Reportazh në rrugët e kryeqytetit ku, gjithnjë e më shumë bëhet e vështirë të lëvizësh me makinë. Parkimet jashtë rregullave dhe kaosi rrugor

Si i bëhet nëse ka urgjenca në kryeqytet? Ambulancat, zjarrfikëset dhe pak më rrallë policia shkon gjithnjë me vonesë. Është e vështirë të kalosh në rrugët e Tiranës, pa menduar se do të ketë trafik dhe makina të parkuara aq keq sa bllokojnë kalimin e të tjerave. Dhe jo vetëm në lagje apo mes pallateve, por kudo nëpër kryeqytet, edhe në rrugët kryesore të qytetit, edhe në qendër, madje edhe pranë Bashkisë dhe ministrive. Të vetmet që mund të kalojnë në një kaos rrugor ku hapësirat publike zihen me parkingje private dhe ku drejtuesit parkojnë dyshe dhe treshe janë biçikletat dhe motorët e policëve rrugorë. 

Në mëngjes, gati për punë 

Zgjohesh në mëngjes për të shkuar në punë, por si t’ia bësh me makinat e parkuara “mbi njëra-tjetrën”? Zakonisht është e njëjta skenë, thuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Vjen në mëngjes dhe para makinës tënde gjen të parkuar një makinë tjetër. Nis e i bie borisë pafund, derisa dikush të dëgjojë. Ndërkohë je vonuar goxha për në punë, je stresuar për gjithë ditën dhe me shumë mundësi ke zgjuar gjithë pallatin. Nuk ka problem sepse në ditën e pushimit, dikush tjetër që do të ketë të njëjtin problem me ty do të të zgjojë. 

Zonat problematike 

Zona fundore e rrugës “Komuna e Parisit”, afër kodrave të Selitës (njihet edhe me emrin “Medar Shtylla”) është një nga më të populluarat në kryeqytet. Për shkak të numrit të madh të banorëve, trafiku i makinave dhe parkimi i tyre këtu është një ankth i përditshëm. Në një nga oborret që qarkohet nga katër pallate të reja, shohim një numër të jashtëzakonshëm makinash private të parkuara “dyshe” dhe “treshe”, pra pa asnjë mundësi kalimi pa bashkëpunim. Por si te Komuna e Parisit është edhe në lagje të tjera të Tiranës, në rrugën “Don Bosko”, në mes të zonës së ish-Bllokut e të tjerë. 

Pamje kaotike parkimesh 

“Shekulli” do t’ju përcjellë sot disa nga imazhet e fokusuara nëpër rrugët e Tiranës. Në kryeqytet ato që më së shumti abuzojnë me vendet ku parkojnë janë disa makina me targa të huaja, disa makina të shtrenjta e luksoze, të cilat mundësisht janë të zeza, përfshirë këtu edhe xhamat. Në të tilla raste gjithnjë kanë funksionuar paratë, pozita ose njohjet. Ndaj nëse dëshironi të parkoni ku të doni duhet të keni krahë të ngrohtë dhe xhama të zinj në makinën tuaj të shtrenjtë. Nëse nuk plotësoni këto kushte bëni mirë të lëvizni me biçikletë dhe të prisni që korsitë tuaja të lirohen nga ata që ua kanë zënë. 

Parkim me lek 

Pranë pallatit do të mërziteni, sepse nëse do të parkoni duhet të imagjinoni se kur të ktheheni gjendja do të jetë edhe më kaotike. Mund edhe të mos dilni dot. Nëse parkoni me para e keni më të sigurt. Por, nëse për pesë minuta ndaloni të blini ujë apo bukë, pyeteni mirë veten. Sepse në Tiranë një bukë dhe dy kos shoqërohen me një faturë ekstra “të padukshme”. Një nga ata djemtë që e kanë privatizuar me arka boshe rrugën do t’ju kërkojë 100 lekë për të ruajtur makinën tuaj. Kur të ktheheni me qesen e bukës ndër duar do të keni një faturë ushqimesh dhe një faturë të padukshme për parkimin. Por, ai djali që ju premtoi që do të kujdesej për makinën tuaj, me siguri ia ka mbathur bashkë me arkën e tij boshe sapo ju ka marrë paratë. 

Aksioni i policisë 

Aksionet e policisë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Por, a zgjidhet kjo kur në ndërgjegjen tonë kolektive i bëjmë të gjitha me vetëdije? Të gjithë i ofrojnë para djalit që me arkë boshe ka zënë hapësirën publike, atë për të cilën paguajmë taksa. Pastaj të gjithë parkojmë për 10 minuta dyshe apo treshe, kur rrugës takojmë ndonjë mik. Në mbrëmje të lodhur parkojmë përpara derës sonë, sepse mezi presim të hyjmë në shtëpi dhe në fund të ditës të gjithë do të ankohen për policinë. Aksionet e policisë janë gjithsesi të paktë. Kryesisht, ata lëvizin në rrugët kryesore të kryeqytetit, por zona e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Don Boskos, mbeten sërish problematike. Dhe kjo jo vetëm për shkak të aksioneve apo veprimeve të policisë, por edhe për shkak të atyre që parkojnë pa kriter. 

 

Edhe parkingjet private kërkojnë policë 

Një nga problematikat e këtyre viteve të fundit, ndoshta edhe për shkak të ndërtimeve të shumta që janë bërë kohët e fundit është edhe parkimi në pallatet që kryesisht është privat dhe jopublik. Një pjesë e këtyre pallateve, ato që kanë parking nën tokë kanë punësuar një administrator për të rregulluar kaosin e parkimit. Por ka pallate të cilat nuk janë ndërtuar me një parkim nën tokë. Dhe problemi më i madh lind me to. Mitat Tola, ekspert i qarkullimit rrugor na tregon lidhur me pyetjen nëse ka të drejtë policia të veprojë në oborre apo brenda parkimeve të pallateve apo jo. Ai shton se shumica e ndërhyrjeve vijnë nga telefonatat e vetë banorëve. 

Z.Tola, komplekset e reja të ndërtuara së fundmi, pra pallatet e reja shfaqin problem parkimi dhe banorët ankohen se policia ka nisur të ndërhyjë edhe në këto ambiente, që konsiderohen private. A ka të drejtë policia rrugore të ndërhyjë në oborre që kanë pronësi jopublike? 

Policia rrugore ka të drejtë të ndërhyjë kudo ku legjislacioni shkelet. Në rastin e këtyre parkimeve që u përkasin pallateve, mund të them se ne kemi të drejtë të ndërhyjmë në të gjitha vendet e parkimit të jashtëm. Madje, në rast se banorët telefonojnë dhe ankohen, ne e kemi  për detyrë të ndërhyjmë dhe të zhbllokojmë situatën. Këtë të drejtë së fundmi e ka marrë edhe Policia Bashkiake. Kur rruga është e bllokuar dhe poseduesi i mjetit nuk gjendet, ne sjellim dhe karroatrecin, por në raste oborresh në pronësi jopublike karroatreci nuk mund ta marrë makinën për në pikë grumbullimi, por e zhvendos atë dhe qytetari paguan një gjobë të barazvlefshme me koston e kësaj zhvendosje. 

Në cilat raste konkretisht ka të drejtë të ndërhyjë policia rrugore? 

Policia mund të ndërhyjë dhe ka ndërhyrë në rastet e parkimit dysh, parkim ky që pengon kalimin e një makine tjetër në rrugë. Siç ju thashë, shumica e ndërhyrjeve në zonat që ju pyesni, vijnë nga telefonatat e vetë qytetarëve. 

Ka të drejtë policia të ndërhyjë edhe në parkime të brendshme? 

Për sa i përket parkimeve të brendshme të pallateve, pra parkimeve nëntokë, përgjithësisht ato menaxhohen nga një person, i cili paguhet për të mbajtur përgjegjësi për çdo gjë që ndodh në parkimin që ai administron. Megjithatë ka edhe situata dhe persona të ndryshëm. Pra disa gjëra varen edhe nga faktorë që nuk kanë të bëjnë thjesht me parkimet. Në këto raste sigurisht që ndërhyhet.  

 

Shitësit s'pyesin për vendkalime 

Parkimin dhe zënia e hapësirave publike nuk është vetëm një çështje që i përket drejtuesve të makinave. Shumë nga ato që bllokojnë rrugën dhe zënë hapësirën për të cilën çdokush derdh taksa në shtet janë edhe shitësit ambulantë. Në rrugën e Elbasanit, në hyrje, ka shumë shitës ambulantë, të cilët nuk kanë dalë vetëm me arka boshe, por me karroca të mëdha për të qenë pengesë jo vetëm për makinat, por edhe për kalimtarët. Ajo që të bie në sy në të gjithë këtë tregti rrugësh është fakti se këto karroca qëndrojnë rresht me njëra-tjetrën si të ishte ndonjë pazar aty dhe gjysmën e karrocës së tyre që në këtë rast është një makinë me dy rrota, e kanë në trotuar dhe gjysmën tjetër në rrugë.

Është e vështirë të biesh në kompromis me këta njerëz dhe nëse i thua diçka, nëse të qëllon të të gërvishtet makina në cepin e karrocës së tyre bën mirë të ruash qetësinë, pasi ai do ta ktheje me  duar e me këmbë se ti nuk je i vetmi që jeton në këtë qytet.E në fakt ai mund të ketë të gjithë të drejtën e botës për të punuar, po jo të drejtën për ta kthyer një kryqëzim shumë të rëndësishëm të Tiranës në një shesh ku ai dhe miqtë e tij formojnë një pazar të vogël me karroca lëvizëse. Por, duket se policia është e prirur që të merret më së shumti me ata që shesin ushqimet e bahçes së tyre në arka të vogla. Ata janë shtresa që zënë më pak vend publik në këtë kryeqytet, rrinë trotuareve, struken diku, por në fund të ditës sulmohen më shumë. Të gjitha uniformat i kanë hedhur në mos një herë, herën tjetër ushqimet e tyre në arkë, për t’i kthyer ato sërish në shtëpi. Të gjithëve u ka qëlluar që të shohin policë që përzënë shitësit ambulantë nga trotuaret.

E mes gjithë dhunës së ushtruar kundrejt këtyre arkave plot ushqime, çfarë bëjnë policët kur gjejnë arka bosh buzë trotuareve? Po kur karrocat mblidhen bashkë për të formuar një treg të vogël në një kryqëzim të rëndësishëm? Asgjë, qytetarët vazhdojnë ende të paguajnë thuajse kudo ku qëndrojnë.

17 Komente

Ky eshte vertet nje shqetesim per qytetaret, se vihet re qe trotuari zihet nga dy krahet e tij, nderkoh qe rregulli e permban qe ambulantet te rrijne ne njerin krah te trotuarit. Shitesit ambulante duhet te rrijne gjithmon ne krahun e siperm te trotuarit, e jo ne krahun e rruges. Mund te behet ndonje perjashtim vetem aty kur trotuari eshte i gjere.  

E cuditshme se si ndodhi kjo , ne kohen e Rames ishte rregull i modh .

Po shko edhe pak me tutje, ne Kohen e Majkos,Nanos, Berishes, dhe aty mos luj! smiley

po ca prisni nga lulushi...

ai osht tu loz me kuklla

Emigrantet e kane fajin! 

Kush ka dhene leje ndertimi pa parkime, i duhen prere koqet. Kush ka leju ngritjen e pallateve pa parkime, nderkohe qe parkimet ishin te perfshira ne projekt, i duhen prere gjithashtu koqet. smiley

Smbdy has been watching too much GoT.

/theon greyjoy says hello

Kaos ne Tirane smiley

Problemi kryesor eshte qe te gjithe jane mesuar te levizin me makine ... edhe per te blere buke e kos duhet te dalin me makine.

Pse mos te ecin ne kembe ose dhe me biciklete c'te keqe ka.

 

Trafiku eshte me mire se sa ka qene. Mund te jete dhe me mire.

Gazetarja me duket po ben praktiken si gazetare sipas formules : mos u thoni asgje te mire qytetareve.

aty po palosen robt ne mes te dites ne mes te tirones, kjo thote trafiku

sa bukur i paskan bo trotuaret dhe sa paster i mbakan.

Meh... vete e kane fajin. Ne nje qytet si Tirana, qe ecet brenda ores nga nje tek ana tjeter, ma pak njerez duhet te mbajne makina.

E shkreta goc. Eshte lodhur, ka shkruar gjithe kete shkrim, eshte munduar ta detajoje, ka intervistuar, eshte perpjekur ta beje sa me mire.... e prape se prape... duket 2 kilometra larg qe eshte shofere femer. Apo nuk eshte shofere fare?! smiley

Donna al volante, pericolo costante! smiley

Bashkia duhet ta menaxhoje kete situate.
Decentralizimi duhet ti kaloje kompetencat.
Vendparkimet duhet te privatizohen/jepen me qira ne ankand dhe fondet qe mblidhen nga ky proces duhet te investohen ne transport bićikletash free.
Dekurajim perdorimit te automjeteve.
Politike e re gjobash duhet te ndiqet prane ndertesave te organeve shteterore. Drejtuesit jane shembull kapadailleku prandaj ketu duhet zbatuar ligji me korrektese&force.
Kembesoret .... eh..... here tjeter...

Ne p-ë te s-ës,po une qe e lexova "kos ne tirane". smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).