Ne oret para ndeshjes, mendova se do ishte e kendshme te kujtonim, finale, apo ndeshje te medha te Boteroreve te shkuar. Shume njerez mbajne mend qarte se ku e me ke i kane pare keto ndeshje. Shpesh kane qene momente te mbushura me drame, si shorti i keq qe i ra nje djali te mire si Baggio ne finalen e USA '94, 17 Korrik, 1994 ne Pasadena, Kaliforni. E para finale qe arrij te kujtoj vagullt eshte Meksike 86 pasi kishte shume njerez ne shtepine tone qe ishin ulur pertoke para nje televizori Iliria me llampa fringo te reja.

22 Komente

The guardian me duket kishte nje set fotografish shume te bukura, por mjerisht si gjej dot tani pasi kam internet te ngadalte..

Une!
Kishe problem ti me Italine?

A ka njeri te sjelli me link, ato ndeshjet e medhaja te kohes se Zikos, Sokrates, etj. Athere ishte Brazili i vertete smiley

Atehere kur i degjeneroi i vetem Paolo Rossi ahahahaha smiley

I madh xhibo qe i prune smiley kur menon qe ky brez nuk ka fitu kupe bote,me te vertete per te ardh keq.

Fred Ferko per nga eleganca ne paraqitje me ngjasonte me Sokratesin ndjes paste. smiley

Por sot, Itali, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon Gjermani sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.

Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Italia
Me top n'kambë le t'desë Azzurrnija!

smiley 

Gjermani me ne ka shekuj qe s`fiton or burre, me vjen keq!

O Kazono po ju ene kesaj rradhe nje Italion jua dha kupen o burre.

Dy finalet e fundit do mbahen mend per atentatet e barbareve ndaj hispanikeve. Para 4 vjetesh De Jong duhej fut ne burg per takat ne gjoks, apo koke te spanjollve. Dje Neuer si nje nxenes i "mire" i Harald Schumacher meritote jo te kuqe po nje pezullim te gjate nga futbolli, per shkelmin kokes qe i dha Higuain. Kurse e kuqja per Howedes per takat ne gju te Lavezzi-t ishte nje minimum. TURP Rizzoli qe shkon e behet pjese e filmave te Blatter.

Futbolli eshte bere si wrestling. Kesaj rradhe e kishin vendos qe do ja jepnin Gjermanise. Ta gezoje! 

smiley

O Guçe, ti perfiton nga rasti, qe une nuk i marr dot seriozisht dhe aq me pak personalisht  tifozlliqet smiley

Arbitri ishte mizerje fare, mer, ket e kam thene edhe ne temen perkatese disa here madje, dhe jo vetem per rastet qe nuk dha kartona te verdhe (dhe 2 te kuqe te pastra te munguara) ndaj argjentinasve, por edhe per kartonat qe duhet tu jepte lojtareve gjermane. Tek rasti i Neuer, Neuer duhet te merrte karton (te verdhe apo te kuq) nese nuk do e prekte topin para se te perplasej me Higuain. Fati i tij dhe i gjermaneve qe Neuer e preku topin para kontaktit me Higuain, keshtuqe nuk kishte faull aty. Keshtu jane rregullat. Gomarlliku i arbitrit italian ishte qe aty ai dha faull kunder argjentinasit dhe per Neuer. Aty nuk kishte faull, keshtuqe e udhes ishte qe loja te vazhdonte me rivenie anesore.

Guçe, thone qe kostot e mjekimit per rregullimin e nofulles se thyer te Christoph Kramer shkojne aty te 250 000 euro, kurse Bastian Schweinsteiger akoma nuk e ka marre veten nga demtimet e 15 minutave te fundit te shteses. Thone qe i duhet nje operacion per syrin dhe e pakta dy operacione per gjunjte e bere cope-cope smiley

Daku qe ti nuk ke lidhje me tifozllikun kete e di une. Por qe s'kishe lidhje as me rreguloren e futbollit kete tashi po e mur vesh. O Kazono, si Mascherano si Aguero meritonin karton te dyte te verdhe ne SHTESE. Keto qe po them une ishin gjate neshjes. Taka ne pjese te pare dhe shkelmi ne pjese te dyte. 

Tani je shume kontradiktor sepse edhe po te mos i dish rregullat nuk ke si kerko dy vendime te ndryshme per raste deri diku te ngjashme. Aguero sipas teje meritote te kuqen se me nje levizje idiote te dores i ra Schweinit (mund te kete qene edhe e qellimte). Po topin e kapi dhe e kishte plotesisht nen kontroll Aguero. Kurse ne rastin e Neuer qe i ra me shkelm ne koke (e kupto besoj se kjo i rreziko jeten tjetrit) thu s'ishte as faull se preku topin. Plako ka ca rregulla futbolli. Nje nga keto eshte loja e rrezikshme. Pra si e kap si jo topin quhet faull edhe po nuk e preke kundershtarin. Pastaj nese ka kontakt eshte automatikisht karton. Ngjyra vendoset nga virulenca. Ne rastin e Neuer as qellimi, as virulenca nuk mund te vihen ne dyshim. 

Kurse taka e Howedes ka minimalisht qe ne boterorin e 90 qe eshte e kuqe direkte. Plus qe ishin dy momente qe percaktuan fatin e ndeshjes sepse te dy lojtaret argjentinas pak pas ketyre episodeve u zevendesune nga dy te marume (Lavezzi ishte lojtari me i mire ne fushe ne pjese te pare). Pse duhet te pranoj une qe te Italia te iki ne shpi prej nje kartoni te kuq aspak te meritume, kurse Gjermania te ngreje kupen fale mosmarrjes se dy kartonave te kuq (per te mos fol per favoret qe ju bone qe neshjen e pare, apo golin me faull qe i kualifikoi me Francen).

Se ne fund te fundit nje gjo e dime te gjithe, Italia e rref tu flejte Gjermanine.

 

po mir mer Guçe, dakort po ti quj qe t´gjitha. Pse per futboll do e prishim shoqnin ne?! smiley

Jam shume dakort me ty, Italia e rref Gjermanine duke flejt. Po ti thuj iher mer burre "ta gezoje ket boteror Gjermania!" se nuk u bo qameti, sepse nuk eshte se ka per t´ndryshu gjo n´ket bote fakti, qe Gjermania e fitoi kupen e botes dhe Argjentina jo. smiley

Car thu mer Kazon? Shoqnia s'vehet m'dyshim per futboll mer. Po ene futbolli pa debat ene pa sha arbitrin nuk ka lezet. Amon mer se me duket sikur prej ketyne projektorve robt kujtojne se jone ne kinemo kur shkojne ne lokal me pa neshjet.

Po fitorja e Gejrmanise ka me pas nryshim sa te dush. Ja po ti numeroj.

- Bundi 10-vjecar gjermon aty ku ishte ka me nejte. Asigjo s'ka me pagu. Kurse Argjentina o tu falimentu ene nje fitore ne Boteror do i jepte shume dore. (fenomen i vertetume ky me Francen ne 98-n dhe 2006-n, Italine ne 2006-n, Spanjen 2010-n)

- Po te fitote Argjentina une do kthehesha si zotni ne shpi pa mu dash me i ra si Magelani prej lacave qe xhironin gomat ne Bllok e bulevard. Ene ne zyre do visha gjithe qejf. Ene me pjesen delenxhie te fisit qe e kom me Gjermanine do takohesha ballelart. Se keta dreqen e kur i merr me i uru fillojne me te ca meneren per Italine. Po ene kete Firaunin e PPU do e rrifsha me coka (figurativisht)

- Plus ketyne do duhet te pranoj barazimin 4-4 me yje deri ne 2030-n qe ka rradhen me fitu Italia.

smiley

Thojn qe Federata e Italis dhe Federata e Brazilit jon tu kerku nonji trajner gjermon per kombtaren e tyne. smiley

At´here ta shofesh ti, se c´ka per t´bo fisi ty smiley

A mer Kazon sa shpejt e harrute kohen jo aq te larget kur "Kaizer-i" juj thote do e regjistroj Bajernin ne kampionat italion se ketu nuk shtyhet. Po car t'i boj atij cimkanjosit, sigurimsit, 80-lekshit, pensionistit me gazete me vrime, qe e shkatarroi futbollin italion ne 2006-n. (jo mer burre car lidhje ka Idrizi, per Morattin e kisha)

Po nejse ke te drejte se trajneret gjermone kone bo gjithmone hajer ne ...... Gerrqi smiley

Kurse aspiranti per trajner, italioni Di Matteo, ta fitoi Champions-in midis Mynihut.

Eh, mer Guçe, çer koherash kan qen at´here, t´kishte lezet shpirti me pa skuadra dhe kampionat italion. çere t´bosh, hiken ato kohe, u bo goxha smiley kan fillu kohera te reja smiley

Ke fillu me u plak, Guçe, t´ka zon nostalgjia smiley

O Guçe, La Gazzetta dello Sport kishte shkrujt qe "gjermanet ishin brazilianet e vertete ne kete boteror" smiley

Cfare ofendimi i rende............................per gjermanet smiley

C'gol I bukur ai I Maradones ne '86. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).