Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në seancën e djeshme parlamentare. Byroja pritet të marrë masa ndaj deputetëve Arben Ndoka i PS-së Pjerin Ndreu i PS-së dhe Gent Strazimiri i PD-së, të cilët u përfshinë dje në një sherr në Kuvend.

Ligji për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme shkaktoi përplasje të forta mes shumicës dhe opozitës dhe debati degjeneroi deri në konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka është përplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri. Ndërkohë që dje në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Pjerin Ndreu deklaroi se nuk është përfshirë në incident, pasi ka qënë në kafe në momentin e sherrit me Strazimirin. 

Incidenti në Kuvend, Basha: Ndërpresim marrëdhëniet me strehën e krimit

Goditje të opozitës dhe tentativë për t’i mbyllur asaj gojën. Kështu e cilësoi kryetari i PD-së Lulzim Basha, incidentin e ndodhur sot në seancën e Kuvendit, ku pati përplasje mes deputetit të PS-së Arben Ndoka dhe atij të PD-së Gent Strazimiri. 

Pikërisht kjo ngjarje pasoi me një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së, në përfundim të së cilës, Basha bëri publik edhe vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin “Ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me këtë strehë të krimit”, tha ai. 

“Goditën opozitën, dhunuan fizikisht Genti Strazimirin. Sapo kishte përfunduar fjalën e tij, shprehu gjendjen e mjerueshme të rendit dhe krimit dhe përgjegjësitë politike të dyshes Rama-Meta për këtë situatë. Menjëherë pas fjalës së tij, Edi Rama urdhëroi banditë të veshur me mandat deputeti të dhunonin fjalën e lirë, deputetin Strazimiri, si një akt kërcënimi për të shuar fjalën e lirisë edhe në tempullin e demokracisë që duhet të jetë Kuvendi”, tha Basha. 

Sipas tij, “Kemi muaj që denoncojmë me fakte dhe prova depërtimin e krimit në qeveri, parlament dhe institucione, denoncuam zhbërjen e policisë së shtetit, në vend të reflektimit erdhi përkeqësimi që sot është i prekshëm për çdo qytetar. Denoncuam të implikuarit, narkotrafikantët që Edi Rama dhe Ilir Meta i veshën me pushtet, asnjë reflektim. Denoncuam lidhjet e tyre me narkotrafikun, por pazaret e pista e kthyen në një farsë luftën kundër narkotrafikut ndërkohë që bosët vijojnë të luftojnë për të zgjerur tregjet. Denoncuam kapjen e institucioneve të pavarura, por sot duket qartë se kjo është një strategji e mirëfilltë që i ka fillesat tek 2009, për të kapur pushtetin me çdo kusht, për të aktivizuar krimin. Kjo aleancë e krimit mori formë pas 23 qershorit, kur u veshën me pushtet njerëzit e krimit”, vijoi kryetari i PD-së, Basha. 

Duke vijuar akuzat për mazhorancën dhe dyshen Rama-Meta, Basha i kujtoi atyre se përgjigjia e opozitës do të jetë përballja dhëmbë më dhëmbë. 

“Një oligarki kriminale mafioze që përpiqet të zëvendësojë pushtetin e qytetarëve sot. Ky skenar u finalizua me goditjen e opozitës parlamentare. Ne kemi marrë vendim prej kohësh, përballje me çdo kusht dhe çmim për interesat e shqiptarëve, për të mos e devijuar Shqipërinë nga vlerat europine, drejt realitetit sirian. Sot në parlament u dha prova më skajore, që dyshja Rama-Meta ka krijuar një skenar dhune për t’i mbyllur gojën opozitës, e kanë të kotë, ne do vazhdojmë të denoncojmë, ti përballim me fytyrën e krimit që po merr peng aspiratat e atyre që i kanë votuar. Përballje dhëmbë për dhëmbë deri sa e keqja të mposhtet dhe e mira të triumfojë. Ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me këtë strehë të krimit, përballemi me kriminelët e veshur me pushtet politik. Do zhgënjehen ata që mendojnë se na mbyllim gojën. PD janë në këmbë dhe në ballë të një beteje që do ta fitojmë”, nënvizoi Basha.

21 Komente

Gjynaf qe rrafin gjithmone kete Strazimirin se eshte dhe antikomunist.

Byroja e Kuvendit/Keshilli i Parlamentit, duhet te marri masa te renda ndaj parlamentarve qe ushtrojne dhune, qe perdorin fjale te renda fyese, qe provokojne te tjeret. Ndryshe nuk vihet rregull tek disa kokrra qe prishin imazhin e vendit tone dhe institucionit me te larte te vendit. 

Gjobe ...Gjobe !

Kjo i sjell ne Ujdi .Merru Parate Shpifesit ( Strazimirit , Rstanit dhe Saliut 85 %) dhe kush i rreh ata me pellembe , grushte shkelma e tj , pa mjete Ndihmese , 15 %.

Po i rrahe me Rryp 25 % gjobe rrahesit smiley

Me Saliun mund te ndryhoi puna se eshte dhe i vjeter. Kush i fut nje shqelm Bytheve , 2%gjobe dhe po kundershtoi Saliu si me Llafe ose  me dore 98% gjobe.

Gjoba.... ne Vleren e Pages vjetore te Deputetit dhe kjo te shkoje ne ndihme te robve ne nevoje 

Dy here ne ni ven s'gjun rrufeja,naj faj duhet ta kete pas ne ky Strazimiri.

Cun Garip Tirone.

Po me te dale me te rraf dikush dy here ty, pse nuk i pelqen boja e musteqeve tuja, a do thujsh se ke pas faj vete?

10 dite denim qe u citua KM qe u kishte thene dy zonjave te nderuara prostituta, tre dhe shtate dite per ushtrim dhune...kjo duhet te jete tek rubrikat cudira shqiptare!!!!!

Po ndonje video s'doli gje andej nga sorros-leaks-i? ku jan ato organizatat per mbrojtjen e telespektatorit. Duam sherr smiley

Iku skenari Grek .As ai Ukrainas nuk po permendet me.

Lulath Dath Kurbani Bathkise ka veno oroe nji skenar Sirian smiley Po si e ka mendjen per ta ndare Shqiperine ? smiley Prit kur te digjojme skenari Irakut ...smiley

Rrihini me thupra ose me Hislla se ato te bien mendjen ne vend .Lulathi  hiq ca  dredhje "bythesh " po hajrt mo , sikur mire ka qene . Kishte filluar po trashte dhe Zerin smiley po bente dhe me Gishta ne drejtime te ndryshme duke e coptuar bajlozet ,  ..dhe sikur po ijepte drejtim pa tabelen Mbrapa 

Shqiperia ne Mega Protesta Historike ...

Poshte Sala!!!

Poshte Rama!!!!

Kapni burra armet duam lufte deri ne fitore!!!

 

smileysmileysmiley

Pse te kete pranuar Jaho Mulosmani te jape Interviste ? Ben fjale per rrahjet por ne nje shkalle tjeter .Ekstremin e grindjeve .....duke lene te kuptohet se qenka akoma gjalle e ne jete dhe me rendesi ne kete fushe Ai smiley qe i organizon ? Zyrat e PD-hit nuk i ndan nga Intervista dhe kjo te le te kuptosh qe jane organizime te Atjeshme ..

Kush te jete ?

Po hani dru nga "maloket" ndersa rilindja po ju detyron dhe te duartrokisni.
Si dikur qe thonit "rrofte partia" ne rradhe te qumeshtit.
Reagimi i intelektualeve shqiptar: Mir ja boni buces se flet shum ai la-Le.

S, paska pas ndikim  as K .Boteror  Futbollit ? Ai ndiehet shume nga adoleshentet ! Çudi smiley

 

Kafsheri

Burgaxhinjte e rilindjes apo rilindje e burgaxhinjve, kjo eshte pietja.

Nashi njerezit ndryshojne. duhet besuar ne shancet e dyta.denoncimin e tij e ben arben ristani i cili ka qene ne burg per marrje rryshfeti per vete.hajduti bertet kapeni hajdutin tha smiley

PD-hi dihet qe pasi  "lindi " më tym dava Tallavaje , braktisi çdo Lidhje me Shqipërinë dhe të ardhmen e saj dhe për aq sa kishte Vizion nga njerëz idealistë , dhe u mbrujt e u shndrua në një Klan sipas  filosofise se Kryekriminelit Bajraktar Berisha Vrit Vidh Grabit dhe . me pas po sipas të njëjtës Filosofi ...te vret Naten e te Qan diten..

Ristani dhe Strazimiri qe kane bere sherbime kriminale per Interesa klanore dhe si prirje karieriste shume shpejt do ja digjojne "krismën" goditjeve me brirë të babasqapit .Ai ka qenë dhe do të mbetet si personifikimi i shprehjes

" Të miklon e përdor si zagar dhe të braktis si qen rrugësh " kur vjen puna për Bythën e tij .Pak duhet të kishin mësuar edhe nga i ndjeri Hajdari e Olldashi dhe sidomos e Fundit në ndodhi por jo si e adhme , Gate Mavrinë  e shiti për pesë para spec !

Ku i ka protestat kundër Shqipëria - Kolumbi ! Ku janë tritolet ! Ku janë vrasësit me porosi të " biznesmenëve "e " bankierëve" .Tani Strategjia ka kaluar tek ..

rrihuni e përçahuni ..që Lulath Dath Kurban Bathkia të afishojë variantin e shpërbërjes së shqipërisë me skenar Sirian smiley dhe parrulla Revolucionare Antikushtetuese tamam  si neokomunist .....Ngrihuni smiley ..Për KË ?

 Po mirë është të presim edhe pak nga kategoria e të penduarve si Noka ..Nga ata do dal edhe Firmatua ...smiley dhe gjithë Mutsillëqet e atij Burrë Muti Shteti që ka grumbulluar në Vathë !

 

“Për të konkluduar, këtë fatkeqësi timen të ndodhur në adoleshencë për lapsus të sistemit të drejtësisë italiane opozita po përpiqet ta transformojë në njollë dhe në të kaluar kriminale me fjalët më të rënda për dinjitetin tim personal dhe të familjes time e cila nuk i përket bracës çnjerëzore as të Strazimirit, as të Ristanit apo Berishës, etj për të cilët do të flas më vonë gjëra të cilat nuk janë dëgjuar kurrë nga shqiptarët dhe pse disa mund ti dinë por nuk marrin guximin që ti thonë. Këto janë strategji të vjetra të Berishës të cilat i ka përdorur me fise në verilindje të Shqipërisë dhe brenda llojit si në rastin Meksi, Hajdari etj. Por unë dua ti kujtoj opozitës se në ndryshim nga shumë deputetë të saj, un nuk kam zgjedhur të kandidoj në ndonjë qytet tjetër por pikërisht në qytetin ku jam rritur dhe ku më njohin të gjithë. A mund të më thoni si mund t’ju kërkoja unë votën dhe mbështetjen popullit të Lezhës nëse nuk do të isha ballë hapur para tyre? A mund të arrihej ai rezultat rekord i cili u arrit në qytetin e Lezhës nëse unë do të përfaqësoja atë që pretendon opozita? Këtë sqarim e bëj për mbarë opinionin publik dhe jo për një pjesë të fëlliqësirave të PD të cilët i njoh mirë dhe më vjen turp që i kam në krah, duke i kërkuar ndjesë pjesës të shëndoshë të saj. Ju mund të mundoheni sa të doni të bëni pis emrin tim por lezhjanët do më njohin gjithmonë si “Beni” që ju është gjendur gjithmonë pranë në hallet dhe problemet e tyre me aq mundësi sa kam pasur, shumë më parë se të merrja mandatin e deputetit”, përfundoi Ndoka sqarimin në Facebook.

smileysmiley

Shfrytezues prostitucioni por plot me humor.

Deputet me 8 vjecare,
rrofsh o Edi, befshi hare.

Ku kandise paranojak,
mbushur PS me 65 psikopate

smiley smiley smiley smiley smiley 

. Gjatë kësaj periudhe më ka ndaluar policia italiane dhe pasi janë bërë sqarimet për ngjarjen në fjalë me të cilën nuk kisha aspak lidhje, siç e vërteton dhe fashikulli hetimor, kam vazhduar i qetë rutinën e jetës time në atë qytet. Më pas vendosa të kthehem në vëndin tim ku kam vazhduar normalisht jetën duke punuar gjithmonë me ndërshmëri dhe duke investuar në arsimin dhe kualifikimin tim profesional si jurist dhe avokat.

 Për të konkluduar, këtë fatkeqsi timen të ndodhur në adoleshencë për lapsus të sistemit të drejtësisë italiane opozita po përpiqet ta trasformojë në njollë dhe në të kaluar kriminale me fjalët më të rënda për dinjitetin tim personal dhe të familjes time e cila nuk i përket rracës shnjerëzore as të Strazimirit, as të Ristanit apo Berishës

 A mund të arrihej ai rezultat rekord i cili u arrit në qytetin e Lezhës nëse unë do të përfaqsoja atë që pretendon opozita? Këtë sqarim e bëj për mbarë opinionin publik dhe jo për një pjesë të flliqësirave të PD të cilët i njoh mirë dhe më vjen turp që i kam në krah, duke i kërkuar ndjesë pjesës të shëndoshë të saj.

smiley smiley smiley smiley smiley smiley 

Spektakel banal i parlamentit te rilindur 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).