Pavarësisht një padie në prokurori për fshehje të pasurisë dhe hetimeve që po zhvillohen ndaj Gjin Gjonit, KLD ka mbrojtur në bllok gjyqtarin në fjalë.

Keshilli i Lartë i Drejtësisë i tha ‘JO’ ministrit të Drejtësisë, një muaj pasi ai u kërkoi anëtarëve të votonin shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjoni. Pavarësisht një padie në prokurori për fshehje të pasurisë dhe hetimeve që po zhvillohen ndaj Gjin Gjonit, KLD ka mbrojtur në bllok gjyqtarin në fjalë. 

Me vetëm një votë pro shkarkimit, të dhënë nga anëtari më ri i ardhur nga Kuvendi, Sokol Çomo, dhe votën e 12 anëtarëve kundër shkarkimit, KLD vendosi të refuzojë në këtë mënyrë kërkesën e ministrit Naço, i cili doli para këshillit duke iu referuar raportit të ILDKP-së dhe argumentave se fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive për të cilat dyshohet gjyqtari i Apelit cënojnë rëndë figurën e një gjyqtari. 

Të vetmit që nuk votuan ishin anëtari Gjoni dhe ministri Naço, të cilët sipas ligjit nuk mund të shpreheshin me votë. Menjëherë pas rrëzimit të kërkesës për ta shkarkuar Gjin Gjonin si gjyqtar, burime të rezervuara thanë se ministrit iu kërkua që të propozonte një masë tjetër disiplinore, sikundër e parashikon ligji, por ministri nuk ka pranuar duke u shprehur se e vetmja kërkesë e tij është ajo e shkarkimit. 

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që për çështjen “Gjoni” zgjati një orë, gjyqtari në fjalë, njëherësh edhe anëtar i KLD-së, u mbrojt duke replikuar se sipas tij akuzat nuk qëndrojnë. Duke e konsideruar këtë çështje si një sulm politik të koordinuar për shkak të disa gjykimeve sipas tij ndaj disa ministrave aktualë, Gjoni tha se po sulmohet për presion për procese gjyqësorë që ka ende në shqyrtim. 

Gjoni nuk pranoi të sqaronte në detaje çështjen e pasurisë, duke thënë se ILDKP nuk ka pranuar bashkëpunimin dhe nuk u dha asnjë detaj se cilët janë këta ministra që ai ka në gjykim, ashtu sikundër nuk jepen të dhëna as në Gjykatën e Apelit. 

Me këtë vendim, KLD pritet të vihet në qendër të polemikave dhe debateve, në një kohë kur vetë çështja e korrupsionit në drejtësi është shndërruar në temë dite në vend. 

Janë të shumta akuzat ndaj gjyqtarëve të korruptuar apo vendimeve të dyshimta, sikurse edhe thirrjet e shumë aktorëve politikë vendas dhe kmunitetit ndërkombëtar për nevojën e një reforme të thellë në drejtësi. 

Gjatë ditës KLD votoi masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim” për gjyqtarin Andri Ymeri, rrëzoi kërkesën për shkarkim nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuçi, pasi sipas KLD, masa e kërkuar nga ministri është më e rëndë sesa shkeljet e kryera prej tij. 

Për dy gjyqtarët e rrethit gjyqësor Elbasan, Bujar Musta dhe Ilir Pashja, KLD vendosi të shtyjë shqyrtimin për kërkesat për proçedim disiplinor për shkak të pamundësisë së gjyqtarëve të paraqiteshin për të thënë fjalën e tyre. 

E po ashtu u shty edhe kërkesa tjetër për gjyqtarin e denoncuar nga emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shtjefen Lleshi, për të cilin kërkohet shkarkimi. Fjala e tij do të dëgjohet në KLD së bashku me të tjerët, në një mbledhje të posaçme që do të zhvillohet këtë të premte.

6 Komente

Si mizat kemi per te ngordh ne rrejeten e ktyne,si mizat.

Meqe kam qene ndjekes i vemendshem i Edi Rames,ne nje interviste te hershme te tij,at'here kur intervistohej me shume si star mediatik,problemin kryesor te demokracise shqiptare pat rendit Drejtesine.Si shef i opozites dhe sot ne maxhorance nuk e ka kursy gjyqsorin per asnje moment me fjalet nga me te ashprat. 

Shpresoj qe do te ndremarre me vendosmeri ndonje veprim energjik, per te shqy kete rrjete te mafies qe ka rrezik me e shkermoq gjithe shtetin.

Shpreso o Pjeter shpreso, se dhe une shpresoja, por siç duken bathet, (pa)drejtesia do triumfoj ndaj kryeministrit. 

Gjyqtar me 95 ha toke te dhuruar?!

Pse cuditesh, ka bamires te medhenj Shqiperia.

Vazhdoni o komunsite me sulmet kunder opozites, vazhdoni...

Gjin Gjoni eshte Lei Feni i dejtesise Shqipetare. E meqe dolem tek Lei Feni une them rrofte Kina Popullore. hahahahahahahahahahahahahahahah Jari mbron megahajdutin Gjin Gjoni me argumentin se nuk ka prova qe ky ka vjedhur, por nga ana tjeter nuk i kerkon te shpjegoje sesi i ka krijuar keto megapasuri dhe me teper akoma pse nuk i ka raportuar tek zyra perkatese per verifikimin e pasurive te VIP-ave. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).