“Elita 5” pas një dekade, rikthehet me albumin “Mohikani i fundit”. Arif Ziberi, solisti i grupit tregon edhe për koncertet që përfshijnë territoret shqipfolëse

"Elita 5” rikthehet pas 10 vjetësh me albumin “Mohikani i fundit”. Vokalisti i grupit, Arif Ziberi në një intervistë për “Shekullin” tregon më tepër rreth albumit. Rrokerët nga Maqedonia prezantojnë 11 këngë dhe klipin e këngës “Më fal”, në të cilin tregohet një lidhje dashurie mes një vajze dhe një ushtari. Aktualisht ata janë duke punuar për realizimin e klipeve të dy këngëve të reja: “Welcome to Albania” dhe “Si një meteor”. “Mohikani i fundit” është një titull për të cilin anëtarët e grupit ranë dakord duke pasur parasysh baticat dhe zbaticat që kanë kaluar gjatë rrugës.

Promovimin e albumit fillimisht e prezantuan në një koncert madhështor në Tetovë, e ndërsa do ta vazhdojnë gjatë verës me një tur gjatë gjithë trevave shqipfolëse, përfshirë këtu edhe Tiranën. Ziberi përtej albumit tregon se, çdo gjë e realizojnë me bashkëpunimin e njëritjetrit, duke u mbështetur te shijet dhe pritshmëritë që ka publiku. “Te dashuria mbështetemi, sepse është një gjë që u mungon aq shumë njerëzve të sodit”, shprehet solisti.

Pavarësisht se asnjëherë nuk do të marrin pjesë në një festival, çelësi i suksesit për ta është korrektësia ndaj publikut. Ata nuk do ta kategorizonin kurrë veten tek ato grupe që vënë dorën në xhep për të interpretuar playback. Ndërsa, për pjesëmarrjen e tyre nëpër fushata elektorale solisti shprehet se, ne vetëm këndojmë, ndërsa politikën e bëjnë politikanët. Kurse për grupet muzikore komerciale që i dëgjojnë të rinjtë, ai thotë se nuk ka asgjë kundër, pasi kjo ngelet në shijen e tyre. 

Cila ka qenë hera e fundit që Arifi ka thënë “Më fal”?

Unë e përdor shumë shpesh fjalën “Më fal”,  së fundmi e kam përdorur dje. 

Në këngët tuaja mbizotëron dhimbja e dashurisë, këtë përzgjedhje e bëni, sepse merrni më së tepërmi pritshmërinë e publikut apo... ? 

Po, ne merremi edhe me pritshmëritë e publikut, por përzgjedhjet i bëjmë të gjithë si grup së bashku. 

Ku bazoheni për përzgjedhjet e tematikave? 

Kryesisht bazohemi te dashuria, që njerëzve u mungon aq shumë në kohën e sodit. 

Keni deklaruar se nuk do të merrni pjesë në ndonjë festival... Vazhdoni t’i qëndroni besnik këtij mendimi? 

Jo, në festivale nuk do marrim pjesë asnjëherë. 

Cilat janë motivet që ju kanë shtyrë të bëni këtë zgjedhje? 

Nuk ka ndonjë motiv që na ka shtyrë të marrim këtë vendim, por që prej fillimit të karrierës kemi pasur këtë mendim.

Muzika që bëni është e pëlqyer nga çdo grupmoshë, dëgjohet në çdo ambient, në çdo kohë… pothuajse të gjitha këngët tuaja janë kthyer në hite. Cili është çelësi i suksesit tuaj?

 Çelësi i suksesit është korrektësia ndaj publikut. Grupi “Elita 5” kudo që paraqitet performon live dhe publiku di që ta vlerësojë punën tonë. Nuk jemi nga ata që, nëpër koncerte vënë dorën në xhep dhe paraqiten para publikut playback. 

Sa e vështirë është të ruash frymën e bashkëpunimit në një grup muzikor? A keni pasur momente që kanë cenuar marrëdhënien tuaj në grup? 

Ka pasur si në çdo punë, por kanë zgjatur shumë pak. Në grup çdokush e di punën e vet dhe nuk ka përplasje. 

“Elita 5” e kemi hasur edhe në mbështetje të fushatave elektorale, a është kjo një zgjedhje që do ta ribënit? Cili është qëndrimi i grupit tuaj kundrejt politikës? 

Po, është e vërtetë që kemi marrë pjesë në fushata elektorale, por ne në ato fushata kemi bërë muzikë, kurse politikanët kanë bërë politikë.

Ndër koncertet që keni realizuar në Shqipëri dhe diasporë... Kë mund të veçoni? 

Ka pasur shumë koncerte, por unë për vete do të veçoja koncertin e vitit 2001 në Tiranë me grupin e botëror “Scorpions”. 

Çmendoni për nivelin e muzikës shqiptare rrok në ditët e sotme? Ka për të ndryshuar diçka?

Unë mendoj se nuk duhet ndryshuar asgjë. Ka grupe të reja që bëjnë muzikë rroku shumë të mirë, që duhet të punojnë dhe suksesi nuk do t’iu mungojë. 

Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi grupe dhe rryma të reja komerciale. Çmendoni rreth këtij fenomeni?

Nëse publikut i pëlqen ajo rrymë që bëjnë këto grupe, unë nuk kam asgjë kundër atij fenomeni.  

Albumi “Mohikani i fundit” vjen pas 10 vjetësh… A nuk është kjo një kohë e gjatë për një publik të etur për muzikën tuaj?

Unë mendoj se edhe nuk është kohë aq e gjatë. Grupi njihet edhe nga fakti se ne nuk bëjmë shpesh albume, këtë e kemi praktikuar gjatë gjithë karrierës dhe mendoj se është veprim që ka ndikuar në suksesin tonë. 

Çfarë sjell të re në krijimtarinë tuaj ky album? 

Krijimtaria e këtij albumi sjell 11 këngë të reja, që besoj se janë punuar me shumë përkushtim. Gjithashtu do të ketë shumë hite prej tij. 

Përse ky titull?

E kemi përcaktuar këtë titull, sepse domethënia e tij është lufta që kemi bërë për këto 25 vite, që të jemi në këtë estradë me shumë batica dhe zbatica. Se fundmi, është promovuar edhe videoklipi i këngës “Më fal”, ku përshkruhet një lidhje dashurie mes një vajzë të re dhe një ushtari. 

Si lindi ideja për ta përshtatur këngën me një videoklip të tillë?

Kënga është një baladë e punuar me shumë përkushtim, ideja lindi nga regjisori i klipit, i cili ka bërë një punë shumë të madhe, ka bërë një film, jo si bëhen klipet e sodit.  

10 Komente

Keta me sjellin ne mend pozdravin.

“Elita 5” e kemi hasur edhe në mbështetje të fushatave elektorale, a është kjo një zgjedhje që do ta ribënit? Cili është qëndrimi i grupit tuaj kundrejt politikës? 

"Po, është e vërtetë që kemi marrë pjesë në fushata elektorale, por ne në ato fushata kemi bërë muzikë, kurse politikanët kanë bërë politikë.

Rri te Muzika  Berishist i qelbur ! Dmth bashkëpunëtor në Hajnitë ndaj taksapaguesve shqiptarë !

Elia 5, grup rrock fantastik, nje perle e  muzikes se treves shqipetare, ndoshta grupi me i mire rrock i trevave shqipetare. Nuk e kam kuptuar akoma se pse aktivizoheshin duke dhene koncerte ne fushatat elektorale te salukut. Ndoshta i paguante mire, por artistet e vertete nuk duhet te perzihen me propagandat politike, aq me teper te nje krimineli dhe megahajduti si saluku. 

Kenga e re e tyre "Me fal" te me falni por vetem e re nuk mu duk. Ishte thjesht nje si permbledhje e repertorit te tyre. Noshta po ju vjen fundi dhe ku frymezimet shterojne.

Gjynof se i kam qef; ala qekan tu e vjell qorben e Sules.

Muzika shtatë Nota ka .Dhe këta shquhen për "penetrim " Por mos tu hamë hakun ..Ineroetojnë jo keq .Biles mund ti futësh te grupet muzikor të Pëlqyshëm .

Përveç Al Capone që ka një tingëllim të veçantë tek këta , të gjith këngët e tjera janë monotone me ritmin e njohur të Nostalgjisë dhe nuk kanë ASGJË nga motivet e ritmet shqiptare të Folkut apo Popit .

Po kur u thonë dhe Grup Rrocku ???? Po të mos bënin karshillëk në Mitingje të Kryedebilit që përdhos gjithshka që ben prezent alias veshdaulles Muzikore sali Qenef berisha  , ndoshta mund të ishin më afër shqipove ! Kanë shumë ndikim nga sllavickat ! 

Idrizo, sa per info, muzika ka 12 nota apo tinguj te ndryshem. E dyta ata jane grup i paster rrocku. E treta mund te kendonin edhe sllavisht, por kane preferuar te kendojne vetem shqip. Per te tjerat bie dakort. smiley

shume grup i mire shqiptar.   po atyre qe u pelqen colicismiley ,veshtire e kane.  sidomos kur i kane favoritet si bamir topi!

Ky grup me ka pelqyer gjithmon, kane muzike te bukur, dhe do ta radhisja (pa frike) nder grupet me te mira te muzikes shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).