Konferenca e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që zhvilloi punimet dje në Tiranë, u ndal në mënyrë të posaçme te politikat e pagave. “Në politikën e pagave, sidomos në sektorin jobuxhetor dhe atë privat, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka negociuar në mënyrë të vazhdueshme me punëdhënësit e punëmarrësit për të realizuar një mirëkuptimin social, me qëllim që paga të jetë vërtet një element i rëndësishëm për nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe një faktor i rëndësishëm për uljen e varfërisë – tha dje Erion Veliaj, ministër i MMSR.

Duke e vlerësuar të lavdërueshme këtë qasje të ministrit (për herë të parë në këto nivele), dua të theksoj se debati për çështje të tilla të ndjeshme është një e mirë publike, në fakt, që mund e duhet t’u shërbejë edhe administratorëve publikë, përveçse aktorëve të interesit. Po shtoj edhe unë disa fjalë për këtë çështje, duke qenë se përfaqësuesit e punëdhënësve nuk shfaqën ndonjë qëndrim të tyre në këtë konferencë ndërkombëtare, të cilat sigurisht që janë thënë në Shqipëri në kontekste të tjera.

PAGA MINIMALE DHE PAPUNËSIA

Pa dashur të teorizojmë lidhur me korrelacionin mes rritjes së pagës minimale dhe punësimit dua të kujtoj se një sërë studiuesish të njohur në fushën e tregut ndërkombëtar të punës kanë argumentuar tashmë se ka një lidhje të zhdrejtë mes rritjes së pagës minimale dhe punësimit. Kujtoj se ende nuk ka një politikë të njehsuar europiane të rritjes së pagës minimale. Kujtoj gjithashtu që Gjermania ka që nga viti 2004 që debaton lidhur me aplikimin e pagës ligjore minimale, (ndërsa vetëm dje ka miratuar pagën minimale orare, prej 8,5 eurosh) apo Britania e Madhe e ka vlerësuar futjen e një page ligjore të barasvlefshme me humbje masive të punës.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, 18 nuk kanë një rrogë minimale ligjore (midis të cilave Danimarka, Gjermania, Finlanda, Italia, Austria, Suedia dhe Qiproja). Në shumicën e vendeve të tjera paga minimale është nën 50 për qind të të ardhurave mesatare bruto mujore, (si në Luksemburg dhe Irlandë).

Por edhe në ato shtete të BE-së, ku ekziston një ligj i pagës minimale, zhvillimi i vërtetë i pagave karakterizohet nga dy prirje thelbësore. Në njërën anë, pagat kanë lënë prapa rritjen e produktivitetit. Nga ana tjetër, kjo ka kontribuar në dobësimin e konsumit privat dhe ka çuar në nivel të ulët zhvillimin ekonomik dhe të punësimit. (Schulten / Bispinck / Schäfer, 2006). Ekspertë ndërkombëtare kanë konkluduar se rregullimi politik i pagave ka një efekt negativ në punësim. Që do të thotë se nuk ka konkurrencë të përsosur në tregun e punës, si në tregje të tjera. Nëse shteti ndërhyn në funksionimin e tregut me vendosjen e një page minimale dhe kjo është më e lartë se paga ekuilibër, kërkesa për punë bie. Si rrjedhojë, shënohet rritje e papunësisë, e cila dëmton veçanërisht grupet profesionale në segmentin e pagave të ulëta.

Pavarësisht këtyre rekomandimeve teorike e shkencore, në Shqipëri paga minimale zyrtare në shkallë vendi është rritur në mënyrë anormale. Nuk ka pasur asnjëherë, asnjë studim të tregut të punës dhe të karakteristikave sektoriale të tij, sa herë është propozuar dhe është rritur paga minimale në shkallë vendi. Nuk ka ndodhur askund si në Shqipëri që paga minimale të ndryshojë tri herë brenda të njëjtit vit kalendarik, sikundër ndodhi pesë vjet më parë. Ka ardhur koha që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të kërkojë atë që sot është bërë domosdoshmëri në Komisionin Europian: Krijimin e një komisioni të pavarur me përfaqësues të biznesit, akademikë dhe përfaqësues të sindikatave, që të analizojë efektet e pagës minimale dhe të pagave të ulëta në nivel kombëtar dhe sektorial. Një institucion i tillë do të kishte përparësi për të qenë në gjendje të ndërmjetësonte në mes të përfaqësuesve të interesave të ndryshme dhe të kontribuonte në arritjen e një konsensusi. Kjo do të rriste fizibilitetet politike e qëllimet afatgjatë të krijimit me ligj të një niveli pagash minimale të studiuara në përputhje me Kartën Sociale dhe qëllimet e Strategjisë së Lisbonës, për sa i përket rregullimit të pagave minimale.

PAGA MINIMALE DHE SEKTORI I PËRPUNIMIT AKTIV

Biznesi që punon me mall të porositësit, me FASON, është i kategorizuar si biznes eksportues dhe që punon kryesisht, ose vetëm, për partnerë të huaj. Kjo marrëdhënie të punuari me material porositësi është e ndërtuar vetëm për shkak të krahut të lirë të punës dhe produkt i vetëm i saj është krahu i punës, i cili merr vlera atëherë kur produkti i realizuar shkon në destinacionin e tij, që është porositësi i huaj. Në momentin kur kostoja e prodhimit rritet për shkak të rritjes së pagës minimale, e shoqëruar dhe me rritjen e taksave të punës, klienti i huaj do të detyrohet të largohet drejt tregjeve më të lira. Arsye për këtë transferim është dhe fakti se, transferimi i kapitalit, në rastin e industrive të tekstilit dhe këpucëve, është lehtësisht i realizueshëm dhe me kosto relativisht të ulët. Nga ana tjetër, ashtu siç është theksuar dhe herë të tjera për rastet e rritjeve të pagës minimale, (për shkak dhe të faktit se kjo industri nuk mund të operojë me çmimet e saj në treg), efektet negative të rritjes së pagës dhe të taksave të punës, nuk mund të kalohen në rritjen e çmimit të shitjes, por përballohen nga fitimi i subjektit përkatës.

Për të argumentuar këtë fakt, po marrim një shembull hipotetik: Në një situatë hipotetike të një biznesi fasonist me 50 punëtorë, në momentin aktual të taksës së tatimfitimit prej 15%, pagesa e tatimfitimit mesatarisht, sipas studimit të bërë nga DHKPVK, është rreth 4.500.000 lekë në vit, në nivelin e pagës minimale prej 22 000 lekësh, që presupozon se fitimi vjetor është 30 000 000 lekë. Në rast se do të shkohet në nivelin e pagës minimale prej për shembull 23 000 lekë, atëherë do të kishim një rritje të shpenzimeve për 1 vit në shifrën

17.340.000 lekë. Për shkak se kontrata është me të huaj, negociimi i vlerës së punës është pothuajse i pamundur dhe në shembullin tonë, ashtu siç ndodh dhe realisht, këto shpenzime do të prekin fitimin e ndërmarrjes. Për pasojë, fitimi i ndërmarrjes do të shkojë: 30 000 000 – 17.340.000 = 12.660.000 lekë.

Në këtë nivel fitimi, jo vetëm biznesi nuk ka interes më që të punojë, por dhe shteti nuk ka interes, sepse pjesa e tatimfitimit që i paguhet shtetit, do të jetë më pak.

 

PSE ARGUMENTOJ MOSRRITJEN E PAGËS MINIMALE?

Ja arsyet:

1. Në shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) në totalin e zërave të kostos rreth 80% e zë zëri paga, 10% amortizimi e 10% kosto të ndryshme të aktivitetit. Kjo do të thotë që rritja e pagës minimale do të çojë në mënyrë automatike në rritjen e kostos dhe në ulje të fitimit.

2. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) janë të kondicionuara në lidhje me çmimin për punën e kryer nga porositësi, pasi vlera e punës në koston totale të prodhimit për njësi, zë një peshë specifike rreth 25%. Në këtë mënyrë, porositësi është superior dhe kërkon vetëm të blejë vlerën e punës aty ku është më lirë.

3. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) realizojnë një marzh fitimi mesatarisht nga 4% deri në 6%, që, me rritjen e kostos për x % nga rritja e pagës minimale, do të çojë në uljen e marzhit të fitimit me rreth x %. Kjo do të thotë mungesë investimesh, mungesë të rritjes së biznesit, pamundësi për përmirësim të procesit teknologjik, pamundësi përshtatje me teknologjitë e avancuara, mungesë likuiditetesh etj.

4. Në shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason), duke qenë se pjesën më të madhe të të punësuarve e zë kategoria femër, ka një lëvizje të punonjësve (largime të mundshme) me një koeficient shumë të lartë. Në këto kushte, këto shoqëri, në mënyrë të përhershme kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish të rinj, të cilët nuk japin rendimentin dhe cilësinë e duhur. Që një punëtore në këto shoqëri të arrijë të cilësohet e kualifikuar, i nevojitet të paktën një periudhë kohore prej rreth dy vjetësh. Kjo do të thotë që në këto shoqëri një pjesë e konsiderueshme e pagës nuk kthehet në prodhim.

5. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason), për natyrën e procesit teknologjik, kanë një numër të konsiderueshëm të punësuarish dhe efektet financiare nga lëvizjet e pagave apo të detyrimeve për t’u paguar, janë shumë më të ndjeshme në krahasim me sektorë të tjerë.

6. Në kushtet e një krize globale, e një konkurrence të tregut aziatik apo edhe europian, shoqëritë me fason aktualisht janë shumë të rrezikuara ndaj falimentimit. Sot tregu aziatik po ofron një kosto shumë të lirë të fuqisë punëtore dhe, jo vetëm kaq, por edhe me lehtësira ndaj investitorëve të huaj.

7. Shteti nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit në përcaktimin e pagës, por duhet të krijojë lehtësira për këtë biznes me qëllim forcimin dhe rritjen e tij, që në mënyrë automatike krijon mundësi për perfeksionim, garanci, cilësi dhe siguri për porositësin, fitim, që do të thotë rritje edhe të nivelit të pagës. Por kjo rritje duhet të bëhet në mënyrë të lirë, sipas rregullave të tregut dhe jo e imponuar nga shteti.

21 Komente

3. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) realizojnë një marzh fitimi mesatarisht nga 4% deri në 6%, që, me rritjen e kostos për x % nga rritja e pagës minimale, do të çojë në uljen e marzhit të fitimit me rreth x %. Kjo do të thotë mungesë investimesh, mungesë të rritjes së biznesit, pamundësi për përmirësim të procesit teknologjik, pamundësi përshtatje me teknologjitë e avancuara, mungesë likuiditetesh etj.

Vertet? Pra nese bie marzhi i fitimit ne ate masen me x te vogel nuk ka investime dhe mungese likujditetesh?

Idiot !

Logjika e futjes se hundeve te qeverrise ne punet e ekonomise eshte logjike e vjeter komuniste socialiste, qe fatkeqesisht nuk eshte crrenjos akoma... dhe me sa duken bathet paska akoma idiota komuniste qe mendojne se marrin vesh nga ekonomia...

Vendosja, apo edhe rritja e pages minimale do te sjelli keto efekte:
Humbje te vendeve te punes per punonjsit qe nuk e justifikojne marrjen e parave qe parashikon paga minimale.

Mos hapje vendesh te reja pune. psh ne rast se pundhenesi ka nje pune qe vlen 5 lek ora, dhe nese paga minimale e imponuar me force nga shtetari injorant eshte 8 lek ora, atehere punedheniesi nuk mund ta punesoje kete punetorin sepse shteti nuk ia lejon. punedhenesi nuk ka leverdi qe te fali 3 lek, kur puna e dhene per puntorin nuk e justifikon kete gje. pra nje pune me pak ne tregun e punes. ky do te jete efekti i dyte i kesaj mase "rregullatore" komuniste.

E treta, dhe me e renda, do te beje qe punedhenesi qe vjen ne Shqiperi per shkak se forca punetore eshte me tepri, dhe keshtu kerkon paga jo te larta, do te largohet prej nesh, dhe do te shkoje tia japi punen e tij, nje vendi tjeter, llafi bie fqinjit tone. Ne kete rast jo vetem qe efekti do te ishte jo hapje vendesh pune, por do te kishte edhe humbje masive te vendeve te punes per shkak te delokalizimit te biznesit.

Po ne gjithe kete paragraf qe shkrove, perse replikove me komentin tim?

Mos u merzit, tani vjen admini dhe ma bllokon serisht IP. smiley
Dhe te gjithe vazhduan propaganden me gaz dhe hare...

E kuptova.

akoma jo, jam i bindur.

Kuptova qe je idiot.

tjetri te thote: mos me repliko 

s'ke pse ben viktimen dhe leri lojrat 

O Besnik, o komunisti i Cunit te Sheqeres, po ne Amerik se ke vu flamur amerikon a e di ti qe... 

1. paga minimale eshte dyfishu keto 20 vjet?

2. ngritja e nivelit te pages minimale eshte rritur kryesisht tre vitet e fundit ku Papunesia RA ne 6.1%?

3. ti ne vend komunist jeton apo je nga ato fyret si Ann Coulter qe shohin Ameriken si kamuniste?

Kur te vije Cunit i Sheqeres ne pushtet mblidh rreckat e shko ne Shqypni por rrezik ti je nga ata maturantet qe ngelni ne mature e banon tek Rruga e Parisit.

Besnik, kjo qe thua ti nuk qendron, se ja psh, shih firmen belge te prodhimit te autobuzave, qe per çudi ka shkuar ne Maqedoni te hapi filialin e vet e jo ne Shkoder, ku krahu i punes eshte me i ulet se ne Maqedoni, biles edhe kualifikimi i punonjesve ne Shkoder eshte me i larte se ai i Maqedonise. Shqiperia, me vendosjen e pages minimale, 155 euro ne muaj, qendron shum me poshte se çdo vend ballkanik e europian. 

Ne disa vende europiane, vertet shteti (qeveria me sakte) nuk ka vendosur minimumin e pages por mos harro se jane sindikatat ato qe e mbrojne pagen e punonjesit kudo, kudo ku ka fronte pune, dhe qeveria nuk e ka pare te nevojshme te fusi hundet. 

Ky jo vetëm që ështëi tipit " se paga zotërie " por më duket as e di që shqipëria ka Traditë të caktimit të Pgaës në kohën kur "kishtet shtet or tie " ( tm Gjëmbi ) dhe e quante Komitei ( lexo mirë ) i Punës dhe Pagave !

Shteti nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit në përcaktimin e pagës,

Mos me këto që i di dhe një fëmijë Kopshti që Shteti jo vetëm Ndërhyn por të Qea dhe nënën me kuç e me maç , të mbyll biznesin të këllet në Hapsana dhe hedh çelsin e derës në oqean ta hanë peshkaqenët , në se paguan nën Normën minimale të vendosur me Ligj po nga Shteti .

Gjynof dhe ky , se sikur ja ka pas pëllcitur ndonjë llaf pa përqindje smiley , por që lexohej .Qeka kthy në Shefqetosës  si këta ekonomistët e Kombinatit " se Paga zotrie "

Pavarësisht këtyre rekomandimeve teorike e shkencore, smileynë Shqipëri paga minimale zyrtare në shkallë vendi është rritur në mënyrë anormale. Nuk ka pasur asnjëherë, asnjë studim të tregut të punës...

Po kur e di çfarë rokanis . Këtu filloje e leri Përqindjet e Shefqetërisë !

Dmth filloni MBYLLENI dhe Këtë HALE të "projektit Berisha " .....se na ritme pagat dhe pensionet zorie "

Paga minimale duhet vene, por jo e ulet sic eshte aktualisht. Kjo page minimale favorizon fasonet dhe call center. Mbas 10 vitesh shqiptaret do jene te gjithe me diploma universiteti duke qepur kepuce.

Nuk ka asgje te keqe tek biznesi fason dhe call center.
Askushe nuk te detyron ty, motren tende, vellaun tende, apo mamin tende, apo kedo tjeter qytetare qe te punoj me force ne fason apo call ccenter.

njeriu eshte i lire, qe ose te rri pa pune, ose te pranoje, nese e shikon te nevojshme, nje pune tek fasoni apo tek calla centeri.

Ti ke do te preferoje, papunesine apo call centerin?

Edhe nje gje:
Supozojme se ti je nje student qe ke mbaruar me 10 ekonomi. Je e papune sepse tregu ku aspiron te futesh nuk ka kerkese per ekonomiste si puna jote...
Tek lagja aty afer dikush, Besnik D une dora vet e zeme, kam hapur nje fason dhe kerkon njerez qe per 12 ore pune ne dite do te marrin 24 lek, sepse sasia e parave qe jap une ne kembim te nje ore pune eshte 2 lek ora, asnje me pak e asnje me shume. Ashtu me dalin llogarite dhe vetem me kete page kam fitime te arsyetuara dhe te mjaftueshme sipas oreksit tim.
Ti si studemt i papune, gjithnje duke hipotizuar se nuk ke oferta te tjera momentalisht, duke supozuar edhe se te duhen para - dhe nuk je cun apo goc mami e babi qe shkruan ne inernet meqe babi dhe mami paguhen me para nga te administrates shteterore... Pra ti, si i papune cfare do te beje? do ta pranoje oferten time, apo do te rrije pa pune?

Tani, ne te njejten situate, le te imagjinojme sikur oferta ime me 2 lek ora, ty te pelqen dhe je gati te me sherbesh mua,si punedhenes, duke me ofruar afetesite e tua, qe sipas meje vlejne aktualisht vetem 2 lek ora... Ti pranon, meqe je njeri i lire dhe nuk ke oferta te tjera me te mira, por Shteti i cili ka futur serisht hundet ne ekonomi, ka vendosu, jo me shume inteligjenc se: tirana e re, nuk mund te punesohet me me pak se 8 lek ora.
Ne kete rast shteti, eshte njelloj sikur te me thote mua, biznesmenit se sa eshte cmimi dysheme me te cilin une duhet te paguaj punetorin. Sherbimi, pra puna qe jep nje punetor eshte njelloj si nje mall apo sherbim qe shitet ne treg. Pra i nenshtrohte rregullave dhe vetrregullimeve te tregut, te percaktuara edhe nga oferta dhe kerkesa. Tani, Shteti te kerkon ty qe kete sherbimin tend te mos e japesh me me pak se 8 lek ora... Ne vetvete eshte nje nherhyrje e shtetit ne vendosjen e cmimeve te produkteve dhe sherbimeve te tregut...
Nuk eshte tamam identike me percaktimin qe u bente cmimeve Shteti ne kohen e diktatures komuniste... por megjithate aty afer jemi... Ka ende shpresa per nje #rilindje te komunizmes... Injoranca sheshit eshte!

Ne fakt, shum shtete po shkojne drejt nje percaktimi te pages minimale. Natyrisht qe ketu ka vend per riparime, se nese shteti e percakton rrogen minimale 22000 leke=157 euro, duhet te percaktoje dhe oret e punes. Dihet se java ka 40 ore pune per puntoret dhe 43 ore per administraten (per shkak se punojne 1-2 here ne jave mbasdite, per popullin, apo nganjehere dhe te shtunen paradite), kuptohet edhe per shkak te rroges me te larte se klasa puntore ne pergjithesi. Per grupin fason qe permend autori, mund te behet diçka fleksible edhe ne bashkpunim me sindikaten e tyre, duke qene se kane edhe nje pune pinc, si robot,  psh ora e punes se tyre mund te mos jete 8 oreshe por 7 oreshe, pra 35 ore ne jave per minimumin e percaktuar, dhe ne te vertet ata/ato te punojne 6 ore ne dite dhe tu mbahet nje ore pune nga pronari, nderkoh qe rendimenti nuk bie, se punojne 6 ore, pra 30 ore ne jave.   

Katere komente, te gjitha per dhjam...

Ne keto raste do te ishte mire qe populli te shikonte poshte demoagogjise se fjaleve...
Paga minimale eshte nje nga mashtrimet me te medha per punesimin, Pretendon se sjell rritje te standardit te jeteses por sjell vetem humbje te vendeve te punes per punonjesit vlera e punese se te cileve eshte nen vleren e pages minimale, dhe per me teper shkakton nje mungese te vendeve te reja te punes... pa folur pastaj per faktin se punedhenesi mund te rrisi ngarkesen e punes mbi punonjesit, meqe paga e tyre do te rritet artificialisht...

Nderhyrja e shtetit, na ka treguar historia, eshte gjithnje e keqe...

Ja nje video interesante shume, ne anglishte, qe flet per pagen minimale: http://www.youtube.com/watch?v=siW0YAAfX6I

Ndersa ketu, munde te degjoni vete me veshte tuaj, ekonomistin e famshem (pak socalist) Milton Friedman i cili flet per efektet e kqija qe ka paga minimale tek forca punetore...
http://www.youtube.com/watch?v=ca8Z__o52sk
Po ta degjoni me vemendje, Friedmani, thote se paga minimale rrit papunesine dhe favorizon monopolet apo biznese te caktuara te lidhura me pushtetin qe duan te demtojne konkurrentet e tyre... (ne kete rast jo dmosdoshmerisht fasone - mund te jete edhe se qeveritaret jane budallenj dhe nuk dijene se cbejene...)

Prandaja keto ceshtje duhene anallizuar me ftohesi dhe logjike... nuk duhet te mjaftohemi vetem tek aparenca... Njeriu i pjekur eshte i afte per logjike dhe kalkulime... Aparenca genjen vetem popujt e debilosur dhe femijet....

Besnik, ketu ke vetem interpretime por jo argumente. Lind pyetja, si mund te sjelli humbje te vendeve te punes paga minimale, kur ne Shqiperi, paga minimale 155 euro, eshte me e vogel ne tere Europen. Me duket se s'ka llogjike ekonomike mendimi/frika/interpretimi jot. 

ekonomistin e famshem (pak socalist) Milton Friedman

smiley smiley

Se Fridmani zotrie .. tha njoni

Jo jo ta them unë tye se Kejnsi zotrie ..tha tjetri

Mirë e kishte ai Kapteri jonë i ushtrisë kur mërzitej .. Këtu nuk është një vetëm e po e smiley

Kjo " se Usa or tie " qeka mashtrimi më i madh i Botës që ka pagë për orë pune dhe "kufij " ose Limite për më të Ultën që nuk ka zot Nëne ta shkelë në se nuk punon si ekonimst i Shefqetosur , me Koncept e Praktikë Shqiptare me " ja hudhë shtetit or tie "  . Të kapë ç,të kapë , si Shteti Rrumpallë i Doktor Rrumpallës smiley

Ndoshta dikush ka të drejtë se USA nuk është Shtet ...është Shtete të Bashkuara smiley

Na kem Shijakun dhe Babasqapin !

 

Nuk ka dhe nuk do të ketë Kurrë paga sipas dëshirës dhe llogarive të çdo kujt që lexom mdonjë rresht të shkëputur posht e lart e grin sallat sikur e ka Kuptu Shtetin or Tie , për mosndërhyrjen e tij në Treg smiley

Vetëm bebe të Neoliberalizmit Politik të " projektit Megahajdut  Berisha " të Bidesë , kanë Idenë se gjithshka filloi pas 92 smiley Pagat sipas koncepteve " do me punu hec me kët pagë " kanë vdek me kohë jo vetëm në Europë , ku janë shndrruar në LIGJ dhe dënohesh Penalisht për evzion fiskal në se ja lë dëshirë dhe Ndërgjegjes së llogaritarëve xherah  të Berishës me parrulla kor së koti sikur kuptojnë ..." Se fridmani zotrie "

Pagë pa Treg është Koncept fëminor . Dhe Treg pa Individ që llogarit Minimumin Jetik , ( në tërësi çmim ) nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë matës të Pagës .  Kjo është brendia e Pagës qoftë me orë Pune , qoftë me afate të tjera siç ka qemë 15 ditore apo Mujore .

Ktyre dhe po tu lexosh Formalisht Marksin ikin me vrape dhe sot ,  se u duket se Gijotina  ishte dëshirë e Komunistëve smiley Rroftë Shefqetëria !

Se Fridmani dhe se Kejnsi ...fali o zot që të paktën edhe lexojnë dhe kanë makina llogarits edhe çoku bëjnë muhabet me biznesmenët e Shijakut për 8 leksha në Tiranë të Re !

 

Te gjitha pikat qe trajtohen ne material, bejne fjale per perfshirjen e pjese te fuqis puntore ne tregun e punes.Pra ne shitje te fuqise puntore.Gje e cila i nenshtrohet kerkesave te tregut dhe nuk mbetet vullnet i pundhenesave direkt e ca me pake i qeverisjeve.Problemi i nivelit te pagave te kesaj pjese te fuqis puntore ( fasonerise) eshte i lidhur me normen e fitimit te sipermarresit.Kjo " industri" ne se mund te quhet e tille, eshte gjithmone funksion i tregut.Porositesi eshte gjithmone ne kerkim te gjetjes fuqise puntore ...me te lire ! Aty shkon e ben porosine.Dhe gjersa Kina ecen drejt dy miliard njerezve , paksohen hapsirat per gjetjen e formules pagave, per te cilen ca shqiptare te ngeshem bejne mendjen cangadhe !
Mendja duhet vrare si te perfshihen shqiptaret, per te prodhuar mallra udhqimore etj, me te cilat te perfshihen ne tregun rajonal e ate evropian ! Pesha jone e perfshirjes ne tregun e punes rajonal e me gjere ...do jete ...sa e nje puple !
Me tjeter, krejt me tjeter gje, duhet te merren qeverisesit , ne menyre qe jo te varemi nga c'na porosisim, por tu japim ...cu hahet! Ta kthejm mendjen nga ato prodhimet mbi te cilat njerzit falen tre.... ( me nonjecike zemer ) edhe kater here ne dite ! Nuk do bejme kur hajer, pa le me rritje rrogash, duke prodhuar breke per te tjeret !
Nuk the te mos merremi dhe me keto, por kur tu dalin teper nga prodhimi i produkteve ushqimore ...te merren ...skrapallinjte e LSI - edhe me qepje brekesh, per duartharat e botes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).