NGA LIBRAT E AUTORIT KUJTIM AHMATAJ

"Dashurinë ua kemi borxh!" - njihet si shprehja e vlertë e Kryegjysh Dede Ahmetit i cili e zhvilloi aktivitetin fetar dhe atdhetar nga viti 1948 deri në mbylljen e Fesë nga ish diktatura pavarësisht se e vijoi traditën e besimit dhe mrekullive për besimtarët dhe të gjithë njerëzit në vështirësi. 10 Korriku përkujtohet si ngjarja e ndërrimit jetë i Ahmet Miftar Dede nga Bektashinjtë dhe mbarë shqiptarët që e duan atdheun e tyre.Në vitin 1945 shërbeu në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë me titullin baba deri në vitin 1948. Në këtë teqe ai afroi shumë besimtarë dhe intelektual dhe dashamirës duke fituar respektin e gjithë Vlorës dhe Shqipërisë me punën e gjithanshme të tij të besimit bektashian.

Në postin e lartë, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve me Seli në Tiranë punoi për bektashizmin në Shqipëri dhe marrëdhëniet me teqet në botë, pjesëmarrës në konferencat e Paqes. Gjatë viteve 1958 - 1976, internohet në Drizar në Mallakastër së bashku me dervish dhe Haxhi Dedë Reshat Bardhin. Nga viti 1967 e deri në vitin 1980 jetoi në Tiranë, në mënyrë ilegale punoi për bektashizmin. Jetoi me preokupacion duke predikuar urtësinë e dashurinë ndër njerëz me fjalën e urtë ndaj Zotit.

Zotërues i gjuhës arabe dhe turke dhe përktheu shumë libra, të cilat qenë një ndihmesë e madhe për bektashinjtë. Nipi i tij Kujtim Ahmataj së bashku dhe me mbështetjen e Skënder Gazhelit mikut të Kryegjysh Dede Ahmetit realizuan në vite librat dhe albumet në nderim të tij me titull "Shenjti Këmbëzbathur", pastaj "Dede Ahmeti, shërbëtor i shërbëtorëve [album] " / Kujtim Ahmataj  dhe " Kërko vetveten : një rrugëtim në fjalën e Dede Ahmetit" / Kujtim Ahmataj; Imelda Ahmataj ku tregohen dhe plotësohen mrekullitë si shenjtor, atdhetar dhe personalitet i Bektashizmit në bashkpunim me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane si dhe janë realizuar disa filma dokumentarë fetarë artistikë dhe historikë. Albapost në përkujtim të figurave të shquara kombëtare për vitin 2001, emërtoi emisionin e pullave me Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Për kontribut të shquar në përhapjen e bektashizmit dhe ndenjave kombëtare. Këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës e vlerësoi me titullin "Qytetar Nderi i Vlorës".

fotot nga faqja zyrtare: http://dedeahmeti.weebly.com/gallery.html

14 Komente

Sa i shendoshe qe paska qene ky Ahmet Dedei... Eshte bere mode, qe te afermit e shume figurave, bejne libra biografike per njerezit e tyre... pa kaluar ne filtrat shkencore dhe historike, te cilat per fat te keq mungojne ne kete vend.

 

Kush jan keta taleban ne Shqiperin Evropiane???

Mos i ngaterro talebanet me dervishet dhe dedete e Shqipnise, se ai nalt i shikon te gjitha dhe te gjen belaja! 

10 Korriku ka vetem një Kujtesë më memorien Kombëtare.Data e Formimit te të parit Shtab të Përgjithshëm në të Parën Ushtri Shqiptare .

Edhe ky personalitet mund të Kujtohet por ja para kësaj Ngjarje Historike të Vetme dhe dhe të pa Imagjinushme për gjëndjen Historike të Lëvizjeve të armatosura Shqiptare ndër Shekuj  

Shoqet dhe shokët e nderuar admin  me që LefTKopeja i vlerëson si " neokomunist " smiley dhe ata të " Sëmurët Psikik të Dosjeve" smiley  i kanë emërtuar si pronarë të një Blogu Komunist smiley  duhet të ofronin  një Përkujtimore të kësaj Date edhe për këtë Ngjarje !

Aq më tepër që Zogistët dhe Nacionalistët kanë pas përfaqësuesit e tyre në këtë Shtab !

Dashurinë ua kemi borxh!

smiley Sa thenie e bukur! smiley

nuk eshte e bukur kjo thenie. sepse vendos serish llogjiken ne formen e konceptit "borxh" ne plan te pare. dhe dashurine ne funksion te saj.

dashuria nuk eshte dicka e cila mund te jepet e merret nga truri. dashuria eshte vetvetja, pertej trurit dhe cdo lloj llogjike.

ndersa thenia: prej dashurise jemi perbere te gjithe eshte vertet e bukur.

Eh... Nuk e di nese jemi te perbere te gjithe prej dashurise sepse jo te gjithe jane te afte per te dashur por me pelqen ideja si filozofi e jetes, ose te pakten i pershtatet karakterit tim ashtu. 

te gjithe jane ne gjendje te duan. ceshtja eshte vetem ne c'budallallek llogjike (truri) jane mesuar te besojne qe i pengon ta shprehin dashurine. smiley

 

Per çfare budallalleku e ke fjalen? Sepse e kam lexuar shpesh ne komentet tuaj dhe nuk e kuptoj.

budallalleku i trurit eshte i pafund. por ai lind gjithnje kur llogjika ve ne funksion te saj shpirtin, ndienjen, dashurine. shembuj ka plot: feja, arti, politika, fushat e jetes, seksi, partneri, suksesi, prona etj. etj.

Dhe per kete 10 Korriku duhet te jete i shenjte ?

nga shkrimi :Dede Ahmet Myftar Ahmataj, princi shqiptar i mistikës

Kanë thënë për Dede Ahmetin

Mjeshtër i madh Xhevahir Spahiu

Dede Ahmeti, atdhetar dhe shenjt i madh

Një vend ka nevojë për shumë gjëra; ashtu siç ka nevojë për ajrin, për bukën, për ujin, ka nevojë për heronjtë, për shenjtorët, për dijetarët, për shkrimtarët, për poetët, për këngëtarët etj. Dede Ahmet Ahmataj hyn te nevojat e drejtpërdrejta, nevojat bazike të shpirtit të një kombi dhe të shpirtit të njeriut. Ai hyn tek ato personalitete që formojnë ndërgjegjet e njerëzve, që i japin kuptim dhe ngjyrë, që i japin zë historisë së një vendi.

Dr. Moikom Zeqo

Është i gjallë dhe është në jetë, është në dritën e vërtetë

Dede Ahmeti është më i pranishëm me mungesën e Tij fizike. Përjetësia e shpirtit të Tij të madh nuk është vetëm kujtesë inkandeshente, por është përditshmëri e jetëve tona, merr frymë së bashku me ne dhe me gjeneratat që do të vijnë. Ai është princ shqiptar i mistikës.

Prof. Dr. Sokrat Amataj

Nëse ndër klerikët bektashianë ka pasur vërtet përparimtarë të mirëfilltë në kuptim të ecjes në një hap me kohën, problemet e saj dhe parapritjes së të ardhmes, e pa prekur aspak thelbin e përjetshëm të Bektashizmit, ky ka qenë pikërisht Dede Ahmet Myftar Ahmataj.

Prof. Dr. Bedri Bylyku

I pamohuar, brenda dhe jashtë vetes

Dede Ahmeti e plotësoi kohën e Tij duke dëshmuar se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është pejgamberi i Tij. Është respekt ndaj vetes, kur nderon dhe respekton njeriun njeri me emrin Dede Ahmet Myftar Ahmataj.

 

 

Fatmir Minguli

Dede Ahmeti, kleriku mendimtar dhe njeriu i thjeshtë

Shoh portretin e Dede Ahmetit dhe më duket sikur e kam takuar disa herë.

 Ç’ është kjo mjekër e dendur? Ç’ janë këto vetulla të trasha e flokë të zinj, si një kurorë mbretërore e papërcaktuar? Ç’ janë këta sy zhbirues, tejqyra moderne të një bote që do të vijë më vonë? Sytë e Dede Ahmetit janë sy të paracaktuar për të rregulluar jetën e njerëzve, tokën tonë të mëkatuar.

Dede Ahmeti kleriku historik i bektashinjve, i pangopur me dërgimin e mesazheve të mirësisë është i dashur për breza të tërë shqiptarësh. Figura e Tij me flokët, vetullat dhe mjekrën e dendur është harmonia midis shqiptarëve me besime fetare të ndryshme.

 

Dr. Bujar Harasani

Dede Ahmeti është sy i zemrës, shëmbëlltyra e të besuarit

Dede Ahmeti ishte mbret i qetësisë në udhën e gjerë të urtësisë. Varfëria e besimtarit i shkaktonte dhimbje, ndërsa varfëria e Tij i edukonte durim.

Sulejman Çuko

Ligjërata e Tij tek i Madhi Zot, përpara mijëra besimtarëve e dashamirësve mbajtur në Selinë e Shenjtë të Bektashinjve, në një ceremoni posaçërisht për jetimët ka mbetur shenjë yjësie e ndjenjë njerëzore te bektashinjtë e në veçanti tek unë. E kam të ngulitur porosinë e shenjtit:

“... O njerëz të mirë dhe unë bashkë me ju të kemi Allahun parasysh në sjelljet me jetimët, mos t’i lëmë ata të vuajnë urie dhe të shkatërrohen në praninë tonë, sepse ata ishin subjekte me të cilat Profeti këshillohej... jetimi të jetë për ne dhimbja dhe pranimi i ynë...”

Butësia, fjala, sjellja e Tij më brumosi fëmijërinë, rininë, burrërinë time.

 

Prof. Hysen Kordha

Kontribute të Dede Ahmet Myftar Ahmataj, në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

Dede Ahmet Ahmataj i përket atij brezi atdhetarësh, të cilët në çdo moment politik që kalonte atdheu i ndjenë dhe i kuptuan detyrat historike që shtroheshin para çdo shqiptari. E jo vetëm kaq, por ata u angazhuan me gjithë forcën e tyre në shërbim të interesave jetike të vendit. Në skenën e historisë Ai nuk qëndroi në rolin e soditësit që pret, por të veprimtarit që paraprin. Kur gjykata e historisë shqyrton veprimtarinë e Tij, figura e Dede Ahmetit lartësohet, sepse vepra e Tij pavarësisht mantelit fetar (madje edhe këtë e vuri në shërbim të realitetit të aspiratave të bashkëkombësve të vet) qëndron gjithnjë në krah të figurave më të ndritura të vendit tonë, krah tyre në panteonin e lavdisë së shqiptarizmit. Sigurisht ky mendim dhe vlerësim ka në bazë sentencën filozofike të dogmës së bektashizmit: “Pa atdhe nuk ka fe.”

 

Doktor Qazim Bakalli

Dede Ahmet Ahmataj ishte bërë shpirt mbrojtës dhe mirësi njerëzore. I kam të shumta rastet e mrekullive të Tij, treguar nga njerëzit, të cilët e shihnin si engjëllin e tyre shpirtëror. Prandaj ata deklaronin: “Perëndia e ka sjellë për ne shërbëtorin e përulur.”

 

Perlat Kulla

Dede Ahmeti, det i pafund i dijedashurisë

Idetë dhe mendimet e Tij u realizuan me ndryshimet demokratike që erdhën pas kalimit të Tij nga kjo jetë. Dede Ahmeti ka mbetur korifeu i bektashizmit shqiptar dhe atij botëror.

************

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).