Nga ato qe ne mediat shqiptare quhen "True Story"

Hipen mamaja ime ne urbanin e Unazes sot dhe nxjerr karten e invaliditetit. Faturinoja i thote se nuk mund te udhetoje falas. "Duhet te paguash zonje, nuk njihet ajo karte." "Por ne televizor na thuhet se nuk duhet te paguajme ne autobuzet ne qe jemi invalide!" - ia kthen mamaja qe edhe emocionohet shpejt se ashtu eshte gatuar. "Sot na kane dhene urdher te mos e njohim me Karten e Invalidit. Ose paguaj, ose zbrit zonje" - ia pret shkurt faturionoja dhe merr 30 leket qe mamaja s'i perfundim i dorezoi. Autobuzi zvarritet ngadale deri ne stacionin tjeter, qe eshte ai perpra lulishtes 1 Maji. Nje grua ne moshe hipen atje, edhe ajo invalide. Skena perseritet. "Sot na kane dhene urdher nene. Duhet te paguani." Por nena nuk dorezohet aq lehte sa mamaja. Ajo fut doren ne xhep dhe nxjerr qe aty dy karamele. Njeren ia hedh lehtas shoferit, ndersa tjetren ia le ne dore faturinos. "Epo une nuk kam asnje qindarke mor bir. Ha nje karamele nga plaka."

10 Komente

Emocionuese, e dhimbshme...Nuk e kuptoj se cfare pune prishin disa qindra invalide apo dhe mijra pensioniste qe te mos paguajne per keto sherbime. Kontributi qe kjo kategori i ka dhene shoqerise nder vite eshte i madh, tjetra qe me cudit eshte se ne shumicen e vendeve te zhvilluara kategori te tilla nuk paguajne per sherbime kesisojit dhe mjaft te tjera. Qeveria duhet te nderhyje e jo te kujtohet kur te vijne votimet duke e ditur fare mire se ky "komunitet" nese do e quajme keshtu ne Shqiperi perben afro 750 mije vota..

Qeveri e dhjere & Bashki e kakosur.!

Shoku, arsyeja pse duhet të paguajnë sot (ata që deri dje nuk paguanin, apo paguanin tarifë të reduktuar) është se qeverisë i ka përtuar b*tha të hartojë e të miratojë një VKM këtu e 4 muaj. Mos i fut të gjithë në një thes se na ngel faji kopil pastaj.

Jo vetem aqe peshku i kuq! Ato te dyja ashtu jane , por ato jane pasoja, i teri, si perzjerje e te dy " asortimenteve ", qe saktesove, eshte..... SISTEMI.

smiley fundi i tregimit me 10-u tu qesh smiley e fort 

akoma me faturino? Sa mbrapa jemi....

 

Ne c'kuptim?

Ndonjehere per mire e shume here per keq, kjo eshte shqiperia, rregullin /rendin e mbajne "karamelet", jo ligjet.

a nuk ishte sot ministri veliaj i veshur si supermeni qe "ia ashtu ma t'mirit" qe iu merr lek invalideve e pensionisteve? 

apo ishte tu vrapu per ne urgjence me noj kalama ne krah

Mos eshte gje ky Lul Basha the one to blame for this.... smiley

 

P.S  Si perfundim a e mori karamelen faturinoja apo nuk i pelqeu ajo lloj karamele dhe e donte nga ato te jashmet ? smiley

Shikoje stadin e civilizimit te nje kombi nga menyra si i trajton invalided...

/Shqiperia eshte ne epoken e gurit... futjani me gure njeri tjetrit te shpetoni...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).