Treqind ditë më parë, qeveria e re e Edi Ramës u shfaq para shqiptarëve me një paketë antikrizë. Kontrolli mbi financat publike, mbi territorin dhe vendosja e rendit publik ishin tri zotimet e para të saj ndaj një populli të lodhur nga tranzicioni e të etur për ndryshim. 300 ditë më pas, kryeministri ka mbledhur të tijtë për bilanc. Njoftimi vjen përmes Facebook-ut të Ramës, shoqëruar me foton e dosjeve të trasha dhe karrigeve bosh, për shkak të pushimit të drekës. Kryeministri shkruan në pak rreshta, asgjë më pak se ç’pritej prej tij: të dhëna shumë inkurajuese të ekonomisë, e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë. Sipas tij, ky sinjal vjen përmes sondazheve të përjavshme, “që e ngrenë qeverinë në lartësinë e besimit të qytetarëve”. Nga një kënd tjetër, analiza e 300 ditëve të para i përngjan një trajektoreje me ulje e ngritje, herë për shkak të qeverisë, e herë si pasojë e ngjarjeve të papritura, që Shqipëria i pati me bollëk, edhe në këto 300 ditë të para të qeverisë “Rama”. Nga testimi në realitet i “martesës” PS-LSI e deri tek marrja e statusit kandidat, cilat janë dritëhijet e Ramës kryeministër dhe sfidat e tij?

Solidariteti PS-LSI. Deri kur?   

Eksperimenti i një qeverie me “beniaminët” rishtarë të Ramës dhe të përhershmit e Metës, u pa që në fillim si një bukë e ngjitur nga zori, i dy aleatëve me profile krejt të ndryshme politike. Nga ana tjetër, kjo aleancë ishte e dënuar me mosbesim, edhe për shkak të marrëdhënies së komplikuar në të shkuarën mes Ramës dhe Metës, apo divorcit të paqtë, që ky i fundit pati me Berishën. Por 300 ditë më pas, qeveria PS-LSI shfaqet si ekip solid, pa vagonë që dalin nga rreshti. Ndryshe nga qeverisja e Berishës, ku ministrat e LSI ishin një ishull më vete, në kabinetin “Rama” ata duken aktivë dhe në të njëjtën linjë me kolegët socialistë. Deri më tash, skeptikët kanë humbur bastin edhe për një çarje të shpejtë mes Ramës dhe Metës. Sprova e parë mes aleatëve ishte debati për armët kimike. Dy muaj pas ngjitjes në kryeministri, Ramës iu desh të përballej me një tërmet protestash, për shkak të negociatave të tij të fshehta me armët kimike. Paniku i bashkuar me mungesën e transparencës nxori në rrugë të rinj e pleq, ateistë e myslimanë, socialistë e demokratë, duke e futur në krizë qeverinë, ende pa futur mirë këmbët në qeverisje. Para atij fjalimi tërheqjeje e kur kuotat e Ramës ishin përtokë, shumë njerëz i kthyen sytë nga Meta. Por kryetari i Kuvendit nuk e lëshoi aleatin e tij në qeveri. Armiqtë e dikurshëm, sot bashkëkryetarë të mazhorancës, nuk kanë dhënë ndonjë sinjal të dukshëm për konflikte apo qejfmbetje serioze mes tyre. Fërkimet megjithatë nuk kanë munguar. Më seriozi ishte ai i pak ditëve më parë, hedhur në tregun mediatik nga deputeti “i importuar”, Gjovalin Kadeli, i cili tha se LSI do të kërkonte shkarkimin e një ministri të qeverisë. Se kush ishte ministri në “shënjestër”, e tha indirekt vetë Meta, kur hodhi poshtë pretendimin e Kadelit dhe mbështeti në publik Saimir Tahirin. Kjo lëvizje boshe tregoi megjithatë se paqja në qeverisje mes Ramës dhe Metës mund të mos jetë e përjetshme. E bashkë me të, edhe ekuilibri i qeverisë.

Të pakënaqurit në PS

Ndryshe nga LSI-istët në pushtet, socialistët e stofit të vjetër ndjehen të papërfaqësuar në qeveri. Që nga më të thjeshtët, e deri tek figurat e njohura, që u detyruan të ktheheshin në “senatorë” jo për shkak të moshës dhe aftësisë, por sepse u lanë në stol. Çudia e fillimit, kur politikanë si Ben Blushi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Valentina Leskaj apo Arta Dade mbetën jashtë qeverisë është zbehur. E megjithatë, nuk mund të thuhet se ata janë paqtuar me këtë vendim të Ramës. Vetë kryeministri e di mirë se kundërshtarëve të përhershëm do të duhet t’u shtojë edhe ata brenda partisë. Qeverisja e mirë është për të një antidot ndaj kryengritjes së brendshme. “Nëse qeverisja jonë do të ketë sukses, nuk ka asnjë arsye për pakënaqësi në PS”-do të përgjigjej Rama në një intervistë televizive. Nga ana tjetër, ai duket i vetëdijshëm se kundërshtarët e tij në parti janë vetëm përkohësisht të heshtur, edhe pse duken të përçarë me njëri-tjetrin. Ben Blushi, një rival i hershëm i Ramës ka mbetur i vetëm në kritikat për shkeljen e statutit me zgjedhjet në parti. Të tjerët e përcjellin hatërmbetjen përmes daljeve të pakta publike apo indiferencës me përballjet e nxehta politike. “Rama duhet të nxitojë, senatorët nuk do ta presin gjatë”,-shkruante në fillim të mandatit, prestigjiozja “The Economist”. Dilema mbetet edhe sot e njëjtë: vetëm suksesi e mban larg një përplasje të kryeministrit me Partinë.

Rendi dhe ekonomia

Në programin e 300 ditëve, rivendosja e rendit ishte krye-premtimi i qeverisë “Rama”. Sot, e vetmja betejë e fituar është ajo e Lazaratit. Operacioni spektakolar, i nisur në vigjilje të vendimit për statusin ç’rrënjosi nga harta e drogës këtë fshat kryeneç, ku policia nuk hynte prej vitesh. Por euforinë e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm e shuan plumbat e derdhur në zemër të Bllokut, në trupin e bankierit të njohur, Artan Santo. Ky atentat tronditës, i ndodhur pas disa ekzekutimesh të tjera të bujshme dhe serisë së shpërthimeve me tritol tregon se krimi, ai i organizuari më së shumti, i ka shtrirë rrënjët thellë dhe degët fare lart në këtë vend. Ndaj edhe për ta fituar këtë luftë, qeveria duhet të parashikojë shumë beteja dhe të bindë përnjëmend se ka vullnet. Ringjallja e ekonomisë duket një sfidë po kaq e vështirë për vendin. Qeveria e ka nisur nga shlyerja e borxheve dhe shtrëngimi i rripit, por bilancet makro-ekonomike pak u hyjnë në sy shqiptarëve me xhepat zbrazur. Përkundër fushatës me hapjen e zyrave të punës, papunësia vazhdon të rritet në vend. Nga ana tjetër, marrëveshja me FMN, edhe pse jep garanci për mbajtjen e një stabiliteti në buxhet, parashikon rritje të mëtejshme të taksave. Shqipëria është ende në kërkim të një modeli të ri në ekonomi, që 300 ditët e para, nuk e gjetën dot.

Diplomacia e re e Ramës

Marrëdhëniet ndërkombëtare numëroheshin mes dobësive të Edi Ramës, para ngjitjes së tij në pushtet. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë 300 ditë më pas. Kryeministri i shqiptarëve ka arritur në një kohë të shkurtër të krijojë një profil të pëlqyeshëm në arenën ndërkombëtare, me takimet e rangut të lartë dhe një rol më aktiv të Shqipërisë në Ballkan. Takimi me kancelaren gjermane, Merkel, presidentin francez, Hollande dhe turet e tij në Holandë, Itali, Austri apo gjetkë sollën si rezultat të parë votën unanime të Brukselit për statusin kandidat të Shqipërisë. Vizita në Shqipëri e presidentit në ikje të Komisionit Europian, Manuel Barroso ishte një tjetër arritje, që bashkë me marrëdhënien “vëllazërore” me Stefan Fylen shtoi pikë në profilin e Ramës, si një lider i pëlqyer nga Perëndimi. Edhe marrëdhëniet në shtëpi me diplomacinë e huaj janë në ditët më të mira. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu është një mbështetës “pa doreza” i Ramës kryeministër, e për këtë, merita nuk i takon vetëm atij. Marrëdhëniet e tensionuara me Berishën e viteve të fundit, që shpërtheu deri në akuza kundër tij, duket se kanë rolin e vet në këtë histori. Përtej suksesit ndërkombëtar, që është njëherazi edhe politikë, Rama e ka bërë të qartë se llogaritë më të vështira i ka me shqiptarët. Me ata që presin ende shumë prej qeverisë së tij, e që me bilancin e 300 ditëve, nuk kanë parë ende asgjë!

Basha: 300 ditët e para të qeverisë kanë sjellë vetëm papunësi dhe pasiguri

TIRANË Në këndvështrimin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, 300 ditët e para të qeverisjes Rama kanë sjellë vetëm varfëri, papunësi dhe pasiguri. Sipas tij, qeveria jo vetëm ka dështuar në çdo premtim të bërë, por ka përkeqësuar ndjeshëm sipas tij jetën e qytetarëve krahasuar me një vit më parë. Kryetari i PD-së shtoi se papunësia është rritur, shëndetësia është përkeqësuar, ndërsa rendi dhe siguria janë në nivele alarmante. ”Një qeverisje e cila po zvarritet drejt 300-ditëshit të parë, por që shqiptarëve po u duket si 3 shekuj. Vende pune nuk kanë hapur, vende pune janë mbyllur. A është përmirësuar shëndetësia ?! A paguajnë më pak shqiptarët për shëndetësinë ?! A ndihen më të sigurt shqiptarët 300 ditë pas premtimit absurd për të rikthyer diçka që e gjetën, që ishte rendi publik ?! Ky premtim i marrë po i ndjek si hakmarrje në çdo fushë, duke filluar me statistikat e vrasjeve që janë më keq se para një viti, të grabitjeve, të daljes përsëri të maskave të vjedhjeve, kërcënimeve ndaj pronës ndaj personit”, – tha Basha. Pavarësisht kësaj situate, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga demokratët që mos ta konsiderojnë këtë si të mjaftueshme për ardhjen e tyre në pushtet. Çelësi i suksesit për të sotmen dhe të nesërmen e PD-së, sipas Bashës, është ngritja, ribashkimi dhe zgjedhja në poste drejtueseve e njerëzve më të mirë. “Ne nuk mund të flemë mbi dafina se kundërshtari po diskreditohet nga dita në ditë, se mund ta marrim këtë si shkallaren e ardhjes sonë në pushtet. Ne nuk mund të fërkojmë duart e të bëjmë llogaritë me dështimet e kundërshtarit, por duhet të bëhemi gati për ngritjen dhe ringritjen tonë. Përmes votës së lirë do të merrni përgjegjësinë tuaj si njerëz të lirë për të zgjedhur ekipin që ju mendoni se do t’ju udhëheqë drejt fitores, dhe do të keni drejtuesin që zgjidhni vetë”, – tha Basha. 

Artikulli i plotë

12 Komente

Pacavurja MAPO.

Cfare duhet te presesh nga nje gazetare analizatore qe nje aksion policie ku vlonte murtaja e topi, ku jane kapur 500 arme automatike, ka 39 te arrestuar, 70 ton kanabis te bllokuar e disa dhjetra te djegur e lidh e politiken.

Ky atentat tronditës, i ndodhur pas disa ekzekutimesh të tjera të bujshme dhe serisë së shpërthimeve me tritol tregon se krimi, ai i organizuari më së shumti, i ka shtrirë rrënjët thellë dhe degët fare lart në këtë vend. 

Debile.

 

Artikulli mu duk mire, pa mbajtur anen e askujt. 

 Kryeministri i shqiptarëve ka arritur në një kohë të shkurtër të krijojë një profil të pëlqyeshëm në arenën ndërkombëtare, me takimet e rangut të lartë dhe një rol më aktiv të Shqipërisë në Ballkan. Takimi me kancelaren gjermane, Merkel, presidentin francez, Hollande dhe turet e tij në Holandë, Itali, Austri apo gjetkë sollën si rezultat të parë votën unanime të Brukselit për statusin kandidat të Shqipërisë. Vizita në Shqipëri e presidentit në ikje të Komisionit Europian, Manuel Barroso ishte një tjetër arritje, që bashkë me marrëdhënien “vëllazërore” me Stefan Fylen shtoi pikë në profilin e Ramës, si një lider i pëlqyer nga Perëndimi.

Cfare ka perfituar shqiperia apo qytetari i thjeshte nga keto takime protokollare  te ndermjetesuara nga lobiste te paguar sa frengu pulen?

pse nuk bo Lulushi nji film .. 300

 

Puna është se askush nga këta të prtitshmënisë smiley që bijnë artikuj dhe Komente , Asnjoni nuk ka marr mundimin të thotë shprehimisht ....Çfarë pret për 300 ditët e Lulath Dath Kurbanit të Bathkisë .

Largimi i Berishës është aritja më e Madhe e 25 vjetëve .largimi Papërgjgjegjshmërisë dhe Krimit të Oragnizuar të ngritur në Shtet e Politikë . Çfarë do më Lulash pozaxhiu ?

Goditja e krimit të organizuar dhe ndërprerja e Financimit të grupimit Kriminal të Saliut në Vatrën e tij Psikologjike -Morale por edhe Financiare ? Çfarë do më Lulashi ? PD-hin e Saliut ?

Shprehja " Akoma nuk kini parë Gjë" ...Çfarë do më Lulath Dath Kurbani Bathkisëi financuar nga Xhahiidistë me biçak mbas Bythe që bënë Kurban ditën e Fitorjes , që i zbythi këta tritolistë ?

Tani u PORDHI mu në QËNDËR të KRYEMARRËZIVE Intelidjente të Universiteteve të Çilërisë dhe Literaturës rekomanduese për lexhendarin Berisha në sistemin arsimor smiley

Do ti japë dhe një shtytje e mbështetje KE dhe BE për Reformën në Drejtësi dhe do shohëm edhe Dordolecin Politik Nishani të Ulërijë olele Drejtësia ..

Le të marrë Guximin të paktën LeftGopeja me ndonjë Pampers e të thotë

Çfarë Presin ????

”. Sot, e vetmja betejë e fituar është ajo e Lazaratit....Ky çilimiu akoma nuk ka parë gjë më duket smiley

Desha të shtoj se nëse kjo tenton të behet gazetare  , pas këtij artikulli , urgjentisht të kontrollohet për kapacitetin mendor !

Nese Rama do sillte armet kimike bilanci do ishte shume me ndryshe, por dhe Rama po deshton ti transformoje cobano-komunistet ne euro-socialiste. Komunistet nuk pyesin as per Ramen kur vihet ne rrezik bari i cili po mban gjalle parimet e tyre. Demontimi i armeve kimike do sjelle katastrofe ekologjike dhe nuk do na rritet me bari, thane.
http://www.gazetatema.net/web/2014/01/10...

Gjokovic pas triumfit ne finalen e Wimbelldonit me Federer,u ul e hangri barin e fushes.smiley

E kemi thene. Po te vinin armet kimike, Shqiperia behej shteti i 51-te i Amerikes (TM Tirona-4ever) dhe te gjithe Shqiptaret pa perjashtim do merrnin nga nje vile ne plazh dhe Cadillac falas.

arritja me e madhe e rames eshte:  deshira per zbatueshmeri te ligjit qe demonstrohet nga qeveria me hapa konkrete. 

Poshte qeverija makuto-xhezbandiste e Tiranes!

U mesuam tashme qe skandalet e kesaj qeverie te fshihen e te merren vesh me 2 muaj vonese, si rasti skandaloz i armeve kimike, ku lajmi u mor vesh nga mediat e huaja se KM kishte nder mend te helmonte tere popullin e tij.

Gjithashtu edhe skandali me Ardi Krasten u mor vesh mbas 2 muajve, sepse mediat nuk jane te lira por ne dore te Mafias ne pushtet. Edhe Santo qe u vra, mos harroni se ishte pronar Media gjithashtu..nuk iku thjesht nje biznesmen apo nje bankier. Dhe pronar i nje media e cila perpiqet te jete e ekuilibruar e qe nuk i ben vetem elozhe qeverise se Dallkaukut.

Sot mesohet se eskorta e Ilir Metes ka vrare nje djal te ri, dhe lajmi jo vetem qe nuk eshte raportuar ne media, por nuk eshte raportuar as aksidenti ne fjale.

Ligji i Omertes eshte ligji i Mafias, dhe Dallkauku ashtu si Enveri e ka filluar me censure dhe me propagande.

Mirë lefTGope  kështu ka lezet .Nga " Shteti ka rënë ..Rrëmbeni armët ..Tua rruajmë si në Rumani " tek ... "Ligji i Omertes eshte ligji i Mafias, ... e ka filluar me censure dhe me propagande "

Tani kemi hapin tjetër të përvojës së Berishës ."Tu vëmë Flakën Redaksive si "Koha Jonë " Po mos bjer nga këta kalnderët e Armëve Kimike se nuk u bën nder të përfaqësoheni me maturantë të mbetur në Vjeshtë

Ku kemi mbetur ..? Tek Gatet e Drejtësisë .Zyra e gateve të Drejtësisë  e mori në Mbrojtje Gate Gjonin !

Po tjetër ?

Zyra e Dordolecit Politik Nishani , mori në mbrojtje Gatet e Diplomacisë  të Jozefpërckës sepse ndryshe atakohen krushqitë dhe prishet struktura e FAMILJES

Tani mblidhni mëndjen dhe vlerësojeni Mirë " Nuk kini parë gjë akoma " për të kuptuar që

"Pritshmëria " smiley është konkrete LeftKOPE nuk është hartim për Lulath Dath Kurbanin e Bathkisë as përralla nga kalamoj me Armë Kimike smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).