Tyler Brûlé gazetar i njohur kanadez dhe themelues i revistë Monocle, kur vendosi para 7 vitesh të klasifikonte 25 qytetet më të mira të planetit hasi në kundërshti të forta. Skeptikët e shumtë e këshillonin të hiqte dorë se ishte një sipërmarrje gjigande dhe kërkonte kohë, shpenzime, njerëz. Por botuesi Tyler në heshtje thirri specialistë kompetentë me famë si arkitektë, artistë, sportistë, ambientalistë, ekonomistë, agjentë udhëtimesh dhe si fillim caktoi kriteret e vlerësimeve për qytetet ku mund të jetohej më mirë. Kushtet dhe kriteret ishin standarde e thelbësore për çdo qytet: kriminaliteti, kujdesi shëndetësor publik, transporti, arkitektura, hapësirat e gjelbërta dhe numri i stolave në pargjet publike/banorë, lehtësirat për nisjen e një biznesi, toleranca fetare e racore, orët me diell gjatë vitit…

Këtë vit, nismës së studentëve të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës iu bashkua edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe bashkë me klubin social «campusALBANIA», qëmtuan me kujdes standardin në të cilin jetojmë ne qytetarët e këtij vendi, nuk e komplikuan shumë renditjen e qyteteve shqiptare por thjesht respektuan kriteret bazë të një jetese të mirë. Për të katërtin vit janë parë nga afër prej specialistëve të ndryshëm dhe janë grumbulluar të dhëna rreth hapësirave të gjelbërta, kriminalitetit, çmimeve të ushqimeve e banesave, jetës sociale, infrastrukturës urbane.

Mos humbni kohë por lexoni me vëmendje se ku do të zgjidhnit për të jetuar përveçse Tiranës së zhurmshme dhe të ndotur.

Botuesi Tyler Brûlé ia arriti qëllimit dhe e ktheu në një traditë ndërkombëtare listimin e qyteteve ku jetohet më mirë, edhe në Shqipëri tradita ka nisur.

1-Korça

E meriton pa mëdyshje vendin e parë kryeqendra e Juglindjes. Një qytet me planimetri shembullore, me parqe pa fund, mpleksje arkitekturash me gjurmë nga pushtuesit otomanë, grekë, francezë, italianë dhe gjurmët 50 vjeçare sovjetike që dizenjoi regjimi komunist i Hoxhës. Traditat e shkëlqyera në kulinarizëm, art e muzikë, nikoqirllëk dhe pastërti, me infrastrukturë në përmirësim, kryqëzim rrugësh mes Greqisë e Maqedonisë rendisin Korçën në qytetin ku mund të jetohet normalisht pa dhimbje koke si ato të kryeqytetit. Ka një popullsi rreth 90 mijë banorë dhe qendër e rëndësishme administrative, ndër qytetet e rrallë me 24 orë ujë të rrjedhshëm. Qyteti që të ofron mundësi të pëlqyeshme investimi, punësimi dhe arsimimi.

2-Përmeti

Do të hash e të bësh qejf, sofrën shtruar si për mbret? Pastërtor’e për hyqmet të tillë gjen veç në Përmet! Legjendare kjo poezi për këtë qytet të cilit përveç detit nuk i mungon asgjë. Megjithëse 2 dekadat e fundit kanë gërryer dhe degraduar disi qyetin e famshëm të trëndafilave, Përmeti ende mbetet një zgjidhje e mirë ku mund të jetohet. I shtrirë buzë lumit Vjosa me një popullsi rreth 12 mijë banorë ky qytet ka parqe dhe lulishte pa fund, kuzhinë fantastike dhe të bollshme, ajër të pastër dhe aspak ndotje dhe shkatërrim mjedisor. Vitet e fundit çmimet e banesave janë ritur por të investosh në këtë qytet në mënyrë simbolike ia vlen jo vetëm për atmosferën e ngrohtë miqësore që të ofrojnë vendasit por edhe qetësinë dhe sigurinë e atjeshme. Me çmime fantastike ndryshe nga vendet e tjera, ia vlen të eksperimentosh të jetuarit në Përmetin e bukur.

3-Bajram Curri

Qyteti shtrihet në pjesën shqiptare të Malësisë së Gjakovës jo larg Alpeve të mrekullueshme mahnitëse. Kriminaliteti, një shqetësim i mbartur prej vitesh, pothuajse është ulur ndjeshëm ndërsa vendasit janë tepër bujarë dhe mikpritës. Në këtë qytet mund të jetosh mirë pa shpenzuar shumë dhe hapja e rrugëve me Kosovën ka ndihmuar në rritjen e nivelit ekonomik.Udhëtimi për të shkuar në të nëpërmjet Komanit është mbresëlënës por ende infrastruktura e dobët ta zbeh paksa këtë aventurë. Investimet private në zonën e Valbonës po atraktojnë mjaft vizitorë, ndërsa kjo trevë shënohet në hartën e turizmit kombëtar prej vitesh duke e justifikuar veten me bukuritë natyrore dhe shërbimet që po bëhen cilësore kohë pas kohe.

4-Vlora

Nuk është më vetëm qytet i lebërve, ka vite që po bëhet një nga qytetet më kozmopolite mbarëshqiptare. Po investohet shumë në sektorin imobilar dhe të pasurit e një banese në Vlorë është tashmë tendenca e fundit e këtushme. Më i pastër dhe me më shumë frymëmarrje se Durrësi, më e shtrirë dhe më e lirë se Saranda, me varietete punësimi, shkollimi, argëtimi në rritje Vlora po kthehet në kryeqendrën bregdetare shqiptare. Përfundimi i autostradës Levan-Vlorës do të shkurtojë distancat me zonat e tjera urbane e do të rrisë më shpejt ekonominë lokale.

5-Pogradeci

Natyra e ka përkëdhelur disi këtë qytet me dimrin e ashpër dhe verën e shndritshme buzë liqenit. Jo shumë larg Korçës, Pogradeci të josh me traditat, pastërtinë dhe kuzhinën tipike. Vitet e fundit është menaxhuar mirë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjes së banesave të reja. Në përgjithësi një qytet i qetë dhe piktoresk gjatë gjithë vitit, mbetet një folezë e këndshme për romantikët dhe adhuruesit e fundjavave. Nëse i keni lexuar me ëndje poezitë e Lasgush Poradecit, tani është koha të shkoni e përjetoni në të vërtetë.

6-Çorovoda

Zgjodhëm këtë qytet si ndër më të lirët ku mund të jetohet. Me një natyrë të paprekur, ushqime të shëndetshme, pije tradicionale dhe ajër i pastër Çorovoda këshillohet si vendi ku mosha e tretë mund të pleqërohet në paqe e madje të kursejë të ardhurat. Popullsia vendase shquhet për respektin dhe jetën komunitare korrekte. Infrastruktura mbetet ende shqetësim ndërsa investimet fasone po rrisin numrin e të punësuarve duke rritur njëkohësisht edhe të ardhurat.

7-Rrësheni

Kryeqendra e Mirditës me rreth 9 mijë banorë, qyteti i Rrëshenit tashmë me autostradën e kombit i është afruar më tepër Tiranës e Prishtinës. Shquhet si një nga vatrat e katolicizmit shqiptar me popullsi vendase mikpritëse, bujare dhe liberale. I pastër, i qetë me çmime ushqimesh dhe banesash mjaft të lira ka një prej katedraleve më të bukura katolike të ngritura në vend pas rënies së komunizmit. Uji dhe dritat nuk mungojnë asnjëherë por problem mbetet kuzhina tradicionale e cila duhet të ketë më tepër ndikime orientalo-mesdhetare.

8-Orikum

Shumë qyteza dhe popullsitë e tyre janë me fat. Dikur një fermë dhe bazë ushtarake detare, njerëz punëtorë që nuk dinin të menaxhonin resurset dhe dhuratat e natyrës, sot një nga emrat më të spikatur të bregdetit Jonian. Përmirësimi i rrugëve dhe ndërgjegjësimi i komunitetit e kanë kthyer Orikumin në një destinacion të turizmit familjar dhe jo vetëm. Mjaft kompetitiv dhe tërheqës në të 12 muajt e vitit. Kurdo të shkosh për pushime, për të investuar apo jetuar Orikumi mbetet një nga qytezat më simpatike dhe relaksuese.

9-Peshkopia

Mes lumit Drin dhe malit legjendar të Korabit, qyteti i Peshkopisë ka qenë dhe mbetet një nga qytetet me tradita në pastërti, mirëqenie sociale dhe kryqëzim rrugësh tregëtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk i kanë munguar as investime të ndryshme nga qeveritë qendrore e lokale dhe si e përkëdhelur, madje Peshkopia sot ka edhe filial universitar. Nuk shquhet për shtrenjtësi e në përgjithësi ruan profilin e një qyteti të qetë ku jetohet këndshëm. Rruga e Arbërit do i jepte përfundimisht autoritetin e duhur kësaj treve historike.

10-Shëngjini

Qyteti plazh ndër më të pastërtit dhe më të lirët e bregdetit të Adriatikut, Shëngjini ka ditur që 8 vitet e fundit të atraktojë jo vetëm pushues por edhe banorë të rinj. Investime të shumta në ndërtimtari, turizëm, gastronomi, transport po e kuotojnë këtë qytezë mjaft lart në të dyja anët e kufirit shqiptaro-kosovar.

 

Burimi: http://life.ipoint.al/life/LivingLajme/1718

59 Komente

Dhe cuditerisht, te gjitha jane qytete qe humbasin me shume popullsi vit pas viti, pervec Vlores, mbase. Kjo liste del mbasi heq nivelin e papunesise dhe mundesine e te berit biznes nga parametrat. 

Keto qytete, jane vertet mire, por te jesh pak i vjeter, me para, dhe jetohet mire, qete. 

Po ca i keni keto debilluqe mer?

ca eshte problemi?

Problemi eshte se ne shume nga ato qytetet e permendura me siper, kur i kam vizituar kam pare shume njerez qe flasin me vete.

Asnje vend s'ka njerez qe flasin me vete sa c'ka tirana, hakshe-hakshe. Ne ato vende eshte problem punesimi dhe cilesia e sherbimit mjekesor, por eshte e vertete qe si pensionist i shendetshem jeton me mire atje.

Sa koment absurd.

Te papune qe sillen verdalle ne "qytet" 1km katror. Hakshe- hakshe mire qe nuk ja fusin vetes me pisqolle

Tirana ne total ka me shume te papune se nje prej atyre qyteteve. Sa c'ka Tirana ne total te papune, ato qytete s'kane banore. Atje te pakten robt e kane ruajtur ende jetesen e shendetshme dhe mbeshtetjen e robit ndaj robit. E verteta eshte qe ne Tirane ke me shume mundesi, por dhe me shume hallexhinj. ne Tirane ke me shume nga te mirat e me shume nga te keqijat, por nese te bie siraja te jesh hallexhi, si hallexhi jeton me mire ne keto qytete se ne Tirane, sepse s'ke as probleme me transportin, as cmime me te shtrenjta, etj, etj.

Jo asnje problem.

Jam duke u mendu per te ble nje shtepi ne Peshkopi sepse ka nje filial universiteti.

Gabim, komentues, duhet të shkosh në Corovodë, se atje gjen pije tradicionale me bollëk. smiley

Peshkopi , Peshkopi. smiley

Kush na paskesh qene ky gomar qe nxjerr Bajram Currin, Rreshenin apo Corovoden qytete qe jetohet me mire, ne shumicen e ketyre qyteteve uje dhe energjia elektrike bazat kryesore per jetese eshte me orar te reduktuar, keto jane te paverteta dhe te botuara ne Dita Informacion eshte  nga desinformimet me te medhaja qe ju bejne shqiptareve dhe te huajve. C`jane keto gjepura dhe si mund te merret guximi dhe te hidhen dhe ne tema ketu tek PPU? Sido qe peshku s`eshte me ai qe ka qene , serish mendoj se niveli i tij s`ka rene nen mediokritet dhe injorance..Cazzo 

Brockulla !!

Qytete te bukura,qe kane premisa te behen me ndjelllese se vet Tirana qe eshte bere kaotike...po vuajne nga "gjalleria"..Duan projekte e shume investime ne menyre qe njerzit te kthehen serisht.

smiley

Ka shume te drejte,ne titull shkruhet ku mund te jetohet me mire e jo ku jetohet sot me mire..por jo ne 2014,ne 2024 edhe mundet. Mjafton vetem te kthesh ne realitet te prekshem,ate qe dikur keto qendra banimi kane qene teorikisht e jo vetem jo me shume se 24 vjet me pare!! p.s. kush di,sa nga keto qytetet qe permenden kane nje kinema sot?

24 vjete me perpara ato ishin qytete te mira, jo se njerezit leviznin atje per nje jete me te mire, por sepse pushteti kontrollonte ku jetonte popullsia.

Nga cdo element si puna, arsimi, zhvillimi shoqeror, etc, Tirana eshte i vetmi qytet ne shqiperi dhe me nje diference te madhe ne lidhje me qytetet e tjera.

Mbase ne te ardhmen disa nga keto qytete, sidomos ato qe kane natyre te bukur do ri-ngjallen si vende clodheje apo pensioni...

Ne vere edhe be vaki shtyhet , natyre klime ideale ( po t'a kesh xhepin plot ama) .

Ne dimer , pa drita, pa ngrohje, pa uje 24 ore, pa kushte , pa leke aty vetem gjume flihet dhe kafe llafe , telenovela - dashuri pa fund smiley

 

Ps. Pogradecin e adhuroj 3 muajt e veres

Kosova ka qytete shume me te zhvilluare se Shqipria. Veq qyteti Prizrenit i kalon gjitha qytete te Shqiperis.

Mos te flasim per Shkupin, Ulqinin, Ohrin jane perla krahasuare me bukurin dhe infrastrukturen e qyteteve te Rep. se Shqiperis

Une them qe Norvegjia ja kalon Kosoves me qytete me te zhvilluara. Vetem Oslo eshte ku e ku me Prizrenin...

Po ik o shoku aga aga, pse na i ben nervat kacurrel...

Flasim per Shqiperi ketu, jo Kosove. Kosova eshte ne faqen tjeter...

Pastaj, qysh kur Shkupi eshte bere qytet kosovar. Ti qenke "foli murit" vllai im kosovar.

Bej nje shetitje ne Helsinki dhe kerko ndonje doktor...

a erdhe ti spiun i udb'es 

ah ... ty biri shkines

 aga aga , t`u qifte gruaja, d.m.th goca e xhajes..

Vallahi, sa për infrastrukturë, s'ma mbushi as syrin, as mendjen ai Prizreni mua. Rrëmujë ishte.

Në disa prej tyre njerëzit flenë me arushat. Mund t'i ftosh dhe në sofër, se helbete, hahet mirë dhe lirë. 

Po kot ja ka fut dhe agai , se e dime dhe ne qe dhe ne pyjet me bore ka jete , s'na tha ndonje gje te re

Dikur keto qytete te vogla duhet te kene patur shume me teper jete dhe organizim jete ne komunitet. Infrastrukura me e mire lidhese dhe strategji zhvillimi mund te bejne qe te rivitalizohen serish. Peisazhet piktoreske ne to nuk mungojne; B.C apo PR etj

 

Ai Permeti kishte habitur edheSsaliun me te ri per paqtine e avllive njesoj si brenda shtepise dhe gatinin .Shoku i tij i Praktikes qe e  shpuri per Vizite ne nje familje te rradhes per nje kafe e raki .Hyri brenda dhe mbeti e Fameshme biseda ..

Si ja beni qe i mbani kaq paster e ne rregull gjerat e jashteme si te shtepise? ..pyeti Saliu

I kemi grate Nikoqire ...i tha i zoti shtepise ...

Kur dolen jashte i tha shokut shoqerues : ";Edhe or tie forti i ...  po nuk kane keto shije smiley 

Kriteret: "kriminaliteti, kujdesi shëndetësor publik, transporti, arkitektura, hapësirat e gjelbërta dhe numri i stolave në pargjet publike/banorë, lehtësirat për nisjen e një biznesi"

Cilen nga keto kritere ka plotesuar Rresheni apo Bajram Curri?!!!

 

 

Rresheni:

Arkitektura zerro,por ajo qe eshte, jo e e percudnume nga karakatinat e post 90-es

Kujdesi shnetsor dobet.(nje shokut tim qe punon ne spital i kishte thene poloti i helikopterit te shendetsise;jeni i vetmi rreth qe vijme pa pertese sepse nuk merrni kot)

Investimet ne bare nuk i lejne gja mangut lokaleve te bllokut. Kuzhina ibret.

Hapsirat e gjelberta per meter katrore dhe stolat per person,ndoshta zen ven te pare ne republike. smiley

Kriminaliteti; mjafte te them se ne 97 ndersa Burreli ngjit, flinin ne koridor dhe mbanin thase me rane ne dritare,ne Rreshen ka funksionu normalisht xhiroja e darkes.

Lehtesirat e bisnesit jane te shumanshme; ambjente bosh sa te dush me cmime te leverdisshme qeraje,krah i lire pune,pozicioni shume i mire afer tiranes,rinasit dhe durresit,infrastukture rrugore nga me te mirat ne shqiperi.

Transporti si gjithkund.
 

S'e kisha neremen me komentu ktu,po meqe e paske permen Rreshenin,thashe te sqaroj.
 

Kriminaliteti, një shqetësim i mbartur prej vitesh, pothuajse është ulur ndjeshëm

Dmth ulja e kriminalitetit as nuk ndjehet

Ben bota klasifikimin e 10 qyteteve,bejne edhe shqipot.shqiperia vetem nje qytet ka,edhe ai seshte ne liste.

Poezi!

Mire do ishte qe klasifikimi te behej i bazuar ne ndonje statistike, e jo nga mendja e autorit/es. Po tja kete myt edhe Tyleri kot, normal qe ka patur ankesa. Do te kisha qef qe te shifja metodologjine e perdorur per kete klasifikim, ne mos kete qene "Sa u knaqem te Vasili".  Po Gazit ne Kavaje qe i ka ngel hatri?

Kriminaliteti, një shqetësim i mbartur prej vitesh, pothuajse është ulur ndjeshëm

Kjo pastaj ishte shkeputur nga ditari i Nard Ndokes.  

Une do vendosja Pogradecin ne krye te listes smiley

Saranda or mik . Ka diell non stop det po. Shendet gjithandej

Saranda e viteve 70 , PO. PO PO

Kjo Saranda e sotme eshte bere komplet Beton, Tym, Pluhur, Hajduteri dhe MandraPIK gjithandej...

Si femije shkoja gjithmone te halla per pushime ne vitet 70'. Ishte nje qytet i mrekullueshem: pasterti gjithandej, njerez te sjellshem, qetsi, barlulishte dhe lule...

Vertet benim 10 ore rruge per te shkuar nga Vlora ne Sarande, po ja vlente...

i shkreti ti ... tu eleminu gjith concacafi....

Si e kishte ai ekipi qe ia futi supostin Italise edhe i here, se ty te dhimti ti e ma men.

si tha klinsman...boni gati valixhet per ne finale

smiley ka humor gjermoni... ke pa ti?

Gjermoni ka humor te zi, te bo me qa mas neshjes smiley

ah gjermon gjermon i zi 

E more vesh ke zgjodhen ne ven te Prandelit? Trajnerin e shpresave te kosta rikes smiley

sa per temen..qyteti me i mire  per te jetu ne shqiperi...osht kavaja

Duhet provu njehere. Apo nuk krijon edhe eksperienca te reja qe kur me pare nuk i ke provuar. Megjithse ene Elbasani nuk ngelet mrapa. 

Elb mbrapa?? Lol

qyteti im i dashur eshte...dhe vertet tmirat i ka me bollek..po sa per infrastrukture elehtesira te tjera,harrojini,ka shume te ardhur nga fshaterat perreth dhe kjo se ben qytetin qe te humb vlerat e tij ama i heq shume pike...pastaj me gjithe respektinper reshenin dhe bajram currin dhe qytetet e tjera mbase vertet jetohet mire po te kesh nje rroge alla tiranase po jo rrogat e qyteteve te vogla....eshte pak si hipokrizi si krahahasim...kur ti bejne ate rrugen e famshme besoj dhe mua do me kene dale thinjat po ama ta bejne....

Shumë, shumë falenderime PPU-së, atij që ka marrë mundimin dhe e ka shkruar këtë artikull, e po ashtu edhe kush ka marrë mundimin dhe e ka sjellë. U qoftë dita e nata e bardhë të gjithëve që kanë kontribuar sado pak. Me tërë këtë të qeshur e harrova për ca çaste dhimbjen e dhëmballës.

 

Ec e merre vesh si u dol ne keto perfundime bazuar mbi kriteret e perzgjedhura! Publikohet nje kerkim, pa foto, shpjegime te variablave etj etj...

Fillohet me gazetarin dhe pa pritur dalin studentët e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe klubi social «campusALBANIA»!!

Sa mire jetohet ne qytetet e tjera te Shqiperise, e vertetojne studentet nga rrethet, te cilet, edhe pasi mbarojne studimet ne Tirane, bejne te pamunduren te mos kthehen me ne qytetet e lindjes...

Sofren plot e si per mbret ne Permet e gjeni. O burra let's move to Permet City! smiley 

Klasifikime ne hava. Ne fakt renditja reale eshte e tille: Vlora numer 1, dhe me pas vijohet me vendin e 11.  

Fjalite e mesiperme shkruar me nje mbidoze nostalgjie. Ose, meqe kane marre mundimin studentet te shkruajne nga kafja me e afert, po e marr mundimin dhe une.   

Po le ta marrim te mireqene interesimin e studenteve (se qe s'kane marre mundimin te shkojne e te hulumtojne qytetet ne fjale, ne te 4 stinet, as qe vihet ne dyshim) renditja duhet bere ne baze te pyetjes: Ku shtyhet dic me mire.  Por dhe me e rendesishmja, me cfare ta shtysh 24/7, 365/vit.  Me kete te fundit, studentet do i kishin kursyer vetes mundimin, e ne vend te harxhimit te kohes me kete renditje, do kishin hapur fjaloret per te pare se si dreqin i thone ne shqip fjales "atraktoj." 

E nejse o Monda po meqë u ndodhe: nuk është halli se shkruhen idiotësira, halli është se botohen.

Do kemi perjetesisht pikepamje te kunderta per kete smiley.  

Ose pertej shkembimeve tona miqesore, besoj qe duhet te botohen e te kritikohen.  Dhe qe te mos u biem ne qafe vetem studenteve, kjo renditje eshte bere ne bashkepunim me Agjensine Kombetare te Turizmit dhe nje klub social.  

Po, vërtet, të kundërta i kemi. PPU-ja historikisht ka botuar gjysmëbudallallëqe, revistë është fundja; unë po them të vihet kufiri tek gjysma ose të paktën te treçereku. Nuk është alibi që edhe universitetet edhe institucionet e tjera shtetërore i kemi në pikë të hallit.

Perjetesisht dakort te mos biem dakort smiley.   

PS: Pika e hallit nuk eshte alibi, eshte Pike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).