Me 65 vota për, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është zgjedhur kryetar i Kuvendit gjatë një seance të mbajtur pa Partinë Demokratike të Kosovës. Seanca ka vazhduar pasi që ajo ishte ndërprerë nga kryesuesja paraprake, Flora Brovina, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërprerja erdhi për mungesë të kuorumit, pasi që kryesuesja Brovina kishte ftuar PDK-në që të propozonte kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke mos i dhënë fillimisht këtë të drejtë koalicionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Një udhëheqje e tillë e seancës, bëri që fillimisht deputetët e partive tjera, përveç atyre të PDK-së, të largohen nga salla. Nga ai moment, seanca ishte shpallur e ndërprerë dhe deputetët e PDK-së e kishin lëshuar Kuvendin. Por, më pas në sallë janë kthyer partitë tjera politike, përveç PDK-së. Fillimisht, seanca e rinisur u udhëhoq nga deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, e cila i dha më pas kryesimin deputetes më të vjetër në sallë, Milka Vuletiq, nga Lista Serbe.  Ajo lexoi emrin e Isa Mustafës si kandidat të koalicionin LDK, AAK dhe Nisma dhe e hodhi në votim.

Gjatë procedurës së votimit kanë marrë pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 65 votuan për Mustafën, kurse 18 abstenuan. Në mungesë të marrëveshjes për koalicion, Isa Mustafa, nuk arriti t’i sigurojë votat e Vetëvendosjes. Por, në këtë post, ai u zgjodh nga votat e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, si dhe votat e pakicave. Menjëherë pas zgjedhjes në këtë post, Isa Mustafa premtoi se do të jetë kryeparlamentar i të gjithëve në Kuvend.

 

Votohet Glauk Konjufca për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës me 82 vota

Me 82 vota për, aq deputet sa janë në sallën e Kuvendit të Kosovës, u votua Glauk Konjufca për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufca u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje që të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ai u votua me 82 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi që në seancën e ardhshme të propozohet kandidati për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu edhe Lista Srbska nuk ka ndonjë propozim për nënkryetar të Kuvendit dhe kërkoi që kjo të bëhet në seancën e ardhshme.

14 Komente

Urime Is .

Brado, duke qene se nuk jam ne korent te politikes kosovare/dardane, desha te pyes, se ç'behet atje, a jane ne ulli (rruge te drejte), ne rrugen e progresit, rrugen drejt perendimit, apo ne rrugen e gabuar. 

Nuk kane qene ndonjehere ne rruge me te gabuar se sa sot Pjero perderisa dhe Vetvendosja leshoi kthetrat e babezise , e vonoi shume sa per pak desh harruam qe jane Shqipe .

Seanca u drejtua nga nje deputete serbe, sepse u refuzua nje deputete shqiptare ta drejtonte.

Me kete vertetohet shprehja e popullit tone trim dhe punetor qe per inat te sime vjehre shkoj e fle me mullixhine.

 

Cudia nuk eshte Beogradi, por fakti qe Mustafa u refuzua nga Prishtina si kryetar Komune, e refuzoi dhe Kosova si parti fituese dhe keta patriotet me garuzhde te Vetvendosjes qe dje bene  qe parlamenti i Kosoves te drejtohej ne serbisht, ja u bene pilaf si Kryetar Kuvendi.

Duhen mbajtur syte hapur!

Une e postova per keto dy paragrafe (sepse me dukeshin qe vertetonin ate qe kishe thene ti me pare):

 

'Mihajloviq ka vlerësuar se veprimi i Listës “Srpska” ishte demokratik, dhe demonstrim i fuqisë së deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.'

edhe

'Ai tha se nëntë deputetët Listës “Srpska” do të kenë ndikim të madh në formimin e Qeverisë së Kosovës.'

Politikan i mire eshte ai qe i sheh pasojat, rezultatet pas nje afati te mesem dhe te gjate. VV-ja ja beri vetes, me idene qe dha, ndersa per vendin asnje ndryshim nuk solli me idene ne fjale.

Eshte seanca e pare,dhe drejtohet nga deputejti/ja me e vjeter ne moshe.

Nuk ka te beje fare ai krahasimi tend.

Serbja ishte me e vjetra ne moshe,kaq.Ska ndonje hata ketu.

Je i sigurte?

Po jam i sigurte.

Flora Borovina ishte me e vjetra,por meqe PDK u largua nga Parlamenti,kjo serbja ishte e dyta me e vjetra dhe asaj i takoi,te drejtonte vazhdimin e seances deri sa u zgjodh Isa Mustafa.

Per kete e kam fjalen e mullixhiut. Apo i thoni millona yve?

Hashim Thaci dhe Sali Berisha dy trima te medhenj njeri zhvilloi Kosoven tjetri zhvilloi Shqiperin

Sepse e kisha nje bindje une qe ti ishe me Berishen.

lol, te jesh aga dhe te mos jesh me berishen? Bajraktari bajraktarin kerkon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).