237 Komente

Edhe ket ndeshje e fiton Gjermani 7-1

FIFA ka përjashtuar Holandën nga hoteli sepse askush nuk e kishte menduar që kjo skuadër do të qëndronte kaq gjatë në këtë kampionat. 

Para fillimit të garës, rezervimi nuk parashikonte që ata të qëndronin deri në fazën përfundimtare të garës dhe ishte caktuar që në vend të tyre të qëndronte stafi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit edhe i disa sponsorëve të ndryshëm.  

Vetëm një ditë para gjysmëfinales së madhe me Argjentinën, ekipi holandez ka liruar dhomat e hotelit në Rio de Janeiro, kurse lajmi është konfirmuar edhe nga profili zyrtar i Kombëtares holandeze në rrjetin social twitter.

Natyrisht që kjo lëvizje nuk është pritur mirë dhe në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës Bert van Oostveen, i cili ka deklaruar se ky është një veprim i turpshëm.

“Kjo është e turpshme. Nuk e kuptoj këtë veprim. Sportistët tani duhet të lirojnë hotelin duke kërkuar akomodim të ri. Kjo lëvizje është në dëm të lojtarëve, të cilët ishin ambientuar me hotelin dhe tani do të duhet të ndryshojnë vendin në prag të ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tyre”, u shpreh Oostveen.

smiley 

dhe kjo tregon pikerisht ate qe Blater dhe ata matrapazet e tjere te FIFA pak lidhje kane me futbollin!smiley

po nejse, ti si gjithmone mire me parashikimet.. "finalja e madhe latinoamerikane" eshte ne rruge te mbare.smiley

E di Beluli...Kemi Belulin...Eshte Beluli...

Ky Blater sikur eshte me LSI-n...

Une per vete s'i kam gjet rezultatet,por rrugtimin e Hollandes e kam percaktu.

Ladies and Gentelmen,the winner iisss...Hollaaaandaaaa ! smiley

neshje trukume , 3 me 1 per Argjentinen.

...Kjo lëvizje është në dëm të lojtarëve, të cilët ishin ambientuar me hotelin dhe tani do të duhet të ndryshojnë vendin në prag të ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tyre”, u shpreh Oostveen.

- Ik mer carac se para kater vjetve sikur ishte nji neshje me Spanjes, me sa maj men, qe ishte pak me e rendesishme. C'ar je ti tre vjec e gjys ... ?

Qemolo te verteten ka thone, dje kishin pagu deri ne $50000 bileten robt me pa Gjermanine nga afer ne stervitje. keto me kete neshje e sigurojne bileten.

?????? ... Friendly advice: Whatever amount of coffee you drink in the morning ... double it !

 

Qemolo sa 7 kafe ke pi? smiley

Argjentina do zgerdhihet sot. Gajret deri ne 2pm
 

Hollanda do e fitoj luften me lule(tulipana)...As tangoja argjentinase as hoffmani gjerman si ndal dot cunat e profesor Van Gogut.smiley

Belul, thuj noi gje per tu mbajt mend ne lidhje me kete Hollande.

nuk e di nese e kuptova mire pyetjen Lulian, por per tu mbajtur mend nga kjo Hollande deri tani?   -fitorja e thelle, spketakolare, ndaj Spanjes!   por edhe nje fitore historike  do thosha une, sepse i dha fund monopolit  te padiskutueshem  6-vjecar  te spanjolleve  ne futbollin boteror.smiley

Pergjigje domethenese, sidomos kur Spanja u rrah paq e paster me rezultat tavoline edhe nga Kili.

Ne lidhje me Hollanden qe po del para nje ekipi qe jo vetem qe di te mbrohet e te ngreje çarqe apsajti po aq mire sa Kosta Rika, por qe di dhe te bej gola per me teper, ketu e kisha pyetjen.

po shiko Lulian, Argjentina vertet mbrohet mire,  por ama nuk pritet te luaj si Kosta Rika, vetem ne mbrojtje..  teorikisht te pakten,  presim qe edhe Argjentina te sulmoj..  dhe  po sulmuan, do te thote qe do te krijohen hapesira  ne prapavijen e tyre.. pikerisht keto hapesira pritet te shfrytezohen nga Robben, V.Persie etj..smiley

une them se ne kete ndeshje  Sneijder do shenoj gol dhe do  te jet vendimtar.. Argjentina ka nje portjer karagjoz  dhe ka per te ngrene gol nga distanca ose nga faulli.. nuk e di nese e ke vene re, por Sneijder e ka korigjuar goxha keto 2 ndeshjet e fundit  shenjestren drejt portes..smiley

 

p.s   nje kuriozitet i vogel per kete Oranje..   si asnjeher tjeter,  ku grup ka 5 lojtar aktive nga Feyenoord.  por po te llogarisim edhe te tjeret si v.Persie, Fer, Wijnandum etj, gjithashtu  te akedemise Feyenoord, por  nuk luajne me aty, behen 9 lojtare.. eshte vertet e vecante per futbollin Hollandez  kur dihet se levruesi kryesor i kombetares ka qene si gjithmone Ajaks..smiley

Ne fakt mua s'me ka ngrofur fare Hollanda. Ne 2010 i desha te fitonin, kete vit me duken te lodhur, te plakur, strategjike. Hiq ndeshjen e pare qe nxorren inatin e finales se fundit, me thene te drejten edhe nuk kane pasur rast te prodhojne me shume se c'mjafton (nderrimi i portjereve per penallti eshte treguesi me domethenes i te berit vetem aq sa mjafton, por te njejten performance kane treguar gjithandej). Shpresoj te prodhojne ndonje gje me verte te bukur, perndryshe do mbahen mend thjesht per shkurorezimin gjithe gjeste te nje mbreti qe nuk donte te mbreteronte me.

pse?  une  mendoj qe Hollanda  kunder Kosta Rikes luajti mire dhe  prodhoi goxha futboll.. Kosta Rika nje ekip i mireorganizuar qe vetem u mbrojt ne nje gjatesi rreth 40m te gjysemfushes se vet..  dmth qe Hollanda duhej   te luante futboll ne gjithe gjatesine e fushes, qe eshte rreth 100m..  po kjo nuk eshte aspak e lehte, aq me teper kur duhet ta besh per 90 minuta...e aq me shume per 120 minuta, sepse  kerkon shume energji.. Hollanda e beri goxha mire  krijoi  e  krijoi shume raste, por nuk donte fati..  keshtu eshte futbolli.smiley 

gjithsesi, kjo Hollande nuk eshte dhe aq  e spektaklit,  se sa nje Hollande e kalkuluar per te marre rezultatin qe do..  ai rasti i nderrimit te portjereve ne nje ndeshje qe normalisht duhej fituar brenda kohes se rregullt,  eshte treguesi me i mire  kesaj Hollande mirellogaritur deri ne detaje.)

une them se ne kete ndeshje  Sneijder do shenoj gol dhe do  te jet vendimtar..

smiley  

Fiton Hollanda, dhe si gjithmone humb ne finale me Gjermanine smiley

si gjithmone?   -1 finale ka humbur Hollanda me Gjermanine.smiley     por qe ne pergjithsi kane shkuar 3 here ne finale dhe kane humbur 3 here... tashi: e katerta e verteta!.smiley

Jo jo, e kisha llafin si gjithmone keto 40 vitet e fundit smiley Hollanda ka qe ne kohene jul cezarit qe nuk fiton me Gjermanine ne mdeshje te rendesishme, aq me keq do jete kete here me kete Gjermani qe shkelqen dhe me nje Hollande qe varet te Robben dhe eshte aq ne pike te hallit sa nuk zevendeson dot van Persin smiley

1988 gjysemfinale  EK, Hollande- RFGJ 2-1.  Hollanda kualifikohet dhe shkon ne finale kunder BRSS. fiton dhe shpallet kampione e Evropes.   ndeshje me e rendesishme se sa nje gjysemfinale, eshte vetem finalja, apo jo?smiley

Gjysemfinale e kampionatit europian eshte mer, dhe ca kampionati ... kampionat ku shkojne ruset ne finale smiley Hakmarrja erdhi e fresket dhe atehere, ne '90 ne mos gaboj ka qene ajo skena ku Rijkard peshtyu Voellerin dhe u rrafen si gomari ne duhan? smiley

degjo, se na kujtove episodin e famshem ''peshtyma''  Rijkaard-Voller..   Rudi Voller me vone,  e pranoi publikisht  qe  ''e meritonte peshtymen''.smiley   sepse e provokoi Rijkaardin.  ne nje interviste tha:  ''aber  es war eine schwalbe''   

dhe nje kuriozitet, nga ky moment  pasi e tha Rudi publikisht ne tv, fjala schwalbe  hyri  ne fjalorin hollandez.smiley

Belulo,ke dhe nje 3-1 ne 92shin evropian.Nje e zgerdhime alla Brazil Gjermani me loje,po me rezultat me modest. smiley

Belulo, keto pilingrefsat e RFGJ e harrojne qe edhe 1988 ishte si finale kur iu a hoqem breket nga koka mrena ne Hamburg per Kampionat Evropian. Nuk du me fol gjate se e kam ters. Kam fol shume para 4 vjetve dhe ma mylli gojen karkaleci Robben ( arsyeja qe nuk e shof dot ). Hajd good luck dhe ishallah ky eshte viti qe do lajme gjithe gjynofet .

Ne finale do perdoret skema e L2B, do ju marrin bicikletat qe mos te kene me ca te levizin, dhe do i pushtojne per 45 minuta smiley

ndeshje e veshtire, argjentina eshte dukur kompakte ne mbrojtje ne dy ndeshjet e fundit, ndryhimi i vetem pozitiv i kesaj skuadre gjate ketij boterori. Per pjesen tjeter jane te merzitshem por efikas para porte me ate pleshtin mesi. Shof me favorite argjentinen megjths hollanda do ti shtonte me teper kolorit finalese.

Veshtire se do perseritet goli fundit spektakolar mes dy skuadrave, ndersa ndeshja mund te vendoset me shume ne planin taktik.

Fakte rreth ndeshjes Holandë - Argjentinë  

 

Pasi ekipit duken më të baraspeshuara, kjo gjysmëfinale pritet të jetë më interesante se ajo 'skena' që ndodhi dje. Për t'iu informuar më mirë, ne ju sjellim fakte rreth të dyja skuadrave:

- Argjentina kalon në gjysmëfinale që pas vitit 1990, kur Gjermania Perëndimore i mposhti ata në finale.

- Argjentina ka kujtime të mira nga gjysmëfinalet. Në tre herë sa ata kanë mbërritur aty, të gjitha i kanë kaluar për t'u kualifikuar në finale.

- Holanda dhe Argjentina janë takuar katër herë në Kupën e Botës. Tulipanët kanë dy fitore, Albiçelestët një dhe një ndeshje ka përfunduar në barazim.

- Fitorja e vetme e Argjentinës ndaj Holandës, ishte kur Argjentina u shpall kampion bote në vitin 1978. Në takimet e përgjithshme, Argjentina ka katër humbje dhe tre barazime përball Holandës.

- Argjentina ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës(12 fitore, 3 barazime, duke mos përfshirë goditjet e penalltive).

- Holanda ka humbur dy nga 12 ndeshje në Kampionat Botëror ndaj ekipeve Ameriko-Jugore, duke mos përfshir% goditjet e penalltive(1978 vs Argjentina, finale & 1994 vs Brazil, çerekfinale)

. - 10 nga 12 golat e Holandës në këtë Kampionat kanë ardhur pas pjesës së dytë. - 4 golat e fundit të Holandës në këtë mondial kanë ardhur pas minutës së 75'. - Holanda bëri 692 pasime në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, duke thyer rekord me vete. - Lionel Messi (29), Arjen Robben dhe Di Maria (të dy 25) janë tre lojtarët me më shumë driblime në këtë Botëror.

- Messi gjithashtu ka krijuar më shumë se kushdo tjetër shanse për gol: 19. - Kundër Kosta Rikës, Wesley Sneijder është lojtari i 10-të në histori të Kampionatit Botëror që godet dy herë shtyllën, që prej vitit 1966 kur kanë nisur të numërohen këto statistika, deri tani 2014. Ai është holandezi i parë që e bënë këtë.

 

 

 

- Kundër Kosta Rikës, Holanda u bë ekipi i 11 në histori të Botërorit që godet tri herë shtyllën(1966-2014). - Argjentina dy ndeshjet me eliminim direkt i ka fituar me rezultat 1-0; Kjo është e treta herë që ndodhë kështu, pasi në vitin 1986 dhe 1990 pikërisht kështu ndodhi. - 0-0 barazimi i Holandës ndaj Kosta Rikës, ishte barazimi i parë pa gola në fazën e eliminimit direkt për Tulipanët. 

Kjo i dha fund statistikave që thonë se në një 11 Kupa të Botës, në fazën e eliminimit direkt ata kanë pësuar gol. - Kjo është hera e parë që Argjentina ka arritur në gjysmëfinale, kur edhe Brazili e ka bërë të njëjtën gjë. - Argjentina ka shënuar 11% të goditjeve të tyre drejt portës, norma më e mirë në Botërorin 2014. - Argjentina ka bërë 86 krosime të pasakta, më shumë se kushdo tjetër. - Holanda është ekipi i vetëm në këtë Botëror që ka marrë më shumë se një penallti.

Perballjet e fundit Holande - Argjentine

Holanda 0-0 Argjentina 2006 - Kupa e Botës

Holanda 1-0 Argjentina 2003 - miqësore

Holanda 1-1 Argjentina 1999 - miqësore

Holanda 2-1 Argjentina 1998 - Kupa e Botës

Argjentina 3-1 Holanda (1978 - Kupa e Botës)

Formacionet e mundshme per ndeshjen e mbremjes se sotme:

Holandë: Cillessen; Vlaar, De Vrij, Martins Indi; Kuyt, Wijnaldum, Sneijder, Blind; Robben, Van Persie, Depay.

 Argjentinë: Romero; Zabaleta, Demichelis, Garay, Rojo; M. Rodriguez, Gago, Biglia; Messi, Aguero, Higuain.
 

Ballafaqimi me i mundshem i ketyre dy ekipeve ka gjasa te mbeshtetet ne gjendjen fizike se pari .

Tjetra do te jete " ndeshje " midis trajnereve.

Van gal eshte "kerpac" dhe do kerkoje maximumin nga Robens , jo thjesht si Fantazist por si Rendiment .Argjentina mund ta "bllokoje" kete. Ne anen tjeter Messi te jep me shume mundesi ne loje ne grup pervec aftesive personale .

E veshtire per te parashikuar kur kujton tere ate HOLLANDE si Cikllop 20 -25 minutat e fundit te Lojes . Por edhe kur kujton K/piedet e Messit ne caste qetsie ....

Megjithate me shume shanse i ka Argjentina ..perjashtuar penalltive !

Hallanda fiton, por jo kupen e botes!  

 Gary Lineker :

Futbolli eshte nje loje me top ku luajne 22 lojtar dhe gjithmone fitojne gjermonet! 

smiley

 

 sot mungon dhe di maria, qe nuk eshte pak per lojen e argjenteve

Why why why? lol 

pse'ne nuk e gjet as sterio spase, qe boni roman.

eshte demtu rondshem fare

Pa Brazilin tim, se si me duket tani, sikur s'ka vlere me ky kampionat smiley

Nuk e kam kuptuar strategjine e Xhiboles per kete K.Botror . Fjala dhe parashikimi i ka Peshe ne Politike e jo me ketu ! Nuk hyn asnjehere kur eshte ngrit kuvendi ose hapur Derstila .Vjen ne fund pasi eshte lare ,tjerr e bere lemsh leshi .Prirje per barazlargim dhe nuk do te behet Pale ? Ndoshta smiley

Why Xhibole ? Mire Gjembi qe aq ja pret dhe nuk pretendon Po JU smiley

Morpo ndaç Hollantinë ndaç Argjellande, Gjermoni shoke Gjermoni, ka per ti shkrumbue.

Hollanda do t'ja bej Argjentines sic ja beri Spanjes...kete rradhe 4-1.

Fiton Argjentina smiley

une them fiton Meksika smiley 

Meksika u paraqit denjesisht. Thuaj cte duash ti smiley Belulo nese fiton Hollanda sot une jam e bindur pastaj qe fitojne World Cup! smiley

Hollanda do luaj  5-3-2, sistemin qe luajti me Spanjen, sot.. pra  mbrojtje/mesfushe e ngjeshur dhe me 2 sulmuesa. Robben/ v.Persie.

e vecanta eshte se do luaj  De Jong  ne mesfushe.. De Jong u demtua ne ndeshjen me Kilin mos gaboj dhe  nuk luajti  me kunder Meksikes dhe Kosta Rikes.. bile u tha qe mbaroi Boterori per te.   mirepo  ndodhi mrekullia.. De Jong, tipik mesfushor kontrollues, agresiv,  eshte shume i rendesishem   taktikisht per Hollanden.smiley

de jong eshte pika kyce e hollandes, po ta shohesh mire. Loja e hollandes bazohej te shkatrrimi i aksioneve te kundershtareve dhe rinisja e shpejt, detyre e de jong. Ndeshja ndaj kosta rikes, qe nuk sulmoi fare, ishte atipike per kete hollande ndaj dhe hasi veshtirsi. Megjithate edhe pa te van gaal e arranxhoi mire skuadren. 

mendoj se kjo eshte dhe risia e hollandes kete botror, menaxhimi i skuadres nga kameleoni van gaal. Van gaal ka ndertuar skuader me shume pak material. Edhe nese nuk kalojne sot mendoj se ja ka arrit qellimit.

pikerisht, pikerisht.. De Jong pervecse e lidh, e mbledh mesfushen,  eshte aktori kryesor ne shkaterrimin e sulmit te kundershtarit dhe menjeher rinisjen e kundersulmit te Hollandes...

 

p.s  e thashe edhe pardje..  me daljen ne katershe, Hollanda e ka arritur objektivin qe kish vene federata Hollandeze per kete boteror... tani e tutje  luan Van Gaali  per objektivat qe ai ka vene vetes dhe ekipit.smiley

qekur na felliqi brazili dje -----turp i modh

nuk me behet te shoh me futbollin this year smiley

Mesa duket deri tani Argjentina eshte me mire. Pjesa e pare 1-0 per Argjentinen... sepse po ben loje me te zgjuar. Hollanda duhet te ndryshoj taktike pjesen e dyte se s'ka gje ne vij keshtu.

Hollanda fiton. smiley

Pfffffffff....asnjones nuk ja mban me fitu se e dine ca i pret ne Finale smiley

shume ndeshje e vaket, te dy ekipet po tregohen shume te kujdesshme, mgjthse Argjentina duket cik me mire.

Shume dobet, na vune ne gjume me dashje..smiley

Van Gal te henkshin qente!Hapi ato qitapet dhe ndrysho skemen se nuk luhet me topa te gjate.Van Perso mos dil me fuori giocho se na fike.smiley

Grrrrrr

Skolari paska thene qe po t'i bjere te loze me Hollanden per vendin e 3te do ta beje ndeshjen, po i ra me Argjentinen do dergoje Idrizin dhe Azbi Kasaj ne fushe, ne vend te skuadres.

P.S. Kete kampionat ndihet mungesa e parashikuesit Gjergji_N n'Peshk.

Messi do bosh gol apo te shesim te Kavaja.

Qenke me Argjentinen smiley

Edhe shiu mungonte..smiley shiun e ka derguar Papa smiley

1 u duk

Ça jane kta tulipane te vyshkun

Vallahile te fort fort jeni qi shifni neshje mas Asaj te djeshmes

ndeshje taktike kjo Fiqo, per nerva te forta.smiley      ja te shohim mos ka ndonje plan ky trajneri i Argjentines..smiley

S'te teproi nei petell per mullixhinjte?smiley

Hahah Dulla n'ven. Edhe kur i ra te fiket te neshja tjeter, si busti Dulles u rrexu smiley

u mesuam keq me ate ndeshjen e djeshme, kjo spo shtyhet fare.

Fryka e 7tes. Van Gaalit i jane lag formulat.

Vec ne penallti mos shkoj se do fusin ate gjene e gjate menjehere. lol. Let's go Messi !! Duam goal!! 

Ndeshje pa emocione. Hollanda dobet! 

Dhe nuk ja vene dot fajin vapes...

Keta do mundin Gjermanine e djeshme?

Messi qeka si kal i nordh sot.

Do bej gol Huntelaar tani, nuk shkon ne shtese.

Oooooo ca rasti!!! 

Shpetoi mire hollanda prej Palacios! 

3ta e verteta! Po vjen era gol! 

iku me penallti me nje llaf, hajt me se asnje se meritoi. Kruli nuk eshte kshuqe...

Ky traineri i Argjentines duket si vllai i modh i Gjin Gjonit (qe iu bofsha kurbon se mezi e kom ).

Nese Gjermani theu dje disa rekorde qe dhe mund te thyhen ne te ardhmen, kjo gjysemfinalja e sotshme theu nje rekord qe nuk do thyhet as per 100 vjet, si gjysemfinalja me e merzitshme e te gjitha kohrave smiley

Tani varet nga portierat..

Yeah!!! 

Mooooosssssssss

1

2

Yeah !

E mori Argjentina

3

oleeee, oleea Argentina !

4

Mbaroi! smiley

Keta te Argjentines i rrjep Gjermani po he.

Gjermania 5-0 smiley

Hajt ta gzoje Argjentina diten e pavaresise.

Hollanda me Argjentinen nuk e meritonte, edhe me penaltite ishte dobet! Faji i Van Gaalitsmiley 

Van Gaaaal ku e ke portierin e penalltive

Van gaal thinja ne tembla

kete rradhe s'u be dot tendja.

van gaal i thelle si deti

nuk te eci marifeti.smiley

Shume interesante ka per qene finalja, copy - paste me ndeshjen e 2010 smiley

Kesaj Argjentine gjermani i rru trapin

Gjermoni ja mbledh Mesit 8 me di ! smiley

Kjo Argjentine eshte komplet e kalbur, ekip pa pike ideje. Nese sot Hollanda nuk i rrafi dot besoj qe ishte efekti i lodhjes nga ndeshja e fundit dhe zgjedhja taktike e gabuar e trajnerit. Ky eshte ekip skandaloz, eshte turp per futbollin qe keta jane ne finale

pa ndonje ide sulmuese eshte Argjentina.. ose e vetmja ide eshte Messi.. por  puna eshte se jane mjeshtra per lojen mbrojtese.. te paralizojne se lozin te grupuar dhe te organizuar.. v.Persie, por sidomos Robben i nxoren jashte loje..

Jo me jo, Robenin ne fakt e neutralizoi van Gali me taktiken qe kishte zgjedh qe ishte e tipit terhiqe mos e keput dhe po bene ndonje gabim rrasi petllen. Sikur te kishte sulmuar sic sulmoi Kosta Riken do ta kishte coptuar

Fizikisht Hollanda ishte e lodhur Argjentina ishte me mire ne mbrojtje, me Maskeranon por e dobet me Mesin Mesi nuk rezikoi fare! Te dy ekipet sot ishin per faqe te murros! 

ajo po.. v. Gaal, ndofta duhet te kishte guxuar te sulmonte, te pakten pjesen e dyte me 3 sulmuesa,sic luajti me Kosta Riken.. sepse te sulmoje me dy sulmuesa nje mbrojtje kaq te ngjeshur  dhe e aq e fokusuar si kjo e  Argjentines  sot, qe e kote.

Po ca mbrojtje Belul, e gjithe loja u be ne mesfushe. Nuk kishte hapsira asnjera skuader per te organizuar/nisur nje sulm lere me te penetronte ne zone. Prandaj dhe ishte ndeshje e merzitshme. Argjentina e kontrolloi lojen dhe ishte e pozicionuar me mire ne fushe. Hollanda pati raste vetem kur e rriti tempon e lojes, po nuk kishte fuqi ta mbante

te dy palet ishin shume te kujdesshem ne mbrojtje. por po te kishin provuar me shume ne sulmin e shpejte mbase benin ndonje gol pa penallti.

ti ia fut pordhes kot.cfare quan ide ti nje here,dhe si eshte nje ekip i pakalbur.ky eshte nje ekip qe i fitoi te gjitha ndeshjet ne grup,qe eliminoi ato qe i quajtet ekipe gjigante si belgjika,qe nuk e la holanden te ishte holande,qe ka ngrene tre gola ne gjashte ndeshje,por pa qene kurre ekip mbrojtes.latinoamerikanet kane pas gjithmone mbrojtje te dobet,dhe bravo i qofte trajnerit qe e ka forcu sic veren dhe beluli,te cilit i shpreh ngushellime,po besoj eshte objektiv qe ne finale shkoi ai qe e meritonte.faleminderit edhe van galit qe sfuti ate gorillen e penalltive

Ne 6 ndeshje kane bere 8 gola, dmth 1,6 per ndeshje qe eshte nje mesatare mizerje. Pervec ndeshjes se sotme kane lujatur ose me ekipe komplet medioker ose me ekipe gjysem medioker perfshire dhe Belgjiken. Sot qe kishin perballe nje ekip cilesor pridhuan gjithsej dy raste komplet te lodhura nga ato qe ne bilardo quhen "e mori me xhap".

shikoji pak komentet per belgjiken para se te luante me argjentine.ky ekipi madheshtor me te cilin luajti sot,gjuajti ndonjehere ne porte,se nuk e mbaj mend.dhe behesh qesharak me keto mesataret.eshte kupe bote,jo kampionat kooperativash.sa do ti qe ta kete mesataren,7.6.e ka golavarazhin 8- 3.sa e ka holanda jote

nje here. Bravo Argjentines qe e neutralizoi belgun. Tashti shko shife ndeshjen me belgun edhe nje here. Gjithe ata palla te gjate, turp i zotit, nuk bene asnje perpjekje krosesh kunder shtupakeve te argjentines. Pastaj llogarit qe Argjentina nuk do kete perballe luaner te rinj si belget (Belget ke per ti pare ne finale ne Rusi, ketu do jemi) por ujqer plak e te uritur. Shi krosash do bjere mbi mbrojtjen argjentinase, s'ta merr mendja.

Shajzet e mutit, me bene t'i dua.

une e kam pare dy here,le ta shohin kundershtaret.po ate pra po them,bravo qe neutralizoi kete,bravo qe neutralizoi ate,ai qe neutralizon fiton.ujqit pleq skane takat me kercy,mos u mprih kot dhe ti.do thush te henen prape,bravo Argjentina qe neutralizoi ujqit pleq te uritur,por pa dhembe ne goje.

Cfare s'ben vaki per ate pune, por ndeshjen me belgun s'e paske pare mire. Nuk ishte merite e Argjentines qe Belgjika s'futi krose, por budallalleku i belgve. Budallellek te cilin ti nuk mund ta besosh se gjermanet do e perserisin.

Te thashe,ndeshjet nuk i shikon fituesi,per te pare pse fitoi,po humbesi per te pare pse humbi,ose kundershtari,qe mos shkoj dhe ai per lesh.ti sikur ke lindur ne buckingham palace mo vella.me kete logjiken tende,cdo kupe bote do ta kishte fituar anglia.po futbolli quhet football,jo headball.

Argjentina fiton World Cup people! smiley

Hollanda ja  uli pak dhimbjen Brazilit. smiley

O Van Gaal zgjuarsia

sot s'te eci penalltia

portieret nuk i nderrove

dhe kupen e harrove

Si mund te perballohet humbja? 

Sic e kane perballu ata qe skualifikoi Greqia kur doli kampione e Europes, ky eshte rasti tipik i ngjashem qe nje ekip pa lidhje shkon ne maje. Vallai eshte turp per futbollin qe fjala vjen Franca e Kolumbia jane jashte ndersa keta karakatinat shkojne ne finale.

e meritote hollanda te ish ketu?

Krahasimisht me Argjentinen nja 10 here me shume. Per mua si tifoz i Gjermanise eshte ku e ku me mire qe ne finale kemi perballe Argjentinen, keta max qe mund te bejne eshte qe ta cojne dhe ate ndeshje ne penallti (sikur largqofte mos te marrim asnje goditje standarte per 120 min) dhe atje s'kemi frike se kemi Neuer-in smiley Ndersa Hollanda ne finale do kishte qene vertet kafshate e veshtire, jo per kualitetin sesa per motivimin qe do kishin

Qetesohu. Asgje e keqe ska per t ndodh. lol 

E vetmja gje qe mund te bejne eshte te parkojne autobuzin para porte dhe te shkoje me penallti po paten fat. Nese tentojne te lujne futboll ndeshja mbaron 4-0 smiley

Po jo mo lal,se sjane hollanda jote qe dhe me kosta riken shkoi me penallti.shikoji pak statistikat e ndeshjes sot

Futboll me te shemtut nuk ka federate fife qe ta lindi; simulo, vrit, vrit, vrit, simulo, simulo... Ja moren dhe ate titull te mundshem qe i kish ngel me mbajt italjoneve...

Any tall buildings around where you live ?

S' kam ne mend te behem deshmore futbolli..smiley

kur skemi pulen do hame sorren; kenaqemi qe iku nje nga skuadrat me futbollin me te shemtut ne bote....

Falemners Argjentine!

Van persi Kal I ngordhur sot. Vlaar nuke duhej lene te Gjunte penalty.

Plani hollandez me duket se ishte t'i fitonin te gjitha ndeshjet me penallti.

Pervec lodhjes psikologjike e frikes duhej we hollanda nuke donte me fitu. Po te fitnte nuke do ishte me hollanda qe Arrin afer bulimit e nuke pi uje.

Lexoj qe pozicioni i Thomas Muller quhet Raumdeuter, qe do te thote "interpretues hapesirash" dhe qe eshte fjaleformim sipas Traumdeuter "interpretues endrrash." Pres te shoh si do e interpretoje mbrojtjen hermetike argjentinase smiley

Ti interpretoje ca hapesira mbrojtjes gjermane Mulleri se futet Dimaria te dielen dhe rifillon tangoja argjentinase DiMaria-Messi.

Po ca TANGO leshi. Gjithe kupen me zor kane fut aq gola sa Gjermani i futi vetem Brazilit. Gola te ngrene... njesoj. Pse vetem Argjentina qeka hermetike ne mbrojtje keshtu. Marshi, o marshi fiton, jo tango.

What a player Müller is, albeit one with a distinctly slow-burn appeal, the kind of love-at-fourth-sight merchant it is necessary to watch a few times just to get some sense of, well … exactly what he's doing out there. It is useful to remember that Bayern's inside-outside forward is now credited with having a specific personal superpower. Not quite a playmaker, some way short of a striker, and blessed with no extreme qualities of power or technique, Müller is instead the world's first Raumdeuter, which is German for "space investigator".

Prandaj lexoj shume komente te dobeta ne lidhje me futbollin e sotem, sepse njerezit merren me historira me teper (kush e rrafi ke ne ´39) sesa me leximin e shenjave te futbollit te sotem (gjerman)*

 

* ne fakt futbolli "i sotem" gjerman ka qe ne 2006 qe po aplikohet. Epoka Klinsmann do te rregjistrohet ne te gjitha librat e futbollit.

epoka klinsman vazhdon akoma me Ameriken, e njejti futboll i bukur me talente te reja. cuan ne shpi Christiano Ronaldon.

Ate De Andre Yedlin e mori Roma se jo vetem qe i boni zap si Ronaldon po edhe Hazard, por gjithashtu me shpejtesi rrufe dilte shume kollaj mrapa kraheve te mrojtjes kundershtare.

Xhibole te erdhi Dita

Te shkruash nga Amerika 

Brazil te rente Pika

Hollanda pas ty vika..

Me kujtohet dikur nje Tifoz i " mencur " i Jermenit , shofer .Po e prisnin te gjithe pasi u rraf Gjermani.nga Italia  Mberriti dhe sa pa e sulmuar ja dha 

U thashe une qe do fitonte Italiani smiley

E mer Xhib e le sa u la e u torr / u be druge   u permor e u mbeshtoll / dhe erdhe gjith gaz e hare / me konkluza per Atme e per Be..

Po kush do dale kampion nuk na i the smiley

 

Brazil o Brazil me halle

nga kemba e dushmanit u ndalesmiley

C`te mbjellesh do korresh, Holanda s`beri ndonje gje per t'u mbajtur mend pas ndeshjeve ne grupe Penalltia e paqene me Mexiken, fati me Kosta Riken s`te ndjekin gjithmone. Ndeshja e mbremshme ishte loja me e dobet e 63 te luajtura deri me tani. Van Gaal..ai e meriton te jete magjistari van KAL

penalltia e "paqene" me Meksiken per ty, por ishte e diskutueshme sepse pati kontakt dhe penallti te tille Hollandes ja dhane kundra qe ndeshjen e pare me Spanjen.. por nuk te pash ty te indinjoheshe kaq shuke..smiley. pastaj, ajo puna e Meksikes edhe pa ate penallti kishte marre fund pasi Hollanda beri 1-1 sepse Meksikanet u mbyllen ne mbrojtje, aq e kishin hapin..
pastaj, te thuash qe Hollanda pati "fat" me Kosta Riken, qe e mbyti per 120 minuta me raste, shtylla , top ne zoterim 90% te lojes, pervcse nuk merr vesh nga futbolli, behesh qesharak fare or mik! apo doje te thoje te kunderten, se Kosta Rikae pati fatin sa nje mal ate ndeshje.

nejse, me kete grup te ri lojtaresh qe u krijua rreth 1vit e ca me pare, Hollanda arriti ne kete Boteror me teper maksimumi i mundesive te saj. mendoj qe ky ekip do jete akoma me i pjekur per EK pas 2 vjetesh.

p.s do kemi finale latinoamerikane.. Brazili del kampion..smiley
.smiley

une them se ne kete ndeshje  Sneijder do shenoj gol dhe do  te jet vendimtar..smiley smiley

po, Sneijder ishte vendimtar se humbi te penallti te rendesishme.smiley. pra nje pjese e parashikimit tim doli.smiley

nejse, te thash me siper: je bere qesharak me vleresimet dhe parashikimet qe ben ketu.. hidhu nje sy komenteve qe bejne shoket se kane kohe qe po te marrin si pike referimi.. hedhin baste pikerisht per te kunderten e asaj qe parashikon ti.. u ben zengjin dynjaja.smiley

Epo une qe thua ti o Belul, s`jam parashikues fati e as fallxhor, ne dynjaja sic thua ka bere para, pikerisht me te kunderten e atyre qe kam shkruar une, me behet qejfi, le te fitojne ca lek me teper, se s`po i marin nga xhepat tane..Nese ju s`ju vjen mire, aq me keq atehere...Qesharak per vleresime s`me ka thene njeri deri me sot, kete po e thua ti qe dukesh se s`fundmi po ben si pordhac mendjemadh..Keshtu 

Boteror Katastrof,shyqyr qe do mbarojj...Hajde shiko ne finale Biglia-n,,dhe De Michelis.smiley

belul, 

doja te ishe ne finale me ne, me vjen keq. van gal duhej te kishte rrezikuar pak me shume. duhej te sulmonte me shume 

po e thashe pra qe dje, Hollanda pjesen e dyte duhej te riskonte, te hidhte sulmuesin e e trete nga krahu.. ashtu sic u zhvillua loja ishte pashanc sepse Argjentina ishte pozicionuar shume mire ne mbrotje.. dhe ne pergjithsi u be nje ndeshje taktike me qarkullim te shumte te topit ku synimi kryesor ishte ndonje gabim i kundershtarit.
perfudimisht, Hollanda luajti keq, nuk guxoi, nuk sulmoi dhe nuk krijoi me shume, per rrjedhim nuk meritoi me shume!

Per asnje moment s'kam qene dakort me kte lloj futbolli qe bani Hollanda ne kete botnor.Arritja e rezultateve na ushqeu me iluzione te kota.Pasime horizontale pa kurrfare ideje e qe perfundonin duke kthy topin te portieri.E vetmja skuader hollandeze qe merakun e fundit kishte porten kundershtare.Mesfushore ngordhalaq qe i pasonin topin atij qe kishin me afer,krejt te pazot me nxerr ekipin perpara.E vetmja menyre me dal ekipi perpara ishin veprimet individuale te Robenit dhe ca vertikalizime me topa te gjate qe ngjanin si veprime te deshperume,duke shpresu se van Persi do bante dicka.Pervec neshjes se pare me Spanjen,bashkepunimi i Robenit me Van Persin ishte zerro. Normalisht per te fitu nje botrore duhet me patjeter qe te jesh pragmatist,po jo keshtu,duke hum cdo lloj etike te futbollit.Mourinjo e ka "shpik" kete lloj menyre te luajturi dhe eshte traineri qe bashke me Kaplon i urrej me shume,pikerisht per kete fakt.

Argjentina e myti Hollanden ne cdo aspekt, deri ne momentin qe doli Perez, ku pastaj Argjentina s'arrinte bente lidhjen mbrojtje sulm po dilte me topa te gjate, nderkohe qe te gjithe jane shkurtabiqe.

Kjo Hollanda e sivjetme ka qene nje ekip me se medioker, qe pervec 45 minutave me Spanjen, ishte pertoke. Dhe kjo Hollande nuk behet me as per nja 10 vjet. Ata qe ushqejne iluzione se ky grup do rritet mos te harrojen se boshti do plaket e sdo jene me. 

Argjentina e ka kuptu se vetem me Mesin nuk dominojne dot keshtu qe me mire mbrohen fort e shpresojne te behet dicka. Gjermania nga ana tjeter harron se pasi shkaterroi portugaline 4-0 u shkaterru nga Gana...smiley

 

Argjentina e myti Hollanden ne cdo aspekt

Per ndeshjen e djeshme e ke, besoj, fjalen. smiley

Belulo, nuk kemi humb, paska thene Van Gaal.smiley

Do u perseriskan penalltite.

 

e ka fjalen per penalltite e ndeshjes Argjentine- Gjermani..smiley

Ndeshjen Hollande - Argjentine e fitoi kjo e fundit 4-2 me penallti. Kjo ishte nje ndeshje shume e bukur, me nje ritem te shkelqyer ne 120 minutat e saj por e dominuar nga supermbrojtjet, te cilat bene qe fitoren ta percaktojne penalltite.

Sali Sheqere Berisha.

O sali bej pak pushim o derman se bota do vazhdoj te rrotullohet edhe pa vleresimet e tua.

Qeka dhe Sali Kamardare Vuçidol Berisha  tifoz i top-këmbës smiley Le qe ne kujtime sikur përmend edhe topin me lecka ne fshat ...

Në fund të ndeshjes sh.Sali si një Udhëheqës i Madh Ndërkombëtar për këtej e andej Kufirit deklaroi se

 " futbolli është një nga lojrat  me Top smiley

Sali Topi nga Vuçidoli

Me PD-hin Kampion futbolli

 

Perfundimisht FIFA duhet te gjeje nji formule te re per ndeshjet mbas grupit. Deri sa pa u arrit ne roundin e 16, cdo kush tha qe ky eshte ndofta Kampionati me i bukur ne kujtese. Rekord golash,ndeshje te hapura etj. Sapo u arrit eleminimi, ekipet plehra e qelben futbollin dhe u mbyllen ne porte si me thone : Po patet bythe, hec na boni gol !!! Nuk ishte cudi qe asnji nga ndeshjet mbas grupit nuk shifej me sy. Some ugly, ugly shit. Une nuk jam specialist, por kam pa futboll qe tre vjec. Nji menyre eshte qe te ruhen piket e grupit edhe ne roundet e eliminimit ( ishte ne 1982) . Keshtu Kosta Mrika dhe Algjer Drania nuk do bojne si cuba duke u myll ne fushen e vet ( kjo vle edhe per plehrat e Greqise). Ose, 8 fituset e cdo grupi jane te vetmet qe kualifikohen dhe te formojne 2 grupe dhe vazhdojne ne skemen e grupit e dy fituset e cdo grupi dalin ne katershe. Dicka duhet bo se futbolli me kombetaret po arrin tek niveli me ta shpif te vjelltin. Ta puthesh Barkleys Premier League para ketyre ndeshjeve. This is my story and I'm sticking to it ...smiley

16 ekipet duhet te ndahen ne 4 grupe.fituesit ose te bejne sistem eleminimi ose sistem grup.

Mllef holandezi..C`faj ka FIFA per humbesit e perjetshem?

Shko mer pi ilacet ti. Ku hy Hollanda ketu ? Ishalla je kenoq duke pa ndeshjet spektakolare 0-0 me pasa te gjata qe boni Algjeria dhe Kosta Mrika. Sa per humbsit e perjetshem, ato jane nji ven i vogel me 16 milion qe bone revolucionin e futbollit total ( ne qofte se ke arrit aq mrapa) dhe kane dale 3 here ne finale.

o Myslim, c`ke a derman, te zuri zekthi? Te dhjefsha Kosta Riken dhe kusherinjte e tu algjeriane, na trego futbollin total ti...Gjetet kuaj te ngordhur dhe beni si pantera, cakenj..

smiley qeke peshkakuq na Vlora ti smiley . Shpine e kom pas ke Myslym Shyri po ket zekthin nuk e di c'ar osht. Kam njoft dikur nji B.Zekthi, a quhet ? Dhe dhite edhe i here per mu ate Kosta Riken... Hajd te majt e jotja se vete u grrice.

Duhet para ana e mire e medaljes; olanda tregoi personalitet me nje grup te rij lojtaresh nga mesfusha e poshte. Per here te pare ne histori te saj krijoi mbrojtje relativisht solide. Pervec robben pjesa tjeter e sulmit duhet rinovu per 2=3 vitet ne vijim. Ndoshta ka me shume nevoje per nje modus loje me sulmues e guximtar. Premisat jane te mira.

Kesaj rradhe thjesht nuk jeshen pergatit per te arrit ne finale.

Persa i perket argjentines, skuader shume e merzitshme, cinike. Megjthse me nje bagazh me te madh teknik u pa e dominuar nga mbrojtja e re hollandeze. Nuk meritonte kurrsesi finalen. Pmvsh se krijoi pak me shume rrezikshmeri ne ndeshjen e djeshme, per aq sa mund te quhet me raste ajo ndeshje, dha shume pak volum loje dhe u ngjesh ne gjysme fushen e saj. gjermania ka per ta shtyp.

O Albano, shume i peshtjelluar je dhe ti. Hollanda nuk ishte e pergatit per finale, Argjentina nuk e meritonte. Atehere kush duhej te ishte sipas teje, Anglia, Italia, Spanja apo Portugalia? Ishin keto dy ekipe qe dolen ne gjysmefinale, dhe aty shkon ose me merite, ose me hile, ose me fat. Tani me thuaj ti, a u bene ndonje favor gjyqtaret? Apo a i ndihmoi fati, ta zeme, doli ndonje ekip kundershtar pese here bosh me porten, dhe nje here i rane shtylles, nje here u doli huq, nje here ashtu si e kapi kot portieri e ku e di une. Cfare i keni keto budallalliqe pash Zotin. Te kater ata qe dolen ne gjysmefinale, mbase deri diku me perjashtim te Brazilit, e meritonin. Dhe ata qe jane ne finale e meritojne te jene aty. Che vinca il migliore thote italiani. Keshtu qe lerini keto marrezite me merita.

nuk ja heq meriten argjentines, vetem se thashe ka bere loje pragmatiste, nuk dha ndonje spektakel ne futboll, asnje risi per tu mbajt mend. Mbas disa vitesh nuk do mbahet mend asnje ndeshje e argjentines ne kete botror para finales, se kane qene teper boring, all of themsmiley do jete rast unikal per nje ekip qe arrin finalene.

"Pergatitjen" e kisha ne qasjen psikologjike qe i bene ndeshjes, dhe me teper per hollandezet qe nuk e kane pritur se do ta arrinin kaq larg ne kete botror. Dje u futene ne fushe thjesh per te mos humbur, sic tha van gaal dhe ashtu dolismiley

Ti nuk ia heq meriten, por po thu nuk e meritonte, hajde merru vesh. Ndeshja e kujt do mbahet mend, turpi Gjermani-Brazil? Mbas disa vitesh e me shume se vetem disa vitesh do mbahet mend fituesi i kupes. Do te beje loje te hapur Argjentina? Mos i ver nga tre mbrojtes te mbajne Mesin ne cdo ndeshje, edhe shikoje lojen e hapur te Argjentines.

Ca Messi o byrazer, ai eshte si gjithe lojtaret e tjere ne ekip ne keto ndeshje, askush se can koken per ti vene tre atij..Ku e gjete kete?  A transmetohen ndeshjet ne Pekin smiley

Rri o byrazer, mos me bej ti shtohem korit te atyre qe thone qe ti nuk e ke haberin nga futbolli. Ti je si gruaja ime ketu, per te gjitha ndeshjet e Argjentines ka thene qe do humbe. U gezova sot kur tha qe kupen e merr gjermani. 

Ketu eshte e bukura e peshqve qe ndikohen nga ndonje syresh qe pretendon qe i di te gjitha. Me vjen keq qe per anen futbollistike, ndihesh i vetmuar si Loro Borici dikur aty ku jeton ti..Urrejtja ime patalogjike per Holanden ndoshta me erreson gjykimin por kjo s`do thote qe s`mar vesh nga futbolli..Komplimente b_shortes tende, paskesh gjykim me te mencur se ti edhe per futbollin!

I dashur, Messi eshte me i miri ne bote si futbollist dhe kete se mohon askush, por askush nuk mohon edhe kete tjetren per se ai nuk eshte si Maradona psh ta mare skuadren e tij "per dore" dhe ta nxjerre kampion. Ketu konsistonte komenti im. Mbreme me doli psh parashikimi X-X ne bastin e vene per 90 minuta, gjithashtu edhe per Itali Angli, Holande Spanje dhe France Zvicer, per keto mo mik une kam mare parate ne lotosport, ashtu sic dhe kam humbur ne Argjentine Belgjike dhe Brazil Gjermani..Po te degjosh Belulin s`ke gje ne vije sa i perket futbollit smiley Keshtu si te duash mundesite i ke per tu bashkuar koreve ne peshk dhe "armikut" tim te perjetshem ne futboll Agron Tr  lol

Po edhe po te iki nga kori, skam si mos them prape qe iu bashkova korit se the qe Mesi eshte si gjithe te tjeret, dhe jo qe seshte si Maradona. Mesi seshte si Maradona, po ashtu si Maradona ai Mesi mban tre mbrojtes mbas vetes, ka bere gjysmen e golave te Argjentines dhe ka dhene pasimet e gati pjeses tjeter te golave. Edhe ato raste qe kishte mbreme Argjentina, nga kembet e Mesit erdhen. 

le ta leme kshu; meriten per kalimin ne finale si pragmatiste, ndersa per spektaklin ne fushe nuk e meritonte.  Futbolli eshte mbi te gjitha edhe spektakel.

Ne disa boterore te caktuar mbahen me teper mend emocionet e disa ndeshjeve te caktuara sesa vete finalja si; italia ndaj gjermanise ne 70, france-gjermani e 86 etj

Po mor po, po ky nuk ishte kampionati i spektaklit, te gjithe komentatoret ate po thone. Nuk eshte se ka bere ndonje ekip tjeter spektakel, a ka pas ndonje ndeshje qe do mbahet mend per mire. E vetmja ndeshje qe do mbahet mend eshte ajo e turpit te gjysmefinales. 

ndeshjet emocionuese nuk eshte se i kane munguar, si dhe ndeshjet me goleada

do te te pyes mbas nje muaji, dhe po t'u kujtua nje ndeshje qe vertet ia vlen te mbetet e te hyje ne histori, e ke te fituar bastin. Edhe Argjentina beri goleade kur e lane, luajti me Nigerine ndeshje te hapur dhe doli 3 me 2. Deri tani Argjentina nuk ka qene asnjehere ne disavantazh, dhe nuk e di a mund ta ktheje ndeshjen po beri gol e para Gjermania, po ama ne ndeshjen me Nigerine dy here qe barazoi Nigeria brenda nja pese minutash futi petllen Argjentina. Domethene qe me Argjentinen me gjase mund te fitosh vetem po bere gol andej nga pese minutat e fundit.   

do te te pyes mbas nje muaji, dhe po t'u kujtua nje ndeshje qe vertet ia vlen te mbetet e te hyje ne histori, e ke te fituar bastin.

smiley ca s'lexo te peshku lloj lloj xhevahiresh.

Sikur te kete edhe 10000 neshje te bukura, per aq sa do jetojme ne, prape e vetmja neshje qe do kujtohet eshte Brazil 1 - Gjermani 7, gjysemfinalja e kupes se botes ne Brazil 2014

Me kete u harru edhe Argjenitne 0 - Gjermani 4,  cerekefinale e kupes botes 2010.

E ke pergjigjen me poshte per zbardhjen e dhembeve. Kjo fitore ne fakt beri te harrohet edhe rrafja nga Algjeria 

na fal kishe te drejte ajo Argjentine 0- Gjermani 4, te del ne onderr o vlla nuk harrohet mo se i kishte te dyja mrena edhe Mesin edhe Maradonen smiley

si vaksina "katra"nozit ishte, me verte qe te dhemb vetem per nji jave po shenja te ngel gjithe jeten.

Pritet nga ti, ti je ekspert, e nxore Ameriken finaliste.

haha kjo eshte Gjermania, teper selektive, nuk rref Algjerine 4-0 po rref Argjentinen 4-0 me ja lone damken per gjithe jeten.

argendis k'tu po gabon.fitorja e gjermanis do mahet men per shum koh .mahet akoma men fitorja e uruguajit n'1920smiley

Po ate pra po them, do mahet mend, po jo per mire.

pse jo per mir?e vetmja ndeshje deri tashi ,e denj per histori nga ky botnor.per tifozat e brazilit jo,per il resto del mondo,po.

Pse, apo se luajti vetem nje ekip, dhe perballe kishte vetem fantazma. Po flasim per spektakel ketu, per ndeshje si ajo Brazil-Itali ne 82-shin per shembull. Ua thashe edhe nja dy tifozave te Gjermanise ketu, qe duhej t'u vinte turp po te mburreshin me ate fitore. Ajo ndeshje eshte mire te harrohet. 

t'flasim pa tifozllik,un t'pakten se komtarja imee zemres su kualifiku faresmiley jemi duke fol per gjysfinale botnori,jo per miqsore.nuk mund ti vejm faj gjermonve qe ishin shum me nolt se brazili.4 skuadra jan n'maj t'piramides t'futbollit k'te 4vjecar.nji nga ato osht brazilismiley

Po nuk ishin shume me lart, a e kupton qe ai ekip avulloi, nuk ishte ne fushe per gjys ore. Dhe tani zarari i Argjentines, qe e bere ndeshjen nje dite me pas, luajti 120 minuta dhe gjujti penallti, dhe i duhet te luaje me nje ekip qe beri 90 minuta stervitje.

avullo avullo kur te fusin ne tenxhere gjermone me presion smiley

 

Uroj mos ia myllin vrimat tenxheres, se ka per tu shperthy ne surrat

jo po meqe the si avulloi..... nji kshu pra , fute ne tenxhere me presion, gradoje soben te 7-ta (ose te 4-tra simbas deshires smiley ).

smiley pranej thash pa tifozllik.un du vetem gola dhe spektakel.le t'fitoj skuadra qe lun mo mir.noshta osht ashtu si thu ti,amo un du gola jo 120 minuta qe onjtin ene derrin,se ashtu shkoi neshja mrom. mere me men,van gali zdo me lujt per ven t'3\4. nuk mjaftoi nji gjysfinale per turp e faqe t'zez,po do me na lon ene me nji neshje mongutsmiley

pjesa per hollanden drejtu belulitsmiley

Po ate du edhe une, se ne fund te fundit futbolli shihet edhe kenaqesine e syrit, jo vetem per tifozllik. Po vecse 7-1 s'ke per te pa me, po ishalla nje 3-2 si ne 86-n smiley

prap mir osht,5 gola ta knoqin syninsmiley

Lexova qe Argjentine-Hollande ishte gjysfinalja e pare pa gola. Sdi a ka pas ndonje finale pa gola, po ishalla nuk del kjo 0-0.

provo shif iher ktusmiley

Vertete eshte ashtu sic thoni ju per Argjentinen, por duhet te kujtoheni per menyren si ajo luan futboll, kjo lloj loje me kujton Italine e viteve 80, gjithsesi finalet kane karekteristika te vecanta dhe ekipet s`para luajne hapur sic do deshironin gjermanet qe kane nje mesfushe te mire dhe nje sulm te fuqishem dhe me mbrojtesit e kraheve te forte fizikisht ne inkursione dhe vertikalizime te topave. Gjithcka mund te ndodhe por dhe une sig do doja qe Gjermania ti shtypte si thoni ju. Sa per Holanden ajo zhgenjeu pikerisht ne mesfushe dhe ne sulm, hiq Roben, Van Persi dhe Huntelar ishin mjaft dobet. Vendosja e kesaj Holande ne ndeshjet e ketij boterori per mua ishte mjaft e gabuar. Van Gaal mund te jete trainer i madh por gaboj taktikisht ne dy ndeshjet e fundit pavaresisht fatit ne ndeshjen para Argjentines..

sulmi hollandez nuk ishte ne lartesine e duhur edhe per shkak te lodhjes, fizike e psikologjike; me teper minuta dhe lodhje ndaj kosta rikes ne cerekfinale sesa argjentinasit ndaj belgjikes qe nuk dersine fare. Kjo u pa qarte ne numrin e larte te pasave te gabuara, shenja e pare e lodhjes.

Po te kishin hyre pak me te bindur ne fushe mund edhe te merrnin me shume. Ne disa fragmente loje u pa qe arrinin ta mbyllnin argjentinen mbrapa duke e vene ne veshtirsi.

Van Gaal pastaj nuk qe ne diten me te mire ne leximin qe i beri ndeshjes(kesaj rradhe nuk e hapi fare as qitapinsmiley), kur mund te kish fut nje sulmues me shume nga fundi ne vend te zevendesimit te sulmuesit. De jong nuk ishte rekuperuar teresisht nga demtimi dhe kjo u pa qarte. Hollanda mund ta kish marre fare mire kualifikimin dje po ta interpretonte ndeshjen pak me mire. Fatkeqsisht shterimi i energjive ndikoi dhe ne kete aspekt. U menduan me shume te neutralizonin messin por pa menduar per fazen sulmuese; mbrojtja me e mire eshte sulmi...

Taktika e van gaal ishte bej zoterim topi, mos e lej argjentinen te luj topin, dhe deri diku ja arriti, por fundi i baterive, mendoj une beri te vete.

Me e bukura eshte se SS2 po ritransmeton ndeshjen Brazil - Gjermani smiley

si doli Flamurtari  sot mo peshkakuq, apo vetem lacin pe ti?

tu u kualifiku eshte flamurtari, laci u kualifiku i pari, shkendija ra, kemi edhe kukusin duke lujt qe do nji gol me barazu rezultatin

epo mire, qenkan akoma brenda kualifikimit se fituan 3-2  jashte ndeshjen e pare, mos gaboj...  ka edhe shume loje?

maroi 2-1, ekipi dyte shqiptar qe kualifikohet, tashti presim Kukusin se Shkendija na la.

ama kaloi Flamurtari Gono... pa  kaluar edhe nja 2-3 ture te tjera nuk i ndahet Evropes..smiley

Pa dyshim, Flamurtari can rrjetat e evropes. Kane edhe Gjergj Muzaken dhe Gilman Liken kete vit ne formacion.

po.. me duket se morren edhe Ilion Liken,   jane duke negociuar edhe me nja 2 te huaj.  nje braziljan dhe nje hollandez me duket...   kane gjetur investitor  serioz.  duan te bejne edhe nje stadium te ri,  kompleks i tere sportiv ne fakt, andej nga pylli i Sodes..

nje braziljan dhe nje hollandez me duket...

si po shko botnori belul,mo mir t'bojn pazar per nji gjermon dhe nji argjentinassmiley

Po humbet 2 - 1 smiley

Mbaroj me kohe

mos na sill kshu vidiosh se asnjoni nuk e beso kete
 

Fiqo, fillo zej brumin te jemi mrena, se bo vaki te iken uji.

Fiqo se me iku korrenti, a e bone dot golin e nerit? smiley

Gjermanet paten fat qe u demtu dhe ai Mustafi dhe e detyroi Levin t'i kthehet stilit te vjeter. smiley Ai budall kishte dy ndeshje qe mante gjithe krahun e djathte te paralizum komplet dhe s'po i bante pershtypje,kurse mu ktu po. smiley

Gjermanet tashme, funksionojne si nje organizem perfekt, ku ne cdo pjese te trupit shkon gjithe gjaku i nevojshem.

Mesi nga ana e tij,asht futbollisti qe  na ka majt gjalle deshiren per me pa futboll,por kohet e funit  s'ka qan kerkund ai Mesi pas te cilit qeme afeksionu aq shume.Per te ba ate gjane qe te gjithe presin (dhe qe edhe vazhdon ta baje),gjithe skuadra pagun nje kosto jo te vogel. Ne 90 minuta,80 asht pothuajse inegzistent.Per te marku jo qe s'bahet fjale,po dhe kur ekipi eshte ne faze ofensive, ai o asht statik,ose duke ec,asihere t'u vrapu.Deficitet te Barcelona,i pagun Injesta me shoke,duke u detyru me ba dyfishin e volumit,te Argjentina po i paguante Di Maria.Duket qe ka hum ate superioritetin e shpejtesise,gja qe bante me fitu cdo duel me cdo mbrojtes ne bote dhe pa të, ai kthehet ne nje futbollist te rendomte.

Si perfundim,po s'ndodhi naj pisllik nga ato qe aq shume po perflitet futbolli,gjermanet koleksionojne kupen e tyne te katert.

pjeter, Mustafi mbante krahun e djathte paralizuar, njelloj si Kuyt yne ne pjesen e dyte dhe shtese kunder Argjentines, na paralizoi krahun e majte te sulmit... mbi 20 topa me premisa te mira per sulme te rrezikshme, Kuyt ose ja fuste nje krosi kot, ku sishte kerkush, ose e kthente topi prapa.. por nuk ka faj ne fakt, se ai ndodhej ne pozicionin e gabuar aty dhe nuk di te bej me shume... imagjino sikur aty te ishte Depay apo Lens.. e garantuar qe sulmi i Hollandes do te kishte me shume rendiment!
na morri me qaf v.Gaal kesaj radhe.. futi 3 lojtare qe nuk ishin fit (de.Jong, Indi, v.Persie) qe ne fillim.. 1 eshte ok. por 3 jane shume.. prandaj edhe nderrimet e detyruara me pas... plus qe v.Gaal sa here ka kaluar taktiken nga 2 sulmuesa ne 3 sulmuesa, u hapte pune kumdershtareve... e pakuptueshme qe nuk e beri kete pjesen e dyte, ndaj kesaj Argjentine pa grinte, aspak kreative, mund te fitohej kollaj!

ndersa Gjermani, mendoj se po fuksionon tashme kaq mire, sepse gjeti nr 9 ne sulm qe i mungonte.. Klose!.smiley

Lene Belul,lene,mo ma kujto ate Kuyt-in. Motra e tij shkerd***ej verbalisht prej meje, sa here krosonte topin.smiley

virtualisht, doje te thoje..smiley

nejse, nuk ka faj fare Kuyt se nuk eshte per ate pune mavria... por e fajin e ka v.Gaal me rremujen taktike qe krijoi, pikerisht sepse u desh te bente 2 nderrime te shpejta te detyruara te Indi e me pas De Jong.. keshtuqe shkoi i detyruar Kuyt ne ate pozicion.smiley

 smiley

nejse,me costa riken ishte hero i shkreti,lojtar shume puntor dhe pjesen e pare ne krahun e djathte s'ishte keq,po me ato kroset qe thu ti dhe ato pasat mrapa,me hangri shpirtin.

Dhe une kisha shume besim te ai Depay,ai kishte dhe nje goditje te thate,po te dilte ne pozicion gjuajtjeje ne porte.

Dmth ti thua qe Pjetri eshte marre me motren e gabuar?smiley

Hëë,ë? Jo po ta dish! smiley

 

Pjetro , ke mundesine e arte qe ne finale te jesh me Gjermanine me qellim qe te gezohesh dhe ti ne kete Boteror smiley

Botrori per mu ka maru. Jam adhurues i Mesit dhe nese finalja shkon ne nje menyre te tille qe Mesi triumfon,jam me Argjentinen,perndryshe ta marre gjermani.smiley

3 me 1  per Gjermanine mbaron , po ta them qe tani qe kur te filloje neshja mos takesh mendjen tek Messi smiley

Po me Italine si dolet? S`me kujtohet smiley

Mehmet Sholl ka nisur një sulm të ashpër mbi Luis van Gal, pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës, duke këmbëngulur se skuadra portokalli u “mbingarkua taktikisht”. Ron Vlar dhe Uesli Shnajder dështuan në ekzekutimin e tyre të penalltive, duke bërë që Argjentina të shkonte në finale të “Brazil 2014”. Sholl, 43-vjeçar, i cili ka punuar me trajnerin e ri të Mancester UTD te Bajerni i Mynihut, ka lënë të kuptohet se egoja e Van Galit e ka penguar Holandën të shkojë në finale të Botërorit të kësaj vere. “Van Gal donte të provonte se ai nuk kishte si synim për të ngrënë “tortën” e futbollit, por shumë më tepër se kaq, – tha Sholl për “Bild”. – Atëherë, zoti i futbollit, ose Argjentina në këtë rast, vjen e të thotë: “Jo, prisni! Qëndroni këtu! Ndryshimi i portierit për të fituar përmes gjuajtjes së penalltive ndaj Kosta Rikës ishte vendim absurd i një trajneri që mundohet ta paraqesë veten shumë të madh, por kjo iu kthye në bumerang në humbjen nga pika e bardhë karshi Argjentinës. Holanda humbi stilin e vet të lojës gjatë këtij Botërori. Portokallinjtë ishin të mbingarkuar taktikisht dhe gjatë gjithë kohës qenë të frikësuar për ta luajtur topin deri përpara.”

 

Une them qe Mehmeti ja ka fut kot. Ai nuk paska pa asnje neshje te Hollandes kete boteror. Hollanda ka lujte po kaq shemtute ne cdo neshje. T'i mbledhesh gjithe e gjithe momentet kur ka lujte e kerku me bo gol, kete boteror, nuk e bo nje 45 minutsh.

Gjysfinalja Argj-Holl do mahet men si neshja me spetakolare e boterorit. Po me gjetet nje neshje tjeter ku te kene bo portieret kaq shume pasime te sakta smiley me peshtyni ne surrat.

 

Po mer  3 permbysje rezultati, te merzitshme jane.

Ndersa italia do mbehet mend si skuadra me e ngordhur e te gjitha kohravesmiley; dy kampionate rradhazi qe nuk kalon grupin, anemike komplet.

Per sa i perket gjysfinales; Ai kuyt duhet te kish loz mbrapa robben si ne ndeshjen me meskiken, ndeshja me e mire e tij. Van persi dhe de jong nuk duhet te ishin fut fare.

Sneider nuk do lozte fare ne kete botror, por duhet ti falet demtimit te Strootman, mesfushorit te Romes qe u demtu para botrorit. Van gaal duhet te kish shtu nje sulmues   kur po dukej se mbrojtja po jepte siguri, shans i tille veshtire se do ti jepet me Van gaalit, qe ka fitu vetem nje campions leage me brezin e arte te ajax te 95 es.

Finalen e fito gjermani, me dhune madje, Vetem po te kete shkel ndonje gje mesi, mund te ndohi ndonje mrekulli, fundja topi i rrumbullakte eshte

Al bano, duke lexuar edhe komentet e tjera te  tua me siper per Hollanden, per shume gjera mendoj njesoj..  mbrojtja e Hollandes ishte e goxha sigurte ne ndeshjen me Argjentinen dhe ishte e pakptueshme  qe v.Gaal pjesen e dyte nuk hodhi  ne fushe nje sulmues krahu..   te tjerat pastaj, qe futi ne formacion 3 lojtare  qe nuk ishin ne gjendje fizike optimale i theksuam disa here..

por te qendrojme te mbrojtja..  me ne fund, pas rreth 10 vjetesh, mund te themi qe Hollanda nxorri nje brez mbrojtesash cilesore..  sidomos qendermbrojtesa.  kishte kohe qe te  Oranjet nuk kishte mbrojtesa si  De Boer apo Stam..   tashme kemi nje Vlaar, i cili beri nje ndeshje fantastike kunder Argjentines,pervec penalltisesmiley, por edhe ndeshjet e tjera ka qene  i sakte dhe stabil..  pastaj edhe De Vrij, Indi apo Blind ne pergjithsi luajten mire.  aq me teper jane lojtare te rinj ne moshe dhe kane potencial te rrisin akoma me shume nivelin e tyre..

hollanda nuk eshte shqu per mbrojtje dinjitoze ne te kaluaren, e kane pas me teper mendien te sulmi. Per te ardhmen jep nje fare garancie kjo mbrojtje me lojtare te rinj, kushdo trajner qe te vij e gjen te shtruar.

Ndersa per sa i perket aspektit sulmues duhet ndryshuar paksa, duhet fluiditet dhe me pak varesi nga robben. Hollanda ka kohe qe e aplikon kete modul sulmi, dhe ka qene mjaft rezultative por them se duhet bere ndryshime. Ndoshta strootman mund ti jap me teper freski, por duhet menduar dhe per lojtar te tjere sulmi. hollanda ka nevoje te jete me teper gjermani ne organizim loje, per kete do lojtare me bagazh te mire teknik.

Une kam pa Hollanden qe ne kohen e Rudi Krol dhe Xhoni Rep,pak i maj men po i kam pa,po Hollande ma te shemtute se kjo,s'kam pa naj here.

Nuk e di por ne ketu ne SHBA kemi disa kanale ku komentatore jane Rudi Gulit ,Bodo Igner dhe Kristian Vieri dhe ESPN ku eshte Balak,Lalas e ca te tjere.

Vieri tha qe Robben ska paskur asnje faj per ndeshjen me Argjentinen,pasi me 5 mbrojtesa nuk ben dot asgje,thjesht duhet te lutesh te bejne ndonje gabim dhe Gulid e pohonte.

Edhe Mesi per te njejten aresye nuk beri gje.

Te dy ishin dakort qe Var Persi nuk ishte per ate ndeshje.

Gulit thote qe Hollandes i mungon mentaliteti i kampionit.

Ndersa traineri i Gjermanise mund te pushohet nga puna se nuk merr kupen,dhe merr qindra kritika se arrin ne vend te 3,ne po gezohemi qe u futem ne gjysem finale nderkohe qe kemi lojtare cilesore.

nderkohe qe futbollistet e Argjentines i quajti "mistreca". smiley

po pikerisht o ACDC1,  sepse Argjentina gjithe forcat, vemendjen e kishte perqendruar te Robben, prandaj duhej ai Depay nga krahu tjeter, ku shpeshhere  kishte hapesira te lira, te perfitonte nga situata..

ndersa Robben ne kete rast natyrisht qe skishte asnje faj por edhe misioni quhet i kryer perderisa okuponte konstant 2-3 mbrojtes argjentinas..

Belulo,e paskemi fitu i kupe bote! smiley

edhe paskemi mundur Gjermanine, thuaj Fiqos..smiley

ketyre pjeter  u shkojne tamam edhe epitetet sportive.. p.sh; ai mbrojtesi i majte ste fal fare, eshte kasap!smiley   ose per sulmuesin e mire qe ben shume gola..  nje  killer i vertete!smiley

Komentator si Vieri, Ilgner dhe Lalas, te rruat or mik, i pari eshte fare idiot dhe s\mer ere, i dyti sështë se ka lënë kushedi ndonjë gjurmë të madhe në futboll dhe i treti mbahet mend për mjekrën si të cjapit smiley

Ok,po ja ata kemi ne ketej.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).