nga të njohurit, atëherë vrasja duket se e fshin këtë turp.

Në histori

Siç është cilësuar nga shkrimtarja arabe, Norma Khouri, vrasjet për nder e kanë origjinën nga besimi se sjellja seksuale dhe morale e femrave është pronë e familjes, një normë kulturore që vjen prej Kodit të Hamurabit dhe fiseve të vitit 1200 para erës sonë. Matthew A. Goldstein, ka cilësuar gjithashtu se vrasjet për nder u nxitën edhe në Romën e lashtë, kur anëtarët meshkuj të familjes që nuk reagonin ndaj tradhtisë së femrave të tyre persekutoheshin.

Origjina e vrasjeve për nder dhe kontrolli i femrave është i evidentuar përgjatë historisë në shumë kultura, tradita dhe rajone. Ligji romak i paterfamiljes i dha kontroll të plotë meshkujve të familjes mbi gratë dhe fëmijët. Nën këto ligje, jetët e fëmijëve dhe të grave ishin në dorë të burrave. Ligji i lashtë romak i dha të drejtë meshkujve të vrisnin femrat që kryenin tradhti. Përdhunimi në atë kohë shihej si një ngjarje që e shkatërronte jetën dhe nderin e gruas, ndaj vrasja për nder ishte një “akt i mëshirshëm”. Edhe në Greqi, jetët e grave diktoheshin nga burrat meqenëse ato konsideroheshin një shkallë më poshtë meshkujve. Edhe tek aztekët dhe inkasit, tradhtia ishte e ndëshkueshme me vdekje.

Lidhja me Kodin e Napoleonit dhe trashëgimia në ish-kolonitë franceze

Një nga origjinat e faljes ligjore në lidhje me vrasjen për nder është Kodi i Napoleonit i vitit 1804, i hartuar nën qeverisjen e Napoleon Bonapartit. Ky kod ligjëroi “krimet e pasionit”. Sipas tij, një burrë që e vriste gruan që kishte kapur duke bërë tradhti nuk do të dënohej me vrasje të paramenduar, por do të dënohej për një shkelje më të vogël. Kjo mbrojtje ishte e mundur vetëm për bashkëshortin, jo për bashkëshorten. Kodi i Napoleonit ka qenë shumë influencues për vende të tjera, duke rritur pabarazinë për krime të tilla. E njëjta gjë duket edhe në ish-koloninë e Francës.

82 Komente

smiley Interesant ky shkrim, s'e kuptoj çduan me Napoleonin kur kemi ne krye te vendit nje si Lek Dukagjini?

Vrasja për nder është vrasja e një anëtari të familjes ose e një grupi social nga anëtarë të tjerë, prej besimit të autorit të krimit se viktima ka turpëruar apo çnderuar familjen apo komunitetin.

faleminderit per  spjegimin Nardi!.smiley

Me i lumte mafias o Belul smiley

Sharif Kanaana, profesor i antropologjisë në Universitetin Birzeit thotë se vrasja për nder është një çështje e ndërlikuar që i ka rrënjët në historinë e shoqërisë arabe. Meshkujt e familjes, klanit apo fisit kërkonin ta mbanin shoqërinë në kontrollin e vijës patriarkale. Femrat konsideroheshin si një “fabrikë” për të bërë burra. Sipas tij, vrasja për nder nuk ka të bëjë me kontrollin seksual apo sjelljen. Pas saj fshihet çështja e pjellorisë apo fuqia e riprodhimit.

 

Edhe shkaqet ekonomike ndikojnë në këtë çështje. Femrat në shoqëritë e mëdha i kanë devijuar kulturës patriarkale dhe duke qenë të pavarura ekonomikisht nga familja nuk mund të dominohen nga meshkujt.

ketu sikur ka portretizuar  Jardinenë me duket,  he tiku..?.smiley

Eh... Femra shqiptare eshte pak me lart se fabrike per te bere burra. Tani gezon statusin e veçante si cope mishi. 

Jardin,

Ndoshta nuk e ke pare filmin e Marchello mastrioanit.
Divorce-Italian style.

Edhe atje femra si ne Shqiperi eshte trajtuar jo me larg se 30 vjet me pare.

Italianet xheloz mato

ju kishit xhelozi per te pushtuar

mato intelligjent , mato gjenismiley

jo me larg se 30 vjet me pare

Detaj jo fort i vogel... Mos harro gjithashtu vrasjet per nder, dhunen, dhe ndrydhjen qe vuajne femrat shqiptare sot, ne shekullin XXI. 

Kodet morale, te hartuar gjithmone nga meshkujt, e kane pare femren si pasuri riprodhimi dhe plotesim deshire shpirterore.Te mos shkojme larg por gjer ne vitet 40 ne kete vendin e ."shqipeve" femra blihej me pare, ose me gje gjysem pende qe'( me nje ka parmende) E si mund te konceptohej ndryshe nje " nje mall i blere" ?
Brenda familjes, femra shifej si " malli per dere bote " ! Pra qe duhej te ruhej , te mos cenohej nga asnje mashkull, bilez as qe ti prekte mandilen,ndonje djale sevdalli se quhej prekje nderi dhe u mbetej ne dere ajo vajze ..
Stergjyshi im , mesues i turqishtes, u be kriminel sepse: Nje djale i nje mehalle tjeter preku afer cezmes fshatit, mandilen per ti pa fytyren nje vajze te bukur( ishte faqekuqe dhe ajo ishte kriter bukurie) te mehalles.U pa xhesti dhe i pari qe e mori vesh ishte pikerisht ai.Rrembeu " dograne " ( pushke turke e gjate me plumb te madh) dhe ju leshua ne gjurme djalit.Kish rastis djale i vetem.E ndoqi gjer ne nje perrua te thelle rreth 2 km posht fshastit.E motra e djalit , me e madhe nje vit vrapoi pas tyre .Djali u fut ne nje rrez shpelle per tu mbrojtur.Fshati u ngrit ne " alarm" jo per ta mbrojtur djalin por qe te vente ne vend zakoni, te vritej djali qe "c'nderoi " faqe fshatit nje vajze....! Motra arriti para burrit me arme ke shella.I doli para trupit te vellait dhe i lutej duke uluritur
" mos ma vra verllain se e kemi te vetem.."
Burri i foli disa here, "hiqu andej, hiqu, hiqu....pastaj zxbrazi pushken dhe ....i vrau qe te dy....,!
Qe ate dit u arratis se e kerkonin "koshadhat"( xhandaret turq te rendit ) sepse vrasja denohej...! Ai u strehua ne teqene e Fratarit se kidhin miqesi me shehun e teqeser.Ndenji 7 vjet " fira " ! Vinte nafen e ikte naten dhe me gruan e vet beri 8 femije.Ne ato ecejake u ftoh dhe vdiq e u varros po ne Teqene e Fratarit....!

Goxha burre stergjyshi yt  grava, mos i thuaj me njeriu s'e kishte qene mesonjes 

plotesim deshire shpirterore.

smiley E vertete, sa me shume ta kontrolloje femren, aq me shume i plotesuar burri.

"Vrasja per nder" duhet futur ne kategorine e oruellianizmave.

Futi neper kategori romanesh vrasjes, futi, ka edhe romane te tjere me te famshem edhe me te bukur ku vritet kot per gallate, per qyfyre, kategori deSadiane, Camysiane, kategori portokalliane mekanike, etj.

 

Femra shqiptare do zoti kur e marton babai ti bjer fati me ndonje mashkull qe mos te jete autoritar ,i prapambetur nga ana mendore se persa i perket shkollimit mund te kete mbaruar dhe 3 universitete.Me pas ben dhe ndonje femije dhe fillon  e mendon per te dhe jo me per vete.Pastaj dhe te doje te shkeputet nga ky realitetet qe jeton  smundet .eshte pa pune ,pa arsim perkates per nje pune ku ajo te mbaje veten dhe femijen e saj .pa perkrahjen e familjes sepse i jati dhe me mamane  e saj keshtu eshte sjelle dhe i duket normale qe burri i vajzes se tij sillet ne kete menyre ,e rreh dhe e poshteron nga ana psikologjike deri sa me ne fund e vret .dhe pse realisht e ka vrare me perpara.sepse keto femra kane vdekur me kohe .Pa ndihmen  e shtetit ,pa aty ketu ndonje shoqate qe e mban ndonje muaj me buke ,dhe prape ku mbetesh ne rruge .Nuk e di se si do ndryshoj kjo situate ,nese do ndryshoj ,sepse nuk them se ne vendet e zhvilluara me demokraci ne kuptimin e vertete nuk ekzistojne keto vrasje ,por jam e sugurt qe mbi 80% e meshkujve shqiptare mendoj  se po femra e tyre u sillet ne menyre te gabuar qe ata e mendojne te gabuar do bejne vrasjen per nder  dhe te gjithe duan te kene dhe e kane kontrollin mbi gruan .Del nje gaxetare dhe thote femra denonconi dhe mos e terhiqni denoncimin .po ke te drejte. po ku te shkoj ajo  ? kur te mbaroj denimin do dal dhe do e vras .jam 100% e sigurt se nuk ka vrasje me shume sepse femrat shqiptare e kane pranuar realitetin dhe nuk reagojne .Nuk kane mundesi te reagojne .

Cte bej femra shqiptare mer amon. Vete fakti qe ekziston akoma si specie ne nje realitet xhunglor si i joni eshte arritje madheshtore. Tregues i paepurise se saj. Ca pret nga nje popull dallkauk qe gjun me kallash ne ajer kur linnd djale dhe i rrudh turinjte si leter e zhubravitme kur lind vajze. Femra shqiptare lind e nemur qe kur ke barkun e nenes. 

@odeta,kokoleps etj anti meshkuj,

Ta quash femren shqiptare te mbyllur dhe te prapambetur eshte thjesht nje slogan i levizjes feministe qe urrejne meshkujt.

Mjaft te shkoni ne zonen e Bllokut dhe do te shikoni se sa te prapambetura apo sa te ndrydhura jane femrat shqiptare.

Mjaft te shikoni shqiptarkat ne emigracion,qe mezi presin te shkojne me te huajin e pare qe ju del perpara,vetem se ka kuleten me te madhe,do te kuptni se meshkujt shqiptare u duhet te merren me femra te cudishme.

Mjaft te lexosh komentet nga femrat shqiptare ketu qe jane supportuese te gay-ve apo te cdo gjeje qe meshkujt shqiptare ne pergjithesi nuk e kane qef,mendoj qe mashkulli eshte i detyruar te marri masa ne menyre qe te ruaje familjen nga shkaterrimi financiar dhe shpirteror.

 

Ne boten tuaj duhet  te egzistojne vetem amazonat,pra vetem femrat dhe asnje mashkull.Vetem ashtu ndoshta do te arrini qellimin e luftes tuaj "te shenjte".

Eshte pikerisht se egzistojne femra si puna juaj,qe shoqeria eshte ne kete derexhe.

E ke gabim acdc. Un kam njefare respekti per ty se megjithese sbie dakord ti i thua gjerat troc, nuk perdridhesh si curvat e sojit gjibor. Respekt per kte. Tani un afer bllokut kam shpine. E njoh sh mire ate lagje/mentalitet. Femrat shqiptare kan gjet bllokun si vend proteste se eshte ambient shik e shumica cunave shqiptare jane te frustrum e katunare kompleksive me e shpall hapur te blloku macizmin e tyre torollak. Po dil icik pertej bllokut e neper shqiperi ta shohesh shtypjen, dhunen e dajakun qe ha oerdite femra shqiptare. Futu te bweb, shih po si gjete nja 2-3 artikuj per dajak femrash. Mu me vjen keq per ty. Qe ske pas mundesi te largoheshe me i vogel nga shqiperia e te ishe ndikuar me pak nga ato flamat qe na kane edukuar atje. Po prape ke kohe te emancipohesh se jeton ne vend demokratik. 

Moj zonje,

une e di shume mire qe femrat shqiptare dhunohen,por juve e zmadhoni fenomenin tone me 100 dhe e zvogeloni fenomenin jashte me 100.

Rrahja dhe dhunimi i femres nuk eshte fenomen shqiptar sic doni ta paraqesni juve.Te pakten ne SHBA vriten ku e ku me shume femra se ne Shqiperi,thjesht juve shikoni Beverly Hills dhe kujtoni se jeta eshte po ashtu.

Menyra se si shprehesh ti per meshkujt shqiptare qe jane te frustruar dhe ketundare,me vjen keq por mendojse je nga ato femra qe druri i te huajt eshte me i mire.

Problemet e femrave nuk zgjidhen me femra anti meshkuj,por me formulen e arte qe e jep edhe Bibla.

Burri duhet te respektoje gruan dhe gruaja ti bindet burrit,ne kuptimin qe mos ja beje jeten ferr me cic mice e gerr-merre.

une nuk jam fetar por mendoj se kjo eshte zgjidhja e arte per te dy palet.

Pastaj Bibla te jep edhe opsionin qe te ndash burrin ,nese te rreh edhe te abuzon,dhe te tradheton.

Po keto nuk mund te gjesh mirekuptim nga ana tjeter kur ti si femer mundohesh qe me cdo kusht te simpatizosh dhe perkrahesh cdo gje qe mashkulli nuk e do.

Zoti te ka dhene finesen,sensualitetin dhe zgjuaresine,perdore per te mire dhe jo per te shkaterruar familjen dhe shoqerine.

Acdc un sjam zonje. Ti e di mire kshu qe mos e lli muhabetin me lojera kalamojsh. Ne shqiperi per nr banoresh femra dhunohet ku e ku me shume se shba. Ky krahasimi me usa eshte argumenti me vk qe sillet. Tjetra, mashkulli shqiptar ka shume kontroll mbi femren, ku je me ke je ca ben ca ke vesh mos fol pa leje etj. Boj gaf tja besh kto gjera nje femre anerikane, te le tapen motra e mire ta ben. Un per vete e kam zet feminizmin agresiv po ske nevoje fare te jesh feminist te shohesh gjendjen per te ardhur keq te femres shqiptare ne vitin 2014. Ti thua burri te respektoje gruan e gruja ti bindet burrit. Kot po them, po pse mos te ishte e kunderta? Me i llaf burri te bindet e gruja ta respektoje burrin?

Po mer Lal, ene nAmerike ka abuzim gjinish veqse Gruaja e myt ne dru burrin ose kur i teket e akuzo ene per perdhunim kur nuk eshte ne MOOD. Kur shko per divorc burri eshte gjithmone dytesori....ta preki grune me nje gisht pa ja morrin shpine e se lon me pa kalamojte.

 

Femra Shqiptare ka morr arratine prej Machos Albanez dhe martohet me cfaferdo palkushi te huaj vec te mos duroj abuzimin nga burri shqiptar qe pasi e ngordh me ofeza a dru i mush ene menjen sa e emancipume osht.

Cudi pse largohen kaq shume femrat nga Shqiperia me gjithe ata xhontelmama qe ka fatin ti kene ne ate ven. Mashkulli shqiptar duhet ti veje gishtin kokes se ka mbet shume mbrapa ne krahasim me femren shqiptare.

...Kot po them, po pse mos te ishte e kunderta? Me i llaf burri te bindet e gruja ta respektoje burrin?...

Ndoshta se ate e kane thene njerez me te zgjuar se ti e se une,pra filozofet me te medhenj te njerezimit.

Kush jane keta njerez acdc? Degjo, ta bej kete pyetje me sinqeritet se kane filluar me interesojne keto tema sa kam ardhur ketu. Eshte mire qe nheriu te lexoje e mesoje, ka mundesi ti ke te drejte. Un der tani kam lexuar Foccault, Lorber e MacKinnon e spo i gjej ato qe thua ti ndaj te pyes. 

ai ka te drejte.
gjate gjithe historise se njerzimit femra ka luajtur nje rol te tille qe i pershtatej me se miri natyres se saj.

mashkulli nje rol te tille qe i pershtatej me mire natyres se tij.

ka patur nje ndarje rolesh, specializim, ku mashkulli siguronte ushqim, siguri, luftonte, dhe jepte mbrojtje, ndersa femra gatuante, kudesej per te vegjlit, etj madje fakti se femra eshte me e predispozuar per shoqerizime shpjegohet nga fakti se ajo ka qene ne kontakt jo vetem me te vegjlit por edh eme femrat e tjjera.

ndersa agresiviteti i mashkullit ne pergjithesi, se ka edhe deformime si ca e ca ketu, ka ardhur nga qe ka qene i angazhuar ne luftera te vazhdueshme...

thjesht, po te kisht enje lufte dhe te ishte nje si puna jote do kishe vdek. dhe sot nuk do na kishte care koken me keto muabete leshi...

po tipat si ti, gjys te feminizuar do kem mbijetuar patjeter ne protektoratin e femrave...

E mer thato, ti sme njef fare mua. Une deri vone kam qene nji kshu kokcepsh. Kisha inot kur shihja gocat e fisit me cuna te blloku. Po, edhe kam ven dore e i kam sha femrat roncem ne publik si pall k. Del robi ne perendim, ftillohet, merr vesh nga bota. Perendimi eshte si nje pasqyre e madhe e qarte der ne milimeter ku refugjati shkret sheh me habi sa cepa e gunnga ka koka vet qe e mendonte te perkryer. Dhe e di ca eshte aftesia me fisnike e njeriut? Te pranoje te verteten e te provoje te permiresohet. Ti vllai fatjeqesisht se paske kte aftesi. Vazhdo me filma me vandama. 

hahaha

po pse mor trap, ku e pe ti qe thash se duhet vene dore mbi femren?

Kulufi vogel, askund skam permendur qe duhet vene dore, thjesht kam vene ne pah paaftesine tende per te adaptuar linjat moderne te gjykimit te sekseve. Ti qeka ala te burri ben lufte gruja ben gjelle. Yhhhyyy sa pune ke ti. Une kto as ne shqipri si mendoja. 

Burri duhet te respektoje gruan dhe gruaja ti bindet burrit,ne kuptimin qe mos ja beje jeten ferr me cic mice e gerr-merre.

Mire e ke ti ACDC1. Grate e kane pak si shume tendence kete gje. 

Qofsha konvertuar nen ombrellen e arte  te  bibles , (bile nga ky moment ) nese me lejon sa here dua te ndaj burrin, nese Ay me  abuzon deshirat . Ama  kete do ta bej  me kushtin e vetem ACDC ,qe mos ti diskriminosh as injorosh drunjet e huaj , Druri eshte dru, dhe ne natyre ( glob ) edhe jashte trojeve shqiptare.

Bibla nuk e toleron dallimin dru i jashtem dru i mbrendshem , dru i huaj , dru i joni .

Per Biblen, druri i gjithe botes eshte i njejte .Mbet dru.

supportuese te gay-ve apo te cdo gjeje qe meshkujt shqiptare ne pergjithesi nuk e kane qef,

 

Ta kam thene edhe here tjeter:  Jo cdo gje qe mendon ti,  vlen ne menyre unviersale per te gjithe meshkujt shqiptare.

Ate te kam thene edhe une ty.

se une njoh meshkuj shqiptare qe punojne dhe suportojne grate te vazhdojne shkolla e karriera,njoh meshkuj qe vertet jane xhentellmena dhe juve na sillni shembuj nga katundet e Shqiperise.

Ashtu sic njoh edhe femra qe kane lene burrat e tyre per ty martuar me pleq te huaj.

Po edhe ne katundet e SHBA-se burri e rreh gruan si i do qefi i fut edhe plumbin dhe shoket i thone: "bravo te qofte".

Juve akoma kujtoni se SHBA eshte Melrose Place.

Boll me kete urrejtjen kunder meshkujve se late nam.

Une nuk solla shembuj fare.  Thashe vetem se jo te gjithe meshkujt shqiptare kane ate mendim qe ke ti per homoseksualet.

Pastaj, ku e shikon urretjen per meshkujt se na cudite?

fakti se sot meshkujt qe jane hostile ndaj pedeve, stigmatizohen duke u quajtur te prapambetur a ku di une se ctjeter, eshte ne vetvete nje shenje se pak nga pak po instalohet nje mendim se te jesh mashkull i forte, alfa male, eshte nje gje barbare.

sot edhe te mbash mjeker te shikojne femin-gayt shtrember... pale kur del me pantallona te shkurtra... thone "u pse nuk depilohesh ti?"... pisat, kujt i imponojne depilimin keta? he he?

Statistikat tregojne qe jo vetem meshkujt shqiptare por edhe amerikane,nuk i honepsin gay-t.

Ne te kundert femrat jane filo gay.

te jete rastesi kjo,apo meqe jemi feministe tani,cdo gje qe mendon mashkulli,ne duhet te mendojme te kunderten,pasi eshte cool.

Ku i ke gjetur keto statistika?

po sdo shum mend o ani...

tek e fundit e di pse i kan qejf femrat pedet? sepse duken te sjellshem dhe u lene te mendojne se mund te jene prind i mire per te rritur femijen... po nuk e di e shkreta femer qe atij nuk i ngrihet... hahhaa

a nuk lejohen martesat ne gjithe ameriken tashti.....

e kan fut keta fashistet robshtrak obamiste... keta po e rrenojne kete vend te mrekullushem smiley

Acdc as une si kam qejf 'pedet'. Ka i gje hyjnore kur puqet k me p sesa kur puqet k me b. megjithate ceshtja seshte te ca me pelqen mua. Ceshtja eshte si te integrohen dhe kta njerez barabar ne jeten e oerditshme e te mos te ndjehen dytesore vetem se i pelqen brima sumes. Dhe ska gje me fisnike kur robi per hir te demokracise e lirise se barabarte del perkunder pelqimit personal. Ky me duket mua thelbi dhe kulmi i demokracise. Respektimi dhe toleranca der ne dhimbje e asaj qe eshte perkunder shijes tende. Ja ktu me duket e ka ter kycin e suksesit amerika e bekuar. 

  Femra...malli.Jo ne kuptimin e permallimit. E kam fjlen ketu ne kuptimin e mallit qe perdoret per klering. Me jep te jap. Cdo zgjedhje ose tentim per zgjedhje,nga ana e nje femre, qe dote perkthehej automatikisht humbje malli, humbje protektorati ose humbje mundesie per arritje qellimesh e aleancash te atij burrit qe rri gjithe kohes ulur ne qoshe, njelloj si te pazari i gjese se gjalle,ku tregtari qe pret oferten me te mire. Ne disa raste gjeja e gjalle eshte dhe e kaparosur prandaj ne keto raste ka tension te madh.                   

o ACDC1, u hudh prej katit IV nji fatkeqe tjeter ne Durres sot per t'i shpetu grushtave dhe shqelmave te burrit te dashur. Ca mut burrash jane kto une ket ala nuk po e kuptoj. Kush i thote burra ktyne?

Ata nuk jane burra por bura.

Por ketu tentohet te engjellezohet femra dhe te demonizohet mashkulli.

edhe kjo nuk eshte e drejte,se statistikat thone ndryshe.

Thjesht do kete qene test i burrit

po ca testi..., ka akoma budallenj qe nuk e dine se gomari nuk fluturon?

i zente impotenca jalla jalla!

Te shkruash realitetin se si eshte nuk do te thote se ke urretje ndaj meshkujve . po ka dhe meshkuj te cilet e lejojne femren te beje karriere ,te shpreh mendimin e saj ,te marr vendime ajo vete per shtepine e saj.por sa  jane ? mbase ti sjeton ku jetoj une .jo me larg se dy shtepi nga mua para dy ditesh u rrah nje grua dhe tani eshte ne gjendje kome sepse burri meqenese punon dhe sjell parate ne shtepi ka te drejt te bej cfare te doje.vine nga puna ,dhe shkon ne konpjutera dhe mbasi i le leket vine dhe si pelqen gjella , i fillon nje te rrahur e cila kushedi e sajta eshte sa e con ne koma .une ne asnje menyre nuk jam me ate femer qe pershkruan ti tek blloku apo jashte shtetit .nuk mund ta mendoj nje grua e cila te jete e martuar dhe ne te njejten kohe te kete dike tjeter,por dhe nuk jam dakort me ate mashkull qe mban brenda gruan e vet  sepse ajo tjetra u jepet lehte te tjereve.nese ai nuk ka besim tek partnerja e tij .tek vetja e tij per ta mbajtur per vete kete partnere ,nuk eshte faji i saj.

 

cdmth qe ka meshkuj qe e lejojne femren te beje karrier?

femra ne pergjithesi eshte e detyruar te zgjedhi, ose karrieren ose femijet. fakti se femra ka nje natyre te tille- pra te ndryshme nga ajo e mashkullit i cili nuk e mban gje peshen e barres - qe kerkon nje distancim nga puna, e ben ate me pak te predispozuar per karrieren. se dihet qe po u shkepute behet e veshtire rifillimi.

dhe fakti se femra ka nje natyre te tille eshte faji i mashkullit? wtf?

Odeta,  Te te bej nje pyetje?  Kam vene re disa here kete stil te shkruari: pa i kushtuar vemendje pikave, presjeve apo germave te medha.  Eshte ndonje si tip mode apo cfare?

kishe ndonje gje ti? pse duhen respektuar ca atavizma patriarkaliste ne komunikim...

eshte me ekonomike, me e shpete, me eficiente te shkruar kshu... gjuha nuk duhet te jete nje gjuh burrokratikase... sepse pastaj kushton shume... pak a shume si administrata publike apo ne pergjithsi shteti qe po u fry shum shtyp lirit e njeriut.

inshallah fiton Rand Pauli dhe e shpeton ameriken nga keta fashistet si Obimi.

mire e ka odeta, mas presjes nuk vazhdohet me shkronje te madhe po nuk qe emer i pervecem.

akoma duhet me argumentu kunder dajakut?

Eshte per shpejtesi .

 

ACBC

kot jasht teme... ne 2016 per ke do votosh mileniumaren Hillari saeshemtuarqeeshte Klinton apo per Rand fantastikrepublikanlibertarian Paul?

Te them te drejten duhet te shikoj programet ekonomike qe kane,pasi jam shkeputur nga politika amerikane dhe se ndjek fare.

Por si emra tani per tani meqe Hillary eshte proshqiptare ajo eshte ne pol position.

hahahhaa

po pse ata te tjeret jane anti shqiiptar apo si?

Po jo po Hillary eshte marre vete direkt me ceshtjen shqiptare.Ata te tjeret e kane pare ne TV.

ohu me ardhe ajo prape ne shqipni ska per ta njoft mo si eshte bo, me salle hartash e me dhome fluturash.

Ore me cudit,ky stigmatizimi qe i beni juve meshkujve shqiptare si dembela dhe pijanece.

Prinderit tuaj keshtu kane qen se ata te mijte dhe atyre qe njoh une jo,skane qene te tille,por njerez serioze qe punonin 6 dite te javes.

me fal ore zoterinj,nga sa njoh une mund te kete 2-3 qe pijne pak me teper,por nuk njoh ndonje dembel.

Mos eshte ndonje udhezim nga qendra feministe e Shqiperise kjo?

@Ani,

Nuk ka mashkull ne bote qe honeps homot,edhe ata qe thone qe i honepsin e bejne thjesht per te mos hapur debat dhe per te mos u stigmatizuar.

Ose thjesht e bejne per te te bere qefin ty.

Femrat nga ana tjeter mesa shoh qenkan te vdekura per meshkujt gay dhe te drejtat e tyre.

Mua me duket se femrat mendojne me rregull treshi.Mashkulli mendon keshtu,une te kunderten.

Por nuk e dine qe ndosha disa here meshkujt kane te drejte dhe nuk ja mbysin kot.

Tani hajde silli shembuj meshkujsh pijanece se ata jane shumica ne Shqiperi,sipas jush.

Pike e zeze!

Nuk ka mashkull ne bote qe honeps homot

Ka dy menyre per te vertetuar kete:

1.  T'i lexosh mendjen cdo mashkulli ne bote.

2. Te vertetosh se:  Cdo mashkull ne bote mendon njelloj si ACDC.

 

 

Epo mire atehere shiko statistikat dhe mbylle si muhabet.

Ku jane statistikat?

Po hapi bej google dhe lexo sa % e meshkujve suportojne martesen gay dhe sa % e femrave.

Sa kam lexuar % e femrave eshte 2 here me e larte se ajo e meshkujve.

edhe per ta hedh poshte po ato dy menyra jane prape.

Nuk ka mashkull ne bote qe honeps Homot?????  Ca i bi kjo se ktej nga nahilja teme ajne meshkujt qe pallojne Homot e jo femrat.

Mund te ket nonji goc qe ka qejf te rri me homot se ndihet e sigurte a per gallate por jo aq sa te vdesi per homot. 

Po them mashkull hetero o Tirons,jo mashkull homo tani mos e lli muhebetin.

sorryyy AcDc1 , po muc Nana thot qe ne jena te tan na i cik beqira e ska meshkuj hetera

Për kopshtaren smiley

Çlirimi MORAL i femrës ashtu si dhe Çlirimi Ekonomik kanë sjellë ndryshime të mëdha në konceptin e bashkëjetesës dhe lirive të të dy sekseve .

Mëndja Gjeniale e Engelsit e pat parashikuar para 200 vjetëve se çfarë do të ndodhë me Njerzimin në qelizën bazë të shoqërisë familjen .Duke vënë parësore Femrën ! Në Shqipëri përveç Ulërimave të babasqapit " se miraklliu i fridomiut zotrie " dhe hedhjes së leshrave me finesë të Dylqinjës Jozefinë që nuk di nga lidhet ...kordhelja smiley

 "aaa ... ëëë ,   une flas gliuhën e Fishtës , aaaa ....ëëëë ,  une jam avokate Gjrus " nuk ka snjë BAZË Reale as Morale as Ekonomike për të pasqyruar këtë ndryshim !

Brezi jonë është i paqartë çfarë po ndodh dhe prandaj vërtitet nëpër dërstilë me dogma e citate " shiko statistikat " smiley dhe me pUrgjigje  doemos  të xgjuara të

rapadam rapadam dipi dopa / e burri ra tek gopa smiley

oidriso edhe nje pyetje tjeter kam. cfare mendimi ke per rastin e ramize gjebrea-s e cila u pushkatua sepse i mori ere palltos qe ja dha per te fjetur njeri nga shoket partizane?

oidriso osht ne pension, po prap s'kishte lind ne ate kohe

ke parasysh, ka 70 vjet qy ka maru lufta

Pse si thu ti Noshke ! Po te ishte ky llampaxhiu buzequmesht qe bo pejetje me mejtim te mendjes  nuk do e kishte Pushkatu ?

Ti dihesh mo qe do kishe propozu "rrjepje " smiley Vetem Alba me zamete kam mejtim se do thosh "mbahuni njehere c'do thote xha Aabazi , se na i kem akuzu qe kane dale malit per Kurveri  " smiley

Jane ca deshmitare qe mbajn mend se  Gjembi me Xhibolen  kishin thene pas pushkatimit "ja ben mire Gjyvendes ".... Apo lexon kujtimet e Gjembit dhe te Tredhurve Mendore tani smiley

Hair ... na llafos pakez 

Ti je për GJYNOF Llampaxhijo .Ty të ka dënu Natyra dhe unë nuk kom fuqi me dal kundra . Dhe anglezët që tentun me Titanikun  mytën nja njëmijë ramize pa gjyq !

weeeee fole shkurt. smiley

por pa kuptim.
nejse fillimi kshu e ka. smiley

Gamori nuk ka karaktere fare , po qe se nuk i llogarit të pëllitmet .Për kët e keshnje weeee -në ? Se e përdor dhe i Tredhuri Mendor kur habitittet ! Rralë dhe Gjëmbi !

heavy metal  Duket sport i rende per ty or mik..

Nuk e di si dhe pse flitet mbi empatine e femrave ndaj homoseksualeve ne kete teme. Me siguri lidhja logjike brenda tyre eshte teper fine per t'u kuptuar nga mendja ime e thjeshte. Gjithsesi, çdo verejtje qe me erdhi natyrshem u mposht nga argumente te forte dhe te bazuar nga statistikat e fundit. Si mund te qendrosh indiferent(e) perballe tyre?

Nejse, me vjen mire qe ka njerez qe duan te ndryshojne. Mbase duhet filluar tek gjuha, veçanerisht tek fjala "pede" e cila nuk duhet perdorur aq lirshem jashte rretheve neandertale. 

Ore ca u be me ate vrasjen me 8 plumba?! S'na keni apdejtur.mbase ai pjetri me mustak t kuq e di?!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).