Ministri fqinj i Mjedisit: Misioni është një moment lavdie për ne!

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve njoftonin dje se një ngarkesë armësh kimike siriane mbërriti në një port italian për shkatërrim, në përputhje me një marrëveshje të mëparshme ndërkombëtare, të arritur rreth 10 muaj më parë në kulmin e luftës civile siriane. Anija daneze, “Ark Futura”, e shoqëruar nga një helikopter ushtarak, i solli lëndët kimike në portin Gioia Tauro, nën masa të rrepta sigurie. Anija ushtarake amerikane, “MV Cape Ray”, priste dje në portin italian për t’i transportuar ato në ujërat ndërkombëtare, ku rreth gjysma e ngarkesës do të shkatërrohet në det. Pjesa tjetër do të shkatërrohet në impiante në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Në këtë ngarkesë, mësohet se ka gaz mustardë dhe agjentë të tjerë kimikë të përdorur për gazin sarin. Sipas zyrtarëve, deri dje në mesditë, nga anija daneze, ishin transferuar drejt asaj amerikane, rreth një e treta e 78 kontejnerëve që përmbanin këto lëndë. Ministri italian i Mjedisit, Gian Luca Galletti, deklaroi me këtë rast se misioni në fjalë, është një moment lavdie për Italinë, duke theksuar se vendi i tij po kontribuonte në sigurinë ndërkombëtare “në një operacion të sigurt dhe transparent në aspektin mjedisor”.

Operacioni, sipas rrjetit amerikan CBC NEWS, gjithsesi, ka qenë jotransparent për banorët lokalë, të cilët janë ankuar se ata janë mbajtur në një errësirë informative rreth asaj se çfarë po transportohej në portin e qytetit të tyre. Anija amerikane “Cape Ray” është e pajisur me dy sisteme makinerish të specializuara, të quajtura “sisteme të hidrolizës së lëvizshme”. Ato konsistojnë në një sërë tubash e tankerash, kabujsh dhe pajisjesh elektronike, të cilët do të bëjnë përzierjen e materialeve kimike siriane me ujin e nxehtë dhe elementë të tjerë kimikë në një reaktor titani, për t’i bërë ato në fund stoqe inerte. Mbetjet që depozitohen në fund, do të zhvendosen më pas në tokë ku do depozitohen në depo speciale që trajtojnë mbetje të rrezikshme.

Zyrtarët amerikanë sigurojnë se nuk do të lëshohet asnjë mbetje uji radioaktiv apo të natyrave të tjera të dëmshme për jetën njerëzore në atmosferë apo në det, si pasojë e këtij operacioni. Operacioni në fjalë shkaktoi në vjeshtë 2013, një furtunë të vërtetë në opinionin publik të disa vendeve europiane e veçanërisht në Shqipëri, ku qeveria “Rama” u detyrua të tërhiqej nga planet fillestare si pasojë e reflektimit ndaj protestave civile të udhëhequra nga grupime të caktuara të shoqërisë civile. Sidoqoftë, vetëm pak kohë më vonë, u kuptua se opinioni publik dhe shoqëria civile ishin thuajse të painformuar apo të keqinformuar mbi procesin e demontimit dhe depozitimit të këtyre mbetjeve kimike, për të cilat tashmë kanë dhënë siguri organizatat ndërkombëtare përkatëse dhe ekspertët amerikanë të sigurisë.  

25 Komente

Ku jane ata Go(n)xhajt, laperdharet  e plehrave vrastare...??? (se tani po merrren me IMEI-n, dhe s'kane kohe te kthehen pas) qe e bene qeverrine me "fol me vete"...se do ti vriste e do ti priste??? se do ti helmonte e do ti sakatonte... se .......ku jane fuqite e medhoja mer jahu...(tm) dhe po na i lejshin ne varfanjukeve...?????

Ja ku jane.

Cilen pjese te shkrimit nuk kuptove ku thuhet armet do shkaterrohen ne det e jo ne toke sic ishte plani per Shqiperi? Nese jeni merzitur kaq shume, pse nuk ofruat bahcet tuaja si vend per carmatimin e ketyre armeve? Me kete rast benit dhe miliarda dollare.

Po pra po je shume e vonuar moj gjembaçe, shume e vonuar, ky eshte artikull i janarit, dha tashme jemi ne Korrik.. kur puna ka perfunduarr, dhe asnje italian, me ne krye Bepe Grillon, nuk jane ndier fare...bile qeverria ka bere edhe shhtetrrethim prane zones, ku nuk hyn as miza......pffff, kerkoni qe te jjustifikoni bahçet tuaja plot me portokalla....

Dmth kyci qenka muaji. Meqe dashke taze, urdhero. Cfare ndryshimi ka?

Per ate qe te thashe qe do shkaterrohen ne det e jo 20 km larg Tiranes sic ishte plani, kishe ndonje mendim?

Nuk e di per cfare justifikimi timin e ke fjalen. Une thjesht nuk dua qe te ndodhe ndonje aksident. Fatkeqesisht kam ende te aferm, mikesha e miq ne Shqiperi. S'ka nevoje te hidhesh dege me dege si perhere, pyetja ishte e thjeshte: pse s'ja ofrove bahcen tende ne Skrapar?

Po moj gjembaçe po u ngriten keta 100 veta tamam pas pilafit, pasi ata qe deshen bene ate qe desheen ddhe kaq... pjesa tjeter do te te vije ty atje ne ameriqi dhe ti do te jesh ajo qe do ti japesh doren e fundit ketij procesi. Besoj se mbete e kenaqur tashti....

Ndaje mendjen, alidems. Ne Janar paska qene shume heret, tani qenka pas pilafit. Historia e temperatures se ujit te gomarit nuk del kurre nga moda.

Per bahcen si vendose?

ja ta mendoj nje here, se dro me mushet menija per ca dollaro te qelbtta... E sa per keto qe siperciton ti... bathe bathe po i kokerr nga ana jote...ne fund te fundit processi perfundoi, nuk pati probleme dhe femijet dhe banoret e sterlashte po bytheçjerrre te Albanies ja hodhen dhe kesaj radhe shfarosjes ne mase, nga ata qe e kane pasur gjithmone hale ne sy per vitalitetin dhe mendjemprehtesine e treguar nder shekuj...smiley

qeveri diletante dhe e deshtuar kjo e jona ate kohe, gjithe kete oportunitet nuk arriti ta materializonte, madje vuri dhe aleatin tone kryesor ne nje pozicion jo te deshirueshem. qeveria prandaj eshte e zgjedhur dhe e besuar per te marre vendimin e duhur pavaresisht laperdhareve
 

Me siguri njerezit duhet te qendrojne si dele dhe te mos bejne ze per pakenaqesite qe kane? 

Ah mor ah... Do kishim hyr direkt ne BE e do kishim marre tere ato miliona investime!

Alidemso, po shifra qe ofronin amerikanet, ishte shum me poshte se shifra qe kemi ofruar neve, pyet Graven se per ç'shifer behet fjale. 

Na iku shonsi te beheshim shteti i 51 i Amerikes. 

Kot nuk doli Obam trimi presidenti me i dobet i mbasluftes. Ia ka fut Putini sa here ka dasht, perfshire dhe kete punen e helmeve. 

Fitoi Flamurtari 2-3 jashte. Bravo!!! E kishin vene .9/1 bastet tek williamhill po ku pyet Flamurtari o te keqen... Bjeri me te lumte dora smiley

vajta germova tek uefa...po ti ku e pe smiley

Live ne williamhill... i futa nje 5 paundshe dhe me nderoi smiley FLAMURTARI I MADH smiley

mos u merzisni se ket situaten e ka mor ne patronazh...xhembi

Kush meret me kufoma qoftë edhe të fakteve që nuk kanë të bëjnë me qënie ,  do shndrrohet në Kufomë  .Shikoni Berishën që është kthyer në një Superkufomë jo vetëm Politike por edhe Morale , pasi aktin e Parë të qeverimit të tij e pati me formimin e Komisonit të Varrim - Zhvarrimeve smiley.

E njëjta është kush merret edhe me Kufomat e JO ...të lëndëve Kimike !

akoma po flasin per armet kimike keta cobanet e enverit qe mbrojten barin nga plehrat e saaliut?
 

Cone si e ke hallin? Ne qe guxuam te thoshim... Po Sikur ti pranojme ...nuk ishim Enverista. Enverista e kamunista ishit ju qe sulmuat aleatin ton te vetem dhe u munduat si Bolshevik te vinit ne pushtet duke perfituar nga tmerri per jeten qe i ngjallet qytetarit te shkrete. Do na helmonte Amerika ne me marreveshje bilaterale.

Ca pret nga nje popullsi e mbetur qe ka kryetar partie ate qe ka zgjedh Ramiz Alia plot 24 vjet me pare??? Aaaaaa u bofshi me pak se LSI e aleatit 4 vjecar te Cunit te Sheqeres, a me pAk se partia e Dashit... 

Te te thote lali nje gje  I lebetitur . Ti lexoje po munsh dhe mos me e pranu smiley

Perse duhet ,  me nder llafit me Ju pergjigj djalit te Hitlerit ? Keta kerkohen ne gjithe Boten edhe sot kudo qe jane .Ty c'te duhet qe llafos me te , apo te te thone " e ke strehu " 

Pse nuk i ngacmojne "komunistet " e Enverit ? Gjithe jeten kane qene me Amerikonet smiley Keta bajonetat e Hitlerit i mbajten sa Ju merziten dhe i Hudhnin ." Boni car te doni .Vetem  arme kimike mos perdorni smiley "

Masnej leshonin deklarata ......*78 *na i punoi Filbi ...smiley

 Po e do Partine thuj ...Ik  mos u ndiej me se thone qe e pergjojne dhe PPU . Ne do themi " Ncuq , smiley qe ka llafos LlamPaxhiu "...

Le qe le te llafos dhe ai , se nuk i ze Ligji me duket axhamijte smiley

pas filozofimit te sokratit allahu ekbar zgjohu enver, perseri e zeza nuk del e bardhe. komunistet e mbrojne barin me cdo kusht. e mbrojten nga plehrat e saliut e mbrojten dhe nga armet kimike te rames. ja akkoma parimet po mbahen gjalle nga BAR-kafenete e lala gjonit.

Nuk di te them nese beme mire apo keq qe nuk i pranuam armet kimike.di se flamurin e moren kalamajte e gjimnazeve 95% e te cileve sipas bankes boterore jane analfabete funksionale dmth nuk kuptojne ato qe lexojne, apo ai tullaci i klanit i cili nuk di se c'eshte tabela e mendelejevit edhe sikur t'ia zografisesh mu ne cacke te tulles.

Si ka thene fishta RP:

u mblodhen shqiptaret ne kuvend

e pleqnuen rend e rend

se per ket vend

duhen shkarpa e jo mend.smiley

Mos e ke llafin per kete Olelen tonë e nderuar alba me shume zamete ? Për këtë që mendon se ka shpikë Llambën smiley

Nuk duhet kaq ashpër sepse është strategjia e admin. të nderuar ,  edhe gjimnazistët të afrohen sa të  mësojnë që ring ding dongët janë simbol i zileve për ata të protestave para Baskisë së Lulash DashKurbanit ..Ku janë korsitë e biçikletave ? smiley

Doli prap një me Bylyk nga të PD-hit ( mos u sosshin kurrë ) " Do përballeni me protestat më të ,ëdha të të gjitha Kohëve "

Tani kanë mbet vetëm të barazlarguarit të Përballin të dy grupimet Politike me përfaqësuesit e lala Gjonëve , rapadam dip dopave dhe ring ding dangët sapo të marrin provimin e maturës në vjeshtë smiley

"procesin e demontimit dhe depozitimit të këtyre mbetjeve kimike, për të cilat tashmë kanë dhënë siguri organizatat ndërkombëtare përkatëse dhe ekspertët amerikanë të sigurisë."

Mesa duket vetem peshqit e detit, ku do kryhet demontimi, dhe ca nga koleget e tyre tek ppu jane bindur nga "ekspertet." smiley 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).