Shqipëria nga dje ka një hartë të re territoriale dhe më të zgjeruar, me 61 bashki. Ky është varianti përfundimtar i miratuar nga Komisioni parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale. Komisioni i Reformës Territoriale ka përzgjedhur variantin me 61 njësi vendore, e cila do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave dhe do të merret në shqyrtim në Kuvend më 23 korrik. 

Kjo ndarje e re territoriale e Shqipërisë, i përafrohet variantit të propozuar nga partia e Shpëtim Idrizit, ku ditët e fundit kërkoi ndarjen me 60-70 njësi, ndërsa qeveria ishte mes varianteve nga 39 në 47 njësi vendore. Variantit që ishte duke u diskutuar, me 47 njësi vendore, i janë shtuar edhe 14, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61. Kjo shifër ishte propozuar nga PDIU-ja, e cila në ditët e fundit kërkoi që ndarja e re territoriale të kishte mes 60-70 njësive vendore, ndërsa mazhoranca ishte në diskutimet e varianteve nga 39 në 47 njësi vendore. Sipas ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, njësi që shtohen janë Fushë-Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Prrenjas, Poliçan, Ura-Vajgurore, Roskovec, Memaliaj, Libohovë, Këlcyrë, Selenicë, Konispol. 

Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale ishte e pranishme edhe PDIU-ja, parti opozitare, e cila vendosi t’i bashkohet mazhorancës në realizimin e kësaj reforme. Gjatë diskutimeve, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi që pjesë e kësaj reforme të jetë edhe Çamëria, e cila sipas tij duhet të jetë një bashki më vete, me qendër Konispolin. Idrizi pohoi se si pjesë e pandarë e opozitës nga ana e PDIU-së është paraqitur një hartë me 70 bashki, ndërkohë që e ka cilësuar këtë reformë “një domosdoshmëri kombëtare”. Duke folur për rolin e politikës në lidhje me këtë reformë, Idrizi pohoi se politika edhe këtë herë nuk e gjeti konsensusin, por sipas tij, ka ende kohë që PS-PD të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nga ana e tij, kreu i Komisionit të Reformës Territoriale, Bashkim Fino pohoi se opozita kërkon të bllokojë këtë proces, ndërkohë që garantoi konsensus për numrin e njësive vendore. 

Me këmbënguljen e deputetit të Librazhdit, Taulant Balla, në variantin përfundimtar të hartës u shtua edhe bashkia e Prrenjasit, veç asaj të Librazhdit, duke e çuar në dy numrin e njësive, nga 1 që ishte në variantin me 47 njësi. Pas mbledhjes së komisionit dhe pranisë së z. Idrizi në këtë mbledhje, Partia Demokratike thekson përmes një deklarate për mediat, se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk ka bërë asnjë konsultim paraprak me PD-në dhe opozitën për pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale. Sipas PD-së, diversioni është tipar i njohur i dyshes Rama-Meta, por opozita ka folur me një zë, “kur ka theksuar rëndësinë e vendosjes së interesave të qytetarëve përpara llogarive politike”. ”Opozita, që prej fillimit kërkon konsensus politik. Harta Rama-Meta, për pazare të pista politike dhe elektorale. Pazaret më të pista kur përpiqen të ndajnë opozitën”, - thuhet në deklaratën e PD-së.

Harta e re, Shqipëria me 61 bashki 

1. Malësi e Madhe 
2. Shkodër 
3. Tropojë 
4. Vau i Dejës 
5. Pukë 
6. Has 
7. Kukës 
8. Lezhë 
9. Mirditë 
10. Kurbin 
11. Mat 
12. Dibër 
13. Durrës 
14. Shijak 
15. Krujë 
16. Bulqizë 
17. Kamëz 
18. Tiranë 
19. Kavajë 
20. Peqin 
21. Elbasan 
22. Librazhd 
23. Pogradec 
24. Puctec 
25. Gramsh 
26. Cërrik 
27. Divjakë 
28. Lushnjë 
29. Berat 
30. Kuçovë 
31. Skrapar 
32. Fier 
33. Patos 
34. Mallakastër 
35. Maliq 
36. Korçë 
37. Devoll 
38. Vlorë 
39. Tepelenë 
40. Përmet 
41. Kolonjë 
42. Himarë 
43. Gjirokastër 
44. Delvinë 
45. Dropull 
46. Livadhja 
47. Sarandë 
48. Fushë–Arrëz 
49. Klos 
50. Vorë 
51. Rrogozhinë 
52. Belsh 
53. Prrenjas 
54. Roskovec 
55. Ura Vajgurore 
56. Poliçan 
57. Selenicë 
58. Konispol 
59. Memaliaj 
60. Bashkia Këlcyrë 
61. Libohovë

37 Komente

Skandaloze! Vetem te jesh budall te besosh se se kan me hile... E parceluan jugun si me qene torte elektorale e klietentiste oligarqesh

Ku eshte hilja? kishe 65 bashki tani ke 61

Po hilja qendron tek argumenti i perdorur nga Rama per kursime e si pergjigje e shpernguljes demografike te popullsise. Ku eshte kursimi ketu? Jugu eshte boshatisur dhe po krijohen bashki me 2000 banore. Tiranes po i hiqen pjeset ku ka elekrorat shumice te PDse qe ne zgjedhjet e ardhshme lokale te dale fitues PS pa problem. Mjafton te shikosh parcelizimin ne Jug qe eshte me i spikatur se ne veri dhe sqaron cdo gje ne lidhje me arsyet kliententiste e politike qe kane hartuesit. Po sjellja e Idrizit qe vendos si kapedan per fatin e fshatrave pa i pyetur fare nuk te ben pershtypje? Ku ne cfare demokraci moderne ke pare ti qe ne vitin 2014 te thote nje politikan me 5 vota dua kete e dua ate sikur ta kete bahcen personale? Po kostoja e bojkotit opozitar ne zgjedhejt lokale i ka perllogaritur njeri se sa do jene per te gjithe ne?

Cilat pjese po i hiqen tiranes me saktesi dhe si ndryshohen votat ne jug kur bashkite jane me pak se c'kane qene? Apo po ia fut kot pa pasur informacion, thjesht zhurme? PDIU beri ate qe i takon. PD aty e kishte, mund te kishte bashkepunuar. I dhane te drejte vetoja, pra, kushte te barabarta, por preferuan te rrine larg e te kene mundesi te bejne zhurme per humbjen, se sa te bashkepunojne dhe per veten e tyre.

Sa me pak jane bashkite tani? Sa te rrit ne peshe minus 4 bashki? Cila eshte reforma lokale kur nuk dihet se sa drejtori e nendrejtori do ngrihen si kerpurdha? Ti ke informacion per kualitetin e sherbimeve nga keto bashki te reja? Ja kete bej ne replike se nuk je grep dhe nuk jam une qe hartoj dhe duhet te shpjegohem. Thjeshte o herm, me shpjego ti mua pse une duhet te besoj se ky eshte hartim i mire dhe i shendetshem, pa hile e i ndershem. Mi hiq kundershtite dhe sqaro dilemat pra.

Dhe lere ate se PDiU beri ate qe i takon, Idrizi gjen shesh e ben pershesh dhe aty eshte me rregull por cfare llogjike kushtetuese ka kjo, cfare procesi demokratik eshte kjo kur sjellja e Idrizit nuk ndryshon nga sjellja e cdo beu e pashallari te shekullit 19? E sa per shancet e barabarta qe paska ofruar Maxhoranca ....ketu po ben shaka apo?

Dmth, ti nuk ke informacion dhe thjesht ke genjyer tek postimin i mesiperm. Flm per sqarimin.

36 duheshin si rregull, njisoj si ke ruleta e kazinos. gjitha paret kisha per t'i vone ke ky njizetekaci Puctec.

S'e paskam nigju na1here

Pusteci eshte ish Liqenasi, ndodhet ne Korce dhe banohet kryesisht nga pakica maqedonase ose shule sic njihen rendom. Aty jane nja pese a gjashte fshatra (nuk e di saktesisht sa jane te tille). Dmth e paskan lene Bashki, edhe njehere temenara sllavo maqedonasve, kjo tashme s`ben ndonje cudi.. 

Ma merr mendja qe bey e di mire kush eshte pusteci

Perfundimisht komunistet jane shume te qelbur.

si nuk reagon asnje parti qe ish-liqenasi me 500 banore behet bashki me vete!     keta sikur jane per shtetin e qytetareve,pa dallim kombesie!  c'ne ne praktike krijojne enklava me baze elementin kombetar?  apo nga qe maqedonia po sillet mire me shqiptaret atje.

gje e mire krijimi i bashkise konispol.
 

Kot e bejne , Opozita nuk futet ne zgjedhje me kete harte.

E kishe llafin per PD-ne apo jo, se partite e tjera opozitare do te futen me siguri.

shum zhurme per asgje, budalliqet e palloshit 

jo Opozita, Damakracia dora vet.

Po fshatrat tani a do kene ndonje autonomie lokale apo jo? 

Do kene fshataret fjale per punet e fshatit te tyre apo jo?

Nuk kam shume informacion, por nga sa po shoh duket sikur ne moment te fundit komisioni ka shperfillur kriteret e vendosura per menyren e konstituimit te njesive vendore dhe i hapi udhe tekave te individeve te vecante. 

Dikush me lart, thote se nga ky riklasifikim do kemi vetem 4 njesi vendore me pak se cfare kane qene. Jo ore derezi se nese do te krijohen 61 te tilla nga 400 qe ishin eshte nje ndryshim shume i madh. lol

pse o kopan ja  fut kot, bashkite jane njesi administrative, por ka edhe komuna .. sa komuna jane?

Pse sipas teje o Bulkthi do te kete edhe 10-tra komuna? Une besoj se keto 61 njesi vendore qe i kane quajtur "bashki" do te jete finalja. perndryshe kane luajtur mendesh!! lol

Harte antikombetare. 

Ç’jemi ne?

Proteza të ngulura e të mbetura mbi bukë.

Pse Tepelena ka 2 njesi vendore (Teplene,Memaliaj)Skrapari 2 (corovode,polican) (Gjirokaste Libohove), (Prrenjas Librazhd),(Permet Kelcyre) e te tjere

Lihet me nje njesi Mirdita,ku mund te ishte Rubiku,Lezha ku mund te ishte Shengjini,kurbini ku mund te ishte mamurrsi.Te gjithe keta emra rrethesh, kane popullsi dhe siperfaqe me shume se rrethet e mesiperme.

Do thoni se po te niseshim nga kjo logjike do shkonim aty ku ishim,dakort,po arsyetimi do te duhej te ishte njelloj dhe per te kunderten dhe jo te funksonoje sistemi nane-njerke.

Shume zhurme per asgje...te presim kur te na thone se sa do kursehet nga kjo ndarje. Kam pershtypjen se eshte ndarje politike psh tepelena e memaliaj duhet te ishin bashkuar po ashtu permeti kelcyra etj kjo per te evituar bashki me pak banore.

Sot kemi 374 njesi vendore te nivelit te pare, nga te cilat 308 komuna e 65 bashki. Komuna dhe bashkia ligjerisht jane absolutisht e njejta gje per nga funksionet diferenca eshte vetem ne emer bashki-qytete dhe komuna- fshatra. Bashki=komune=bashkesi , pra e njejta gje edhe si fjale. Propozimi eshte qe te kete 61 njesi vendore (te cilat do te quhen bashki) dhe ku si logjike baze eshte marre funksionaliteti , d.m.th ku punesohen njereizt, ku jane tregjet e konsumit, ku jane te vendosur sherbimet baze etj. Kjo ka sjelle kete harte ku pak a shume cdo qender urbane  se bashku me fahatrat rrotull do te jene nje njesi vendore.Dilema ishte nese do te ishin qendrat urbane me te medha ( varianti 30-39) apo edhe qendrat me te vogla (varianti 60 e siper). Ky variant i dyte amortizon nje pjese te madhe te kundershtive e rrjedhimisht eshte me i pranueshem.

Perjashtimet nga kjo logjike kane te bejne me minoritetet e moscenimin e se drejtes se tyre per tu vet-qeverisur (livadhja , dropull+pogon , pustec (liqenas)). himara eshte propozim per bashkim me lukoven (himara sot eshte nga palasa ne qeparo, lukova nga  Borshi ne shen vasil (perparim) afer Sarandes) dhe me hore-vranishtin pjesen fundore te lumit te Vlores ( i famshmi Kuc eshte fshati me afer bregut , aktualisht rre 17 km nga borshi, rreth 15 nga Qeparoi me rrugen e re per tu ndertuar se shpejti). Keshtu qe nje fare menyre nuk eshte e drejte per komunitetet e bregut por eshte nje artific me sa duket per te  anuar balancen "etnike" nga shqiptaret. Raison d'etat si me thene. Me sa duket krijimi i konispolit (konispol-xarre etj,) ishte qe te fitoje nje njesi PDIU-ja e te balanconin pbdnj-ne.

Overall, eshte zgjidhja nder me optimalet, megjithese per hir te se vertetes zgjidhja duhet gjykuar nga funksionet, dhe qellimet e qeveirise ne raport ,e decentralizimin jane akoma te paqarta. 

Per mendimin tim me teper se kursime nga administratat etj. I jep nje fare clirimi mundesive te zhvillimit, ne situaten qe burimet natyrore dhe njerezore tani do te jene brenda nje njesie. Nuk eshte shkopi magjik por eshte reforme e domosdoshme duke patur parasysh nivelin ku perfunduan nje pjese e mire e komunave.

Do kete veshtiresite e kuptueshme te tranzicionit per tre-kater vjet por eshte reforme e rendesishme. I pakuptimte qendrimi i PD-se.

 

 

 

 

 

Altino, nga njera ane rradhit gjithe ato pikepyetje qe rrekin pjesen me te madhe dhe me te rendesishme te reformes administrative dhe nga ana tjeter thua eshte e pa kuptimte qendrimi i opozites? Po pse mo Altin cfare eshte roli i opozites, te japi ok per reforma gjysmake e kur dihet se cfare do qe te thote e mendoje ajo per reformen ti tregoje mazhoranca numrin e shumices? E ke ndjekur debatin e opozites apo jo? Ajo thote qarte e me llogjike se reforma eshte e domosdoshme (sepse per te ardhur tek kjo reforme ajo beri hapat baze qe ishte censusi ) por se kjo reforme duhet te jete e miremenduar dhe e thelle per cdo aspekt te administrimit. Askush nuk eshte ne gjendje te thote sot se si do administrohet lokaliteti pervecse terhiq ca kufij administrativndhe hajde kjo eshte reforma... Nuk ka faj opozita lol se Rama eshte psikopat qe sillet sikur te ishim akoma ne monizem.

Altino bone mire qe e sqarove ket punen e numrit te njesive vendore se ca me siper e kishin mor sikur do te jene 61 bashki ene nja 200 apo 300 komuna. Pra, me nje llaf mos me bo asigjo. 

Eshte marre per baze funksionaliteti, ku ka aktivitet baze thua Altin. Po kjo te duket gje ndonje gjetje e Socialisteve? Kshu ka qene ketu dhe kshu eshte ne gjithe boten. Kjo harte tregon thjeshte komplekset e socialisteve ndaj veriut. Nderkohe qe Jugun e kane parcelizu sipas qefit, ne Veri kane zhduk Bashki qe kane popullsi me te medha se disa qyteza ne Jug qe do jene bashki. Ne veri jane shnderru rrethet ne Bashki.

Reforme territoriale duhet te kishte patjeter, po kjo eshte thjeshte tallje me gjithe ato fonde e energji qe jane harxhu per kete pune, pasi nuk do gjeje kurre konsensus dhe heret a vone do ndryshoje dhe perseri paret tona do harxhohen. Ai deputeti i Vlores nuk do jete perjete ne pushtet.

Une nuk jam zedhenes i qeverise as i reformes, jap mendim tim, ne kete rast besoj mjaft profesional (modestine menjane) pasi kam me shume se 10 vite pervoje me qeverisjen vendore dhe e kam studiaur ne detaje mundesine e reformes ne nje pjese te vendit.

Opozita beri  gabim qe nuk u ul ne tryeze pasi nuk do i kish lejuar gabimet e kesaj harte.sa per veri-jug nik besoj se qendron ndonje nga kritikat pasi dendesia e popullsise eshte me e madhe ne jug, diferencat ne sarande etj. Kane te bejne me heterogjenitetin e popullsise. Nuk besoj se ka raste te bashkive ne veri me popullsi shume me te madhe ne jug. Si mesatare se perjashtime mund te kete.

Po si ta kuptoj une kete qe thua se ke 10 vjet eksperience, pastaj thua qe "besoj se...". Nuk eshte pune hamendesimesh e bindjesh, pasi numri i popullsise eshte fakt objektiv. Qarku i Lezhes, qe ka dyfishin e popullsise se Gjirokastres ka 3 bashki, as sa gjysma e bashkive te Gjirokastres:7. Kjo eshte marrezi. Po ta jap nje shembull: pse u zhduk Bashkia Mamurras, nderkohe qe ka popullsi sa disa bashki ne Jug? Nuk po them se duhej patjeter te ishte kjo ose ajo Bashki, por nuk duhet ndonje ekspertize e vecante per te kuptuar ndarjen e padrejte qe eshte bere.

Numri i popullsise nuk eshte dhe nuk duhet te jete kriteri i vetem apo kryesori per te percaktuar nje njesi administrative. Sepse sipas kesaj qe ju thoni i bie atehere qe Tirana te kete nja 10-te bashki apo njesi vendore. Nje faktor tjeter percaktues, pervecse nje numri popullsie te "domosdoshem" eshte apo duhet te jete edhe gjeografia e teritorit te njesise vendore. Sa me shume siperfaqe e sheshte dhe infrastrukture e zhvilluar, aq me e madhe mund te jete njesia vendore, pasi edhe shpenzimet komunale per njesi dalin me efektive. Keshtu psh, nje kompani pastrimi ka kosto per njesi me te ulet nese administron nje teritor me te madh por qe eshte i aksesueshem me rruge, po keshtu ndermarja e ujesjellesit, apo mirembajtja e ndricimit etj, etj. Ne rastin e Lacit me Mamurasin, vertet qe te dyja sebashku kane popullsi me te madhe sesa nje bashki e rrethit te Gjirokastres, por vete teritori flat (i sheshte) , rruget nderlidhese te bollshme etj, bejne qe bashkimi i tyre te jape eficience ne sherbimet ndaj komunitetit. Keshtu psh ne kete rast nuk ka pse te kete dy ndermarje pastrimi, por vetem nje. Nuk ka pse te ndertohen dy landfilda per menaxhimin e mbetjeve, por vetem nje. Vetem nje ndermarje per menaxhimin e ujit te pijshem etj, etj. Ndersa psh Libohova me Gjirokastren nuk e kane kete komoditet gjeografik per te bere te njejtat sherbime si ne zonen e Lac-Mamurasit.

Pra, duhet te jemi me te vemendshem dhe ti shikojme gjerat ne prizmin ekonomik, pasi eshte ky i fundit qe i jep sens pozitiv apo negativ te jetuarit dhe jo fakti qe ti je musliman apo une ortodoks, apo qe ti je verior e une jugor e pordhi kali. Nje ekonomi ne rritje nje mireqenie e qendrueshme i sfumon keto ndryshime dhe i afron njerzit gjithmone e me shume. We have only one World !!  

Pse Mirdita, Dibra, Kukesi, Tropoja i kane keto komoditete gjeografike? Ato nuk kane te njejtat "probleme" gjeografike te Gjirokastres? Nuk qendorn fare ajo qe thua ti ne rastin konkret, pavaresisht se duhet te ishte ashtu sic thua ti. 

Teorira mund te na thuash sa te duash, praktikisht eshte thjeshte nje harte ku duket qarte qe e ka marre njeri shkopin dhe e ka vizatu si i ka dashte qefi. I lumte bytha.

 

po ato ndarjet administrative cfare jane neper harte? a do te kene qeverisje vendore me perfaqesim direkte?

ketu ka nje kek te pagatuar, nje brum qe ngado ta kthesh duket i papjekur.. po flitet per ndarje administrative dhe jo per qeverisje vendore.. e cila ka qene problemi qe ne fillim me koston e larte administrative .. PD-ja nuk merr pjese edhe perse e filloi vete dhe e konceptoi kete reforme.. por ndoshta do ta miratojne gjithsesi, por nuk duan te prishin pune me komunaret xhambaze 

shume jane per nje vend 300 km te gjate e 150 te gjere me 75% male te pabanuara.

Ndarje e paster per qellime politike, dhe nje gje qe u perpoqen ta propagandonin apolitike e politizuan se sben. Shqiperia te kete 40 njesi (sac u tha ne fillim) dhe te ndahen ne baze popullsie e jo sic e kane bere tani, sipas interesave politike.

po si nuk i ben kujt pershtypje ndarja e paskuqanit prej tiranes. Dmth krijimi i njesise se malokve edhe pse paskuqani eshte i rrethuar nga kater anet me tirane, dmth per te ike prej paskuqani ne kamez duhet me kalu neper njesine 11 te tiranes aktuale, por kjo nuk i ka pengu me nda paskuqan e kamez prej cunave te tirones prej verteti. edhe pse bulevardi i madh i tiranes e ka koken ne paskuqan, bulevardi i bregut te lumit bashkon tiranen me paskuqanin, ndersa zallherri me kamzen jane llogjikisht me te bashkuara. 

nuk e di po mua te kjo reforma me duket se mungojne vetem leket e murit te bregu i lumit model jeruzalemi dhe reforma eshte kryer. 

Ktu asht anadoll mor shok dhe sa t'jemi gjall s'kemi me ba shtet.Nje reforme aq thelbsore per funksionimin e shtetit,do te duhej te perqendroheshin gjithe resurset intelektuale,gjithe ekspertet,te bashkoheshin gjithe menjet qe dine,dune e kane,per te hartu nje strategji qe do funksionte ne parimet e duhura e te maksimazohej fuksionaliteti i ketij shteti.

Mirpo ca nodh? Dhe ktu,ne ket reforme jetike per shtetin, mbizotron mensia e katunareske perimitive,biri fshatit qe ka hec ne jete dhe asht me pozite lufton qe ktuni i vet te pefitoje sa ma shume qe te jete e mundur,duke i ba shurren parimeve te reformes e shtetit vete. Gramozi prej Tepelene lufto per katunin e vet,po kshtu dhe Taulanti prej Librazhdi apo Iliri prej Cepani.Shto pastaj dhe llogarite e ndyra politike ne kurriz te kundershtarit.

Hik more ju dhjevsha rracen te gjitheve!
_____________________

Ky admin palloshi mrame me kishte konsideru abuziv dhe me ka kufizu me 5 komente.5 komente me dalin dhe me teprojne,po s'e di ca leshin ka?Nuk asht humje e madhe per kan, mungesa e komenteve te mija ktu,po as person me rrezikshmeri shoqerore qe kane marre masa me na izolu, s'e konsiderojme veten. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).