Kam dy ëndrra të bukura

një e kam për vete

një e kam për ty

 

Kaq shumë i doja

saqë ato u dashuruan

kaq shumë u dashuruan

saqë u martuan

Aq shumë u puthën

kur u martuan

saqë lindën dy fëmijë

 

Kaq shpejt i rritën fëmijët

saqë ata kishin ëndrra

kaq ëndrra të bukura kishin

saqë u dashuruan

Aq shumë u dashuruan

saqë u martuan

aq shumë u puthën

kur u martuan

saqë lindën katër fëmijë

 

Tani kam vetëm një ëndërr

është e jotja

për ty

merre

2 Komente

Thnx! smiley

Sa gjuhe te thjeshte ka dashuria...!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).