Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë arritur marrëveshje që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj.

Bëhet me dije se liderët e partive opozitare kanë rënë dakort që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i ardhshëm.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”.

“LDK, AAK dhe Nisma janë marrë vesh që mos të hyjnë në një qeveri me PDK’në. Dhe, Mustafa dhe Limaj pajtohen që posti i Kryeministrit t’i takojë Ramush Haradinajt në një qeveri të përbashkët”, ka thënë një burim i gazetës.

Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.

Në këtë momente AAK është duke mbajtur një konferencë për media, ku edhe e ka zyrtarizuar marrëveshjen me partitë opozitare. 

68 Komente

Nuk di pse po me behet qejfi qe po i bien pendet ketij gjeli Thaci.Nuk me intereson politika kosovare,por kishte shume pompozitet ky luftetari i prapavijes i UCK-se.

Kjo tregon pjekuri politike! Shembull per Shqiperine!

Po ai Albin Kurti mbas kesaj cfare do quhet? 

Se Prishtinen e qeveris ai tani. Qeverine ja dhane Mustafes qe humbi si kryekomunar ne Prishtine. Dmth nuk ben per Prishtinen por ben per qeverine ?

Apo do e bejne prezident?

Kosova po me befason per qytetarine qe po tregon gjithmone krahasuar me Shqiperine ku malokeria nuk po na le te ecim perpara. Bravo!

hahahahhaha malok si salija qe i numurote votat per jo me pak se 2 jave? 

Thaçi ka qenë tepër Pozitiv në këto hapa të ngritjes në Këmbë të shtetit Fëmijë Kosovë .Për shqiptarët kudo që janë , ai ka bërë një gabim të Rëndë vetëm me kërcënimin e qytetarëve të shtetit të tij  "do ta bëj si në 21 janarin e Shqipërisë " . Këtë lloj kërcënimi mund ta bëjë veteëm një psikopat kriminal  si Berisha ose nje Diktator i vendeve arabe.

Pra ai shpalli në një deklaratë ,  rrënjëzimin e një Diktatori  , gjë që i urojmë ta  ketë kuptuar se duhet me Çdo kusht të shmanget nga drejtimi Punëve , pa lënë pasoja më të rënda në jetën e Popullit Kosovar dhe ndërlikime të tjera midis Shqiptarëve .

Urime Haradinajt dhe më shumë suksese se Thaçit !

Lart e me lart Kosoves!

ju lumte. nuk ndoqet shembullin e turqise. megjithese hashimi, ramushi dhe atifetja jane qe te tre me origjine nga puka. edhe berisha  se harrova.

KJo marreveshje nuk eshte shume normale, si mudet partia qe ka dale e para te mos kete mundesine te beje qeveri.

Nejse, konveneiente per te gjthe:

- Ramushi permbuhs endrren e tij per kryeminister 

- Isa nuk jep dorehqehjen se e " solli" LDk-ne ne pushtet e behet president

- Limaj merr ndonje cope se ka shpenzu para ne fushate ma merr mendja.

 

Thaci rri prape ne politike si lider qe fitoi zgjedhjet por ia futen.

 

Shpresoj gjithsesi se kjo situate hap syte dhe i con njerezit te  Vetevendosja. 

Thaci rri prape ne politike si lider qe fitoi zgjedhjet por ia futen.smiley

Ja dhe nje Xha Tan i Politikës i nderuar Pjetër me musteqe të kuqe .Malli ai i yni deri tek Kadareja e kishte po ky hanehane .Vuri duart nën mjekër, treti vështrimin larg e larg tujte në horizonte , çfletoi faqet e kushtetutave dhe ja dha ...konveniente për të gjithë smiley

Ta futën o Thaç ta futën / këmbët e karrikes ti ndukëm ...smiley

Hallal të nderuar admin .Diell ua bëftë . dritë kudo që peshkoni edhe nga Osamnia me qendër në Pukë dhe Berishë ...

Cdo tavoline ka nevoje per nje karagjoz,  ndodh qe disa te mos jene dhe aq simpatike!

Cik si antikushtetuse kjo, apo m'gja mu?

Ça thotë Kushtetuta e Dardanisë?

Nuk e di, po Ramushi sikur nuk eshte as deputet!

Pa mandat as me perfaqsu Junikun, jo mo me bo hyqem gjithkunn. 

Po noshta, Kosova si skenar sui generis qe ishte, ka edhe kushtetute sui generis. 

Po ketij pse i thone Ramush, apo si Rama, Rama-Ramushi.

Nuk e di, po Ramushi sikur nuk eshte as deputet!

Edhe Rama sikur nuk eshte as deputet. smiley

Rama eshte. Mos e ke fjalen qe nuk ishte ne kohen qe ishte kryetar bashkie

Eshte tani? E paskam ngaterruar, terhiqem.

deputet i Vlores me duket. Mbaj mend qe Beluli ishte shume aktiv atehere, u kthye dhe ne vendlindje (gjoja per pushime po e verteta ishte fushata elektorale e Rames, aka Palloshi (tm Pjeri))

i vemendshem Bredharaku! Rama eshte deputet i Vlores.   poooor,   para krijimit te qeverise Rama pat  deklaruar gjithashtu se  deputetet  do te beheshin ministra  (per kryeministrin nuk e di)  do te  duhej te linin mandatin e deputetit...

Edhe keta laj thaj te njejtet surreter....

Kush flet! Ju nga Amerika që Obama po ua le talebanët të lirë...
Sa vite keni me Obamën juve? Dhe më e rëndësishmja, kur do nxini mend?

Obama edhe 2 vjet eshte .po ju qe jeni kaq gung- ho pse nuk merrni dyfekun e te shkoni ti luftoni talebanet vete.

leje o alba se me bushet e keni bere sikur te ishit mbreteri fare smiley

edhe pak vjen i treti
 

mbreteri qe merr pushime vazhdimisht pastaj smiley

Amerikanet i kane punet ne terezi .kosovaret megjithe ate hapje ndaj kurbetit per dekada duhet te kene e pakta disa dyzina djemsh e vajzash te arsimuar ne universitetet me te mira te botes nuk ka pse te ngelen me kacaket.

kacaket e fituan betejen me serbet dhe jo diplomacia perrendimore. kur ka lute dhe genocid ka deshtuar diplomacia. apo mendon qe serbet kane ndryshuar? jo jo te erdhi ne mes tiranes serbi dhe deklaroi, kosova eshte serbi. eshte  e shenjte per ne. pra jane gati te sakrifikohen per te. te te rrojne ty hipsterat e universiteteve dhe kafeneve.

kacaket e fituan betejen me serbet dhe jo diplomacia perrendimore

nuk e di nese ishe lindur ti ne ate kohe po diplomacia perendimore harxhoi me shume kohe te bindte kacaket te mos i prisnin gurmazin njeri tjetrit se sa te mbushte mendjen e 18 vendeve te NATOs.

nuk me interesojen shume keto. perfundimi eshte qe koosvaret u vrane, torturuan. perdhunuan dhe u nxoren me force nga shtepite dhe vendi i tyre. u desh lufte qe te ndalonte kjo. por hipsterat e kafeneve e interpretojne ne menyren e tyre realitetin> : )

Te gjitha ato ndodhen por u ndesh nderhyrja e NATOs t ndalonte,vete UCK nuk qe ne gjendje te clironte asnje fshat e asnje qytet.Ne rambuje NATO iu lut firmosni dekumentin qe te fillojme bombardimet menjehere .jo shqipot refuzonin u sorrollaten dy jave derisa e firmosen nderkohe serbi bente kerdine.

smiley per komentin e edison. 

Lajme te mira per neoliberalet e botes: Trump ka shprehur interes per te kandidatuar ne zgjedhjet e ardhshme. smiley

Oh...smiley

Pa VV e Albinit kjo eshte thjesht nje cope letre dhe me teper duket si presion ndaj Thacit kush merr kocken me te madhe ne aleance me te.

 

 

Perseri te zhgenjyer nga vllaznit n'Kosove..., ndryshe nga shteti ame, asnje thirrje per te hapur kutite, per t'i dhene ajer dhe liri votes, per te lidhur sadopak hapjen e kutive me permbytjet (renien e nivelit te gjokseve dhe ngritjen e nivelit te ujit) dhe me cilesine e biftekut (ne mungese te ngjales)? smiley

xhib leji kunjat se Thaci per mandat te 3te eshte vertet gjynah dhe Ramushi per mandat te pare prape akoma me gjynah. 

Kjo eshte flluske sapuni mesa duket, kushtetuta e Kosoves shprehet qarte:

 

Zgjedhja e Qeverisë

Neni 95 

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë. 

6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.

 

Qeveria eshte e PDK-se, s'e si shkojne punet ne s'arrifte koalicion pastaj eshte tjeter gje

“LDK, AAK dhe Nisma janë marrë vesh që mos të hyjnë në një qeveri me PDK’në.

gjembi, Pas certifikimit fillon gara për të bërë shumicë, e Kushtetuta nuk ia ndalon askujt koalicionin, as partisë së parë, as të dytë e as të tretë. Mund të ndodh që të ketë edhe lëvizje nga njëri krah një tjetri. Ky është koalicion pas zgjedhor, tentativë për të krijuar Qeveri. Nëse brenda 15 ditëve nuk e fiton shumicën Hashim Thaçi i PDK-së, presidentja e nominon koalicionin i cili ka në tavolinë një marrëveshje me shumicën e sigurt, 61 deputetë. Ndryshe, shpallen zgjedhjet e lira..

Nga ajo qe solle ti:

Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Si e kuptova une artikullin eshte qe keto partite e tjera qe kane zene vendin e 2-te, 3-te e 4-tert, i kane thene jo PDK (ngaqe PDK s'merr dot qeverine vetem por i duhet koalicion) dhe kane vendosur te bejne koalicion bashke pas zgjedhor. Njelloj sic ne 2009 LSI beri koalicion me PD-ne e jo me PS-ne.

Kushtetuta jone eshte tjeter gje. ketu funksionojne koalicionet parazgjedhore nder te tjera. Rasti i Kosoves flet qarte mor mik, PDK ka shanse ta formoje koalicionin me listen serbe dhe te etnive tjera ose me VV e Albin Kurtit, ç'do gje mund te ndodhe, ju e dini se si funksionon politika, pushteti eshte i embel o shoku. Une jam i bindur se Thaçi do e gjeje zgjidhjen smiley

ku ku per ket shqiptari

Nuk eshte problem i madh per shqiptaret e ketej Drinit s'e kush e ben qeverine ne Kosove, sigurisht kryesore eshte qe kryeministri eshte shqiptar dhe do punoje per vendin e vet. Ajo qe me pezmaton me teper ne tere kete histori, jane komentet e mesiperme se; ata (shqiptaret e Kosoves) qenkan nje klase me e pjekur politike etj etj. Ju a them une, ata jane muter si keta tanet, pa u mbyllur mire proçesi shpejtuan te zene karriket edhe duke e ditur se kushtetuta s'e lejon nje gje te tille. ç'do gje mund te ndodhe, zgjidhet Haradinaj KM ose Mustafa, s'ka rendesi, e rendesishme eshte qe kushtetuta ne radhe te pare percakton qarte, te drejten e formimit te qeverise e ka ai qe ka fituar me teper, ne rastin ne fjale eshte PDK.

LDK-Rugova?

Fitore e madhe! Me ne fund nje cope Shqiperi do te drejtohet nga nje patriot. Dite te mira e presin Kosoven dhe shqiptarine mbare. Perpara Ramush...smiley

Ka lezet, eshte me identitet te qarte dhe te hekurt ai, jo lapanjoz pa shtylle kurrizore. Te gjith shqiptaret jan te krishtere me origjine familjare.

Mendoj qe Ramushi, mund te jete me i thjeshte dhe me i ndigjueshem ndaj ideve te reja.

O Belul thuaje edhe njehere si ishte ai autobuzi i famshme, me te gjithe ne rresht te pare. Paska arrit dhe ne Kosove. smiley

@peshku i kuq,

Ky koalicion ka 61 vota pra mbi 50% te kartonave,pa futur ketu serbet dhe pakicat qe do te shkojne me qeverine e rradhes.Me serbet dhe pakicat ky koalicion i kap 70 kartona pa problem.

Thaci do te caktohet si kandidat,por nese nuk arrin 61 vota,Presidenti do te gjeje nje kandidat tjeter qe arrin 61 vota.

Edi RAMA, Sali RAM Berisha, RAMush Haradinaj, RAMiz Alia,

C'eshte kjo ? Profeci ?

Mos vjen gje nga "harRAM besimi i shqiptarve qe ju japin voten" ???

Apo vjen nga anglishtja RAM - qe do te thote DASH qe prin kopene ...

Kur degjoj shqipen e Ramushit brengosem.Ndersa kur degjoj principet e qeverisjes , te Ranushit, them : Perendi e madhe pse na ke katandis keshtu?
Kurse ...Albini e nisi si dre e po e mbyll si cinxurr.Kombinacione te shplara

Ramushi eshte i vetmi burr dhe i vetmi patriot pa komplekse ne politiken shqiptare. Eshte fat i madh qe nje shqiptar i tille do te jete ne kry te nje shteti shqiptar. Une jam me Ramushin 100%

smiley

me mire nuk behet smiley

VV fituesja morale e ketyre zgjedhjeve! Bravo! 

Ramushi nuk ju fsheh luftes, nuk ju fsheh drejtesise, ai eshte burre shteti dhe trim

hashimi////////////////////////HAJN

ramushi******************HAJN

lima+++++++++++++HAJN

isa¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨HAJN

albini77777777777777PATRIOT

O aga ma ne fund shkruajte edhe ti diçka te hajrit..... Theres hope smiley

ramushi eshte patriot dhe i takon te udheheqe krahinen shqiptare te kosoves.  vetem aleanca me ''colicet'' e ldk-se nuk me pelqen.  rendesi ka qe kosova te udhehiqet nga atdhetare shqiptare derisa te behet pjese e republikes shqiptare.

Urime albin kurtit. Ky eshte  politikani qe kemi nevoje. Arriti te rrezoje thacin ne nje.beteje te pabarabarte te pushtetit te parave me idealet. Urime albin, kenaq opoziten duke i dhene pushtetin, arrin objektivin per politiken e peruljes ndaj serbise dhe palo-privatizimeve te thacit. Mbi te gjitha ruan idealin duke mos u bere pjese e.pushtetit dhe vazhdon projektin e shqiperise tone.

Urime albin!

Shqiptaret do te bahen kur te binden vertete,po vertete ama, me votu sojin e Albin Kurtit.

bravo i qofte! vazhdon me tregu integritet. E pashe dje ne tv kur tha qe nuk ben koalicion dhe se me shume gjasa nuk ka per te pas nji Thaci 3. Le t'i nxjerri ujin e zi kushtetutes, po s'kapi dot shumicen, nuk e ben dot qeverine.

Likja eshte ai ne mes tek fotoja?smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).