Porto Romano, një tokë e varfër në veri të Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i një fabrike kimikatesh të kohës së komunizmit, një fushë e madhe me plehra të shpërndara gjithkund dhe disa objekte industriale të hallakatura. Ende pa e marrë veten nga ndotja e papenguar e kryer përgjatë dekadave, këneta që rrethon gjirin në Porto Romano është vendi më i pagjasë për t’u kthyer në një zonë bumi për pronat e patundshme, i diktuar nga elita e politikës dhe biznesit në vend.

Megjithatë, në nëntor 2006, ndodhi pikërisht kjo gjë, kur vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi. dhe kolegia e saj Flutura Kola, filluan të blejnë tokë me 10 euro për metër katror – dy herë më shumë se sa vlera e tregut.

Rreth 14 hektarë në kufijtë e një ‘parku energjetik’ të vogël të lidhur me portin u siguruan për klientin e tyre, biznesmenin e dyshimtë boshnjak dhe këshilltar të Berishës gjatë zgjedhjeve, Damir Fazlliç, i cili i pagoi ndërmjetësit e tij, direkt apo indirekt, më shumë se sa katër herë çmimin e tregut – 18 euro për metër katror.

Shpejt pasi transaksionet u mbyllën, Berisha mori një vendim kryeministror për të lëvizur kufirin e parkut energjetik, duke përfshirë aty edhe pronat e reja të Fazlliçit, i cili transformoi menjëherë një kënetë të pavlerë në një pronë me vlerë të lartë, si dhe rriti çmimin e saj me së paku tetë herë.

Vajza e Berishës, bashkë me ortaken e saj në kompaninë ligjore dhe ndërmjetësin e punësuar prej tyre, mund të kenë fituar gati 1.2 milionë euro nga shitja e tokës te Fazlliçi me çmim katër herë më të lartë se sa ai i tregut. Dokumente të papublikuara më parë, të siguruara nga BIRN, tregojnë 430 mijë euro fitime. Rreth 740 mijë euro të tjera u fituan në kesh dhe, si të tilla, nuk mund të gjurmohen.

Biznesmeni boshnjak Fazlliç e pa vlerën e tokës së tij, të regjistruar në emër të dy kompanive shqiptare, të rritej nga 1.7 në 4.2 milionë euro pas vendimit të Berishës. Nëse planet e tij për të zhvilluar zonën në një terminal nafte me vlerë 70 milionë euro do të vijonin, ai do të fitonte dhjetëra miliona euro.

Në vitin 2008, transaksionet tërhoqën vëmendjen e hetuesve shqiptarë kundër pastrimit të parave, të alarmuar nga përdorimi i “kompanive guaskë” nga Fazlliç në Shqipëri, numri i shitjeve të kryera me kesh, çmimet e inflacionuara, si dhe përfshirja e kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, Qipro dhe Karaibe.

Çështja ndaj Fazlliç u rrëzua më 2009-n pasi prokurorët nuk siguruan dokumentet kyçe nga Bosnja dhe Qipro dhe nuk arritën të gjurmonin origjinën e fondeve. Fazlliç nuk u akuzua kurrë formalisht për ndonjë shkelje dhe hodhi poshtë të gjitha aludimet.

Por një dosje dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) tashmë ngre pyetje të reja mbi rolin qendror që Malltezi, përmes kompanisë së saj “Malltezi & Kola”, luajti në blerjen dhe shitjen e tokës, vlera e së cilës u rrit në mënyrë dramatike si rezultat i vendimeve zyrtare të babait të saj për ta përfshirë tokën në parkun energjetik.

Gjurmimi nga ana e BIRN i dokumenteve të kompanisë nga St. Vincent dhe Grenadines në Karaibe deri në Moskë, zbuloi gjithashtu se moguli serb i energjisë, Vojin Lazareviç, ishte në zemër të marrëveshjes, duke financuar 2.5 milionë euro në llogarinë private bankare të Fazlliç në Shqipëri, përmes një rrjeti kompanish të regjistruara nëpër parajsa fiskale. Biznesmeni i dyshimtë shpreson të zhvillojë zonën në një kompleks të rëndësishëm energjetik.

As BIRN dhe as prokurorët nuk zbuluan ndonjë provë që të sugjeronte se Lazareviç financoi Fazlliç në mënyrë të paligjshme, megjithatë moguli i energjisë nuk ka folur kurrë për përdorimin e parajsave fiskale apo pse transaksionet u kryen gjerësisht jashtë sistemit bankar. Fazlliç, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Sali Berishës, me miq të fuqishëm në Uashington, Londër dhe nëpër të gjithë Ballkanin, ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje. Sali Berisha, Argita dhe Jamarbër Malltezi, si dhe Flutura dhe Florenc Kola refuzuan të intervistohen nga BIRN apo t’u përgjigjen pyetjeve tona të detajuara. Lazareviç refuzoi kërkesën për t’u intervistuar, duke thënë se ishte shumë i zënë dhe gjithashtu refuzoi t’u përgjigjej me shkrim pyetjeve për lidhjet e tij me Fazlliç.

Bum pronash të patundshme

Nga baraka pranë një moli në Porto Romano, Abdyl Mukaj e nxjerr jetesën duke shitur peshk të freskët për turistët gjatë muajve të verës. Jeta e tij ka qenë një përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës, kështu që, kur një banor i zonës, Kujtim Shahini, i kërkoi atij në vitin 2007 të shiste një hektar tokë moçalishte me një çmim dy herë më të lartë se tregu, ai e kapi shansin.

Toka i ishte dhënë Mukajt nga shteti kur ai, si shumë fqinjë të tij, mori parcela toke në Porto Romano si kompensim pasi shteti i shpërnguli ata nga toka e paraardhësve të tyre në veri të Shqipërisë, për të krijuar hapësirë për një hidrocentral të ri. Pasi u ofruan një shumë të madhe parash për tokën me pak vlerë financiare apo emocionale, fshatarët nuk pyetën se kush po e blinte tokën apo pse.

Argita Malltezi, partnerja e saj në zyrën ligjore Flutura Kola, dhe bashkëshortët e tyre – Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola – kërkuan tokë pranë nënstacionit elektrik në Porto Romano për klientin e tyre Fazlliç dhe kompanitë e tij, Crown Acquisitions dhe Alpha sh.p.k.

Bashkëshortët kërkuan për parcela të përshtatshme dhe punësuan një ndërmjetës vendas – Shahinin – për të kryer blerjet vetëm me para kesh, nga nëntori 2006 deri në shtator 2007.

Shahini dhe Kola fillimisht ndihmuan për të siguruar nëntë hektarë tokë nga fshatarët për Crown Acquisitions, e cila u ble pothuajse e gjitha, sipas kontratës, për 18 euro për metër katror. Dokumenti i shitblerjes është mes më shumë se 1 mijë faqeve materialesh zyrtare të siguruara nga BIRN.

Por fshatarët i thanë BIRN se ata janë paguar vetëm 1,200 lekë [9.8 euro] për metër katror. Nuk është e qartë se kush përfitoi nga 700 mijë eurot diferencë mes kontratës dhe çmimit real. Shahini pranoi se ka marrë një pjesë, ndërsa Fazlliçi, në një intervistë ekskluzive me BIRN, tha se negociatorëve të tij u takonte pjesa e tyre.

Dy nga nëntë parcelat që iu shitën Crown Acquisitions, në fakt, ishin blerë sakaq nga Shahini dhe Kola për t’iu shitur Fazlliçit me fitim.

“Unë mora vetëm 1200 lekë për m² – ky qe pazari”, tha fshatari Mukaj. “Kujtimi [Shahini] solli paratë në shtëpinë time me një fuoristradë të zezë”.

“1200 lekë për metër katror është çmimi për të cilin të gjithë fshatarët e shitën tokën – mund t’i pyesësh që të gjithë”.

Në fazën e dytë, Malltezët dhe Kolat blenë pesë hektarë tokë nga fshatarët për më pak se 10 euro për metër katror, të cilën ia rishitën menjëherë kompanisë Alpha sh.p.k të Fazlliçit për 18 euro, duke fituar në këtë mënyrë 430 mijë euro. Rreth 150 mijë euro të tjera i janë paguar Florenc Kolës për blerje tokash, megjithëse nuk është e qartë nga dokumentet se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë.

Çuditshëm, gjatë transaksioneve, Flutura Kola vepronte në disa raste njëkohësisht si shitëse e pronës, për shkak se ajo e kishte tokën nën pronësi me bashkëshortin e saj, por edhe si blerëse, duke qenë përfaqësuesja ligjore e Damir Fazlliç. Pasi tërhiqte fonde nga llogaria personale e Fazlliçit, ajo në fakt paguante veten dhe partneren e biznesit, Argita Malltezi për tokën.

Crown Acquisitions në fund u shit në qershor 2007 për 1.7 milionë euro te Altaria Research Limited, një kompani e regjistruar në Qipro dhe e kontrolluar nga Lazareviç. Alpha sh.p.k iu shit kompanisë me bazë në Qipro, Irongold Ltd., gjithashtu e kontrolluar nga Lazareviç, për 1.25 milionë euro. Fazlliçi siguroi 300 mijë euro fitime.

Fazlliç pretendoi fillimisht, gjatë intervistës së tij të vetme televizive që kur skandali shpërtheu në tetor 2008, se Altaria Research Limited ishte “kompania e tij hollding në Qipro”. Si rezultat, ai pretendoi se nuk kishte siguruar fitime për shkak se po i shiste Crown Acquisitions – dhe tokat nën pronësinë e saj – vetes. Kur ai u mor në pyetje vitin që pasoi nga prokurorët, ai refuzoi të jepte emrin e pronarit për shkak se, tha ai, kjo mund të dëmtonte biznesin e tij.

Por kur u këmbëngul nga BIRN, gjatë intervistës me Fazlliç në qershor 2014, ai tha se kishte bashkëpronësi 50% me 50% te Crown Acquisitions dhe Alpha sh.p.k me Lazareviç, përmes Altaria Research Limited. Kjo nuk është pasqyruar në dokumentet zyrtare në Qipro dhe Fazlliçi nuk ishte në gjendje të shpjegonte nëse ai nxori ndonjë fitim nga shitja e pjesshme e tokës te Lazareviç.

Berisha mbrojti Fazlliçin

Kur u njoftua hapja e hetimit për pastrim parash në tetor 2008, Berisha bëri të pamundurën për të mbrojtur Fazlliçin nga ndonjë akuzë e mundshme, duke siguruar dhe largimin e tij nga vendi me avion privat.

Sipas një memoje të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, të publikuar nga Wikileaks, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë u dërguan për të rrëmbyer dosjen me dokumente nga prokuroria. Prokurorët ranë pre e fushatave të njollosjes publike nga Berisha dhe madje u përballën me kërcënime për veprime ligjore nga Ministria e Brendshme.

Në qershor 2009, vetëm një muaj pasi prokurorët shqiptarë hoqën dorë nga hetimi për pastrim parash, Berisha miratoi planin që përfshinte parcelat e tokës së Fazlliçit në parkun energjetik të Porto Romanos.

Ndërsa toka nuk ishte veçanërisht e çmuar kur u ble më 2007-n, Fazlliçi aplikoi me sukses për të ndërtuar një terminal të stërmadh nafte, duke e rritur vlerën e saj me tetë herë në krahasim me çmimin fillestar të tregut.

Kur iu kërkua të jepte llogari për rolin e vet në skandal, Berisha mbajti një konferencë për shtyp në mbrojtje të Fazlliçit, duke pretenduar se hetimi ishte orkestruar “nga mafia” dhe këmbënguli se as Fazlliçi dhe as familja e tij nuk kanë përfituar prej postit të tij.

Ai argumentoi me kujdes se nuk e kishte shpallur Porto Romanon park energjetik, duke qenë se zona ishte shpallur e tillë më 2001. Por ai, gjithsesi, nuk shtoi se e kishte zgjeruar zonën e parkut për të përfshirë në të edhe tokën e mikut të tij.

Argita Malltezi nuk u intervistua kurrë nga hetuesit dhe roli i saj në blerjen dhe shitjen e tokës ka mbetur sekret deri tani. Duke folur në kushtet e anonimatit, burime pranë skuadrës së prokurorëve i thanë BIRN se ata thjesht ishin tepër të frikësuar në atë kohë për të thirrur vajzën e Kryeministrit për ta marrë në pyetje.

Argita, bashkëshorti i saj Jamarbër dhe vëllai Shkëlzen, qenë lidhur me disa skandale korrupsioni gjatë qeverisjes së Berishës, por nuk u përfshinë kurrë formalisht në asnjë hetim. Ata kanë mohuar gjithmonë të kenë bërë veprime të kundërligjshme.

Në deponimet para prokurorëve të shqyrtuara nga BIRN, avokatja Flutura Kola dhe Jamarbër Malltezi pohojnë se ata kanë qenë të ndërgjegjshëm për potencialin e Porto Romanos në kohën kur filluan të blejnë tokën.

Jamarbër Malltezi tha: “Unë kisha informacion në lidhje me zhvillimin e asaj zone, kështu që mendova se ishte një biznes i mirë.”

Pasi shau prokurorët për “hetimin e tyre të motivuar politikisht”, ai shpjegoi se Fazlliçi thjesht ndodhi që ishte personi i parë që u ofrua për të blerë tokën e tij.

Kola, në anën tjetër, shpjegoi se si ajo, bashkëshorti i saj dhe Malltezët patën punuar së bashku për të siguruar tokë për Fazlliçin në mënyrë që të nxirrnin fitime. Ajo pranoi se kishte “informacion që kjo zonë ishte miratuar… nga qeveria si një zonë për ndërtimin e depozitave të naftës dhe hidrokarbureve”.

Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por ishte “100 për qind i sigurt” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik.

“A isha unë 100 për qind i sigurt? Po, për shkak se ishte shumë shumë logjike”, tha ai. “Por që Sali Berisha të më ketë telefonuar mua për të më thënë: “…ah, ti duhet të bësh këtë dhe atë, ky është thjesht një skenar filmash”.

Ai pranoi gjithashtu se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik ishte i pashmangshëm.

Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”.

Me ndryshimin e qeverisë më 2013-n dhe largimin e Berishës, disa besuan se plani i Fazlliçit do të dështojë me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe të kritikëve të tij. Por boshnjaku thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me Kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij.

“Berisha qe miku im personal dhe është ende miku im personal, por unë nuk kam marrë kurrë asgjë nga qeveria e tij dhe nuk bëra kurrë asnjë marrëveshje, publike apo private, me qeverinë e tij”.

Ai i tha BIRN se “nuk kishte probleme për të bashkëpunuar” me Ramën dhe skuadrën e tij, pavarësisht fyerjeve që ka marrë prej tyre.

“Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre”, tha ai me shaka.

A do të kthehet fantazma e Porto Romanos për të përndjekur atë dhe familjen e Berishës? Për momentin, as partia në pushtet dhe as prokurorët, nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.

 

BIRN: How Berisha’s Inner Circle Profited from Multi-Million Euro Land Deals

48 Komente

as partia në pushtet dhe as prokurorët, nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet

Kshu si i interesuar dukej Edi edhe per armet kimike, por veçse kur i nxori 100 mije veta ne shesh, kunder tyre 
smiley

Sesi na vjen neve qe punojme si gomere kur mesojme si mund te besh miliona euro duke genjyer katundaret me te keputur qe mund te gjesh.

Hard work is overrated

 

Ka dhe me keq se ty, ka njerez qe kane 15+ vite ne politike dhe nuk i shikojne dot drejt 3mijeeuroteqelbura.

Për momentin, as partia në pushtet dhe as prokurorët, nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.

Tani  te fillojme  te grim sallat ne  ?! 

Ky eshte i njejti Fazllic qe po ben bixnes me rilindjen? Apo atehere ishte i keq e tani eshte i mire, se dihet qe fajin e ka ... jo ai jo, por zistemi.

C'ju beri blloku juve, ai pershesh s'po ha, nga pesha ra, therefore faj s'ka.

Firma e Fazllicit eshte fakt i pakundershtueshem i korrupsionit qeveritar, dmth firma ne foto afer mbiemrit "Berisha", jo firma ne realitet afer (edhe) Rilindjes. 

Flm per premtimet e mbajtura zoti Meta.

 

P.S. Is it bad qe, teksa i hodha nje sy artikullit, pervec fotos se Fazllic-firmes syri kapi kete?

Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN

smiley 

Ajo s'ish firme, ish vetetime...

Biznese qe njihen .Psh ne prishjen e bidonvileve ne Mexico 1974 ,qe shndrrohen si qendra te Investimeve per Interes Publik , shume individe te shkathet blene Troje per hicmosgje dhe per disa Vjet u shndruan te pasur . Eshte shume Normale po themi edhe Rasti i zgjerimit te Tiranes ne Projektin e Lulath dath Kurbanit te Bathkise qe u Shpall per te gjith ne te njeten Kohe .Dikush mund te perfitoje .

Por qelbesirlleku i ketyre Fundrinave te Familjes eshte se 'ky projekt " eshte i paradiskutuar ne Familje , eshte orientuar ne Familje dhe eshte realizuar nga rreth i ngushte i Familjes , me mbrojtjen e Familjes se Babasqapit , sali Qenef berisha

Rastesi ? ..Kurren e Kurres . Skathtesi ?? Kur shikon Argiten ? Edhe fytra me e shemtuar e asja fotos se biznesmeneve qe takojne Berishen mund te jete me e sukseseshme !

 Vetem Megahajduti , Pinoku Kryemashtrues Bajraktar Berisha mund ta shese si shanc te barabarte .

Aty Korrupsioni ben MUUUUUUUU , ndryshe edhe Blendi nuk do binte ne perfundimin me "te Genjyer katnare "smiley Kete me cdo KUSHTEkipi Rames duhet ta zhbirilonte dhe i ka te gjitha Mundesite per ta shpure si Akuze ne Prokurori . Boll qe te analizosh e krahasosh LefTKopete e PD-hit qe merren me germime ne Dajt per Ramen .Ndersa Funderrina me lesh te rene nga Brenda , pavaresisht races Qipriote Mallteze , na doli i zgjuar edhe ne projektet e Bregdetit , ashtu si Rastesisht ne Lalez ka vile dhe Argita  

Ore, po Jozefina i di keto gjera?

Ti pret qe Berishen ta arrestoje Jozefina? Shuplaka jote s'paska shkuar ne drejtimin e duhur.

Sali Berisha 

 Ai tjeteri nuk quhet Ilir Meta por  Ilir Floriri,  :) smiley   ai tjeteri nuk quhet Edi Rama por Edi Gina

_____

Sali Berisha i ka futur ne tave  Rilindjen  prandaj kjo dhe Prokuroria nuk jane te interesuar te hapin dosjen e Porto Romanos! 

 

 

vec nje gje nuk kuptoj......ky artikulli a sherben per gjo, apo vetm si njoftim....bohet sebep per ndonje shkendije!!!!.....apo thuj : ne i kishim me audio-video dhe beojme veten budallenj akoma....per mendimin tim shkaterrimi i korrupsionit me te vogel ja vlen cdo gje....

ky artikulli a sherben per gjo

besoj se po, zbulon/ilustron me fakte korrupsionin, dhe kur e ben kete, sado shume apo pak, sado e anshme apo e paanshme qe te jete si media, ajo e ka bere punen e vet/medias.

tjeter pune qe keto gjera qeveria e sotshme i ka te gjitha ne qitape (e shume me shume se keto) dhe s'eshte se nuk vepron ngaqe s'di ku ka bere korrupsion qeveria e shkuar dhe priste qe kete tia tregonte BIRN-i.

per te bere me shume s'ka as presion te brendshem, se dhe populli qe i dha voten kesaj qeverie (dhe 1milionshuplakat qeverise se shkuar - sipas Rames) ne nje mase te madhe mjaftohet duke u masturbuar per padite e Imamit dhe do zhurma te tilla te bera sa per te kaluar vaftin. nderkohe, Fazllicet e mire pijne dy qeveri, tha, teksa Berisha ben diversion ne Facebook dhe Rama i meson fshatareve se toka duhet punuar.

“Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre”, tha ai me shaka.

Poshtersi! nga ato qe te ulin koken nga inferioriteti se vend i vogel,  se njerez te vegjel, te padale, te papare , pa nje aleat a mbeshtetje. sigurisht qe boshnjaku i ndyre e ka kopsitur mire allishverishin. me karrem psikopatin e pangopshem, berisha. mbiemer i cili ka pas konotacion te mire njehere e njehkohe. tani eshte kthyer ne kellyre, ta shplash gojen sa here e thote. 

Po kush nuk është e bëhet "shakaxhi " si këta fëlliqsirat e Berishës ? Fazlliçi ? Jamarbëri ?

Kritika ndaj Edit duhet të bjerë dhe mbi të Vetët, drejtëpërsëdrejti Çfarë Pret !

A ka këllqe të ngrihet ndaj Korrupsionit të Fundërrinave brënda Partisë së tij që u " zgjoka kujtimet atyre " një tip që dhe fytyrën e kishte si Pllakë Bajge !

Ky është një kërcënim Tipik Mafioz i Krimit të organizuar .Muti i mbuloftë në se nuk nxjerrin urdher për Kërkim Ndërkombëtar për këtë kriminel " kurajoz " Dhe këtu nuk ka Inat . Hipokrizia e tij nuk njeh Kufij

E ka mik Berishën ? Patjeteër ...Mund të jetë një nga mësuesit KRYESORË në Hajni ose shqip " Hidh Gurin e fshih dorën " gjë që dhija Mallteze me Jmaarbër Boshnjak , e ka thënë me Plot Gojëm.....Kisha Informacion smiley

Po mirë mo zotri Përse nuk kishte Informacion Xhibi me Gjëmbin ? Pa folur këtu për Mullarët e kashtës të PD-hit si bixNesMenË të shkëQIer që janë afishuar tek PPU !

Po nen kete forme (keshtu) eshte pasuruar edhe Buffet-i, dhe shum te tjere. Ku eshte e keqja ketu. Nese ti rrit pasurine tende, nese ti i jep nje vlere me te madhe nje objekti/prone, aq me teper nga hyrja e nje valute/produkti, (gje qe e mban te dubellsuar traksansionin financiar, kjo eshte nje teme me vehte, ndryshe nga dubellsimi i vleres se objektit) , ketu ti i ke sherbyer ekonomise vendase (pavarsisht nga ngjyra, nacionaliteti, partiakizmi, gjinia), se ke rritur GDP, qe do te thote se ke sfumuar borxhin. 

Nuk dua te mbroj Familjen (siç quhet rendom klani ekonomik i Berishes), por nese Familja duhet akuzuar, nuk duhet akuzuar per keto manipulime te pranueshme ne makro-ekonomi, por duhet akuzuar per konflikt interesi, per mos hapjen e drites jeshile ndaj ideve te reja, per parjen ngushtesisht vetem te interesit te tyre, per futje hundesh ndaj bizneseve te tjera duke ua prere rrugen atyre, per friksimin, shantazhin qe iu benin te tjerve, individeve dhe firmave, e deri ne implikimin ne vrasje te shqiptarve. Per keto duhet akuzuar "Familja" apo "Kompania" siç quhet rendom nje njesi qe del jashte rregullave dhe ligjeve. 

Serizisht e ke ?

Cfare pate jo serioze ne ate koment? Komentet e Pjerit shok me pecogrose duhet te lexohen 3-4-5-6-7-8-9 here ne menyre qe te kuptohen tamam. Si dhe duhet te kesh njefare bagazhi qe te arrish t'i kuptosh tamam. Une, me turp, e pranoj qe s'e kam bagazhin.

Lexo VQ qe te shpetosh!

Si dhe duhet te kesh njefare bagazhi qe te arrish t'i kuptosh tamam. Une, me turp, e pranoj qe s'e kam bagazhin.

Të isha unë në vend të z.Pjer do e kisha marrë për tallje përdorimin e fjalës bagazh .Jo rrallë përdoret edhe për të pasmet e femrave pasi si figurë ka të bëjë me pamje të Bollshme , të kënaqëshme , që mbajnë , .Edhe si fjalë ka ardhur si "fyerje , tallje , ironi  " nga ish aparatçikët e KQ për ndonjërin që pretendonte që " ka bagazh " smiley

Ndërsa veniom oroe se Gjëmbi është e thjeshtë dhe duhet të jetë elegante pasi thotë që " nuk kam bagazh " Si vetëtimë ..dmth pa dhjamra ! Po pse me ...turp smiley

Me vjen shume keq zonje por po nuk i kuptuat me here te pare shkrimet e PTH nuk keni per t'i kuptuar asnjehere. Gjenia e tij aty qendron, tek veshtiresia per te kuptuar nje gje aq te thjeshte.

Vete autori thote qe duhen lexuar 3-4-5-6-7-8-9 here qe te kuptohen nga njerezit e thjeshte si ne. Kuptohet qe pecogroset i kuptojne menjehere. Ti qenke pecogros dmth?

me vjen keq por kete nuk mund t'jua them. Jemi duke folur per PTH, te qendrojme ne teme.

Po nen kete forme (keshtu) eshte pasuruar edhe Buffet-i, dhe shum te tjere.

Kjo quhet insider trading .nese Buffet e ben kete ne amerike do i fanepsen qe ne pike te sabahut babloket e FBi me pranga ne duar ke dera e shtepise .

Ky eshte rast i paster i shfrytezimit te informacionit prej postit publik per perfitime personale.

 te shpetoje pronen, token, po mundi Edi. sic beri me CEZin, t'i gjeje nje ane (qe prape me humbje te nxjerr, edhe sikur te fitohet back). te tjerat (mafia ruse, me the e te thashe) jane nje  kafshate e madhe. Me ndihme nderkombetare, patjeter. Me nderkombetaret mund te beje edhe me shume, por mbetet ne afat te larget.  

Z. Pjer .Ne dihet që nuk e ndryshojmë dot rrjedhën e ngjarjeve, as për këtë rast .Por më duket një Naivitet i shkallës superiore të Vlerësosh fakte të tilla si Normale.

Ju dhe të gjithë e dinë që Informacioni në këto Raste krijon kushte për Start të barabartë . Këtu le të shquhej edhe raca Qipriote e evgjitëve Malltezi apo kushdo "nuhatës" . Ka aq shembuj nga Bota përfshi dhe A.Citi që ka nxjerrë Tramp sa  nuk ja vlen ti përmendësh si faktorë suksesi .

Por Projektet kanë qenë TË Hapura për të gjithë dhe Lufta është bërë midis Apliakntëve qoftë edhe me eleminim të njëri tjetrit .

Ndërsa KY Rast është Absolutisht Përdorim Pushteti për Familjen .Nuk ka asgjë të ngjashme me asnjë rast përveçse me rastet besoj të Familjes së S.Huseinit dhe Megahajdutëve me poste K/Ministri apo Funksine të Larta , që lexojmë se si shkojnë nëpër bangot e të akuzuarve e  në qeli si Timoshenko , për raste më të thjeshta .

nuk duhet akuzuar per keto manipulime te pranueshme ne makro-ekonomi,....pavarësisht se termi Manipulim ka tingëllim të keq në shqip , kjo që thoni Ju ka të vërtetën e pranueshme Brënda por ...dhe kjo është KRYESORJA  , është katërcipërisht e pa rgumentuashme me veprimtarinë e Krimit në GRUP të Familjes .

Kjo është një veprimtari Banditësh të Familjes me Pushtet , që nxjer zbuluar karakterin e Pistë të bajraktarit Injorant -Intrigant Berisha që nuk e ka pas për gjë të nxirrte në TREG çdo gjë për pasurimin e Familjes dhe ruajtur Karriken !

Ndoshta nuk ke lexuar mirë prurjen dhe flet sipas Parimeve të V...Q smiley

 

I nderuar Idriso, je njeri i kenduar (siç i thone nga jugu, per nje njeri qe ka lexuar e studiuar shume), dhe shpresoj si njeri i kenduar ta lexosh artikullin me vemendje, duke i hequr emocionet negative. Ne artikull flitet thjesht per nje shit-blerje (transaksion) tokash (vlere). Ai fshatari e ka shitur vete, pra i ka pelqyer çmimi (pavarsisht se aty fshataret ankohen per nje diference prej 2-3 euro per meter qe iu eshte mohuar). Blersit e tokes, Malltezajt, Kolajt, Berishajt dhe po shitesit e tyre tek Fazlliçi, nuk kane qene gje tjeter veç biznesmene, notere, qe kane perfituar nga marrja te paret te informacionit se ajo zone po kthehej ne zone industriale. Ketu po, edhe mund ti akuzosh, per konflikt interesi, se te paret qe duhej ta mirrnin vesh duhej te ishin drejtuesit e komunes aty, dhe jane ata qe duhej te luanin me vleren e tokes ne burse. Mirpo duke qene se drejtuesit e komunes (si ne gjithe Shqiperine) jane te paafte ne ate drejtim, ne kete kohe dhe ne kete fushe jane futur private (qe nuk eshte e ndaluar), private me emrin Berisha, Malltezi, Kola. Dhe ketu qendron tere meseleja, se jane njerez te lidhur me kryeministrin e asaj kohe. 

Ne fakt, sikur ne kete histori, te ishin implikuar njerez te tjere, te pa lidhur me pushtetin, kjo histori nuk do kishte kaq buje. Eshte thjesht biznes dhe si kudo, atje ku flitet se do kete investime, i rritet vlera tokes, ambjentit pereth, dhe vijne e interesohen per investime anesore edhe firma te tjera. Eshte nje reaksion zinxhir, qe nuk ben gje tjeter veç i rrit vleren vendit dhe sjell nje fare zhvillimi, siç eshte ne kahun e kundert efekti domono i krizes. 

Sille, pshtille si te duash i nderuar por kete mesele vetem nje fjale e pershkruan ... KRIMINALE! 

Ne thelb blerja e tokave ne nje zone ku do kete investim, ska asgje te kundraligjshme por shihet si "okazion" dhe berje biznesi e "xgjuar". Ne te njejten menyre edhe stock market - nuk te denon njeri nese dikush i ka bere detyrat/kerkimet dhe ka arritur ne konkluzion se X apo Y kompani do dale me sukses. Krimi fillon ne momentin qe keto te dhena merren nga "brenda" ne menyre jo te rregullt pasi krijon pa-barazine midis investitoreve. 

Ne kete pike Argita bashke me baben jane 100% te denueshem! 

Ky BIRNI e paska demaskuar keq Naltmadhnine smiley

What would Brad Damakracia say?

BIRN Selman i nënës çte te qaj me parë...smiley
 

Malltezi, Kola. Dhe ketu qendron tere meseleja, se jane njerez te lidhur me kryeministrin e asaj kohe...smiley

I nderuar Pjer . Më së fundi e përafrove në detaje me konceptt ekonomike që sqarohen në VQ .Në fillim sidomos anliza Makro të linte përshtypjen si një garë të "zgjuarish " e " të shkathtish" në starte të barabarta . Mirpo kjo shtesë ..

Ne fakt, sikur ne kete histori, te ishin implikuar njerez te tjere, te pa lidhur me pushtetin, kjo histori nuk do kishte kaq buje... më dha të kuptoj që Ju e dini Historinë

Çkemi nga fshati ? ....Hiç .Vdiq Abili ! .... dhe më dhe të kuptoj shprehjen Hiç po Abili smiley

Po për atë akuzohen i nderuar se janë Pjesë e familjes së babqapit jo se është me origjinë Boshnjake dhe kushëri me evgjitët Malltezë ose vëllaut të ishullit të  Maltës të mbetur këtej , kushedi kur e pse !!!

Unë më lart e kam sqaruar edhe me një pëjetje ...Pse nuk e morën vesh Xhibolja me Gjëmbin , që dallojnë këtu për shikime në thellësi e gjërësi , mprehtëi e arkivim të problemeve ? 

Apo fundja biznesmeni i suksesshëm Presidenti firmës DY M apo edhe Shefqeti LlamPaxhiu i ekonomisë që analizon Ballkanin Rajonin e më Gjërë ?

Mendon se do ishin më pak të suksesshëm !smiley

Dmth BIRNI po heton nese Maltezit ia ka thene i jati pllanet. Kjo duket detyre e lehte. Po a ka bir(n) (TM Beluli) te gjej kush i tregonje Lir Floririt per ate tenderat 7perqindesh.  

Dulla paska qen flori...shef si sillet zagari i tij, birisha?

Sa m'bohet qejfi kur e shof sa ja kane rras manallin popllit shqiptar kjo rraca e ktynve.

Se popull mo kar nuk e bo nona! 

Jua qiu nonen me lodra malsuri me keto mafjozet e vet, ene prap' gjysa e shqiptarve japin jeten per te! 

Mire jua bo! Ashtu komthi, dhe kur lodhet nona e zeze, lopthi! 

Po keshtu jane keto Pune...

U mblodh Fshati dhe donin me ndrru samarxhiun se nuk u rrinte per shtat Hajvaneve .Nejse mo samarxhi i mire tjetri ..

Mos unxitoni... tha ..Une qe neser gjej Fshat tjeter Po une jom mesu me JU.dhe ua njoh mire kurriizin Hajvaneve 

Dum tjeter .Dum tjeter .smiley Rinia mo si per keto Pune e Para mo smiley

E nderrun dhe prune te riun .Ky mire qe samaret ua qepte Keq dhe u vrisnin Kurrizin po u linte dhe nga Nje Gozhde sa ua bente Gjak..

Jo po u qane per Veken kta ..smiley Kujtojn se Samarxhijt jane per pune Tjeter smiley

do ishte interesante me e dite, si eshte cilesia e letres ku shtypen keto xhevahiret e BIRN-it?

Sepse, me falni per shprehjen, Sali Berisha, kishte heq dore nga fshirja e bythes me NY Times, "nuk bo mo njujork tajmsi" kishte thon "osht e ashper shume, me ngacmon majasillin!" dhe kishte vazhdu metej "le qe e bojn gazeten me leter t´riciklume, osht njisoj sikur me e fshi bythen me bythen e Ahmadinexhadit per shembull..." Osht i modh, me fal per shprehjen, Sali Berisha, e ruan bythen e vet.

Po, me nder, prokuroria, me cfare e fshin bythen?

Prokuroria ka sezonin e Llalles tani .Vape eshte , Kullote Gjembecesh plot .Hane bagetia e Hajvanet . Llalla po me pak kripe e shije ... Vetem LefTKopeja ne befte gje me ndonje Artikull te protestueve te vila e Ina Rames ...dhe patjeter Xhib Arkiva ...smiley

Prokuroria mesa duket e fshin bythen me Kodin Penal dhe me Kodin e Procedures Penale, se zakonisht o ngrene akuza te gabuara, ose ndjekin proceduara te gabuara qe ti japin nje dore gjykates te nxjerri kriminelet dhe ta meritojne dy lekshin qe marrin

Jalla o admin, t'paska keputur malli per porno smiley

Te gjitha keto nuk jan kurrgje para aferave te tregtimit " virxhinias" gjoja ne export dhe shitjes ne distributoret per nafte D1.Nuk jan asigjo para blejes energjise prej Lazarevicit te fazllicit, nipi i shefit serb te sherbimit sekret, me nje diference prej 0.35 euro per kw...!
Nuk kane fund kusarite e ish familjes pushtetare..! Po ka akoma qorra dhe maskarej qe me mercenarizem qenerie u sherbejne !

Nuk e lexova, po ky asht shkrim i pagum nga bijte e eterve per me perbalt Berishen e Madh. Dijeni mire more klyshet e komunistave, se sterkalat e baltes tuj, nuk prekin e Udheheqesin tone te Madh !

A ja moren tokat Sali Berishes ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).