Gëzim Paçarizi (Prizren, 1964), arkitekt me bazë në Gjenevë, dhe mes tjerash, kurator i pavilionit të Kosovës në Bienalin e Venekikut për Arkitekturë të këtij viti, ishte ligjeruesi i parë në Prishtina Common Ground Summer Festival, i cili filloi dje në mëngjes dhe do të zgjasë deri të premten. I rrethuar kryesisht nga studentë të planifikimit urban dhe arkitekturës në Modelarium hapësirë e Fakultetit të Arkitekturës, Paçarizi prezantoi disa nga projektet e tija nga dekada e fundit, kryesisht nga Prizreni, ku ai poashtu ia hodhi një sy edhe arkitekturës tradicionale të qytetit.

Drita, hapësira, dhe finesat nga betoni, ishin disa nga veçoritë kyçe të punës së prezantuar dhe diskutuar nga Paçarizi. Nga punët e prezantuara ishte edhe shtëpia Dida në Reçan, shtëpia e dytë familjare [shiko foton më poshtë] në të cilën arkitekti luan me idenë e ‘lidhjes’. Shtëpia, tha Paçarizi, nuk ka asnjë ngjajshmëri me dukjen e shtëpive në Prizren, “Por, nga mënyra se si është e organizuar, është tradicionale: nga jashtë lidhen të gjitha dhomat; pjesa e jashtme dhe e mbrendshme e shtëpisë operojnë si një njësi e kombinuar.”

Nga pompa e benzinës në Prizren deri tek Muzeu Nëna Tereza (poashtu në Prizren, pritet që së shpejti të përfundohet), apo Buqalla Pishinë & Hotel, Paçarizi nuk mund t’i ikte pyetjeve në lidhje me kufizimet e përcaktuara me ligj (por jo, siç do të duhej të ishin) të përcaktuara nga vet legjislacioni i Kosovës. Ndërtimet që u përmendën, Buqalla Pishinë & Hotel, është menduar të jetë një pikëtakim: “Gjithnjë shihesh, dhe gjithnjë i sheh të tjerët; ka të bëjë me takimin e njerëzve dhe natyrën.” Pikërisht mbi këtë aspekt, takimi me natyrën, kombinimi i terrasave përgjatë shtratit të lumit në dizajn, dhe e tërë ajo strukturë e betonit e integruar në projektin e Hotelit në malet e Buqallës, arkitekti vuri re se në Kosovë, “mbetet tek gjykimi i arkitektit sa do të respektohet natyra. Kjo është diçka që nuk mund të bëhet më në Evropë.”

Xhamia qëndrore në Prishtinë

Puna e fundit që u prezantua nga kuratori në pavilionin e Kosovës në Bienalen e Venedikut për Arkitekturë ishte polemike. Paçarizi kishte marrë pjesë në garën ndërkombëtare e cila do të vendoste për xhaminë e ardhshme qëndrore, me një dizajn të punuar me Arbër Sadikun. Propozimi tyre kishte kapacitet për më shumë se 2,500 njerëz. Me dizajnin e tyre [shih foton më poshtë], Paçarizi tha se u munduan të ofrojnë një hapësirë publike, një ventakim i cili nuk ekziston në Prishtinë. Ai tha se mundohej ta dizajnoj një xhami e cila nuk do të lidhet vetëm me një vend, por me një institucion. Ai e pranon që projekti i tij ka marrë disa kritika, dhe vazhdoi ta spjegojë: “ Xhamia nuk është vend vetëm për t’u lutur, por edhe për ceremoni tjera, si martesa, apo varrime; deshëm ta zhvillojmë idenë e xhamisë poashtu si një vendtakim për komunitetin, si hapësirë kulturore, jo vetëm për ceremoni, dhe ne deshëm të kishim lidhje me të kaluarën dhe me xhamitë që i kemi sot.”

Vet autori, kishte kritika mbi mënyrën se si kishte operuar kjo garë. Projektet si ndërtimi i një xhamije në Kosovë, iu drejtua arkitekti publikut, janë zakonisht të financuara nga vendet Arabe: “Ata i sjellin njerëzit e tyre, i sjellin projektet e tyre, të cilat zakonisht janë shumë të këqija.” Sidoqoftë, kjo garë kishte pasur 60 projekte konkuruese, të një kualiteti “mjaftë të mirë, dhe më pak të mirë,” por e pranoi që me siguri asnjëri nga anëtarët e jurisë nuk kishte njohuri rreth pjesëmarrjes në vendime të tilla.

Dizajni i xhamisë i propozuar nga arkitektët përfshin një hapësirë të gjërë çliruese, e cila duket se mund të shërbej si një vendtakim urban. “Ne nuki kemi këto hapësira kolektive ku mund të takohemi dhe t’i trajtojmë si hapësira publike,” spjegon Paçarizi, duke shtuar, “çdo ndërtesë duhet ta adresojë këtë nevojë dhe të krijojë hapësirë publike, përndryshe nuk mund të funkcionojnë.”

Programin e plotë të Prishtina Common Ground Summer Festival mund ta shihni këtu.

Kosovo 2.0

http://www.gpacarizi.com/

18 Komente

me pelqejne shume projekte te Pacarizit. Duket ndikimi i shkolles se Ticino-s, pak Mario Botta e shume Luigi Snozzi. Edhe lidhja arkitekture-mjedis eshte shume e theksuar tek zviceranet (edhe tirolasit).

Titulli eshte shkeputur nga konteksti i thene dhe te jep pershtypjen sikur thekson te kunderten e asaj qe ka dashur te thote arkitekti.

Fotot dhe arkitektura mu duken te persosura. 

Xhamia më ngjan shumë e ngarkuar... Stacioni i pompave më kujtoi Neutra-n, ndërsa vila disa punë të Botta-s - ja një shembull i ngjashëm-, por pa përsosmërinë gjeometrike të këtij të fundit.

Pacarizi duhej të bënte më shumë kujdes me vëllimet dhe lojën e formave.

mirazh,

nese e ke fjalen per fotografine e dyte, Shtepia e Dides, do te doja te thoja, qe e vetmja paralele aty me punimet e Botta-s eshte qendrimi solitar i nderteses ne nje mjedis te gjelbert. Shume punime te Botta-s, jashte qendrave urbane jane te pozicionuar te vetme ne natyre, pa asnje korelacioni me ndonje ndertim tjeter, madje Botta refuzon ta integroje ndertesen e tij ne natyre dhe ne mjedisin rrethues.

Kurse nga ana e principit dhe gjuhes se arkitektures se ndjekur nga Pacarizi, them qe eshte e kunderta e Botta-s, pasi Botta punon kryesisht ose krejtesisht me principin e Abstragimit te volumeve nga nje volum gjeometrik baze. Kurse principi i ndjekur nga Pacarizi ne ate vile eshte principi i Addition-it, dmth nje volumi gjeometrik baze ai i shton edhe volume te tjera komplementare. Mendimi im eshte qe Pacarizi ne ate punim ka arritur shume mire bashkimin e volumeve duke ruajtur proporcionalitetin.

Paskemi shije të ndryshme o mik.

Ajo që ty të ngjan, citoj: ka arritur shume mire bashkimin e volumeve duke ruajtur proporcionalitetin... mua nuk më duket ashtu.

Ndoshta duhet të theksoj këtu se kam 25 vjet në profesion dhe besoj se e di se për çfarë po flas. Nuk është argument ky; thjesht dua të them që jam i fushës. Detajet më duken gjithashtu të pamenduara deri në fund (me aq sa lejon fotografia). Megjithatë - siç ndoshta ti e di - arkitektura nuk është gjithnjë në dorën e arkitektit. I zoti i punës (der Bauherr), duke patur paratë e shtëpisë e në fund të fundit edhe të pagesës që merr projektuesi, shpesh ka më shumë dorë në planifikim se profesionisti vetë.

Ndërsa xhamia, siç shkrova, jo vetëm që nuk më pëlqen, por më ngjan e shëmtuar dhe e mbingarkuar. Nuk është e rekomandueshme - për më tepër që është edhe shumë e shtrenjtë - të hapësh dritare rrethore në cilindër. Ndërsa kubi me cepat e valëzuar më kujtoi këtë: Die Elbphilharmonie, një varr gjigand parash, siç duhet ta kesh dëgjuar, meqë paske flamur të këtyre anëve.

Duhet të shtoj këtu, për t'i dhënë hakun Paçarizit, që për në Kosovë, apo Shqipëri, në mes të batërdisë ku veç që për arkitekturë nuk bëhet fjalë, punët janë mbi mesataren, pasi sipas vendit bëhet edhe kuvendi.

 

 

Estetikisht, fotoja e katert, nese behet fjale per xhamine, per shijet e mia, e qe s'jam e s'kam qene kurre fetar, ajo ndertese te krijon nje ndjenje ankthi...duket si uzine kufomash...si krematorium... Nese kjo eshte alternativa "bashkekohore" ndaj minareve saudite, bah, çfare te thuash... 

Gjithashtu. Kam nje problem te madh kur e shoh, te ngjajshem me cfare thua me siper.

Ca kjo? Dmth duhet respektuar natyra e kjo mbetet ne dore te arkitektit. Ik se tallesh !

Llogjike shqiptari 24 karat.

Pa provo nje here ta besh ndryshe atje ku jeton, pra ne Zvicer, dhe e shef mire se si te dalin hesapet. Vjen ne Shqiperi pastaj e behesh ortak me Tan Shkrelin qe i fut nje kulle 50 kate ne mes te Tiranes me  arsyetimin qe shfrytezojme lartesine qe mos hapemi ne siperfaqe. E kulla pastaj del si gishti i mesit i ngritur ne nje grusht te mbledhur.

.......arkitekti vuri re se në Kosovë, “mbetet tek gjykimi i arkitektit sa do të respektohet natyra. Kjo është diçka që nuk mund të bëhet më në Evropë.”

pikerisht pra, ate shkruajta edhe une mesiper: kush ia ka ven llagapin kesaj teme, ja ka vene gabim, sepse arkitekti thote pikerisht te kunderten e asaj qe len te nenkuptoje titulli.

Ligjerata e drejte (dmth thonjezat duhet te vihen) tek fjalia e mesiperme pikerisht tek "në Kosovë.................." qe te dale fjalia e rregullt.

I qendroj gjithmone asaj, qe gazetaret shqiptare, perpara se te mesojne gazetarine, duhet te mesojne gjuhen shqipe.

Po nuk ka sesi te te nxise per ta lexuar shkrimin kur ai te orienton qe nga titulli me nje gomarllik shembullor.

Interesant ky eksperimentimi me gjuhen: "dizajn...funkcionojne" dhe me radhe.
Nejse, i trishte fakti qe nuk planifikohen mjedise te gjelberta perreth xhamise.

Vet arkitektura e godinave eshte moderne (nuk po them e bukur) por nuk e di,... te gjitha te japin pershtypjen e nje muzeu apo nuk e di, ku eleganca, modernizmi qendron vetem ne exterior pa te dhene idene se cbehet brenda godines.....kete lloj arkitekture e bejen arkitekte qe nuk pyesin per buxhet aq sa .....as nuk PYESIN PER NATYREN , apo edhe per permbajtjen e objektit, vendosjen etj.Vlersimin tim do e jepja ne komplex, jo vetem me disa pamje/foto (te cilat me pelqejne pa lexuar diciturat qe mund te vendosi edhe autori doravet).

Projekti i Xhamise me pelqen. I jep asaj nje pamje "Futuriste" , Integrimi i harqeve ne trupin prizem katror te xhamise , dhe harqet ne kah te kundert ne perimetrin e tarraces se xhamise eshte nje gjetje e shkelqyer, Minareja(te) pa ate kone ne maje edhe kjo nje sjellje ndryshe dhe unike.. shume bukur..

E vetmja gje qe mendoj mund te ishte ndryshe  ndoshta ngjyra  e xhamise. Ajo ngjryre te con automatikisht (te pakten mua ) ne shkretetire, eshte ngjryra e  reres . Duket sikur rear  thyen driten e diellit (ne perendim ne kete rast) dhe e reflekton ne Xhami.

Pak gjelberim( pasi e mendoj kete xhami te ndertuar ne Tirane) do i jepte pak jete.

Kur ka qene hera e fundit qi na ka ngazelly ndonji arkitekt shqiptar, nqs na1 here ne te vertete.Boh !?  Edhe po s'e pate qef te ngacmo e te bon me u angazhu me ndertimet! Buqalla, Hoteli pune qi mund te ishin OK kudo ne bote.

Kto te Kosoves duken sikujr jane alter ego e Pacarizit, apo mo mire ti themi  vetvetja.

Duket me entuziast e i lire e padyshim ka faktore kushtuzues.

Nga 1 ane Zvicra shteti i mbi-rregullum me i shtrenjti mbase ne evrope kurse Kosova me lira e me e rremujshmja.  

Do ishte botnore nqs do te ndermerrte ndonji pune tip vile buze Adriatikut, t'a shifshim ca qasje do ti bojte detit.

Xhamia me duket edhe mu shume e bukur. Me e hijshmje nga kandidatet, (ps kishte hy edhe Zaha Hadid qi osht ayatolloah of the racknrolla).

Me duket e lehte dhe e hapet. Zgjedhje e bukur edhe brimat ne kybe.... buhet te ishte hyjnore nga brenda se si do shperndahesh drita.

Shife ca kan zgjedh kto legenat.

http://archinect.com/news/article/714856...

S'e di kush i zgjedh kto zgjedhsat tone mer amon. 

Quis qustodiet ipsos qustodes??

 

 

http://archinect.com/news/article/714856... fal se shijet nuk jane gjithmone relative...por keto qe mendoni ju se i kane zgjedh legenat...jane arkitekture e mirefillte qe paraqesin mire permbajtjen e objektit dhe as nuk krahasohen me keto te ketij arkitektit siper, nga cdo pikepamje....po nuk je dakort me mua, pyet perreth.....duke thene ne fillim se ka arkitekture moderne ne keto pamjet siper, ideja qe japin mua nuk kane lidhej me permbajetjen....njera me duket si gas station ngjitur me nje sere lulesh...tjetra si pallat i lene pergjysem, apo edhe xhamija si pallat sulltanesh....ndersa ato te zgjedhurat kane idene e funksionit te objektit....pastaj vendosja ne ambjentet perreth eshte gje tjeter...

 

Mu ato dy moketet mu duken te vjetra vetem duke i pa ne leter jo mo te ndertohen. Njisoj edhe plani me xhamine e Tiranes. E njejta gjo mund t'thuhet edhe per katredalen ordhodokse. 

Ka nji arsye pse duket te vjetra sepse jane megjithmen te vjetra. Nji komentator i krahasote me nji perqasje te keqe te Haghia Sophias. 

Funksioni i xhamise nuk ka ndryshu po qyteti ka ndryshy patjeter. me shume njerez, me pak kohe, begati me e madhe, materiale te tjera, etj etj 

Masandaj marredhania e funksionit dhe objektit qi thu jane gjithmone ne levizje. Cfare dun njerzit nga nji ngrehine, vetjake a publike, flasim ne nji nivel shume te thjeshte? pergjitgja - hapsine, drite, ajer, rehati, ..te gjtiha kto ndryshuese jane ne varesi te te tjera rrethanave,,, mundesi, nevoje, pare, mireqenie, cmim toke, teknologji etj. perplasja na jep ate mish-mash qi ne qujme qytet, gjithmone ne evolim.

Ndertimet e mira apo dhe ato te dobeta pasqyrojne shqetesimet e nevojat e moshes se vet. 

Nuk di un na 1 katredale e re ne evrope te ndertohet nashtina me stilin gotik.

Pse atehere duhet t' jene kto te tonat kopje te keqija te arritjeve te kalueme?

 

...ne pergjithesi jam dakort me ato qe mendon....vetem se une doja te thoja se ne keto me siper eshte kalimi ne extrem. Megjithate nuk them se ska arkitekture moderne, por  se exteriori i nje objketi duhet te kete marredhenie te forte me permbajtjen funksionin dhe patjeter edhe me mjedisin perreth, ...mesa kam pare dhe akma shikoj extreme te tilla ka kudo, ....

jam dakort qe te mos kopjohet e kaluara por mendimi im personal eshte qe duhet ruajtur sadopak stili i vjeter duke u nderthurur  pak idea e modernizuar e funksionit objektit dhe jo te kalosh ne pakuptimesi moderne vetem sepse ke liri te pakufizuar fantazie e financiare etj.

sidoqofte te thashe si pamje ndertesat e arkitetktit te me siperm jane per tu pergezuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).